- Reklama -

Ekskursioni i kontestuar në Prizren, LVV akuzon drejtorin komunal për përfitim të paligjshëm, reagon kompania fituese

Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren përmes një komunikate për media ka akuzuar zyrtarët e emëruar nga kryetari i Komunës, Shaqir Totaj dhe PDK-ja se po e përdorin pushtetin për përfitime personale dhe se po shpërfillin çdo standard moral dhe ligjor.

Në komunikatë thuhet se drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Ukimeri, ka përfituar shumën prej 48,150 euro përmes kompanisë së tij private “Bashkimi Reisen”, e cila kishte fituar tenderin për dërgimin e rreth 450 maturantëve në ekskursion në Shqipëri.

- Reklama -

“Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra në Prizren shpreh shqetësimin e saj për skandalin e publikuar në media lidhur me përfitimin financiar të drejtorit të Inspektoratit komunal, Islam Ukimeri, përmes kompanisë së tij private “Bashkimi Reisen”, në organizimin e ekskursionit të maturantëve të shkollës së mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren. Sipas raportimeve në media, Ukimeri, nga Komuna e Prizrenit ka përfituar 48,150 euro përmes një tenderi të dyshimtë, të organizuar për dërgimin e 450 maturantëve në Shqipëri”, thuhet në komunikatën e LVV-së në Prizren.

Aty gjithashtu theksohet se “procesi i tenderimit u karakterizua nga anulimi i procedurës fillestare dhe përjashtimi i kompanisë konkurrente, për t’ia mundësuar fitoren kompanisë së drejtorit komunal, Islam Ukimeri”.

“Rasti i njëjtë dhe raste të tjera të ngjashme përfaqësojnë thelbin e një qeverisjeje të korruptuar, ku zyrtarët e emëruar nga kryetari Shaqir Totaj dhe PDK e përdorin pushtetin për përfitime personale dhe shpërfillin çdo standard moral dhe ligjor”, thuhet në komunikatën për media nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort