Home Blog Page 8

Gucati: Gjykata Speciale si gjykatat e ish-Jugosllavisë, kërkojmë drejtësi të mirëfilltë

0

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për drejtësi për ish-luftëtarët e UÇK-së që gjykohen në Hagë.

Para mijëra protestuesve shqiptarë, ai ka thënë se në Shkup u dërgojnë mesazh ambasadave të huaja aty se Ushtria Çlirimtare e Kosovës  nuk ka qenë ushtri kriminale, por çlirimtare.

“Sot jemi mbledhur tu tregojmë ambasadave të huaja që gjenden në Maqedoni se UÇK-ja nuk ka qenë ushtri kriminale. UÇK-ja ka qenë ushtri çlirimtare që mbrojti vendin e vet. Sot e ngrisim zërin. Kjo gjykatë e formuar nga një njeri i çmendur që më 2011 ngriti një rezolutë në Parlamentin e Evropës se gjoja UÇK-ja ka bërë krime. I tregojmë Trendafiloves se UÇK-ja buron, lind dhe vepron nga populli. Kërkojmë drejtësi, jo drejtësi politike. Ajo gjykatë u ngjan gjykatave të ish-Jugosllavisë. Kjo gjykatë sot merret me fakte të fabrikuara që fare nuk qëndrojnë”./KOHA

Arrestohet një burrë në Prizren për posedim të substancave narkotike

0

Një person është arrestuar nën dyshimin për posedim të narkotikëve. Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar në rrugën “Petrit Bytyqi” në Prizren.

I dyshuari ishte ndaluar dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 38.99 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Lëndët narkotike ishin të paketuara në qese plastike dhe foli alumini, ndërsa gjatë kontrollit ishin gjetur edhe 9.92 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit kokainë të paketuara në qese plastike, një grinder, pajisje për bluarjen e substancave narkotike, një peshore digjitale, qese të ndryshme plastike për paketimin e substancave narkotike dhe  një telefon celular.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar.

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy persona të lënduar

0

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 27-të, drejtimi Suharekë-Duhël.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai bëri të ditur se na aksident janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona.

Derisa njoftoi se Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me procedurat.

Substanca narkotike dhe armë zjarri i gjenden një personi në Prizren, dërgohet në mbajtje

0

Policia  në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar substanca që dyshohet se janë narkotike, si dhe një armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:50, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Pas arrestimit, policia ka kryer kontroll edhe në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta.

” Janë sekuestruar 825.34 gramë marihuanë, 0.64 gramë kokainë, nëntë kekë ëmbëlsira të përgatitura me marihuanë me peshë 257.03 gramë, pajisje për përgatitjen e narkotikëve, 680 euro para të gatshme, dy telefona mobilë, si dhe një veturë. Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njofitmin e PK-se.

Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia nis hetimet

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten (12 dhjetor) në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 12 dhjetor 2025, ndërsa mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës, shtetas kosovar.

“Në vendin e ngjarjes, përveç njësive relevante policore, kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët në prezencë të familjarëve, me forcë e kanë hapur derën e banesës ku është gjetur viktima”, njoftoi Policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes” dhe po vazhdon të hetohet.

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

0

Sot në Shkup do të mbahet protesta e thirrur nga OVL-UÇK në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Protesta pritet të nisë nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbe” në Shkup.

Ajo është përkrahur nga shumë figura politike.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.

Ai ka theksuar se protesta synon kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia, duke shtuar se pjesëmarrja është një akt përgjegjësie për nderimin e sakrificës dhe mbrojtjen e së vërtetës historike.

“Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë. Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë”, tha ai.

Derisa thirrjet po bëhen që të ketë sa më shumë protestues, një thirrje për të mos marrë pjesë iu shkoi ish-ushtarëve të UÇK-së për shkak të rrezikimit të arrestimit nga autoritetet maqedonase.

Gazmend Syla nga OVL-UÇK tha se pjesëmarrja e tyre paraqet rrezik serioz për arrestim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për shkak të listave të Europolit të dërguara nga Serbia.

“Ne ju preferojmë luftëtarëve tanë të UÇK-së që mos me marrë atë rrugë, sepse nuk kemi garancë. Edhe sikur ta kërkojmë, është e pamundur që shteti i Maqedonisë së Veriut të japë garanci kur je në listat e Europolit”, tha Syla

Mot kryesisht i vranët sot, temperaturat maksimale deri në 12 gradë

0

Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK, në mëngjes parashihet të ketë mjegull e cila në disa zona të thelle mbetet e qëndrueshme edhe gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

KOSTT nënshkruan kontratën për nënstacionin e ri të Malishevës, Kurti: Lajm i shumëpritur për banorët

0
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit për nënshkrimin e kontratës të KOSTT për nënstacionin e ri të Malishevës, e cila sipas tij, mundëson që nënstacioni i ri të ofrojë cilësi më të lartë të furnizimit me energji elektrike.
“Një lajm tejet i mirë dhe i shumëpritur për banorët e Malishevës. Nënstacioni i ri do të ofrojë cilësi më të lartë të furnizimit me energji elektrike, siguri më të madhe dhe bazë të fortë për zhvillim të ekonomisë lokale” – shkruan Kurti në Facebook.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar sot se KOSTT ka nënshkruar kontratën për nënstacionin e ri të Malishevës.
Ajo ka thënëse “qysh nga viti i parë i qeverisjes ne e kemi ngritur këtë çështje me KOSTT-in, i cili e ka vendosur këtë projekt në plan të investimeve, dhe KEDS-in, i cili e ka bërë një zgjidhje të përkohshme me super-përçues për periudhën tranzitore deri në ndërtim të nëstacionit”.
“Sepse qeverisja ynë kujdeset që qytetarët të trajtohen barabartë e të mos ketë diskriminim në baza politike! Falemnderit operatorëve për angazhimin e tyre për rrjetin e energjisë elektrike në Malishevë” – shtoi ajo.

Komandanti i KFOR-it takon Jasharin, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë​

0

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka pritur sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.

Në një njoftim për media të misionit të NATO-s në Kosovë theksohet se në takim, dy komandantët kanë folur për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi bashkëpunimin e KFOR-it me organizatat e sigurisë në Kosovë, përfshirë FSK-në, të cilën NATO vazhdon ta mbështesë sipas mandatit të saj fillestar. Gjeneral Major Ulutash theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm dhe të ngushtë, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”, theksohet më tej në njoftim.

Nga OVL-UÇK paralajmërojnë ish-luftëtarët: Mos merrni pjesë në protestën e Shkupit, mund të arrestoheni

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka bërë të ditur se pjesëmarrja në ngjarjen e nesërme në Shkup është vullnetare dhe se deri më tani nuk janë dhënë garanci për lirinë e lëvizjes mes dy shteteve.

Në komunikatën e saj, OVL-UÇK shprehet: “Shkuarja është vullnetare dhe besojmë se do të kemi mirëkuptimin e bashkëluftëtarëve tanë për rrethanat e krijuara. Kjo ngjarje është një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare dhe presim mirëkuptimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, e cila është anëtare e NATO-s”.

“Ne ju preferojmë luftëtarëve tanë të UÇK-së që mos me marr atë rrugë, sepse nuk kemi garanci. Edhe sikur ta kërkojmë, është e pamundur që shteti i Maqedonisë së Veriut të japë garanci kur je në listat e Europolit”.

“Automatikisht, kur futet letërnjoftimi në databazën e policisë kufitare dhe del se je i kërkuar, polici ka detyrim të të arrestojë. Prandaj u themi bashkëluftëtarëve tanë të mos marrin pjesë. Ka plot qytetarë që do marrin pjesë”, thuhet më tej në reagim.

Organizata thekson se protesta është paqësore dhe ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas OVL-UÇK-së, nesër në Shkup do të bashkohen edhe qytetarë nga Prishtina dhe Tirana. /Telegrafi

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort