Përfaqësuesi i Lartë Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me arritjen e marrëveshjes javën e kaluar mes Prishtinës e Beogradit për targat.
Borrelli përmes një postimi në Twitter u ka bërë thirrje të dy palëve që të intensifikojnë punë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese.
“Diskutuam për aranzhimin e javës së kaluar midis Beogradit dhe Prishtinës me Albin Kurtin, një hap i rëndësishëm i cili ka nevojë për zbatim. Tani i bëj thirrje të dyja palëve që të intensifikojnë punën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese që normalizon marrëdhëniet brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell.
