- Reklama -

Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit

Për herë të 50-të ka dështuar konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Seanca dështoi në mungesë kuorumi për votimin e komisionit që mundëson votimin e fshehtë për kryeparlamentar.

- Reklama -

Nga 104 deputetë sa ishin të pranishëm në seancë, 53 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca e rradhës do të mbahet të mërkurën me fillim në orën 11:00.

Ndryshe, të shtunën, më 19 korrik, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë zhvilluar një takim, në përpjekje për dalje nga kriza. Megjithatë, nga ai takim nuk dolën me ndonjë marrëveshje që do t’i hapte rrugë formimit të institucioneve të reja.

Këto zhvillime vijnë kur po afrohet 26 korriku – afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituim të legjislaturës së nëntë.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun.

Ata po kërkojnë votim të fshehtë, por kjo, dhe kandidatura e Haxhiut, po kundërshtohen nga partitë e tjera parlamentare.

Deri më tash, presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime bashkë, dhe të ndara, me përfaqësues të partive politike – në përpjekje të zgjidhjes së krizës. Por, nuk ka pasur ndonjë ndryshim.

Thirrje për formim të institucioneve të reja kanë bërë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort