Suspendimi i policit Amir Hoxha pasi foli dhe kritikoi publikisht për punën e shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka nxitur debat dhe reagime të mëdha në publik.
Vetë Hoxha pretendon se suspendimi për 3 ditë i ka ardhur me arsyetimin për shkelje disciplinore dhe kryerje të veprës penale.
“Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë . Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer veper penale apo shkelje të rëndë disciplinore , e që me sa dij unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës ” fjala e lire apo shprehja e nje paknaqesie e cila eshte e bazuar ne ligj” nuk paraqet vepër penale”, ka njoftuar polici Hoxha.
Por çfarë thotë Ligji për Policinë e Kosovës dhe çfarë iu ndalohet policëve?
Në Nenin 49, pika 1.5, thuhet se aktivietet që formojnë konflikt interesi janë edhe “dhënia e deklaratave publike apo komenteve lidhur me punën e policisë, përveç në raste kur lejohet nga eprori me autorizim të duhur”.
Megjithatë siç thotë Neni 49, lista e gjërave që iu ndalohen policëve mund të jetë edhe më e gjerë.