Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka siguruar mbështetjen e dy partive opozitare për rundin e dytë të balotazhit, NISMA, AAK dhe AKR.
Në një ceremoni zyrtare, janë nënshkruar marrëveshjet e koalicionit ndërmjet kandidatit Totaj dhe kryetarit të NISMA-së, Zafir Berisha, kryetarit të degës së AAK-së, Lulzim Kabashi dhe atij të AKR-së, Afrim Tejeci.
- Reklama -
Ky është njoftimi i plotë:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, është përcaktuar për ndryshim dhe për ndryshim ka votuar! Vlerësojmë se qeverisja në Prizren në mandatin e shkuar nuk ka qenë në përputhje as me pritjet e qyetarëve e as me interesat e qytetit prandaj e shohim të nevojshme ndrrimin e strukturës qeverisëse.
Duke u nisur nga interesi qytetar dhe perspektiva zhvillimore e Prizrenit, Dega e AAK-së në Prizren, njëzëri ka vendosur që të lidhë marrëveshje bashkëqeverisjeje me PDK dhe në raundin e dytë do ta mbështesë kandidatin e kësaj Partie për kryetar! Jemi të bindur se ky është vendimi më i mirë i mundshëm për perpsektivën dhe mirëqenien e qytetarëve të Prizrenit, thuhet në njoftim nga AAK – Prizren


- Reklama -