- Reklama -

Detaje nga aksidenti në Pouskë: Vetura u rrokullis nga 9 metra lartësi, pasi 19-vjeçarja pa patentë dhe pa përvojë në vozitje humbi kontrollin

Aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së dielës në hyrje të fshatit Pouskë të Prizrenit, ka rezultuar fatal për 19-vjeçaren D.N., e cila ishte në timon.

Sipas burimeve të Sinjalit, D.N. po ngiste veturën Opel Astra me targa vendore, pa patentë shoferi dhe pa përvojë në vozitje. Ajo po udhëtonte në rrugën Pouskë-Opojë, kur në një kthesë të mprehtë prej 180°, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, humbi kontrollin mbi automjetin.

- Reklama -

Vetura doli nga rruga në anën e djathtë dhe u rrokullis nga një lartësi prej rreth 9 metrash, duke përfunduar në një pjesë të thepisur të terrenit. Ajo u shkatërrua totalisht nga përplasja, ndërsa tre personat brenda saj u bllokuan në automjetin e rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes intervenuan ekipet e zjarrfikësve për nxjerrjen e të lënduarve. Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e vozitëses në vend, ndërsa dy pasagjerët që ishin me të, F.G., 27 vjeçar dhe E.T., 25 vjeçar, u dërguan fillimisht në Spitalin e Prizrenit. F.G. ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa E.T., pas trajtimit fillestar, u transferua në QKUK për kujdes të avancuar.

Prokurorja kujdestare ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar./GazetaSinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort