Home Blog Page 5545

Shpëtohen sirianët që ishin bllokuar në det, përfundojnë në spitalin e Vlorës dhe Tiranës

0

Rreth 50 klandestinë nga Siria qëndruan mbi 3 orë në përballje në det të hapur me motin e keq. Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone, të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptarë.Ndërsa shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës. 16 persona morën ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 9 burra dhe gra nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10-vjeçare.Mjeti lundrues mbeti në grykëderdhjen të Vjosës për orë të tëra për shkak të erërave të forta. Xhilal M. Nga Siria tha se ishte në gomone së bashku me dy motrat dhe nipin 7-vjeçar.

“Paratë i ka paguar im vëlla, nuk e di sa lekë ka paguar, ne donim të shkonim në Itali, në Evropë , kudo qoftë. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det, u dogjëm nga benzina”, tha ai.Pjesa tjetër e tyre gjenden në korridoret e Drejtorisë Vendore të policisë.

Kjo e fundit në komunikatën e saj për shtyp tha se goditi një rast trafiku klandestinësh, megjithatë salla operative u njoftua për një mjet lundrues me shtetas të huaj në bord që kërkoi ndihmë për shpëtim pasi gjendej në grykëderdhjen të Vjosës në rrezik për t’u mbytur. Gomonia e përmasave të mëdha është dëmtuar dhe mbytur pjesërisht.Në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojës Bregdetare dhe dy mjete të Guardia di Finanza. Në tokë aksioni për krehjen e territorit dështoi, ndërsa policia nuk arriti të zbardhë dhe ndaloj shqiptarët e përfshirë në trafik.

Burime jozyrtare konfirmojnë ndalimin e dy personave të dyshuar si të përfshirë. Aktualisht nuk ka të dhëna të sakta rreth gomones, nëse rezulton e trafikuar apo e regjistruar me pronësi të rregullt në Shqipëri./A2/

S’dihet ende forma e bashkëpunimit mes LVV dhe iniciativës së Osmanit

0

Ish-deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se pret që në zgjedhjet e radhës, subjekti të cilit i takon t’i ketë mbi 65 deputetë në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se s’ka dyshim që Albin Kurti do t’i prijë listës së VV-së në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 shkurt.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, Pacolli u shpreh se nuk beson që do të paraqitet ndonjë pengesë për të bashkëpunuar me iniciativën e Vjosa Osmanit për të bashkë-qeverisur në të ardhmen.

“Tani ka një numër të sondazheve që e vendosin Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese – VV mbetet ajo që i prinë garës dhe do të jetë parti që do ta ketë shumicën në Kuvendin e Kosovës.

Presim që në zgjedhjet e radhët të kemi mbi 65 deputetë. Ne tani si VV jemi duke dalë në sondazhe që po prijmë, por kur bashkohemi me iniciativën e Vjosa Osmanit; atëherë del përqindja edhe më e lartë”, tha ajo.

Pacolli tha se ende nuk e kanë specifikuar se si do të jetë format e bashkëpunimit me iniciativën e Vjosa Osmanit, si koalicion apo në një listë të përbashkët.
“Tash po presim që Osmani të përfundojë me punën e saj dhe pastaj të vendosim se si do të bashkëpunojmë në të ardhmen.

Ne kemi bashkëpunuar me të deri më tani dhe kemi shprehur gatishmërinë që të vazhdojmë edhe më tutje. Tani për tani nuk mund të flasim se cilat janë kriteret sepse gjatë diskutimeve nuk besoj se do të ketë diçka që do të na pengojnë drejt marrëveshjes.

Ne nuk kemi biseduar për mënyrën e bashkëpunimit – ne po presim që ajo të përfundojë punën me iniciativën e saj dhe pastaj do të ulemi dhe të diskutojmë”, tha Pacolli.Në Edicionin Special në Klan Kosova, Pacolli u shpreh se Kurti është ndër më të votuarit dhe se qytetarët po e deklarojnë hapur se ai do të jetë lideri i ardhshëm.

“Padyshim që Albin Kurti do t’i prijë listës së VV-së dhe kjo është një gjë që s’ka dilemë dhe me këtë listë ne do të dalim fitues. Nuk kemi dyshim kjo ngase lideri Kurti është ndër më të votuarit dhe qytetarët po e deklarojnë hapur se ai do të jetë lideri i ardhshëm”, tha ajo.E pyetur se me cilën nga subjektet politike VV do të formonte koalicion parazgjedhor, ajo e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

“Ne e kemi thënë kohë më parë se e vetmja iniciativë qytetare që ne mund të bashkëpunojmë është Vjosa Osmani – askush tjetër. Ne jemi të qartë, kemi deklaruar disa herë se nuk ka koalicion tjetër përveç Osmanit me të cilët do të dakordohemi ditëve në vijim”, përfundoi Pacolli.

Paralajmërohet rritje e numrit të të infektuarve gjatë janarit në Kosovë

0

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi tha se gjatë muajit janar mund të ketë rritje të numrit të të infektuarave me Covid-19.

Edhe pse thotë se nuk mund të bëhen parashikimi në këtë drejtim, ai shprehet i bindur se zbulimi i vaksinave do të mundësojë që të menaxhohet me këtë situatë.

“Tashmë as shkencëtarët botërorë nuk po kanë guxim për të bërë parashikime sa i përket ecurisë së mëtutjeshme të kësaj pandemie. Është fat i mirë që tani kemi vaksinën në përdorim dhe ka filluar të aplikohet në disa shtete dhe presim që edhe Kosova ta marrë atë shpejt dhe presim që vaksinimi të ulë trendin e kësaj pandemie”.

“Megjithatë përderisa nuk e kemi vaksinën në përdorim dhe e kemi virusin prezent neve na mbetet vetëm t’i zbatojmë masat. Kështu që mund të jetë e pritshme që të kemi prapë faza të tilla të rritjes së numrit të pacientëve, por kjo do të varet nga aplikimi i vaksinës në vendin tonë”.

Tutje, ai ka folur edhe për masat që kanë marrë sa i përket menaxhimit me pandeminë, ku përmendi shtimin e numrit të shtretërve dhe sigurimin e oksigjenit.

“Ne qysh gjatë korrikut dhe gushtit kur u ballafaquam me fluksin e dytë të numrit të madh të pacientëve bëmë identifikimin e hapësirave të cilat do të mund t’i përdorim tash në nëntor dhe dhjetor. Kështu bëmë një plan detal dhe arritëm që vetëm në QKUK të shtojmë këtë kapacitet të shtretërve për 200 shtretër të kyçen në oksigjen qendror”.

“Përforcuam sistemin e oksigjenit, siguruam oksigjenin dhe identifikuam rreth 90 shtretër dhe 100 shtretër të tjerë. Më të ngarkuara gjatë kësaj kohe ishin spitalet e mëdha sidomos ai i Prizrenit, i Gjakovës dhe Pejës. Varësisht nga nevoja ne do të shtojmë shtretër”.

Krasniqit shtoi se QKUK-ja ka siguruar pajisje shtesë mjekësore, ku mund të bëhen analizat e diagnostikimit të kancerit të gjirit.

Poashtu, sipas tij, një shërbim që ofrohet për herë të parë në QKUK është Brahiterapia që nuk gjendet as në klinikat private në Kosovë.

Ai tha se gjatë vitit 2021 do të fillojnë edhe me shërbimet e IVF-së, mirëpo nevojitet edhe staf shtesë.

“Ne qysh në fillim kemi prioritizuar aktivitet që do t’i ndërmarrim, si furnizimin me oksigjen, riorganizimin komplet të stafit shëndetësor për ti riorganizuar mjekët, infermierët dhe shërbimet tjera mbështetëse në funksion të trajtimit të pacientëve me Covid-19 dhe poashtu në marrjen e veprimeve për të siguruar furnizime me barna ato që janë më të domosdoshme për trajtimin e pacientëve me Covid. Ne kemi siguruar pajisje shtesë mjekësore dhe tash aty mund të bëhen analizat e diagnostikimit të kancerit të gjirit qysh në fazat e hershme të kancerit”.

Mustafa me “porosi” për Gjykatën Speciale: Të gjykohen vrasjet e anëtarëve të LDK-së, ua kemi borxh drejtësinë

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se vrasjet ndaj zyrtarëve të kësaj partie duhet të shqyrtohen nga Gjykata Speciale, pasi siç thotë ai ua kemi borxh drejtësinë.

Tutje, Mustafa thotë se Gjykata Speciale nuk është themeluar me kërkesë të LDK-së.“Unë mund të them që Gjykata Speciale nuk është themeluar as me kërkesën e LDK-së as me iniciativën e LDK-së. Shkak për themelimin e gjykatës ka qenë një raport që Këshilli i Evropës ka provuar atëherë dhe ajo është bërë si bazament themi i kërkesës për themelimin e gjykatës”.

“Gjykata e ka një periudhë kohore gjatë të cilës ai do të trajtojë të gjitha krimet që janë bërë dhe unë besoj që në atë periudhë kohore do të duhet të shqyrtoheshin edhe vrasjet e zyrtarëve, anëtarëve të LDK-së dhe duhet të shqyrtohen të gjitha vrasjet e tjera sepse nuk mund të themi se disa vrasje janë të rëndësishme e disa të parëndësishme sepse vetë gjykata e ka rolin që në një formë të iu kthehet ose t’ia kthejmë borxhin që kemi ne ndaj viktimave që kanë rënë si objekt i sulmeve që kanë ndodhur në atë periudhë”.Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke.
Sipas tij, ky dialog nuk mund të përfshijë në asnjë rast ndryshimin e kufijve apo shkëmbimin e territorit.

Tutje, Mustafa shtoi se duhet t’i përshpejtojmë proceset në mënyrë që Kosova të bëhet sa më shpejt anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe të njihet nga pesë vendet e BE-së.“Ne do të vazhdojmë atë që kemi promovuar dhe kryeministri Hoti deri më tani se ne mund të bëjmë dialog vetëm me njohje reciproke.

Ky dialog nuk mund të përfshijë në asnjë rast ndryshimet e kufijve, shkëmbimin e territorit ose organizimin tjetër kushtetues të vendit sepse ne duhet ta kemi një vend me organizim unitar kështu si e kemi tani me qeverisje lokale dhe me qeverisje qendrore jo me shtresë të tretë të qeverisjes dhe në qoftë se mund të gjejmë zgjidhje në dialog është mirë që ky proces i dialogut të vazhdojë të përfundojë dhe të mos merremi me këtë çështje. Të bëhemi anëtar i Kombeve të Bashkuar, ta njohin Kosovën vendet e BE-së dhe të organizohemi në OKB ku akoma nuk jemi anëtarësuar”.Mes tjerash, Mustafa tha se e është rëndësishme që të mos ketë pengesa për Kosovën në komunikime ndërkombëtare por edhe me ato të komunave në veri të vendit.

“Njohja reciproke unë mendoj se duhet të jetë kusht themelor sepse në qoftë se vazhdojmë të dialogojmë, ndërkaq Serbia të shprehet çdo javë e çdo ditë se nuk e njeh Kosovën. Serbia duhet ta njohë një realitet se Kosova është shtet i pavarur i njohur nga mbi 115 shtete. Mirëpo kemi njohje më të rëndësishme të botës duke filluar nga SHBA-ja dhe vendet e tjera me të cilat kanë ndikim dominant në globin sot dhe kjo neve na forcon dhe na jep kurajë se askush nuk mund ta vë në pyetje ekzistencën subjektivitetin tonë shtetëror as Serbia”.“Prandaj nuk kemi fare nevojë të ulemi dhe të bisedojmë për gjëra të tjera.

Ne kemi dialoguar mjaft shumë deri më tani për çështje të veçanta dhe është parë se ato nuk po përfundojnë dhe ne do ta përmbyllim këtë proces. Ne do të vazhdojmë si shtet i pavarur do të bashkëpunojmë me të gjitha vendet e BE-së edhe me ato që na kanë njohur edhe me ato që nuk na kanë njohur sepse duhet t’i bindim që ato një ditë do ta njohin Kosovën. Do të ishte shumë mirë ta përfundojmë këtë proces dhe të bëhemi anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe të mos kemi pengesa në komunikime ndërkombëtare por edhe pengesa të brendshme kështu siç po na bëhen sot përmes këtyre komunave që janë në veri të vendit”, u shpreh Mustafa.

Rreth 7 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

0

Që nga marsi i vitit të kaluar, kur u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë, e deri më sot, IKSHPK ka njoftuar për numri total i rasteve ka arritur në 53 mijë 264 mijë.Gjatë kësaj periudhe, 1 mijë e 368 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

Derisa, numri i pacientëve që janë shëruar nga ky virus ka arritur në 45 mijë.

IKSHPK dje njoftoi se raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë gjithsej 6 mijë e 896.Që nga 1 janari i këtij viti deri më tani janë konfirmuar 1936 raste pozitive.

Paralajmërimi i frikshëm i Institutit Hidrometeorologjik: Më 10 janar pritet gjendje kritike nga vërshimet

0

Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi, ka paralajmëruar se gjendja e vërshimeve në Kosovë do të mbesë kritike dhe e rrezikshme.Prandaj, ajo në Klan Kosova u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të rrinë në gatishmëri në mënyrë që të ketë sa më pak dëme.

“Siç është parashikuar reshjet do të vazhdojnë edhe nesër ku do të ketë herë reshje të borës e herë të shiut. Po ashtu, nesër do të paraqitet edhe një ndërprerje e përkohshme e reshjeve, por përsëri do vazhdojnë në mbrëmje. Ndërkaq, më 10 janar pritet rritja e intensitetit dhe si pas gjitha këtyre parashikimeve dhe gjendjes hidrologjike me gjithë këto përmbysje pritet që kjo situatë të jetë kritike. Duhet të jemi në gjendje gatishmërie sepse nivelet maksimale të lumenjve do të shkojnë edhe më tutje”.

Latifi ka thënë se konsiderohet ende që Kosova është në gjendje kritike dhe të rrezikshme nga nivelet e ujërave nëpër lumenj.
“Secili institucion përgjegjës të jetë i gatshëm dhe të marrë veprime”.Ajo ka thënë se vërshimet vijnë si rezultat i reshjeve i reshjeve dhe shkrirjes së borës, por që ndikim kanë edhe njerëzit krijuar probleme me ngushtimin e profileve lumore, hedhjen e mbeturinave që krijohen grumbuj, si dhe ndërtimi pranë tyre.

Sipas Latifit, në Junik ka qenë sasia më e lartë e reshjeve.

Vetura humb kontrollin, përfundon në një pompë derivatesh në Prishtinë

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Prishtinë, më saktësisht në Veternik.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Express se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Sot rreth orës 20:30, në Veterrnik, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Bazuar në të dhënat e deritanishme një person është lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rasrin po merret njësiti trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Fejzullah Hasani: Askush nuk mund t’ia ndalojë Albin Kurtit të garojë për deputet

0

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzuallah Hasani thotë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të del mbi Kodin Penal. Sipas tij Kodi Penal e lejon kandidimin e Kurtit në zgjedhje.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani ka thënë në “Debat Plus” se pasojat juridike të dënimit i sheh vetëm kodi penal e jo Gjykata Kushtetuese.

“Vendimi i Kushtetueses nuk mund të vendos mbi kodin penal”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hsani thotë se Ligji mbi zgjedhjet nuk e specifikon sanksionin për ta diskualifikuar dikë nga gara.

“Kodi Penal i njeh dënimet plotësuese. Pasojë juridike nuk mund të prodhojë dënimi më kusht, vërejtja gjyqësore apo dënimi me gjobë. Nuk e specifikon Ligji i Zgjedhjeve se cilat dënime kanë pasoja juridike. Atë e cakton vetëm Ligji Penal”.

Hasani thotë se askush nuk mund t’ia mohojë kandidimin në zgjedhje Kurtit dhe të tjerëve.

“Standardin nuk mund të ndryshojë as Gjykata Kushtetuese…Pavarësisht çfarë thotë Kushtetuesja askush nuk mund t’ia mohoj një standard [Kurtit] që nuk e njeh Kodi Penal…Vendimi i Kushtetueses nuk mund të del mbi standardet.

Bllokohen 30 familje në Brod të Shtërpcës, shkaku i shembjes se dheut

0

Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të mbrëmjes të premten kanë bërë që të këtë rrëshqitje të dheut në fshatin Brod të Komunës së ShterpcësSipas “Kohës” këto rrëshqitje kanë bllokuar rrugën në lagjen e “Emërllahave”.

Që nga ora 21 në rrugë kanë dalur dhjetëra banorë si dhe zyrtarë të komunës për ta hapur rrugën derisa atyre në ndihmë ju ka dalur në mënyrë vullnetare edhe kompania “Vera sh.p.k” e cila është duke bërë përpjekje për hapjen e rrugës.

“Pas reshjeve të fundit jemi në vendin e ngjarjes jemi duke e hapur rrugen në fshatin Shtërpcë, pikërisht në lagjen ‘Emërllahave’, e cila është bllokuar nga rrëshqitja e dheut pas të reshurave të shiut. Deri tani kanë mbetur të bllokuara 30 familje të fshatit”, ka thënë Rifat Rrustemi, Rifat Rrustemi, banor nga fshati Brod.

Borë, shi e përmbytje, ky është parashikimi i motit për fundjavë

0

Në fundjavë ftohtë, kryesisht vranët me reshje të përziera dimërore, borë, shi dhe shi i akullt. Vende-vende reshjet do të jenë më intensive, me mundësi të përmbytjeve të reja.

Sipas Prishtina Weather në ditët e fundjavës do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, e ku nga mbrëmja e së shtunës priten sërish të reshura të reja bore, e të dielën edhe me shi e shi të akullt. Në disa pjesë reshjet do të jenë më intensive e që mund të shkaktojnë përmbytje të reja.

Edhe në fillim të javës së ardhshme mbetet mot i ftohtë, kryesisht me vranësira me reshje të përziera dimërore, borë, shi dhe shi i akullt.

Në pjesën e dytë të javës, edhe pse jo shumë mirë e konfirmuar, ka gjasa që një valë e të ftohtit të shtrihet mbi vendin tonë që zbret temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare. Temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C.Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët e ardhshme mbetet në vlera të mjaftueshme dhe mesatare, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror kalon në vlera të dobëta. Ditën e hënë indeksi mund të qëndrojë më gjatë në vlera të dobëta, por ditën vende-vende zbert edhe në vlera mesatare e të mjaftueshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort