Home Blog Page 5611

Flet nëna e dy fëmijëve të Lavdrim Muhaxhirit (VIDEO)

0

Floresha Rasha, nëna e dy fëmijëve të Lavdrim Muhaxherit, është shtetasja e parë nga Shqipëria që u nxor nga kampi Roj në Siri.

Rasha, ka rrëfyer për herë të parë për jetën në shtetin islamik, luftën, si përfundoi atje dhe nëse është penduar që ka shkuar.

Në një rrëfim për Top Channel ajo pohon se ka pritur rreth një vit për t’u rikthyer në Shqipëri, teksa shton se ndjehet mirë dhe djemtë e saj janë mirë.

Gjatë qëndrimit të saj atje, Floresha është plagosur në këmbë dhe teksa po kurohej fëmijët i ka mbajtur te motra e saj.

“Unë kam qenë në spital. Fëmijët i kanë mbajtur motrat. Unë kam qenë në spital. Kam qenë një vit e një muaj në spital….Isha e plagosur në këmbë dhe kam nevojën për një operacion tjetër”, thekson ajo.

E pyetur për jetesën në kampin e Sirisë, ajo tha çdo gjë ishte e vështirë gjatë asaj periudhe.

“Çdo gjë është e vështirë atje….jetesa, fëmijët nuk kanë kushtet çdo gjë është e vështirë. Kemi qenë të frikësuar se kur ata donin na fusnin në burg, na rrihnin na bënin ca donin ata…Djalin ma kanë marrë dhe e kanë mbajtur 4 muaj në burg. Jo vetëm djalin tim por të gjithë djemtë mbi 12 vjeç e lart”.
Mund të më thuash si ju përfunduat në Siri, u pyet ajo gjatë bisedës nga gazetari.

“Unë shkova….përpara ishte burri im atje …Diamanti…pastaj kam shkuar unë pas 6 muajsh. Shkova të takoja burrin tim të rrija 3 muaj edhe të kthehem por nuk mund të kthehem.

Ndërsa në pyetjen se a është penduar për shkruajen në Siri, Floresha u përgjigj “Nuk e di, nuk e di çfarë të them”.

Teksa shtoi se e ka marrë malli për prindërit, motrën dhe vëllain.

Bajrami për skandalin e 2 milionë eurove: Deri më tani janë bllokuar 560 mijë euro dhe janë konfiskuar 3 vetura

0

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se deri më tani janë bllokuar 560 mijë euro nëpër xhirollogari të ndryshme dhe janë konfiskuar 3 vetura, në lidhje me “avullimin” e 1.2 milion eurove nga Thesari i Shtetit.

Bajrami para deputetëve ka treguar se si shkon procedura për të ardhur deri te kryerja e një transaksionit.

“Çka ka ndodhur, ju e dini me datën 19 Thesari është njoftuar nga Ministria e Infrastrukturës se janë kryer disa transaksione, se kjo kompani nuk ka kontratë me ne dhe përmenden emrat se ata nuk janë zyrtarë të ministrisë. Ka hyrë në sistem ka krijuar usera dhe ka kryer procedurat. Ky person edhe në përshkrim të punës e ka pas për të krijuar qasje për zyrtarët. Tash për secilën organizatë buxhetore i ka një ose dy persona që kanë qasje në thesar. Ky person punon që 11 vite në Thesar. Tash ky ka hyrë tek sistemi e ka krijuar një llogari dhe ka bërë urdhërblerjen, ka kaluar tek tjetri e ka bërë edhe certifikimin dhe aprovimin. Kur ka ardhur tek certifikimi e ka përdorur llogarinë e zyrtarit të Mistrisë së Infrastrukturës i cili që 9 muaj nuk punon në këtë ministri. E ka marrë fjalëkalimin e tij dhe e ka kryer. Për secilin person zyrtar që ka qasje në thesar e ka një certifikim. Kjo llogari ka qëndruar e hapur dhe nuk e dimë se si nuk i ka shkuar një email që paswordi i juaj po preket. Tek divizioni i pagesave gjithçka është dal në rregull. Ky person e ka keqpërdorur detyrën zyrtare”, tha ajo.

Bajrami tha se nuk dëshiron të shfajësohet sepse skandali ka ndodhur në Thesar, mirëpo tha se kanë marrë masa shtesë.

“Ne kemi marrë masa shtesë, po bëjmë kontrolle për secilin transaksion. Kjo nuk la mundur të ndodh më herët se për çdo fund të muajit përmes dokumenteve bëhet barazimi për buxhetin e secilës organizatë buxhetore. Ne kemi njoftuar të gjitha institucionet e rendit, AKI. Deri më tani 560 mijë euro nëpër xhirollogri të ndryshme, janë konfiskuar 3 vetura. Ky krim është plotësisht i gjurmueshëm”, tha ajo.

Bajrami tha se shpreson dhe beson që mjetet do të kthehen në buxhetin e shtetit.

Medije Musliu, zëvendësdrejtore e Thesarit të Shtetit, ka bërë të ditur se transaksionet për 2.1 milionë euro që janë transferuar në llogarinë e kompanisë “LDA Group” ka filluar në orën 11 e 44 dhe ka zgjatur deri në orën 12 e 48.

“E kemi dëgjuar dikush thotë 8 deri në 9 minuta. Janë nxjerrë raporte nga sistemet elektronike. Transaksionet kanë filluar rreth orës 11 e 44 ose 48 nuk e di saktë. Procesi i fundit ka ndodhur rreth orës 12 e 48. Krejt proceset janë kryer gjatë kësaj periudhe”, tha ajo.

24 shteteve Kosova iu vë vijë të kuqe: S’mund të hyjnë pa testin PCR

0

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar listën e shteteve të cilat aktualisht Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19.

Pjesë e kësaj liste janë: Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjikë, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni, Portugalia dhe Bullgaria.

Të gjithë qytetarët që jetojnë në në këto shtete për të hyrë në Republiken e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qendrojnë 7 ditë në vet-izolim.

 

Salih Mustafa në Gjykatën Speciale me akuza ndaj Vuçiqit, Daçiqit e Vulinit – i quan çetnikë sallonesh

0

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka mbajtur një fjalim përpara se të deklarohej i pafajshëm në Dhomat e Specializuara lidhur me akuzat e ngritura.

Në deklaratën e tij para të pranishmëve, Salih Mustafa ka përmendur edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe dy politikanët e tjerë serbë, Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin, të cilët i ka quajtur çetnikë sallonesh.

”As paqja dhe as prosperiteti demokratik e euro-perëndimor në Ballkan nuk do të arrihet duke përkëdhelur e mikëluar trinomin autokratik, klero-fashist dhe nacional-shovenist, të përbërë nga Aleksandar Vuçiqi, Ivica Daçiqi dhe Aleksandar Vulni, të cilët ishin akterë aktiv në regjimin e Millosheviqit dhe tani si derivat i atij regjimi janë shndërruar në çetnikë sallonesh të cilët edhe në ditët e sotme, me politikat e tyre fashiste po godasin lirinë dhe qytetarët e shtetit tim”.

”Bashkëkombasit e mi në Kosovën Lindore e Sanxhak po i bëjnë të vuajnë, duke ua mohuar të drejtat themelore njerëzore, kurse në anën tejetër, po cënojnë shtetet e Ballkanit që po ndërtojnë demokaci perëndimore”, tha Mustafa.

Thaçi shpeshton takimet me Haradinajn, folën për “zhvillimet politike në vend”

0

Presidenti Thaçi ka takuar sot, siç dihet publikisht, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajt. Presidenti ka pasur edhe një takim tjetër me Haradinajn para pak ditësh. Zyra e Presidentit thotë se folën zhvillime politike.

Zyra e Presidentit i ka thënë Gazetës Express se Thaçi sot i takoi kryetarët e partive për të biseduar për zgjedhjet që do të mbahen në Podujeve dhe për zhvillimet në vend.

“Presidenti i ka takuar sot liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend”, ka thënë Zyra për Informim e Presidencës.

Ndërkaq, më parë kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj tha për media se në takim sot e ka thirrur Presidenti. Sic tha ish-kryeministri, Thaci nuk i ka treguar nëse ka “diçka të re” nga Gjykata Speciale.

Haradinaj ka thënë se s’kanë folur për pozitën e presidentit dhe se presidenti Thaçi nuk ka thënë asgjë rreth punës së Speciales./Express/

Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm në aktakuzat e Specialës

0

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, është deklaruar i pafajshëm për të katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja.

Ai është deklaruar i pafajshëm pas një fjalimi të gjatë që mbajti. Me këtë ka përfunduar pjesa e parë e seancës.

Po vazhdon pjesa e tjetër.

4 të vdekur për 24 orë nga Coronavirusi

0

Katër persona kanë vdekur dhe 281 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Rezultatet sipas IKSHPK-së kanë dalë nga 932 mostra të marra.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 932 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 281 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK)”.

Alarmante: 281 raste të reja me Coronavirus në Kosovë, 20 në Prizren

0

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 932 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 281 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.295 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.658.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Njoftim i rëndësishëm për shtetasit gjermanë që hyjnë në Kosovë

0

Shtetasit e Gjermanisë tani e tutje nuk do të mund të hyjnë në Kosovë pa e pasur një test PCR-negativ. Pas rritjes së rasteve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit, edhe ky shtet i është bashkuar listës së shteteve me rrezik të lartë infektimit.

Kështu ka njoftuar edhe një kompani ajrore në Kosovë.Sipas vendimit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë shtetasit gjermanë, me pasaportë gjermane, nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR negativ ose duhet të karantinohet 7 ditë.

Ky vendim nuk vlen për udhëtarët që kanë pasaportë kosovare e udhëtojnë nga Gjermania në vendlindje.“Përshëndetje, të nderuar bashkëpunëtorë dhe klientë.Ju njoftojmë se pas vendimit nga Ministria e Shëndetësisë, Kosova e ka futur në listë të zezë (rrezikshmëri të lartë) Gjermaninë dhe që vlen për çdo pasagjerë nga sot që vjen në Kosovë duhet ta ketë testin PCR ( negativ ) ose duhet të karantinohet 7 ditë.

Mirëpo kjo vlen vetëm për shtetasit gjermanë që kane pasaporte gjermane. Vlen të ceket që ata që jetojnë në Gjermani dhe posedojnë dokumente kosovare, nuk kanë nevojë të hyjnë në karantinë ose të kenë testin për Covidin-19

Ju faleminderit!”, thuhet në njoftim.

Duda Balje kërkon që Kosova të hapë zyrë ndërlidhëse në Bosnje e Hercegovinë

0

Deputetja boshnjake, Duda Balje, ka kërkuar nga institucionet e Republikës që të hapin një Zyrë Ndërlidhës të Kosovës, në Sarajevë.

Në dokumentet e publikuara nga Balje, bëhet e ditur se kërkesa është dërguar në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, njofton Klan Kosova.

Në këtë kërkesë, theksohet se hapja e një misioni të posaçëm, të tipit Zyrë Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Sarajevë, do të ndihmonte në zgjidhjen e shumë problemeve, e njëkohësisht do të mund të shërbente edhe në përafrimin politik midis dy shteteve sovrane dhe do ta rriste bashkëpunimin ndërshtetëror e rajonal.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort