- Reklama -

Dëbohen nga Kosova dy pjesëtarë të MPB-së së Serbisë

Autoritetet kosovare kanë dëbuar të shtunën dy pjesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët ishin arrestuar të shtunën nën dyshimin për cenim të sigurisë kombëtare.

Mladen Milojevi u dëbua nga Kosova nëpërmjet pikëkalimit kufitar të Jarinjës, ndërsa i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjetët e ardhshëm, ka njoftuar “RTS” të dielën.

- Reklama -

Ai ishte ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë nga autoritetet e Kosovës. Iu morën gjitha dokumentet e Kosovës, ndërsa u dëbua për rrezikim të sigurisë kombëtare.

Avokati i tij, Srgjan Mitroviq, tha se “është masë e motivuar politikisht dhe u shkelën procedurat e arrestimit”.

Po ashtu të shtunën u dëbua edhe Nikola Vujoviq nga Zubin Potoku. Ai u dëbua nëpërmjet pikës kufitare të Merdarit rreth orës 16:00.

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte njoftuar në Facebook të shtunën se i është revokuar shtetësia e Kosovës, Nikola Vujoviqit.

Sveçla ka thënë se Serbia ka punësuar shtetas të Kosovës brenda institucioneve të veta, gjë që cenon sigurinë kombëtare dhe ka për synim destabilizimin.

“Në kuadër të përpjekjeve sistematike për destabilizim të brendshëm të Republikës së Kosovës, Serbia ka punësuar shtetas të Republikës së Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, akt ky në kundërshtim me ligjet tona dhe cenim i sigurisë sonë kombëtare. Bazuar në legjislacionin tonë përkatës për shtetësi, aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse, sot kam marrë vendim për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës për Nikola Vujović, për rrezikim të sigurisë sonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë”, njoftoi ai në Facebook.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort