- Reklama -

Delegacioni nga Luksemburgu viziton Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Dr. Shefki Xharra, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues – Dr. Rexhep Hapqiu (zëvendësues i drejtorit mjekësor), Rrahim Selmani (ushtrues i detyrës së drejtorit të infermierisë), Sami Ahmetaj (zëvendësues i drejtorit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta), ka pritur të mërkurën një delegacion nga Luksemburgu.

Sipas njoftimit të Spitalit të Prizrenit, delegacioni ishte i përbërë nga Eric Dietz, ambasador i Luksemburgut në Kosovë, Claude Jentgen, koordinatore e programeve në Drejtorinë për Bashkëpunim Zhvillimor të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jessica Spaus, zyrtare përgjegjëse për Kosovën në të njëjtën drejtori, Giovanni Tordini, kryesues i Zyrës së LuxDev-it në Kosovë dhe Afërdita Ademi Osmani, këshilltare kryesore teknike në Programin e Mbështetjes për Shëndetësinë në Kosovë – Faza II.

- Reklama -

Në njoftim thuhet se qëllimi i vizitës ishte të shihej nga afër ndikimi i përkrahjes dhe i investimeve të Qeverisë së Luksemburgut në dy dekadat e fundit, diskutimi për sfidat aktuale dhe planet për të ardhmen, si dhe të identifikoheshin nevojat e mëtejshme të spitalit.

“Në fillim të takimit, Dr. Agim Sefa, në emër të stafit të spitalit, pacientëve dhe qytetarëve të Prizrenit, falënderoi delegacionin për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme që është dhënë ndër vite, duke theksuar se ndihma e Luksemburgut ka qenë jetike në përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve. Dr. Shefki Xharra prezantoi para delegacionit një pasqyrë të detajuar të projekteve të realizuara dhe rezultateve të arritura në Spitalin e Prizrenit, duke vënë theksin në kontributin e rëndësishëm të Qeverisë së Luksemburgut në fushat e infrastrukturës, pajisjeve mjekësore, trajnimeve dhe zhvillimit profesional të stafit shëndetësor, të realizuar përmes Programit për Mbështetjen e Shëndetësisë në Kosovë – Faza II”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se në emër të delegacionit të Luksemburgut, ambasadori Eric Dietz, vlerësoi lartë punën e stafit të spitalit dhe rezultatet e arritura, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore për qytetarët.

Siç bëhet e ditur, pas takimit, delegacioni vizitoi disa nga repartet kyçe të spitalit, përfshirë repartin e Kirurgjisë, Neonatologjisë, Laboratorin e Kateterizimit, Hemodializën dhe Transfuzionin e Gjakut.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort