- Reklama -

Borrell: Mohuesit e gjenocidit s’kanë vend në Evropë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se BE-ja nuk do të tolerojë mohimin e gjenocidit dhe përpjekjet për të rishikuar historinë.

Duke folur të martën për gjenocidin në Srebrenicë, Borrell tha se, 26 vjet pas, kjo datë i kujton të gjithë për domosdoshmërinë e pajtimit jo vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

- Reklama -

“Gjenocidi i Srebrenicës është i njohur ndërkombëtarisht. Është një nga ngjarjet më të errëta në historinë moderne evropiane. Është në ndërgjegjen kolektive të atyre që morën pjesë në të dhe të atyre që nuk e parandaluan atë”.

“Të jem i qartë: përpjekjet për të rishikuar historinë, për mohim të gjenocidit dhe madhërim të kriminelëve të luftës, nuk kanë vend në Evropë. Ato duhet të ndalen dhe ju siguroj se nuk do të tolerohen”, tha Borrell.

Ai i bëri këto komente pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit të BE-së me Bosnje e Hercegovinën.

Borrell po ashtu tha se Bosnja nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm në procesin e reformave dhe u bëri thirrje udhëheqësve të këtij vendi, që t’i plotësojnë kushtet për përparim drejt integrimit në BE.

Më 11 korrik, Bosnje e Hercegovina shënoi 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort