Atleti Denard Krasniqi nga Klubi Atletik “Theranda” ka shkëlqyer në garën për Kupën e Kosovës për seniorë, duke u shpallur më i miri në dy disiplina të rëndësishme: 1500 metra dhe 800 metra.
Gara u zhvillua për grupmoshat U-18, U-20 dhe seniorë, ku morën pjesë të gjitha klubet atletike nga Kosova me sportistët e tyre më të mirë, duke sjellë një konkurrencë tejet të fortë.
- Reklama -
Krasniqi arriti të zërë vendin e parë në të dyja garat, duke treguar formë të lartë sportive. Në disiplinën 1500 metra, ai jo vetëm që doli i pari, por arriti të përmirësojë rekordin e mëparshëm. Ndërkohë, në 800 metra, Denardi vendosi rekord personal dhe dhuroi një paraqitje të jashtëzakonshme./tvprizreni
- Reklama -