Edhe pse kishte paralajmëruar largimin, Drilon Hodaj, ka vendosur t’i qëndroj besnik klubit të zemrës, Lirisë së Prizrenit. Vazhdimin e kontratës nga gardiani i portës, e ka bërë të ditur klubi prizrenas përmes faqes së tij zyrtare. Djali besnik i qytetit antik edhe për një sezon te klubi i qytetit!
Me kënaqësi ju njoftojmë se Kapo i ekipit, Drilon Hodaj, do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit tonë edhe për sezonin e ardhshëm!
Jemi të lumtur dhe mirënjohës për besnikërinë e tij ndaj klubit, qytetit dhe tifozëve të mrekullueshëm, Arpagjik’t.
Së bashku, do të vazhdojmë të luftojmë për sukses dhe për të përfaqësuar ngjyrat tona me nder dhe krenari!”, shkruan faqja zyrtare e KF ” Liria”.