- Reklama -

Debutim ëndrrash i Sejdiut te Shpresat e Kosovës

Arlind Sejdiut i ka mjaftuar gjysmë ore lojë për ta lënë shenjën e tij te Përfaqësuesja U21 e Kosovës. Sulmuesi i Lahtit të Finlandës, ka shënuar gol në debutim me fanellën e “Dardanëve” të rinj. Madje, me golin e tij, Sejdiu ia ka siguruar fitoren Kosovës ndaj Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2023. Kosova U21 e mposhti me rezultatin 2:1 Shqipërinë të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sejdiu e shënoi golin e fitores në minutën e 91-të dhe e ndihmoi ekipin e përzgjedhësit Michael Nees që ta përmbyste rezultatin ndaj Shqipërinë. Ai në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 62-të, në vend të Valmir Veliut. Sulmuesi Sejdiu, i cili tha se ka refuzuar ftesën e Përfaqësueses U20 të Finlandës për t’iu bashkuar Kosovës, u shpreh shumë i lumtur për triumfin ndaj Shqipërisë. Mbi të gjitha, Sejdiu i është gëzuar pamasë golit të shënuar, i cili doli të ishte i fitores për Kosovën. Madje, ai pranoi se ka pasur ndjenjën se nëse debuton te Kosova, do të shënojë gol, gjë që edhe e bëri. E golin, Sejdiu ua ka dedikuar “Dardanëve” dhe babait të tij, ëndrra e të cilit ishte ta shohë të birin duke luajtur me fanellën e Kosovës.

- Reklama -

“Ndihem shumë mirë. Është një ndjenjë shumë e veçantë për mua që shënova gol në debutim me Kosovën. Mbi të gjitha, është shumë me rëndësi që me golin tim e siguruam edhe fitoren, e cila erdhi në fund të ndeshjes ndaj Shqipërisë”, ka thënë Sejdiu pas ndeshjes për KOHËN. “E kam pritur debutimin tim me padurim, por e kam pasur edhe ndjenjën se nëse më vjen rasti të luajë do të shënojë gol. Gjatë tërë kohës sa isha në fushë e kam pritur rastin tim dhe e shfrytëzova në momentin që e pata. Jam tepër i gëzuar si me golin ashtu edhe me fitoren. Pata shumë emocione në ndeshjen e parë dhe golin ua dedikoj ‘Dardanëve’ dhe babait tim, i cili e ka pasur ëndërr të më shohë të luaj për Kosovën dhe të shënoj gol”.

Për Kosovën, kjo ishte fitorja e parë pas tri humbjeve rresht në këto kualifikime dhe fitorja e dytë në total. Golin tjetër për Kosovën, e realizoi Erolind Krasniqi. Ai në minutën e 62-të, e barazoi rezultatin pasi Shqipëria kaloi në epërsi nëpërmjet Bernard Karricës në minutën e 58-të. Për Shqipërinë, kjo ishte humbja e dytë rresht në këto eliminatore dhe e treta në gjashtë ndeshje të luajtura. Pak ditë para Kosovës, Shqipëria pësoi edhe nga Sllovenia (3:0). Zë vendin e tretë në grup me nëntë pikë të mbledhura, tri më shumë se Kosova që renditet e parafundit dhe ka një ndeshje më pak të luajtur.

“Gjithsesi, kur u duk se sfida do të përfundonte në barazim në minutën e 91-të Kosova gjen golin e fitores me anë të Sejdiut”, shkroi Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në sajtin zyrtar ndër të tjera, në raportin e ndeshjes.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zbulohet data se kur do të ngjitet në ring nipi i Luan Krasniqit

Boksieri Ardian Krasnqi është gati që të arrij majën...

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Trepça – Bashkimi

Në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, po...

Nxënësit e QK “11 Marsi” shpallen kampionë republikanë në Ping Pong

Me një paraqitje të shkëlqyer dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,...

Mundësi çeçen i cili e përfaqëson Shqipërinë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses...

Ndërron vendimi për Bashkimin, dënohet vetëm me një ndeshje pa shikues

Komisioni i Arbitrazhit të Federatës së Basketbollit të mërkurën...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort