- Reklama -

Costa: Trajtimi i shqiptarëve të Luginës luan rol në anëtarësimin e Serbisë në BE

Bashkimi Evropian po e ndjek çështjen e trajtimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe pret nga Serbia që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare sa i përket asaj, ka thënë presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa.

Në një përgjigje ndaj deputetit shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, Costa ka shtuar se çështja e pakicave në Serbi luan rol në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

- Reklama -

“Të jeni të sigurt se BE-ja po e ndjek trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë komunitetin shqiptar në Serbi. Kjo është e rëndësishme sa i përket angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit të saj në BE. Serbia pritet që të bashkërendojë kornizën ligjore në përputhje me të drejtat e pakicave sipas standardeve ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Costas, publikuar nga vet Kamberi.

Sa i përket çështjes së pasivizimit të adresave, Costa ka thënë se BE-ja do të vazhdojë t’i nxisë autoritetet serbe që të ofrojnë sqarime të qarta për publikun mbi mënyrën se si kryehen kontrollet për statusin e vendbanimit./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort