- Reklama -

Burgim i përjetshëm për kryekriminelin, Ratko Mlladiq

Ish-gjenerali i ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko Mlladiq, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullatës jo serbe në luftën e Bosnjës.

Këtë ia kanë konfirmuar përfaqësuesit e viktimave për televizionin H1 të Sarajevës.

- Reklama -

Gjykata e Apelit ka refuzuar të gjitha ankesat e mbrojtjes së Mlladiqit.

Kryetarja e trupit gjykues, Prisca Matimba Nyambe, deklaroi konstatimin e Dhomës së Apelit se Mlladiq nuk ka mundur ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në krime.

“Dhoma e Apelit konstaton se Mlladiq dështoi ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në një ndërmarrje të përbashkët kriminale për të kryer gjenocid, vrasje dhe persekutim”, tha kryetarja e Matimba Nyambe.

Dhoma e Apelit po ashtu hodhi poshtë të gjitha ankesat e avokatëve të kriminelit Mlladiq në lidhje me të drejtën e ish-gjeneralit serb për një gjykim të drejtë. Sipas kryetares së trupit gjykues, Dhoma e Apelit është e mendimit se të drejtat e tij nuk janë shkelur.Reklamë

“Z. Mlladiq ka kontribuar në arritjen e qëllimit dhe ka punuar në bazë të tij. Ai ka kontribuar në gjenocidin dhe vrasjen e muslimanëve boshnjakë”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Siç deklaroi ajo më tej, Mlladiq nuk ofroi prova se viktimat civile kishin mundësi që të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Dhoma e Apelit konstaton se Mlladiq dështoi t’i hedhë poshtë provat në lidhje me këtë akuzë dhe gjithashtu e akuzon atë për kufizimin e shpërndarjes së ndihmës humanitare.

“Dhoma e Apelit konkludon se ai nuk i kundërshtoi provat dhe se zhvendosja e grave dhe burrave të moshuar ishte e detyruar”, u shpreh Matimba Nyambe.

Ajo tha se Dhoma e Apelit është e kënaqur që ka arritur të konfirmojë se Mlladiq ka qenë fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit, pengmarrje, përndjekje dhe shkelje të ligjeve të luftës.

“Ai kontribuoi në një ndërmarrje gjithëpërfshirëse kriminale dhe ndau qëllimet e tij”, tha kryegjykatësja.

Siç tha ajo, Mlladiq dështoi të provonte se gjykata e shkallës së parë – e cila e dënoi me burgim të përjetshëm – gaboi në ndonjë rast.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort