Home Blog Page 5652

Osmani: Thaçi, duhet ta dijë që ka njerëz në Kosovë që e kanë mundur dhe e mundin me vota

0

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Osmanit, fajtor për marrëveshjen e Asociacionit janë presidenti aktual Hashim Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ajo e quan gabim shumë të madh që në vitin 2015 deputetët e LDK-së e votuan këtë marrëveshje në Kuvend.

“Në vitin 2013 kur Thaçi e nënshkroi marrëveshjen e cila u ratifikua në Kuvend, ai kurrë nuk do të mund ti bënte 2/3 që duheshin për ratifikim sikur LDK-ja mos t’i ndihmonte. Unë atëherë kam qenë e vetmja nga LDK-ja që kam votuar kundër, dhe sikur edhe të tjerët ta besonin vlerësimin që pe japin tash pas shtatë vitesh se ka qenë e dëmshme ajo marrëveshje e nënshkruar nga Thaçi atëherë Thaçi kurrë nuk do të arrinte ta bënte atë marrëveshje të obligueshme sepse nuk do t’i merrte votat për ratifikim. Ka qenë gabim i madh që deputetët e LDK-së në atë kohë e kanë përkrahur një marrëveshje të tillë”, u shpreh Osmani.

Osmani shtoi se Thaçi e Mustafa kanë qenë bashkë atëherë dhe vazhdojnë të jenë bashkë edhe sot.

“Në vitin 2013 bashkë, 2015 bashkë edhe 2020 bashkë janë, po flas për z.Thaçi në veçanti ai e dinë shumë që kanë e qenë bashkë atëherë janë bashkë tash, kanë qenë bashkë në këto nënshkrime që i kanë ndërmarrë. E në anën tjetër del e akuzon familjen time e quan tradhtare”, tha Osmani.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë intervistës në Telegrafi.com

Ajo madje pati edhe një porosi për presidentin Thaçi, duke thënë se ka njerëz që e kanë mundur edhe mund ta mundin me vota.

“Thaçi, duhet ta dijë një gjë shumë mirë që ka njerëz në Kosovë që e kanë mundur dhe e mundin me vota kurdo që don ai me dalë në zgjedhje. Janë dy njerëz, i ndjeri Rugova dhe pastaj në zgjedhjet e fundit Albin Kurti dhe Vjosa Osmani”, tha Osmani.

Kryeparlamentarja shtoi se ka edhe njerëz të atillë që mposhtjen e Thaçit e shohin përmes Gjykatës Speciale.

“Po ka njerëz që mendojnë që pavarësisht që shtiren si bashkëpunëtorë të tij që e mendojnë që me e mposhtë vetëm tu e pa tu e marr Gjykata Speciale. Pra ai duhet me ditë këtë punë që ata që i akuzon për tradhti nuk gëzohen nëse ka ndonjë vendim të Gjykatës Speciale sepse kurdo e kudo e kemi lanë dhe e lajmë mbrapa me vota. Duhet me pas kujdes me deklaratat e tij se kënd e akuzon”, u shpreh Osmani.

Osmani shtoi se vijat e kuqe për Asociacionin i ka sqaruar Gjykata Kushtetuese, dhe se nuk kemi as çka shpikim vija të reja të kuqe as të gjelbrat e as ndonjë ngjyrë tjetër.

“Asociacioni ka qenë i dëmshëm si ide në vitin 2013, ka qenë i dëmshëm si ide dhe në vitin 2015, por fati është që vendimi i Gjykatës Kushtetuese eliminon çdo mundësi që ky trup të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk mundet me qenë edhe marrëveshja e vitit 2015 dhe Kushtetua e Kosovës, sepse Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar këtë marrëveshje. Nëse Hoti nuk e kupton këtë gjë kaq bazike nuk duhet të niset kurrë më për në Bruksel”, tha Osmani.

I riu rus i vë flakën Mercedesit 180 mijë dollarësh, ja arsyeja

0

Një bloger rus ka djegur makinën e tij luksoze Mercedes GT63s që e kishte blerë 180 000 dollarë, pasi nuk ishte i kënaqur me shërbimin teknik të ofruar nga marka gjermane.

I riu Mijail Litvin e kishte blerë mjetin në maj të vitit 2019, por pak më shumë se një vit më pas vendosi ta digjte.

Sigurisht që vendosi që të bënte edhe një video, që ka marrë më shumë se 10 milionë klikime.

Arsyeja e këtij veprimi drastik ishte se makina kishte nisur të shfaqte probleme dhe rusi zbuloi se ajo nuk kishte pjesë origjinale.

Marka gjermane nuk pranoi fajin dhe nuk mori përsipër që t’i zëvendësonte pjesët. Kështu, rusi vendosi që të paktën të merrte disa milionë klikime.

Rekord i zi në Maqedoni të Veriut: 870 të infektuar dhe 14 viktima gjatë 24 orëve

0

Shifër rekord e infektimeve me koronavirus është regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë atje informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 2647 testime të realizuara, 870 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Ndërkohë, betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit e kanë humbur 14 pacientë, derisa 292 pacientë janë konfirmuar si të shëruar nga COVID-19./Ina-online

E thotë studimi: Drejtuesit e BMW-së janë më të vrazhdët në trafik

0

Në vitet e fundit, teza se shoferët e BMW janë më të vrazhdët dhe në të njëjtën kohë më agresivët në trafik është bërë e zakonshme.

Raste të shumta nga praktika e mbështesin këtë, dhe disa studime thonë të njëjtën gjë. Më e fundit u krye nga Insurify.com, në një mostër të madhe prej 2.5 milionë pretendimesh sigurimesh që ata kanë në bazën e të dhënave.

Siç tregon studimi, shoferët e pasjellshëm më së shpeshti vozisin me bori dhe ata shpesh janë të gatshëm të kryejnë një shkelje më të rëndë, transmeton Telegrafi.

Nëse flasim për markat, atëherë BMW është në krye, ashtu si Audi dhe Acura, kështu që këto tre marka zënë 6 në 10 makina me drejtuesit më të pasjellshëm.

Në vendin e parë është BMW Seria 4, me më shumë se 60 shoferë për mijë, në vendin e dytë është BMW Seria 7 me 56.2 shoferë të vrazhdë për mijë.

Nga ana tjetër, drejtuesit më të mirë drejtojnë SUV të mëdhenj, por që nuk bien në sy, siç janë Nissan X-Terra, Honda Ridgeline dhe Range Rover.

‘Udhëtoni’ në Prizrenin e viteve 50-ta përmes pikturave të mahnitshme të Besim Danjollit

0

Përderisa jeni duke shëtitur në qendrën e qytetit të Prizrenit, këto ditë krejt rastësisht keni pasur rastin të shihni po këtë qytet të minimizuar në pikturat e Besim Danjollit përmes të cilave secili mund të bëjë një “udhëtim” në Prizrenin e viteve 50-ta, shkruan KultPlus.

Pikturat të cilat po ekspozoheshin në qendër të qytetit, tërhoqën edhe vëmendjen time, ku e mrekulluar nga ngjyrat e bukuria e tyre, u ndala për t’i soditur nga afër. Por fati tjetër ishte prezenca e piktorit i cili pa hezitim, teksa unë po tregoja interesimin tim për një intervistë së bashku, nisi të më rrëfej për secilën pikturë e historinë që fshihet pas saj.

Qyteti i këtyre pikturave na shpaloste objekte kulturo-historike pa të cilat Prizreni po rrezikon të mbetet dita ditës. Pikërisht këto shkatërrime e ndryshime të qytetit, e kanë shtyrë artistin që përmes pikturës ta ruajë të freskët çdo cep të Prizrenit të vjetër dhe vetë trashëgimin e qytetit, që dikur kishte një qetësi të thellë shpirtërore.

Me ngjyra të ndezura e një freski të jashtëzakonshme, Danjolli na shpalos rrëfime për secilën lagje të vjetër e për jetën e asaj kohe për të cilën ka jo pak nostalgji.

Siç na tregoi vetë piktori, takimi i tij i parë me artin e pikturës ndodhi qysh në klasë të tretë në fillore ku bashkë me nënën e tij arriti të realizojë katër “deneze” me lule e nga ku Danjolli mbeti i mahnitur nga ngjyrat e ndezura e kontrastet të cilat duket se i ka trashëguar nga e ëma. Por, ishte mosha 5 vjeçare kur Danjolli realizoi portretin e shokut të tij dhe udhëtimi në botën e artit vazhdoi rrjedhimisht.

Ky pasion që me kohë u shndërrua në profesion, e bëri piktorin që në letrën e bardhë të vendosë qytete të ndryshme, portrete e gjithçka tjetër që linte mbresë te ai. Por vendlindjen, krejt pavëmendshëm ai kishte harruar ta ngjyrosë me brushën e tij. Një vërejtje nga shoku i tij për këtë “moskujdes” e ngacmoi mendjen dhe shpirtin e Danjollit i cili iu kthye rrënjëve për ta jetësuar vendlindjen në mënyrën më të mirë, atë të viteve 50-ta.

Ngjyrat e ndezura në pikturat e tij tregojnë për gjallërinë e popullatës dhe jetës në këtë qytet.

“Përmes pikturave mundohem të paraqes një qytet plot gjallëri, plot civilizim e që në emër të zhvillimit urban janë degraduar shumë pjesë të qytetit të cilat kanë pasur dhe ende kanë një vlerë shpirtërore poashtu edhe ekonomike në pikëpamjen e turizmit. E disa nga objektet mund të përtërihen në mënyrë që të plotësohen vlerat e qytetit”, vlerëson Danjolli për KultPlus.

Gashi: Task-forca kundër korrupsionit, prej dhjetë vitesh nuk dha rezultate

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi thotë se Task-forca e shkarkuar nuk kishte bazë ligjore.

Gashi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se shkarkimi i Task-forcës kundër korrupsionit u bë pa i njoftuar partnerët ndërkombëtarë e që sipas tij kjo ka mundur t’i surprizojë ata.

“Nëse shohim punën e kësaj task-force për dhjetë vite nuk shihet se ka pasur ndonjë rezultat të theksuar. Kjo task-forcë në mënyrën se si është e ndërtuar rrezikon shumë që të përdoret kundër grupeve apo individëve”, tha ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se kjo task-forcë ka qenë instrument në dorën e kryeministrit që mund të përdorej kundër çdokujt.

“Kryeministri Hoti ka mundur t’i zëvendësonte këta emra me personat e afërt të tij dhe ta bënte edhe më të rrezikshëm këtë instrument”.

Gashi ka thënë se një task-forcë tjetër anti-korrupsion duhet të formohet por sipas tij ajo duhet të ketë bazë ligjore e “jo të jetë instrument në dorën e kryeministrit”.

Ish-sekretarja Albright: Kosova është test për demokracinë

0

Ish-sekretarja e shtetit të SHBA-së, Madeline Albright, ka thënë se Kosova është një test për demokracinë, por se me angazhimin më të madh të miqve në Kongresin e SHBA-së dhe komunitetit shqiptaro-amerikan mund të ndihmohet në ndërtimin e paqes dhe prosperitetit për të gjithë.

Madeliene Albright ka folur në një tryezë online ku po diskutohet për të ardhmen e Kosovës, tryezë nën drejtimin e Kryesuesit të Komitetit për Punë të Jashtme të SHBA-së, Eliot Engel. Albright ka qenë kritike ndaj administratës Trump për qasjen ndaj problemit.

“Më 1998-1999 qëllimi ishte për ta bashkuar botën rreth principeve demokratike dhe në përkushtim drejt paqes. Kampanja e udhëhequr nga Clinton ishte për rezultate të suksesshme. Joe Biden mobilizoi vendet në kampanjën e NATO’s, anëtarët e Kongresit me në krye Eilliot Engel treguan angazhim të madh.

 

Tani është koha t’i rivendosim angazhimin tonë qysh në javën e ardhshme pas katër vitesh dështim dhe qasjes së administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë. Kosova mbetet një vend test për demokracinë, por me angazhim të madh të miqve në Kongres dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, mund të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe prosperitetit për të gjithë. Patriotët amerikanë janë miqtë e vërtetë të shqiptarëve”, ka thënë ajo në fjalimin hapës.

Arben Gashi: Vjosa Osmanin dhe Avdullah Hoti kanë probleme personale

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi thotë se shumë deputetë të koalicionit kanë qenë të prekur me COVID-19, andaj sipas tij është vonuar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Gashi ka komentuar edhe akuzat që Vjosa Osmani i ka bërë në adresë të Avdullah Hotit në intervistën e saj.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti i kanë tri probleme mes vete.

“Problemi i parë është problem personal. Kanë njëfarë mos durimi mes vete. Avdullahi nuk e shpreh këtë mosdurim ndërsa Vjosa e shpreh hapur. E dyta, kanë një mos komunikim publik pasi zonja Osmani mendon se ajo ka qenë e duhura për kryeministre pasi ka qenë bartëse e listës…E treta është mungesa e komunikimit kushtetues”, ka deklaruar Gashi në Dugagjin.

Gashi thotë se ai vet i ka kërkuar Osmanit pesë herë që ta votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ndërsa sipas tij herën e gjashtë, Osmani i ka thënë që votën të vjen e ta kërkojë vet Hoti.

Hoti meqë ishte në Kuvend i thashë unë me shaka: Kryeministër Vjosa po kërkon që ti duhet t’ia kërkosh nënshkrimin. Ai duke qeshur më tha: Po mor, që unë po e kërkoj nënshkrimin”.

Pse lakuriqët e natës jetojnë me koronavirusin dhe njerëzit jo? Zbulimi i shkencëtarit jep shpresë për të ardhmen!

0

Një nga ekspertët kryesorë të botës në studimin e sëmundjeve infektive ka bërë një zbulim se pse lakuriqët e natës nuk sëmuren, ndërsa mbartin viruse zoonotike që mund të rezultojnë fatale për njerëzit dhe kafshët e tjera.

Zbulimet mbi imunologjinë e lakuriqëve të natës nga profesor Wang Linfa, biolog, i cili ishte një nga tetë shkencëtarët që zbuluan se lakuriqët e natës ishin ata që mbartën dhe përçuan SARS-in në 2003-shin, sigurojnë disa të dhëna të rëndësishme që mund të shërbejnë për kërkimet e së ardhmes, mbi sëmundjet njerëzore.

Deri më tani, provat tregojnë se virusi që ka infektuar 43.5 milionë njerëz dhe ka vrarë më shumë se 1.1 milion në të gjithë botën e ka origjinën në lakuriqët e natës, kafshë që sipas profesorit Linfa kanë evoluar në mënyrë unike dhe strehojnë viruset.

Sipas hulumtimeve të tij, lakuriqët e natës tashmë kanë adoptuar strategji të shumëfishta për të zvogëluar reagimet proinflamatore, duke dobësuar sistemin e tyre imunitar, për të kufizuar rrezikun e dëmtimit të indeve dhe sëmundjeve.

Në rast të kundërt, kur këto viruse kalojnë te njerëzit mund të kenë një ndikim vdekjeprurës dhe shkatërrues.Nëse mekanizmat e përdorur nga lakuriqët e natës për të mbrojtur veten nga viruset patogjene mund të përsëriten te njerëzit, profesori Wang shpreson që sëmundjet si Covid-19 mund të menaxhohen për të shmangur gjendje të rënda ose vdekje.

“Supresioni i reagimeve inflamatore tepër aktive përmirëson jetëgjatësinë dhe parandalon dobësimin e lidhur me moshën te njerëzit. Gjetjet tona mund të ofrojnë njohuri të mundshme për zhvillimin e strategjive të reja terapeutike që mund të kontrollojnë dhe trajtojnë sëmundjet infektive njerëzore. Inflamacioni është çelësi. Ne e dimë nga studimet se inflamacioni është një thikë me dy presa. Kur keni sasinë e duhur të inflamacionit jeni të mbrojtur dhe kur keni shumë ose pak, mund të vuani nga sëmundje patogjene ose të vdisni. Ne që ndjekim viruset kemi një klishe, që shumë pak viruse na vrasin neve dhe ne vrasim veten.” -tha profesor Wang për Telegraph.Covid-19 është një shembull i përsosur, pasi i njëjti virus nuk mund të shfaqë simptoma të lehta në 80-85 njerëz nga 100, por e vret një person.

“Është një tregues i qartë se është reagimi imunitar i njeriut që bën ndryshimin në rezultatin e infeksionit.”-tha ai.Studimi nga Profesor Wang qartëson enigmën pse lakuriqët e natës nuk preken nga viruset vdekjeprurëse që mbartin në trupat e tyre. Ekipi shqyrtoi tri specie lakuriqësh, Pteropus Alecto, në Australi, Eonycteris spelaea, në Azinë Juglindore, dhe lakuriqi i myotës së Davidit, i cili është i zakonshëm në Kinë.Te të tre, shkencëtaret identifikuan mekanizma të ndryshëm që ekuilibrojnë aktivitetin e proteinave kryesore që luajnë një rol të madh në ndërmjetësimin e imunitetit dhe reagimeve inflamatore te gjitarët, duke u mundësuar lakuriqëve të natës të shmangin pasojat e dëmshme të aktivizimit imunitar.

Një nga mekanizmat që përdorin lakuriqët është zvogëlimi i niveleve të kaspazës-1, një proteinë që shkakton një tjetër proteinë kyçe inflamatore citokine, interleukin-1 beta. Një mekanizëm tjetër që ata përdorin pengon maturimin e citokinave interleukin-1 beta përmes një ekuilibrimi të akorduar mirë të proteinave.Procesi i transformimit të zbulimeve në trajtime shpëtuese për njerëzit mund të zgjasë me vite thotë profesor Wang, por ama janë në drejtimin e duhur./K.C/dritare.net

Gjermani: Deri në 25 mijë euro gjobë nëse del pa maskë!

0

Mjekja Aurora Dollenberg Meta nga Gjermania ka deklaruar se situata atje sa i përket Covid është përkeqësuar dhe se vendi rrezikon të shkojë drejt një mbylljeje.

Ajo ka deklaruar se gjoba nëse njerëzit dalin pa maska është deri në 25 mijë euro.
“Deri 25 mijë euro gjobë në Gjermani nëse del pa maskë. Kjo ndodh nëse nuk bëhen lajmërime me shkrim.

Ka qenë një mbledhje e jashtëzakonshme nga ana e ministrisë dhe të hënën do të vendoset definitivisht nëse do të ketë një mbyllje të dytë”, tha ajo.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort