Subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit i ka mbetur vetëm edhe dita e sotme (e hënë) për të aplikuar në Komisionin Qendror Zgjedhor.KQZ punoi edhe gjatë fundjavës për të pranuar aplikimet e subjekteve politike për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tregoi se KQZ-ja ka pranuar 29 subjekte politike, ku gjatë nga ato janë parti politike, dhjetë janë iniciativë qytetarë dhe trembëdhjetë të tjerë janë kandidatë të pavarur.
Po ashtu, ai shtoi se numri total i këtyre subjekteve janë 34 kandidatë për kryetarë të komunave, si dhe 474 kandidatë për kuvende komunale.“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar nga ana e 29 subjekteve politike prej tyre 6 janë parti politike, 10 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Në përgjithësi numri i kandidatëve të cilët përcaktojnë këto subjekte politike është 34 kandidatë për kryetarë të komunave të ndryshme, si dhe 474 kandidatë për kuvende të ndryshme komunal. Afati i aplikimit të subjekteve politike, pra dhe njëkohësisht për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve është data 16 gusht dhe deri në orën 16:00, KQZ do të presë aplikimet e subjekteve politike,” shton ai.Elezi shtoi se deri në mesditën e së dielës KQZ ka pranuar rreth 6.000 aplikime nga diaspora, ku nga ato janë aprovuar rreth 5340 aplikacione dhe 600 aplikime të tjera janë të refuzuara.