Home Blog Page 7

Plisi, xhubleta dhe lahuta: a është gati mbulesa e bardhë për UNESCO?

0

Plisi, kjo kreshtë e bardhë shekullore e shqiptarëve, është më shumë se veshje: është trashëgimi, vazhdimësi dhe ikonë e qetë e identitetit tonë. Sot, në një kohë kur Xhubleta më 2022 dhe Lahuta më 2025 janë pranuar si trashëgimi jomateriale shqiptare, pyetja shtrohet natyrshëm: a është plisi kandidati i radhës për UNESCO?

Autor: Milot Berisha

Hyrje

Ka objekte që, pa zë, tregojnë historinë e një populli më mirë se çdo libër. Një prej tyre është plisi i bardhë. Një kapuç i thjeshtë prej leshi të ngjeshur, por me peshë të madhe simbolike: nga jeta baritore te kodi i nderit, nga kuvendet te burrat e maleve, e deri te fotografia e emigrantit që ruan identitetin.

Plisi, kjo kreshtë e bardhë shekullore e shqiptarëve, është më shumë se veshje: është trashëgimi, vazhdimësi dhe ikonë e qetë e identitetit tonë.

Sot, në një kohë kur Xhubleta më 2022 dhe Lahuta më 2025 janë pranuar si trashëgimi jomateriale shqiptare, pyetja shtrohet natyrshëm: a është plisi kandidati i radhës për UNESCO?

Gjurmët e hershme: pilos, pileus dhe forma e kapuçit mesdhetar.

Edhe pse fjala “plis” nuk shfaqet në autorët antikë, forma e tij është e njohur. Te grekët, pilos ishte kapelë prej felt-i, e rrumbullakët dhe pa strehë, e përdorur nga punëtorët, lundërtarët dhe madje edhe heronjtë – si Odiseu, i cili shpesh paraqitet me një pilidion.

Te romakët, pileus u bë simbol i lirisë: në monedhat republikane, pileus libertatis qëndron mes dy hanxharëve, duke shënuar çlirimin e skllevërve. Forma është identike me kapuçin hemisferik prej leshi që njohim në traditat ballkanike.

Nuk ka prova që këto janë “plisi shqiptar”, por ka prova se arketipi i kapuçit prej felt-i është pjesë e pandashme e Mesdheut të lashtë dhe se kjo formë ka vijuar të jetojë në Ballkan.

Dëshmia ilire: relievi i Zenicës

Një nga shembujt më të rëndësishëm ikonografikë është relievi i Zenicës (shek. IV pas Kr.), ku dy burra mbajnë në kokë një kapuç të ulët e të rrumbullakët. Studiuesi John Wilkes, në librin “The Illyrians”, e identifikon atë si “the familiar Balkan skull-cap (Albanian qeleshe)”.

Pra, edhe pse nuk mund të flasim për plisin e sotëm, mund të flasim për vijimësi të formës në hapësirat ilire.

Kur plisi bëhet shqiptar

Plisi hyn qartazi në skenë me etnografinë e shekujve XIX–XX. Udhëtarë si Hahn, Nopcsa dhe Edith Durham e përshkruajnë si shenjë të padiskutueshme të burrave shqiptarë në Kosovë, Malësi, Shqipërinë e Veriut, Shkup, Tetovë, Ulqin, Preshevë, si dhe në pjesë të Maqedonisë e Malit të Zi.

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe e definon thjesht:
“Cohë e bardhë prej leshi të shkelur e të ngjeshur; kësulë e bardhë prej kësaj cohe”.

Materiali, teknika dhe funksioni janë tërësisht vendase. Këtu plisi nuk është më arketip, por objekt i qartë shqiptar.

Pse mbijetoi plisi vetëm te shqiptarët?

Kjo pyetje lidhet me disa faktorë të ndërlidhur.

Së pari, blegtoria malore. Kullotat alpine krijuan ekonomi të leshit dhe shajkut. Veshjet e një shoqërie baritore ndryshojnë shumë ngadalë; plisi mbijetoi si pjesë funksionale e kësaj ekonomie.

Së dyti, kodi i nderit. Plisi u bë pjesë e imazhit moral të burrit: shenjë përgjegjësie, dinjiteti dhe “faqe-bardhësie”. Në shumë treva, nuk është vetëm mbulesë koke, por një lloj “vule karakteri”.

Së treti, rezistenca e heshtur ndaj modave osmane e bizantine. Ndërsa popujt e tjerë adoptuan fesin, kalpacin, shamitë, shqiptarët e maleve e mbajtën plisin si shenjë të vetën. Nuk ishte domosdoshmëri një akt i artikuluar politik, por një refuzim i brendshëm për t’u tretur.

Së katërti, shenja e dallimit etnik. Në terrenin e përzier ballkanik, “kokat e bardha” dallonin shqiptarët nga larg. Plisi u bë logo vizuale e identitetit./koha.net/

 

Shtatë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

0

Sot janë bërë shtatë vjet nga dita kur Kuvendi i Kosovës miratoi përfundimisht tri ligjet, me të cilat u mundësua transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Votimi ishte përcjellë me duartrokitje të gjata në Kuvend.

Me 107 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 14 dhjetor 2018 i thanë po formimit të Ushtrisë.

Për Ligjet e miratuara bëhej fjalë për Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Nga ky moment, zyrtarisht e kemi Ushtrinë e Kosovës. Në sallë kemi kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga ky çast janë ushtarë të Kosovës, të cilëve ua urojmë Ushtrinë e Kosovës”, kishte deklaruar në atë kohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

 

Mot i vranët dhe mjegull në mëngjes, minimalja deri -4

0

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Në orët e mëngjesit, në shumë zona të vendit pritet paraqitja e mjegullës së radiacionit, e cila mund të ulë dukshmërinë, veçanërisht në ultësira dhe lugina.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës pritet të jenë ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Instituti bën të ditur se kushtet agrometeorologjike aktuale në vend janë relativisht të favorshme për kryerjen e punimeve në bujqësi. Megjithëse reshjet e shumta gjatë muajit nëntor kanë bërë që shumë bujq të mos arrijnë t’i mbjellin sipërfaqet me grurë brenda afatit optimal, mbjellja edhe gjatë muajit dhjetor mbetet e mundur. Megjithatë, rekomandohet që bujqit t’u përmbahen udhëzimeve agronomike dhe teknike për të siguruar zhvillim sa më të mirë të kulturave bujqësore.

Ahmeti: Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për vepra të pabëra, procesi të marrë epilog të pafajësisë

0

Një nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, nga sheshi “Skënderbeu” në Shkup ka thënë se procesi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të marrë epilogun e pafajësisë dhe se UÇK dënonte çdo veprim fashist.

Ai ka theksuar se  UÇK-ja nuk ka qenë kundër asnjë populli, e as kundër popullit serb, por se ka luftuar për lirinë e popullit të vet.

“Ky proces duhet të marrë epilog të pafajësisë, sepse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si dhe ushtarët që ndodhen pas këtyre grilave, akuzohen për vepra të pabëra. Tërë procesin e kemi përcjellë; mbase na dridhej lëkura në shtrat kur dëgjonim akuzat që na i kishte bërë Beogradi e Moska si terroristë, kriminelë e banditë”, ka potencuar Ahmeti.

Ahmeti, që është kryetar i BDI-së, ka shtuar tutje se luftëtarëve të UÇK-së duhet t’u jepen mirënjohje e lëvdata nga kjo gjykatë e jo të dënohen për vepra të pabëra./KOHA

Gucati: Gjykata Speciale si gjykatat e ish-Jugosllavisë, kërkojmë drejtësi të mirëfilltë

0

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për drejtësi për ish-luftëtarët e UÇK-së që gjykohen në Hagë.

Para mijëra protestuesve shqiptarë, ai ka thënë se në Shkup u dërgojnë mesazh ambasadave të huaja aty se Ushtria Çlirimtare e Kosovës  nuk ka qenë ushtri kriminale, por çlirimtare.

“Sot jemi mbledhur tu tregojmë ambasadave të huaja që gjenden në Maqedoni se UÇK-ja nuk ka qenë ushtri kriminale. UÇK-ja ka qenë ushtri çlirimtare që mbrojti vendin e vet. Sot e ngrisim zërin. Kjo gjykatë e formuar nga një njeri i çmendur që më 2011 ngriti një rezolutë në Parlamentin e Evropës se gjoja UÇK-ja ka bërë krime. I tregojmë Trendafiloves se UÇK-ja buron, lind dhe vepron nga populli. Kërkojmë drejtësi, jo drejtësi politike. Ajo gjykatë u ngjan gjykatave të ish-Jugosllavisë. Kjo gjykatë sot merret me fakte të fabrikuara që fare nuk qëndrojnë”./KOHA

Arrestohet një burrë në Prizren për posedim të substancave narkotike

0

Një person është arrestuar nën dyshimin për posedim të narkotikëve. Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar në rrugën “Petrit Bytyqi” në Prizren.

I dyshuari ishte ndaluar dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 38.99 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Lëndët narkotike ishin të paketuara në qese plastike dhe foli alumini, ndërsa gjatë kontrollit ishin gjetur edhe 9.92 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit kokainë të paketuara në qese plastike, një grinder, pajisje për bluarjen e substancave narkotike, një peshore digjitale, qese të ndryshme plastike për paketimin e substancave narkotike dhe  një telefon celular.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar.

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy persona të lënduar

0

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 27-të, drejtimi Suharekë-Duhël.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai bëri të ditur se na aksident janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona.

Derisa njoftoi se Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me procedurat.

Substanca narkotike dhe armë zjarri i gjenden një personi në Prizren, dërgohet në mbajtje

0

Policia  në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar substanca që dyshohet se janë narkotike, si dhe një armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:50, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Pas arrestimit, policia ka kryer kontroll edhe në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta.

” Janë sekuestruar 825.34 gramë marihuanë, 0.64 gramë kokainë, nëntë kekë ëmbëlsira të përgatitura me marihuanë me peshë 257.03 gramë, pajisje për përgatitjen e narkotikëve, 680 euro para të gatshme, dy telefona mobilë, si dhe një veturë. Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njofitmin e PK-se.

Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia nis hetimet

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten (12 dhjetor) në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 12 dhjetor 2025, ndërsa mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës, shtetas kosovar.

“Në vendin e ngjarjes, përveç njësive relevante policore, kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët në prezencë të familjarëve, me forcë e kanë hapur derën e banesës ku është gjetur viktima”, njoftoi Policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes” dhe po vazhdon të hetohet.

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

0

Sot në Shkup do të mbahet protesta e thirrur nga OVL-UÇK në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Protesta pritet të nisë nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbe” në Shkup.

Ajo është përkrahur nga shumë figura politike.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.

Ai ka theksuar se protesta synon kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia, duke shtuar se pjesëmarrja është një akt përgjegjësie për nderimin e sakrificës dhe mbrojtjen e së vërtetës historike.

“Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë. Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë”, tha ai.

Derisa thirrjet po bëhen që të ketë sa më shumë protestues, një thirrje për të mos marrë pjesë iu shkoi ish-ushtarëve të UÇK-së për shkak të rrezikimit të arrestimit nga autoritetet maqedonase.

Gazmend Syla nga OVL-UÇK tha se pjesëmarrja e tyre paraqet rrezik serioz për arrestim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për shkak të listave të Europolit të dërguara nga Serbia.

“Ne ju preferojmë luftëtarëve tanë të UÇK-së që mos me marrë atë rrugë, sepse nuk kemi garancë. Edhe sikur ta kërkojmë, është e pamundur që shteti i Maqedonisë së Veriut të japë garanci kur je në listat e Europolit”, tha Syla

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort