Në pikë kalimin kufitar të Vermicës oficerët doganor kanë parandaluar futjen e telefonave mobil.“Në pikë kalimin kufitar të Vermicë është paraqitur kombi-bus me targa kosovare i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë, pas pyetjes nga ana e oficerve doganor personi përgjegjës është përgjigjur qe nuk ka asgjë, pastaj i njëjti automjet është selektuar për kontrollë në vijën e dytë.
Gjatë kontrollës nën karrikën e parë është hasur në mallra të padeklaruara: telefona të mençur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në paketim së bashku me adaptera (mbushëse)”, thuhet në njoftim.
- Reklama -
Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore.
- Reklama -