Home Blog Page 6

GGK: Liqenet artificiale në Kosovë, kapacitet i pamjaftueshëm për nevojat e vendit

0

Grupi GIS i Kosovës (GIS Group of Kosovo – GGK) ka publikuar një hartë tematike që paraqet liqenet artificiale kryesore të Kosovës dhe kapacitetin e tyre ujor, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë afatgjate të burimeve ujore në vend.

Sipas të dhënave të publikuara nga GGK, Liqeni i Ujmanit mbetet rezervuari më i madh dhe më strategjik në Kosovë, me një kapacitet prej rreth 390 milionë metra kub ujë. Liqeni i Radoniqit renditet i dyti me 113 milionë metra kub dhe ka rëndësi të veçantë për rajonin e Dukagjinit.

Ndërkohë, Liqeni i Batllavës, me rreth 35 milionë metra kub, dhe Liqeni i Badocit, me rreth 30 milionë metra kub, janë burime kryesore të ujit të pijshëm për zonën qendrore të Kosovës. Liqenet më të vegjël, si Vasileva, Përlepnica dhe Livoçi, megjithëse me kapacitete më të vogla, luajnë rol të rëndësishëm për furnizimin lokal, përcjell Telegrafi.

GGK thekson se vëllimi total i liqeneve artificiale në Kosovë është rreth 577 milionë metra kub, që përkthehet në afërsisht 360 metra kub ujë për banor. Kjo shifër është dukshëm nën kufirin e sigurisë ujore prej mbi 1,000 metra kub për banor, i pranuar ndërkombëtarisht.

Sipas këtij vlerësimi, Kosova gjendet në kushte të mungesës së ujit, veçanërisht gjatë verës dhe në vitet me reshje të pakta. GGK vlerëson se pa menaxhim të kujdesshëm të burimeve ekzistuese dhe investime në kapacitete të reja ujore, rezervat aktuale nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat afatgjata të vendit.

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Suharekë

0

Një grua është dërguar pa shenja jete në QKM -në e Suharekës.

Policia ka bërë të ditur se vdekjen e gruas e ka konstatuar mjeku, ndërsa rasti që ka nodhur të dielen është duke u hetuar.

“Është raportuar se në QKMF Suharekë viktima femër është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.

Java nis me mot të ftohtë dhe mjegull në mëngjes

0

Kjo javë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.

Në orët e mëngjesit parashihen mjegulla, të cilat do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale, veçanërisht në zonat e ulëta dhe pranë sipërfaqeve ujore.

Reshje nuk parashihen, ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta, në orët e para të mëngjesit mund të shfaqet brymë, e në disa zona edhe krahnezë. Në viset malore pritet më shumë rrezatim diellor, si pasojë e dukurisë së inverzionit të temperaturës.

“Sa i përket sektorit të bujqësisë, kushtet agrometeorologjike vlerësohen si relativisht të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore. Kjo vlen sidomos për fermerët që, për shkak të reshjeve të shumta gjatë muajve tetor dhe nëntor, nuk kanë arritur të kryejnë me kohë mbjelljen e grurit”, njofton IHMK.

Gjatë mbjelljes së vonshme të grurit, ekspertët rekomandojnë respektimin e disa masave agroteknike, si: rritja e normës së mbjelljes përmes shtimit të sasisë së farës, përdorimi i farës cilësore dhe të certifikuar, si dhe përshtatja e thellësisë së mbjelljes në varësi të kushteve të tokës. Zbatimi i këtyre masave pritet të ndikojë pozitivisht në mbirjen e bimëve dhe në sigurimin e një rendimenti më të qëndrueshëm.

Ndërkaq sot moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga -4 deri në -2°C, kurse ato maksimale nga 5 deri në 8°C.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

0

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur rreth orës 07:20 sipas kohës lokale.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.3734° gjerësi veriore dhe 21.2843° gjatësi lindore, rreth 35 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe afërsisht 11 kilometra në verilindje të Ferizajt.

Shtatë vjet nga transformimi i FSK-së në ushtri, ekspertët: Progresi tejkaloi parashikimet

0

7 vjet më parë në Kuvenditn e Kosovës, u votuan tri ligje që mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur ndër vendimet më të rëndësishme, e ish gjeneralët e FSK-së e kujtojn si ditën më të lumtur të tyre.

“Urime ushtarë të atdheut prej sot gaditu…”.

Është data 14 dhjetor i vitit 2018, dita kur 106 deputetë të Kuvendit të Kosovës i dhanë dritën jeshile, trasformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në ushtri, duke votuar tri projektligje me të cilat niste transformimi në një periudhë 10 vjeçare.

Këtë të dielë janë bërë 7 vjet nga kjo ditë, e Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë ka hyrë në vitet vendimtare të transformimit të saj.

Gjatë asaj kohe kryeministër i Kosovës ishte Ramush Haradinaj, e cili në përvjetorin e 7-të tha se ka qenë ndër vendimet më të rëndësishme shtetformuese të pasluftës, duke ndarë në facebook, pjesë ta fjalimit të tij vite më parë.

Ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli ka kujtuar momentet e asaj dite që mbetet gjithmonë në kujtesen e tij.

“Nuk mund ta harroj asnjëherë gjatë tërë jetës sime, kur etërit e luftës për liri Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj erdhën atë natë dhe mbajtën cermoninë në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që nga ajo natë u shëndrrua në minitri të mbtojtjes, pra i gjithë ky rrugëtim u kapitalizua me ndryshimet ligjore duke i falenderuar atë kohë ish kryeministrit Ramush Haradinaj…”, ka deklaruar Veseli.

Por ai po thotë se duhet mbështetur edhe më shumë ushtrinë.

“Gjatë gjithë këtyre viteve që nga ajo datë Forca e Sigurisë së Kosovës ka pasur një progres të jashtëzakonshëm duke iu falenderuar pjestarëve të FSK-së, që me përkushtimin më të madh kanë arritur ti ngritin kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës që ajo sa më shpejtë të bëhet operacionale sipas këtij plani zhvillimore 10 vjecar, se cfarë duhet bëhet që ushtria jonë të forcohet për ushtrinë tonë cdo herë cdo vit duhet të ndahen kapacitete financiare..”, ka theksuar ai.

Ushtarët e Kosovës, tashmë kanë tejkaluar të gjitha parashikimet në progresin e bërë gjatë këtyre viteve, thotë njohësi i sigurisë Avni Islami.

“Sot shtatë vite forca e sigurisë së Kosovës ka marr epitetin e plotë e ushtisë së Kosovës pra si rezultat i punës dhe sakrificës së UÇK-së, TMK-së dhe sot e kemi forcat e armatosuara të Kosovës, pra FSK-në e cila deri më sot ka arrritur një shkallë të lartë të profesionalizmit dhe logjistikës dhe të gjitha parashikimet janë tejkaluar në avancimin dhe kompletimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe unë bvesoj që vitet në vijim dhe tash kur bota po vlonë nga strategjitë e tyre armatimine tyre të njëjtën rrugë do shkojë edhe FSk-ja…”, ka theksuar Avni Islami – Njohës i sigurisë për RTV Dukagjini.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument i cili edhe çoi drejt pavarësimit të Kosovës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovës, në marrëveshje me NATO-n u formuan trupat mbrojtës të Kosovës, si forcë për emergjenca e që më pas u shëndrruan në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

 

Vogëlushja Klea Arifaj nga Vlashnja e Prizrenit ka nevojë urgjente për ndihmë

0

Klea Arifaj, e lindur më 30 maj 2023 dhe me prejardhje nga fshati Vlashne i Prizrenit, po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore. Pas trajtimeve mjekësore të kryera deri më tani, mjekët kanë diagnostikuar Kleën me tumor në veshkë.

Gjendja e saj shëndetësore kërkon trajtim të menjëhershëm jashtë vendit, një ndërhyrje që sipas vlerësimeve kushton mbi 100 mijë euro, shumë e papërballueshme për familjen.

Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë bamirësve, institucioneve dhe qytetarëve me vullnet të mirë që të kontribuojnë për t’i dhënë Kleës mundësinë për trajtim dhe shpresë për shërim. Çdo ndihmë, sado e vogël, është e çmuar dhe mund të shpëtojë jetën e saj.

Linku për të ndihmuar përmes GoFundMe:
https://www.gofundme.com/f/apel-per-ndihme-spendenaufruf-klea-arifaj-prizren

Fotografia është publikuar me pëlqimin e prindërve./tvprizreni.net/

Ukraina heq dorë nga NATO-ja

0

Ukraina ka hequr dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë si një kompromis për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky përpara bisedimeve me të dërguarit e SHBA-së në Berlin.

Ky veprim shënon një ndryshim të madh për Ukrainën, e cila ka luftuar për t’u bashkuar me NATO-n si një mbrojtje kundër sulmeve ruse dhe e ka një aspiratë të tillë të përfshirë në kushtetutën e saj.

Vendimi gjithashtu përmbush një nga qëllimet e luftës së Rusisë, megjithëse Kievi zyrtar deri më tani ka qëndruar i vendosur kundër dhënies së territorit Moskës, që është një kërkesë tjetër kryesore.

Zelensky ka thënë të dielën se garancitë e sigurisë nga SHBA-ja, evropianët dhe partnerët e tjerë në vend të anëtarësimit në NATO, janë një kompromis nga ana e Ukrainës.

“Që nga fillimi, dëshira e Ukrainës ishte të bashkohej me NATO-n, këto janë garanci të vërteta sigurie. Disa partnerë nga SHBA-ja dhe Evropa nuk e mbështetën këtë drejtim”, ka thënë ai në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në një bisedë në WhatsApp.

“Kështu, sot, garancitë dypalëshe të sigurisë midis Ukrainës dhe SHBA-së, garancitë e ngjashme me Nenin 5 për ne nga SHBA-ja dhe garancitë e sigurisë nga kolegët evropianë, si dhe nga vendet e tjera si Kanadaja, Japonia, janë një mundësi për të parandaluar një pushtim tjetër rus”, ka shtuar Zelensky.

 

Plisi, xhubleta dhe lahuta: a është gati mbulesa e bardhë për UNESCO?

0

Plisi, kjo kreshtë e bardhë shekullore e shqiptarëve, është më shumë se veshje: është trashëgimi, vazhdimësi dhe ikonë e qetë e identitetit tonë. Sot, në një kohë kur Xhubleta më 2022 dhe Lahuta më 2025 janë pranuar si trashëgimi jomateriale shqiptare, pyetja shtrohet natyrshëm: a është plisi kandidati i radhës për UNESCO?

Autor: Milot Berisha

Hyrje

Ka objekte që, pa zë, tregojnë historinë e një populli më mirë se çdo libër. Një prej tyre është plisi i bardhë. Një kapuç i thjeshtë prej leshi të ngjeshur, por me peshë të madhe simbolike: nga jeta baritore te kodi i nderit, nga kuvendet te burrat e maleve, e deri te fotografia e emigrantit që ruan identitetin.

Plisi, kjo kreshtë e bardhë shekullore e shqiptarëve, është më shumë se veshje: është trashëgimi, vazhdimësi dhe ikonë e qetë e identitetit tonë.

Sot, në një kohë kur Xhubleta më 2022 dhe Lahuta më 2025 janë pranuar si trashëgimi jomateriale shqiptare, pyetja shtrohet natyrshëm: a është plisi kandidati i radhës për UNESCO?

Gjurmët e hershme: pilos, pileus dhe forma e kapuçit mesdhetar.

Edhe pse fjala “plis” nuk shfaqet në autorët antikë, forma e tij është e njohur. Te grekët, pilos ishte kapelë prej felt-i, e rrumbullakët dhe pa strehë, e përdorur nga punëtorët, lundërtarët dhe madje edhe heronjtë – si Odiseu, i cili shpesh paraqitet me një pilidion.

Te romakët, pileus u bë simbol i lirisë: në monedhat republikane, pileus libertatis qëndron mes dy hanxharëve, duke shënuar çlirimin e skllevërve. Forma është identike me kapuçin hemisferik prej leshi që njohim në traditat ballkanike.

Nuk ka prova që këto janë “plisi shqiptar”, por ka prova se arketipi i kapuçit prej felt-i është pjesë e pandashme e Mesdheut të lashtë dhe se kjo formë ka vijuar të jetojë në Ballkan.

Dëshmia ilire: relievi i Zenicës

Një nga shembujt më të rëndësishëm ikonografikë është relievi i Zenicës (shek. IV pas Kr.), ku dy burra mbajnë në kokë një kapuç të ulët e të rrumbullakët. Studiuesi John Wilkes, në librin “The Illyrians”, e identifikon atë si “the familiar Balkan skull-cap (Albanian qeleshe)”.

Pra, edhe pse nuk mund të flasim për plisin e sotëm, mund të flasim për vijimësi të formës në hapësirat ilire.

Kur plisi bëhet shqiptar

Plisi hyn qartazi në skenë me etnografinë e shekujve XIX–XX. Udhëtarë si Hahn, Nopcsa dhe Edith Durham e përshkruajnë si shenjë të padiskutueshme të burrave shqiptarë në Kosovë, Malësi, Shqipërinë e Veriut, Shkup, Tetovë, Ulqin, Preshevë, si dhe në pjesë të Maqedonisë e Malit të Zi.

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe e definon thjesht:
“Cohë e bardhë prej leshi të shkelur e të ngjeshur; kësulë e bardhë prej kësaj cohe”.

Materiali, teknika dhe funksioni janë tërësisht vendase. Këtu plisi nuk është më arketip, por objekt i qartë shqiptar.

Pse mbijetoi plisi vetëm te shqiptarët?

Kjo pyetje lidhet me disa faktorë të ndërlidhur.

Së pari, blegtoria malore. Kullotat alpine krijuan ekonomi të leshit dhe shajkut. Veshjet e një shoqërie baritore ndryshojnë shumë ngadalë; plisi mbijetoi si pjesë funksionale e kësaj ekonomie.

Së dyti, kodi i nderit. Plisi u bë pjesë e imazhit moral të burrit: shenjë përgjegjësie, dinjiteti dhe “faqe-bardhësie”. Në shumë treva, nuk është vetëm mbulesë koke, por një lloj “vule karakteri”.

Së treti, rezistenca e heshtur ndaj modave osmane e bizantine. Ndërsa popujt e tjerë adoptuan fesin, kalpacin, shamitë, shqiptarët e maleve e mbajtën plisin si shenjë të vetën. Nuk ishte domosdoshmëri një akt i artikuluar politik, por një refuzim i brendshëm për t’u tretur.

Së katërti, shenja e dallimit etnik. Në terrenin e përzier ballkanik, “kokat e bardha” dallonin shqiptarët nga larg. Plisi u bë logo vizuale e identitetit./koha.net/

 

Shtatë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

0

Sot janë bërë shtatë vjet nga dita kur Kuvendi i Kosovës miratoi përfundimisht tri ligjet, me të cilat u mundësua transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Votimi ishte përcjellë me duartrokitje të gjata në Kuvend.

Me 107 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 14 dhjetor 2018 i thanë po formimit të Ushtrisë.

Për Ligjet e miratuara bëhej fjalë për Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Nga ky moment, zyrtarisht e kemi Ushtrinë e Kosovës. Në sallë kemi kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga ky çast janë ushtarë të Kosovës, të cilëve ua urojmë Ushtrinë e Kosovës”, kishte deklaruar në atë kohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

 

Mot i vranët dhe mjegull në mëngjes, minimalja deri -4

0

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Në orët e mëngjesit, në shumë zona të vendit pritet paraqitja e mjegullës së radiacionit, e cila mund të ulë dukshmërinë, veçanërisht në ultësira dhe lugina.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës pritet të jenë ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Instituti bën të ditur se kushtet agrometeorologjike aktuale në vend janë relativisht të favorshme për kryerjen e punimeve në bujqësi. Megjithëse reshjet e shumta gjatë muajit nëntor kanë bërë që shumë bujq të mos arrijnë t’i mbjellin sipërfaqet me grurë brenda afatit optimal, mbjellja edhe gjatë muajit dhjetor mbetet e mundur. Megjithatë, rekomandohet që bujqit t’u përmbahen udhëzimeve agronomike dhe teknike për të siguruar zhvillim sa më të mirë të kulturave bujqësore.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort