Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të 27-ën herë për të provuar konstituimin e këtij institucioni.
Kjo është hera e parë që seanca për konstituim do të mbahet pas 24 orësh, për shkak të festës së Kurban Bajramit.
Deputetët e opozitës janë duke e kundërshtuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiu të votohet për kryetare të Kuvendit, por partia fituese përkundër kundërshtimeve nuk ka hequr dorë nga propozimi.
Vazhdimi i seancës së Kuvendit do të nisë nga ora 11.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të mërkurën ka mbledhur partitë politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një prononcim për media ka bërë të ditur se ka përmendur idenë e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në të njëjtën ditë me ato lokale. Sipas saj, me këtë ide është pajtuar Partia Demokratike e Kosovës.