Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti ka thënë se ka rritje të aksidenteve në trafik, ndërsa sipas tij situata është e keqe dhe si e tillë është e papranueshme.
Ai ka bërë të ditur se që nga muaji janar i këtij viti deri në ditën e djeshme, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 170 mijë gjoba të trafikut.
Mehmeti tha se janë disa masa afatmesme që pritet të ndërmerren, ndër të cilat është edhe ndryshimi i Ligjit për sigurinë rrugore, shkruan Reporteri.net.
Ai ka paralajmëruar se do të bëhet edhe digjitalizimi i sistemit, dhe kështu të mundësohet shqiptimi i gjobave pa ndalur fizikisht personin.
“Problemi trafiku është i cili duhet të kyçen edhe pjesët e tjera të shoqërisë. Janë edhe disa masa afatmesme që do të ndodhur ditët në vijim, do të ketë iniciativa për ndryshimin e ligjit për komunikacion që përgjegjësia të kalojë të shoferi”, tha ai.
Kurse drejtori i Divizionit të Komunikacionit rrugor Nënkolonel Jeton Rexhepi, tha se në periudhën 1 janar deri në qershor 13 persona kanë vdekur më shumë krahasuar me vitin 2019.
Ai ka sqaruar se në 2019 kanë vdekur 31 persona, ndërsa 51 kanë vdekur në 2021 për periudhën janar-qershor. /Reporteri.net/.