Home Blog Page 5543

Ministri Zemaj mirënjohës ndaj Austrisë që ofroi mundësi trajtimi për dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

0

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, është shprehur mirënjohës ndaj shtetit të Austrisë, për kontributin në dërgimin për trajtim në Graz, të dy qytetarëve të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj.

Zemaj falënderon ambasadorin austriak në Kosovë, dhe atë kosovar në Austri, të cilat sipas tij mundësuan dërgesën e tyre.

”Sot, dy qytetarët e lënduar në Ferizaj, u nisën për trajtim mjekësor, për Graz të Austrisë, falë përkrahjes dhe mbështetjes së këtij shteti mik.

E falënderoj ambasadorin austriak në Kosovë dhe ambasadorin e Kosovës në Austri, të cilët me përkushtim të madh, kanë kontribuar që të gjendet mundësia dhe përkrahja që sa më parë të nisen dy qytetarët e lënduar për trajtim.

Situata në të cilën ndodhet tërë bota, shkaku i pandemisë, është tepër e rëndë. Shtretërit e lirë dhe emergjencat tjera, janë të stërngarkuara nga pacientët, në tërë botën. Ishte shumë e vështirë të gjenden shtete që do të mund të hapnin dyert dhe të merrnin për trajtim dy pacientët tanë.

I falënderoj të gjitha familjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Përkushtimi ynë për çdo pacientë do të vazhdojë!”.

Rënie e madhe e kalimit të paligjshëm të kufirit në BE për shkak të koronës

0

Rënia ishte më qartë e dukshme në rrugën lindore të Mesdheut për në Greqi. Kjo rrugë ka regjistruar 76 për qind më pak kalime të paligjshme të kufirit

Numri i kalimeve të paligjshme të kufirit në Bashkimin Evropian ka rënë në vitin 2020 në nivelin më të ulët që nga viti 2013. Siç ka njoftuar të premten agjencia e mbrojtjes së kufijve të BE, Frontex, vitin e kaluar janë regjistruar rreth 124,000 hyrje të paautorizuara nëpër kufijtë e jashtëm të BE, shkruajnë agjencitë e lajmeve DPA dhe SDA.

Kjo rënie prej 13 për qind në krahasim me vitin e kaluar ka të bëjë me kufizimet e udhëtimit, të vendosura për shkak të pandemisë së koronës, janë shprehur autoritetet e Frontex-it, me seli në Varshavë.

Rënia ishte më qartë e dukshme në rrugën lindore të Mesdheut për në Greqi, transmeton albinfo.ch. Kjo rrugë ka regjistruar 76 për qind më pak kalime të paligjshme të kufirit, përkatësisht rreth 20,000 sosh.

Rruga perëndimore e Mesdheut midis Afrikës së Veriut dhe Spanjës është përdorur për rreth 17,000 kalime të paligjshme të regjistruara kufitare, që korrespondon me një rënie prej gati 30 për qind.

Në të kundërt është rritur për më shumë se dyfish numri i kalimeve të paligjshme të kufirit në rrugën mesdhetare qendrore për në Itali dhe Maltë, ku u kapën 35,500 njerëz. Ndërsa 27,000 njerëz që kanë kaluar në rrugën e Ballkanit Perëndimor janë pothuajse 80 për qind më shumë se në vitin e kaluar.

Frontex ka regjistruar një rritje të tetëfishtë vitin e kaluar në Ishujt Kanarie, të cilat i përkasin Spanjës. Me 22,600, numri atje u ngjit në vlerën më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve, në 2009, përcjell albinfo.ch. “Trafikantët shpesh kanë përdorur anije të mëdha peshkimi që të mund të transportonin një numër të madh njerëzish nga vendet e Afrikës Perëndimore si Mauritania, Senegali dhe Gambia”, thuhet në njoftimin e Frontex-it.

Siria mbetet në krye midis vendeve të origjinës së migrantëve, e ndjekur nga Tunizia, Algjeria dhe Maroku. Sipas Frontex-it, përqindja e burrave midis migrantëve që u përpoqën të shkonin në Evropë është rritur, transmeton albinfo.ch. Përqindja e grave ka rënë nga 25 në më pak se dhjetë për qind në vitin 2020. Përpjesa e fëmijëve gjithashtu ka rënë.

Për tri ditë, 17.901 mërgimtarë kthehen në vendet e BE-së

0

Në tri ditët e para të janarit udhëtuan 17.901 mërgimtarë, nga Kosova, në vendet e BE-së
Viti 2021 ka nisur me fluturime të shumta drejt shteteve evropiane nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”,

Më 1, 2 dhe 3 janar 2021,agjensione të ndryshme  në Aeroportin e Prishtinës, ka pasur 107 fluturime (shkaurje) dhe 17.901 udhëtarë (shkuarje), tregojnë për Albinfon.Ch, zyrtarët nga aeroporti.

Pra, numri i madh i mërgimtarëve që po kthehen nga Kosova në vendet e BE-së, erdhi për shkak të numrit të madh të ardhjeve gjatë muajit dhjetor, ku 127.879 pasagjerë kishin ardhur në Kosovë, vetëm gjatë muajit dhjetor, shkruan tutje.

Nga ana tjetër, 1.104.322 udhëtarë gjithsej kanë lëvizur përmes aeroportit në vitin 2020, ndërsa sa u përket fluturimeve, gjithsej ka pasur 9.206 fluturime, gjatë tërë vitit 2020. Mirpo shumë agjensione të ndryshme  me autobus, me linjat e tyre të rregullta të udhëtimit kanë vazhduar pandërprer me udhëtarë  nëpër shtetet e ndryshme europiane  duke i rrespektuar edhe masat antiCovid-19,shkruan albinfo.ch.

259 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 3 në Prizren

0
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.531 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 259 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (52 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (71 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 53.523 raste nga 195.475 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.375 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 613 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.613 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.535.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 31 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 12 raste, Gjilan 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Suharekë 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 9 raste, Pejë 8 raste, Viti 8 raste, Malishevë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 3 raste, Klinë 3 raste, Prizren 3 raste, Shtime 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas dhe Istog.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Dy orë pritje në Merdarë

0

Rreth dy orë kanë pritur qytetarë për të dalë nga Kosova në kufirin në Merdarë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka publikuar të dhënat nga pikat e kalimit kufitar. Sipas këtyre të dhënave, fluksi më i madh është në Merdarë, ndërkaq pasohet nga pika në Dheun e Bardhë.

Në Dheun e Bardhë pritjet janë deri në një orë.

Festat e fundvitit ka bërë që në Kosovë të ketë fluks mërgimtarësh. Ishte raportuar se edhe para festave, në hyrje të kufirit ishin shkaktuar pritje disa orëshe.

Çerdhja e ndërtuar në lagjen “11 marsi” të Prizrenit nuk është funksionalizuar

0

Çerdhja publike në lagjen “11 marsi” nuk është funksionalizuar gjatë vitit 2020. Punët për ndërtimin e inventarizimin e saj patën përfunduar në verë të vitit të shkuar, apo siç janë shprehur autoritetet komunale një vit më herët sesa që parashihej me kontratë. Megjithëkëtë, lidershipi komunal në takimin e fundit me qytetarë ka bërë të ditur se dokumentet për regjistrimin e çerdhes me bazë në komunitet janë dorëzuar sipas modelit të Komunës së Prishtinës, por që procedura në fjalë nuk është përmbyllur në nivelin qendror.

“Kemi përfunduar ndërtimin e çerdhes një vit para kontratës. Edhe pse vitin e kaluar kemi kërkuar kode buxhetore nga Ministria e Arsimit dhe nga Ministria e Financave, nuk janë aprovuar kodet buxhetore për punëtorët e çerdhes. Prandaj, neve na është dashur ta bëjmë me komunitet. Kur kemi vazhduar procedurat me komunitet, kemi marrë gjithë dokumentacionin e Prishtinës, si e ka bërë Komuna e Prishtinës dokumentacionin, dhe janë dorëzuar në Ministrinë e Administratës Publike. Janë dorëzuar dokumentet njëjtë si në Prishtinë, por ende nuk është bërë regjistrimi i organizatës në mënyrë që ta hapim çerdhen. Edhe kjo mendoj që është faktikisht edhe një sabotim i punëve të Komunës”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke raportuar javën e shkuar para publikut rreth projektit të çerdhes publike në lagjen “11 marsi”.

Llogaridhënie nga ekzekutivi i Prizrenit për këtë projekt në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Prizreni ka kërkuar kuvendarja e LDK-së, Sadije Osaj-Jakupi, duke përkujtuar se para disa muajve janë pranuar me konkurs të rregullt punonjësit në këtë çerdhe. “Vendim kanë, por ende nuk kanë kontrata pune”, ka thënë ajo.

Ndërkaq dega e PDK-së, muajin e shkuar, këtë projekt e ka cilësuar si një shembull të keqqeverisjes. “Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, duke manipuluar me qytetarët dhe fëmijët e komunës, me datë: 22.07.2020 ka hapur konkursin nr: 2792/20 për institucionin publik parashkollor në lagjen “11 marsi’’ në Prizren. Kjo çerdhe akoma nuk është funksionale, edhe pse anëtarët e stafit të brendshëm janë pranuar në punë”, ka deklaruar kuvendarja e PDK-së, Antigona Bytyqi.

Ajo ka theksuar se zyrtarët komunalë në verën e vitit të shkuar patën paralajmëruar se çerdhja publike do të fillonte punën në shtator të vitit 2020. “Është një shembull i keqqeverisjes, ngase Komuna e Prizrenit nuk e ka planifikuar fare dhe nuk ka marrë pëlqim nga MASH-i për kod buxhetor për stafin e çerdhes. 24 vendet e punës nuk kanë qenë të planifikuara dhe kjo po paraqet vështirësi në nënshkrimin e kontratave”, ka deklaruar Bytyqi, duke akuzuar lidershipin komunal për keqinformim të qytetarëve.

Komuna e Prizrenit në korrik të vitit 2020 pati paralajmëruar se kjo çerdhe do të nisë punën sipas modelit me bazë në komunitet, me fillimin e vitit shkollor në shtator. Asokohe kjo çështje pati ngjallur debat. Opozita pati theksuar se investimet në këtë projekt kapital kanë nisur për çerdhe publike dhe se po del që bëhet fjalë për kopsht me bazë në komunitet. Ilir Baldedaj i AAK-së pati thënë se nuk ka logjikë që të investohen paratë publike dhe pastaj nga prindërit të kërkohet pagesa prej 80 eurosh për një fëmijë. “Cila është arsyeja që taksat e qytetarëve të investohen në atë objekt e përsëri qytetarët të paguajnë njëjtë si në kopshtet private”, qe shprehur Baldedaj. Edhe aktivistja e shoqërisë civile, Elmedina Dorambari, pati vlerësuar se Prizreni është në rrugën e dështimit sa i përket edukimit të hershëm të fëmijëve. “Me këto politika të plogështa, grave prapë u mbetet alternativë të heqin dorë nga puna dhe t’i rrisin fëmijët e tyre”, pati deklaruar Dorambari, duke shtuar se kësisoj nuk mund të arrihet integrimi socio-ekonomik i grave.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, qe arsyetuar se orientimi i institucionit parashkollor me bazë në komunitet është bërë shkaku që MASH-i nuk ka miratuar kërkesën për personel shtesë.

“Po t’i kishim pagesat e stafit nga MASH-i, do të kishim një pagesë më të ulët”, pati theksuar Haskuka.

Komuna e Prizrenit pati njoftuar se në këtë çerdhe publike do të mund të regjistrohen 160 fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjeç, përkatësisht 120 fëmijë në gjuhën shqipe, 20 në gjuhën boshnjake dhe 20 në gjuhën turke.

https://www.koha.net/kosove/253378/cerdhja-e-ndertuar-ne-lagjen-11-marsi-te-prizrenit-nuk-eshte-funksionalizuar/

Pamje shokuese nga Malisheva, vërshimet shkatërrojnë rrugët

0

Komuna e Malishevës ka njoftuar se shkaku i reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve, rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme.

Në fotografitë e dërguara nga komuna, shihet se si rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi.

“Si pasojë e reshje të shumta dhe vërshimeve, rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme, pasi rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi.

Luten të gjithë ata që mendojnë të kalojnë nëpër atë rrugë, të mos udhëtojnë në atë pjesë, por të shfrytëzojnë rrugët tjera”, thuhet në njoftimin e komunës.

 

Pamje nga nxjerrja e një veture nga vërshimet në fshatin Celinë

0

Një veturë e tipit Mercedes-Benz dje është nxjerrë nga uji në rajonin e Prizrenit.

Vetura si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe sasisë së madhe të ujit kishte ngecur në një vend dhe nuk kishte mundur të lëvizte nga aty. Një shofer me xhip është ai që i ka dalë në ndihmë shoferi me Mercedes duke e tërhequr.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, disa komuna janë përmbytur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.Komunat me vërshimet më të mëdha ishin Gjakova, Malisheva, Rahoveci, Drenasi dhe Suhareka.
Vërshimet që kanë ndodhur janë faktuar edhe me video e fotografi, ku shumë shtëpi e objekte janë vërshuar dhe kanë pësuar dëme të mëdha nga sasia e madhe e ujit.

Nga fshati Celinë është publikuar një video ku një Mercedes-Benz është tërhequr nga një shofer me xhipin e tij duke e shpëtuar nga përmbytja e ujit.

Vetura si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe sasisë së madhe të ujit kishte ngecur në një vend dhe nuk kishte mundur të lëvizte nga aty.

Më poshtë keni pamjet e publikuara në rrjetet sociale.

Vazhdojnë pritjet e gjata për viza në ambasadat gjermane

0

Pritje më shumë se një vit për të marrë një orar për vizë në ambasadat gjermane në Shqipëri, Serbi e vende të tjera.Pritjet e gjata për të marrë një orar në ambasadën gjermane me qëllim aplikimi për marrjen e vizës bashkimin familjar trajtohen nga mediat gjermane pas një kërkese të partisë E Majta në Ministrinë e Jashtme në Berlin.

Agjencia e lajmeve, afp thekson, se në ambasadat gjermane në Shqipëri, Serbi, Pakistan dhe Marok njerëzit presin më shumë se një vit vetem për të marrë një orar për vizë. Po kjo vlen edhe për afganët dhe njerëzit në Indi që kërkojnë bashkimin familjar. Të dhënat vijnë nga përgjigjja e Ministrisë së Jashtme në Berlin pas kërkesës së grupit parlamentar E Majta në Bundestag, njofton edhe grupi mediatik Funke Mediengruppe.

Për t’u bashkuar me familjen në Gjermani, të huajt duhet të aplikojnë për një vizë në vendin e tyre. Kjo vlen si për prindërit e refugjatëve minorenë dhe partnerin apo partneren e një refugjati që ka ndërkohë një leje qëndrimi në Gjermani. Edhe të huajt që duan të bashkohen me partnerin apo partneren gjermane kanë nevojë për një vizë nga ambasada në vendin origjinë.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e shpjegon këtë “kohë pjesërisht shumë të gjatë” me kufizimet për shkak të pandemisë së Coronës. Shpërthimi i pandemisë e ka kufizuar „për fat të keq aftësinë punuese të sektorëve të vizave”, thuhet. „Disa sektorë vizash duhej madje të mbylleshin për një kohë më të gjatë, mes tyre ambasadat në Teheran, Kiev, Kajro, Islamabad dhe Manila.

”Partia opozitare E Majta e ka kritikuar mënyrën veprimit të qeverisë gjermane për dhënien e orareve për viza për bashkimin familjar. Koha e pritjes është „në mënyrë të padurueshme e gjatë, në disa vende thjesht e papranueshme”, thotë deputetja e majtë, Gökay Akbulut.

Që para pandemisë koha e pritjes ishte disa mujore. “Sipas meje është një trajtim i pabarabartë i padurueshëm, nëse në dhënien e oraveve për forcat e kualifikuara ka një kufizim ligjor me tre javë, familjarët më të afërt shpesh duhet të presin një gjysmë vit apo një vit vetëm për të aplikuar për kërkesën e bashkimit familjar”, tha Akbulut, sipas afp, transmeton DW.

Xhevat Elezkurtaj kujton arrestimin dhe burgosjen e tij më 9 janar 1986

0

Ky është rrëfimi i Dr Xhevat Elezkurtaj me rastin e arrestimit të tij në ngjarjen e 35 viteve më parë, raporton TV Prizreni.

Kalendari i jetës sime!

Nuk jam i prirur të shkruaj për veten time, por, nuk mund të harroj asnjëherë në jetën time datën 9 janar të vitit 1986 kur forca të shumta të policisë serbosllave, më arrestuan pas një bastisjeje 4 orëshe në shtëpinë time.

Pas një periudhe 4 mujore të hetimeve ç’njerëzore, dënohem me burg efektiv prej 3 vitesh të cilat i mbajë në burgun e Sarajevës dhe të Foçës në Republiken ish jugosllave të Bosnje dhe Hercegovinës.

Në burgun famëkeq të Foçës, pata nderin të shoqërohem me shumë të burgosur politik nga Kosova si: Fadil Lepaja, Naim Maloku, Shefqet Jashari, Fadil Demiri, Rrahman Dini, Ibush Vishi,Rrahimin,Abdushin,Lutollini etj.

Por, nuk harrohet shoqërimi ynë me presidentin e ndjerë tashmë të shtetit të Bosnjë Hercegovinës, Alija Izetbegoviq, atëbotë gjithashtu i burgosur politik, i cili kishte qëndrim ekselent ndaj të burgosurve shqiptarë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort