Ka dështuar këtë të mërkurë edhe tentativa e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Propozimi i ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje që kryeparlamentari të zgjidhet përmes votimit të fshehtë, sërish nuk ka gjetur përkrahje nga partitë opozitare.
- Reklama -
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe kanë refuzuar të propozojnë përfaqësues për formimin e komisionit ad-hoc për votim të kryetarit të Kuvendit.
Nga 92 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë 52 deputetë votuan pro, kundër asnjë, ndërsa abstenim nuk kishte.
Seanca e rradhës do të mbahet pas 48 orëve, pra të premten e 27 qershorit nga ora 11:00.
- Reklama -