- Reklama -

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Sot u mbajt edhe vazhdimi i seancës së 24-t për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Disa nga deputetët e partive politike që fituan ulëse në kuvend kritikuan situatën që është krijuar me mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

- Reklama -

Avni Dehari i cili drejtoi edhe seancën e sotme kërkoi nga partitë politike që të propozojnë emrat për komisionin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë votim morën pjesë 53 deputetë të cilët votuan, një kundër asnjë abstenim.

Dehari tha se mbyllet seanca dhe do të vazhdoj më 2 qershor 2025.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se e vetmja shpresë ka mbetur një vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

“Ndoshta e vetmja shpresë na na ka mbet te Gjykata Kushtetuese ose një ftesë te re na presidentja për partitë” -tha Berisha para se të niste seanca.

Deputetja e partisë NISMA, Xhevahire Izmaku tha se partia e saj nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Nuk ka asnjë qëndrim të ri, mbetemi në ato qëndrime. NISMA  e konsideron që Kuvendit të Kosovës për këto momente i duhet figura e Fatmir Limajt një figurë që kish sjellë konsensus. Mund të them se ka bisedime konstruktive. Nuk besoj që ka pasur një takim ë ri mbrëmë por nuk e besoj mbesim në ato qëndrime”- tha Izmaku.

Në anën tjetër, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri kritikoi edhe qeverinë në detyrë.

“Ne normalisht çdo herë i kemi respektu vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe pavarësisht ato a na pëlqejnë apo jo duhet të respektohen dhe ashtu kemi vepruar dhe të njëjtën do ta respektojmë. Mendoj që në radhë të parë duhet me pa që Kosova e meriton një qeveri që trajton mirëqenien dhe hallën e qytetarëve. Sot në krye të detyrës i kemi disa njerëz që nuk mendojnë për qytetarët dhe hallet e tyre, ne jemi sot këtu me arrit me qu këtë qeveri në shtëpi dhe me sjellë një qeveri që është në krye të detyrës dhe arrin me u marrë me probleme të qytetarëve”- tha Tahiri.

Ai shtoi edhe se qeveria në detyrë po hap perspektivë pune vetëm për familjarë të kabinetit të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe ministrat e tjerë.

“Këta janë për halle të tyre, motra e vëllezër të tyre, pra përderisa qytetarët ballafaqohen me kriza të mëdha pra rrezikon 140 mijë vende të punës, perspektiva në këtë vend është tu u hap vetëm për vëllezër e motrat e këshilltarëve të ministrave dhe kryeministrit Kurti”- tha Tahiri.

E Ramush Haradinaj nga AAK, hyri brenda kuvendit por nuk foli para gazetarëve.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort