- Reklama -

Edi Rama propozon Ogerta Manastirliun për kryebashkiake të Tiranës

Kryeministri, Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ka propozuar zyrtarisht Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës.

Rama theksoi se pas shtatë muajsh, kryeqyteti vazhdon të jetë pa kryetar bashkie, duke e cilësuar këtë situatë si emergjencë për Tiranën.

- Reklama -

Ai tha se kandidati i mëparshëm është përballur me një proces të gjatë gjyqësor dhe shkelje të rënda të ligjit, përfshirë publikimin e bisedave private nga burgu, që sipas tij, nuk ndodhin në asnjë vend demokratik.

“Atij i është mohuar liria. I është bërë një gjyq i gjatë në tezgat mediatik. Madje, në shkelje të ligjit, janë nxjerrë nga brenda edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut—një praktikë që nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Kjo është shkelja më flagrante, më brutale dhe më e hapur, si dhe një shpërdorim detyre nga ata që mbajnë në kontroll materialet hetimore. Asnjë zëvendësues pa vota i kryetarit të bashkisë nuk ka forcën e brendshme për të udhëhequr bashkinë e Tiranës. Tirana ka nevojë për punë të mëdha”, tha ai, raporton euronews.al.

Tutje, Rama tha se duhet të marrim një vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetar bashkie në Tiranë, dhe këshilltarët duhet të vënë në dispozicion shkarkimin e kryetarit të bashkisë.

“Nuk është një propozim që bëj me zemër të lehtë. Tirana nuk mund të vazhdojë të qëndrojë si një trup pa kokë.

Të dashurit e mi, kam shumë besim dhe për shumë arsye, sepse të gjithë e njohim dhe e çmojmë me respekt të madh për profesionalizmin e spikatur, përkushtimin e veçantë dhe kujdesin ndaj bashkëpunëtorëve, se Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës. Ogerta është forca e qetë e Tiranës”, tha Rama.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort