Ka dështuar edhe tentativa e 23-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sërish PDK, LDK, AAK-Nisma dhe Lista Serbe nuk kanë propozuar anëtarët për Komisionin për votim të fshehtë. Nga 111 deputetë që ishin në sallë, 55 deputetë votuan për, një kundër dhe si zakonisht nuk pati asnjë abstenim. Kryesuesi seancës, Avni Dehari tha se seanca vazhdon pas 48 orësh, më 31.05.2025 në ora 10:30.
- Reklama -