Home Blog Page 5533

“Pse po qeshni”, familjarët e pacientit me COVID sulmojnë teknikun e Radiologjisë në QKUK

0

Mbrëmë në korridorin e Klinikës së Radiologjisë, afër sallës së Koronarografisë, është sulmuar fizikisht një teknik i radiologjisë nga familjarët e pacientit. Bëhet fjalë për infermierin B.R., i cili ka më shumë se 20 vjet përvojë pune në Radiologji. Ai për Express ka shpjeguar rreth sulmit, si pasojë e të cilit mori edhe ndihmë mjekësore.E gjithë kjo ngjarje sipas infermierit të QKUK-së ka ndodhur dje rreth orës 17:30 të pasdites.E arsyeja për të cilën ky infermier u sulmua nga disa familjarë të një pacienti është banale.

“Rreth orës 17:30 të mesditës më thirrën për dy raste të cilat kishin qenë të hospitalizuara në Intensiven Qendrore me Covid-19. I përfundova ato dhe duke zbritur poshtë korridorit në Radiologji i takova dy kolege të mijat të Onkologjisë. Në bisedë me to njëra e pati një telefonatë dhe në të qeshi. Pas pak minutash erdhi një nga familjarët e na tha pse po qeshni kur unë babanë e kam në sallën e operacionit, kështu filloi diskutimi”, deklaron infermieri i sulmuar.
Ai thotë se pas pak minutave kishte vazhduar rrugën për në vendin e tij të punës. Por sërish nga familjarët ishte fyer e sharë. E më pas është goditur me grusht në pjesën e fytyrës dhe në kraharor.“Njëri nga familjarët erdhi e na tha s’ka me qeshë, se e kam babën në sallë të operacionit. Por duke kalu unë nga ta, njëri nga ta më shau me familje. Kur vazhdova unë njëri nga familjarët jetë më goditi në krah dhe pak në mjekër”, thotë B.R për Express.

Rastin ky i fundit e ka paraqitur në Policinë e Kosovës.E për këtë rast ka reaguar edhe Sindikata e Infermierëve të Kosovës. Sekretari i saj, Enlirat Duraku, ka shprehur shqetësime rreth sulmeve që po iu bëhen punonjësve shëndetësorë e në këtë rast infermierëve në vendin e tyre të punës.

“Sulmet fizike ndaj infermierëve dhe profesionistëve shëndetësor duket se nuk kanë të ndalur. Jemi dëshmitar që para pak kohe infermieri i klinikës së Urologjisë për pak sa nuk humbi jetën pasi u sulmua në vendin e punës me armë të ftohtë ndërsa mbrëmë në klinikën e Radiologjisë afër sallës së Koronarografisë sulmohet fizikisht edhe një teknik i radiologjisë nga familjarët e pacientit me COVID-19, pacient të cilit sigurisht paraprakisht po i njëjti i ka bërë radiografinë para intervenimit në sallën e koronarografisë”, ka shkruar Duraku.

​Selimi: Kosova rrezikon t’i humb 300 milionë euro në arbitrazh

0

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, në një konferencë për media bashkë më avokatët shtetëror të Kosovës ka njoftuar për rastet që Kosova i ka fituar nëpër gjykata e ku i janë shpëtuar shtetit miliona euro.

Megjithatë Selimi ka treguar se aktualisht Kosova nëpër arbitrazhe i ka të rrezikuara 300 milionë euro dhe se kanë angazhuar edhe kompania të huaja për mbrojtje.
“Kosova aktualisht nëpër arbitrazhe i ka të rrezikuara 300 milionë euro. Shumë prej këtyre rasteve i kemi fituar, disa janë në proces. Kemi angazhuar edhe kompania të huaja për të na mbrojtur”, ka thënë ministri Selimi.

Gjithashtu në këtë konferencë është bërë e ditur që javën e ardhshme Kosova do të ketë përballje në gjykatë edhe për një kontest tjetër e ku pritet që të shpëtohen 10 milionë euro.

Të pyetur për rastin e Telekomit, avokati shtetëror ka treguar se është rast kur është paditur direkt Telekomin dhe jo Qeverinë e Kosovës, teksa ka dhënë shpjegime që Kosova aktualisht nuk ka humbur asnjë rast në Arbitrazh.

Hoti i uron Kurtit shërim të shpejtë nga COVID-19

0

Kryeministri Avdullah Hoti, i ka uruar shërim të shpejtë nga koronavirusi Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19”, është shprehur Hoti, transmeton Klan Kosova.

“Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme”.

Miss Kosova: Në Miss Universe do të jem zë për ngritjen e imazhit të Kosovës

0

Ministrja Vlora Dumoshi priti në takim Blerta Veseli, Miss Universe Kosova 2020.

Veseli e informoi ministren Dumoshi se ajo do të përfaqësojë Kosovën në Miss Universe 2021, dhe se atje do të jetë zë për ngritjen e imazhit të Kosovës dhe femrës kosovare.
23 vjeçarja nga Gjilani, Blerta Veseli, që tash e disa javë mbanë kurorën e më të bukures nga Kosova, pasi u zgjodh Miss Kosova 2020, po shihet si një nga pretendentet kryesore që ta marrë edhe titullin e Miss Universe 2020.

Blerta përveç me modelim, është edhe studente e Arkitekturës, shkruan Reporteri.net.

Ëndrra e saj për modelizem filloi që kur ajo ishte fëmijë. Si 6 vjeçare ajo u bë pjesë e kësaj industrie duke realizuar photoshooting për brendet e fëmijëve.

Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ekonominë kosovare

0

Masat parandaluese të pandemisë COVID-19 shkaktuan rënien më të lartë të prodhimit vendor që nga paslufta duke bërë që Bruto Produkti Vendor (BPV) të bie për 9.28 % në tremujorin e dytë.

Në këtë raport, Instituti GAP paraqet ecurinë e komponentëve kryesor që përbëjnë BPV-në dhe indikatorët tjerë makroekonomik në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 (janar-qershor) me qëllim që të pasqyrojë ndikimin e kësaj krize në të gjithë sektorët ekonomik të vendit.

Situata emergjente ndikoi në ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve ku ekonomitë familjare ngritën shpenzimet për produkte bazike, ndërsa reduktuan shpenzimet joesenciale. Aktivitetet ekonomike të cilat shënuan rritje në tremujorin e dytë ishin industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, dhe furnizimi me ujë me 19.8 % dhe informacioni dhe komunikimi me 29.6 %.

Ndërkohë rënie të të hyrave patën të gjitha industritë e tjera. Rënia më e lartë u shënua në industrinë e ndërtimit me -47.08 %, dhe tregtia, transporti, akomodimi dhe gastronomia me -24.4 %. Poashtu. gjatë gjatshtëmujorit të parë të këtij viti industritë deklauran rreth 584 milionë euro ose 11 % më pak qarkullim në Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) se në periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Qeveria e Kosovës aprovoi pakon e parë fiskale me vlerë prej 190 milionë euro dhe propozoi riorientimin e shpenzimeve buxhetore, nga kategoria e shpenzimeve kapitale në kategorinë e pagave, transfereve dhe subvencioneve. Megjithatë, kjo pako nuk arriti të implementohej në tërësi në tremujorin dytë dhe për këtë arsyje shumë qytetarë dhe biznese nuk morën ndihmën në kohën e duhur. Si rezultat në gjashtëmujorin e parë shpenzimet ishin vetëm 18.8 milionë euro ose rreth 2 % më të larta se në gjashtëmujorin e parë të vitit paraprak. Riorientimi i buxhetit si masë e vetme pa rritur borxhin publik do të jetë i padobishëm në mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike.

Çfarë po ndodh në Shqipëri?

0

A erdhi më në fund koha e moralitetit në Shqipëri, tani, pas 108 vjetësh që Shqipëria ka qenë një shtet pa drejtësi shoqërore?

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e dha lajmin që e kemi kuptuar me kohë nga lëvizjet e skemave juridike, mes legjislacionit të ri – ajo e tha hapur:

“Në Tiranë kanë ardhur dosjet e individëve të korrupsionit të lartë shtetëror, dhe ekspertët e FBI-së, si profesionistë në këtë hetim, do të fillojnë hetimet individuale të pushtetarëve të korruptuar”.

Por, ajo e theksoi edhe këtë: “kryetaren e Byrosë Kombëtate të Hetimit, e kemi vendosur ne, duke mposhtur të gjitha përpjekjet e korrupsionit të lartë për ta rrëzuar”.

Po, ende nuk besojnë të lidhurit me korrupsionin se ky është proces juridik dhe jo një llomotitje politike pa vlerë?!! Rrini, mor’ të shkretë, dhe prisni fatin tuaj në këtë proces!…

Sigurisht, është kuptueshmëri racionale ajo që vjen nga fakti se, të jesh një shtet i padrejtë në 108 vjet rresht, është shenjë e dobësisë historike për një shoqëri. Ky ka qenë në fakt shteti shqiptar: padrejtësi dhe grabitje pushtetarësh.

Po, na duhet ta pranojmë se, të paktën në 100 vjet rresht, padrejtësia që kanë kaluar shqiptarët, nuk ka qenë njohur as në mesjetën e vonë; kurse padrejtësia e terrorizmit shtetëror, në periudhën 1945-1991, nuk ka qenë e njohur as në mesjetën e hershme.

Ky ka qenë fati i mjerimit shekullor të shqiptarëve, sepse e gjithë padrejtësia shqiptare, e ardhur nga krerët sundues shqiprarë, ka qenë imponim nga fqinjët, që janë pushtues të territoreve të gjera shqiptare.

Ka qenë destinacion historik, sepse, pas daljes në skenë si shtet i pavarur, në vitin 1912, Shqipëria ka qenë e vetme, dhe Beogradi, me forcë, ka vendosur në pushtet në Tiranë banditët e radhës.

Pse, a nuk rrëzoi Nolin dhe Luigj Gurakuqin Beogradi, për të sjellë në pushtet Ahmet Zogun?

Pse, a nuk eliminoi Beogradi gjithë plejadën patriote dhe intelektuale të Shqipërisë, për të sjellë në pushtet Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxen?

Po, edhe pas vitit 1991, serish ka ndodhur e njëjta gjë, sepse pjesa më e madhe e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, është ushqyer nga Beogradi Athina dhe Moska.

Por, për këtë, shumë shpejt, provat do të na i japë hetimi i Byrosë Kombëtate të Hetimit, dhe FBI që do të qëndrojë pas saj. Keni për t’i parë…

Po, pse na ka goditur kaq rëndë historia ne shqiptarëve?

Mbasi iu drejtova literaturës sime të mbledhur në vite, e gjeta më në fund arsyen e këtij mjerimi shqiptar shekullor: e gjeta në dy gjykime brilante të Senekës dhe Volterit.

Seneka thotë se: në një shoqëri të kalbur “krimi i suksesshëm dhe me fat, është quajtur virtyt”.

Kurse, Volteri na ka thënë se: “frika e ndjek krimin nga pas – ky, është ndëshkimi”.

Ja pra, këto dy gjykime të arsyrs së lartë të qytetërimit, mbajnë ne vetvete historinë e vuajtjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Një gjendje kriminale e pandërprerë në 500 vjet, sigurisht që do ta sillte shoqërinë shqiptare në atë gratë sa që, shpesh e më shpesh, ta quante krimin e suksesshëm virtyt.

Dhe, ne vetë e kemi parë sesi krimi i luftës së klasave që bënte Enver Hoxha për terror shtetëror, shoqërisht u quajt moral i lartë kombëtar, domethënë virtyt.

Po, pse, a nuk ishte vetë komunizmi një krim i suksesshëm? Fatkeqësia shqiptare vijoi ende në kohë.

Të njëjtën gjë pamë edhe në këta tridhjetë vjetët e fundit që, vjedhja dhe grabitja e shtetit dhe shqiptarëve nga një lukuni ujqërish, është quajtur një gjë normale, kur dëgjohet rëndom se: “po kështu bëhet në të gjithë botën: pushtetari merr për pasurim pasurinë e kombit”. Ky ishtë virtyti i ri i krimit të suksesshëm në Shqipëri.

Po pra, ja, kjo ka qenë gjendja shqiptare, në një arsyetim të shkurtuar historik. Por kjo ama, është arsyeja kryesore e varfërisë dhe përçarjes shqiprare.

Kurse Volteri thekson se krimin e ndjek nga pas frika e ndëshkimit. Dhe pikërisht kjo ka ardhur tani në Shqipëri, kur jemi në prag të formimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Byroja sot e ka trembur krimin shtetëror në Shqipëri.

Pse, a nuk e tha hapur dhe ambasadorja amerikane në Tiranë që “korrupsioni i lartë shtetëror desh të rrëzonte kryetaren e sapozgjedhur të Byrosë Kombëtare të Hetimit?”

Domethënë, kjo na jep të kuptuar se janë ekspertët amerikanë të hetimit ata që do të drejtojnë gjithçka. Dhe pikërisht kjo iu jep të drejtën shqiptarëve që presin shpëtimin e Shqipërisë nga zgjedha, të fillojnë besimin se do të shpëtojnë më në fund nga pushtimi amoral e korruptiv i korrupsionit të lartë shqiptar.

Dhe ju do të thoni, ku e gjen ti këtë fakt që flet për shpëtimin e Shqipërisë? Shumë e thjeshtë: dëgjova që, të gjitha këto, pardje dhe dje, i tha edhe ambasadorja amerikane në Tiranë.

Vazhdon përplasja mes Adelinës e Arif Vladit, përmenden edhe shumat e parave

0

Vazhdon përplasja mes Adelinës e Arif Vladit, përmenden edhe shumat e parave
Kanë vazhduar reagimet mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit, pas debatit lidhur me “Marshin e UÇK-së”.

Një deklaratë e Adelina Ismailit ka bërë që të ndizet një debat mes saj dhe Arif Vladit.

Bëhet fjalë për këngën “Marshi i UÇK-së”, për të cilën këngëtarja deklaroi se Vladi ishte paguar.

Pas kësaj deklarate reagoi menjëherë Arif Vladi, i cili ndër të tjera paralajmëroi padi për Adelinën, në rast se nuk tregon se kush e ka paguar.

Reagim pas reagimi, Adelina përmendi personin që ka treguar edhe shifrën që po pretendohet se Vladi e mori për “Marshin e UÇK-së.

“Falënderoj furnizuesin kryesor te logjistikes se UÇK-së, z. Refik Hamiti beri te ditur publikisht se sa eshte paguar Arif Vladi per kenget e tij “humanitare”. Ju ftoj ne emisionin tim “Tete-a-tete me Adelinen” te flasim pak mbi keto tema qe mbesin mister edhe sot. Mua nuk duhet te me paguani”, shkroi ajo.


Kurse, Vladi ndau një foto në Facebook, të vilës së tij në Tiranë gjatë vitit 1986.

“Atëherë nuk kishin lindur këngët e luftës. Në vitin 1984 jam kthyer nga Amerika me 110 mijë dollarë. Ju thoni që ia kam kërkuar 500 dollarë dhe më kanë dhënë 1000. Unë jam artist dhe jetoj nga ky profesion. Parja nuk më tundon. Kam ditë të ndajë kombin, familjen dhe sedrën nga parajsa”, shkroi ai.

Krasniqi pas shuarjes së Task-forcës: Ata që janë marrë vesh të qeverisin, mos të na dërdëllisin

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Hoti për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion, shkruan GazetaBlic.Ish-kryeparlamentari në një postim në Facebook ka thënë se kryeministri i Kosovës, sipas tij, s’e lufton korrupsionin, por që sistemi i Drejtësisë.Ai ka shtuar se me këtë vendim, siç ka thënë ai, nuk duhet të pajtohet askush.

“Në anën tjetër, të gjithë duhet ta dinë se Kryeministri nuk është për ta luftuar korrupsionin, por për të qeverisur me vendin, për ta zhvilluar e krijuar një jetë të dinjitetshme për qytetaret, për ta përfaqësuar kudo me dinjitet shtetin e kombin. Kurse, krimin e korrupsionin duhet që ta luftoj Sistemi i Drejtësisë, qoftë i korruptuari edhe Kryeministër, e të cilën gjë Sistemi i Drejtësisë nuk është duke e bërë”, ka shkruar ai pos tjerash në Facebook.

Postimi i plotë:

Askush nuk duhet të pajtohet pse u prish një Taks Forcë pa një raport që e arsyeton shpërndarjen e saj, por edhe ata që po e mbrojnë duhet të na i tregojnë sukseset e Taks Force se shpërndarë në luftën ndaj korrupsionit?!!! Cilat janë sukseset e saja? Për punën që kanë bërë, a i kanë merituar parat që i kanë marrë deri tani nga buxheti i tatimpaguesve tanë? Dhe cilat janë arsyet për t’u ribërë ajo? Ata që janë marrë vesh të qeverisin e mos të na dërdëllisin, se nuk po u kanë hije dërdëllitjet.

Në anën tjetër, të gjithë duhet ta dinë se Kryeministri nuk është për ta luftuar korrupsionin, por për të qeverisur me vendin, për ta zhvilluar e krijuar një jetë të dinjitetshme për qytetaret, për ta përfaqësuar kudo me dinjitet shtetin e kombin. Kurse, krimin e korrupsionin duhet që ta luftoj Sistemi i Drejtësisë, qoftë i korruptuari edhe Kryeministër, e të cilën gjë Sistemi i Drejtësisë nuk është duke e bërë. Dhe kjo nuk ka ndodhur pa fajin e kryeministrave të deritashëm.

Një gjë dihet as Kryeministri i tashëm e as ish- Kryeministrat deri me tani nuk kanë treguar vullnet për ta luftuar korrupsionin.Ndërsa, ata të shkuarit nuk duhej të ishin në krye të korrupsionit me Taks Forca?! Madje ata duhet që ta dinë, se shumë qytetarë të këtij vendi nuk janë duke ngrenë bari. E dimë sesa ishin të angazhuar që ta zhvillojnë vendin, ashtu si e zhvilluan vetveten?! Sytë janë për të parë! Natyrisht, kush dëshiron të sheh pa syze.
Shkurt: Korrupsioni luftohet nga vullneti i partive politike, kur ato vendosin me e bërë shtetin shtet, pa u përzier të Sistemin e Drejtësisë. Ndërsa ato, partitë politike shqiptare i kanë zgjedhur “armiqësitë” mes veti për të punuar “siç donë vet, që askush mos t’i nget”?!Miq, ju lutem kursena nga përrallat e gjata me shumë mbretër!

Zihen gratë për maskën në dyqan, goditje me kokë si kjo nuk keni parë

0

Disa pamje që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale tregojnë një grua në një dyqan në Londër e cila sulmon një blerëse tjetër pasi ajo refuzoi të vendoste maskën.

Në video shihet momenti kur gruaja e godet gruan tjetër me kokë.

Në dalje të dyqanit ishin një grup grash të cilat po prisnin radhë për të hyrë në dyqan teksa njëra refuzoi të vendoste maskën.

Pasi futet brenda, sulmuesja grushton dhe shkelmon gruan tjetër që ishte shtrirë në tokë ndërsa një anëtar i stafit duket se qëndron duke parë.

Një grua e tretë përpiqet të ndalojë një burrë që filmon sulmin ndërsa kalimtarët e tjerë hyjnë për të ndaluar sherrin.

https://www.youtube.com/watch?v=yc0Di09w04o

Tetë lloje komplimentesh që më mirë të mos i bëni fare

0

“Sa bukur dukesh sot! Grimi bën magji tek të gjithë ëë!” Shembulli konkret i një komplimenti skandaloz që mund të të fyejë brenda sekondash. Çfarë do të thotë kjo? Që vetëm falë grimit personi përballë jush duket bukur?

Pavarësisht qëllimit të mirë që mund të keni, duhet të tregoni shumë kujdes me fjalët që zgjidhni.

Është një detaj i vogël që e kthen komplimentin, prandaj studiojini me kujdes çfarë shkruhet më poshtë dhe mos i thoni kurrë. S’do të bëni askënd të lumtur.

1. Hej ti dukesh mrekulli për moshën që ke!

Sapo i the dikujt që duket mirë, pavarësisht se është “i/e vjetër”. Nuk është kompliment është ngushëllim i panevojshëm.

2. Sa foto e bukur kjo! S’duket fare sikur je ti!

Që do të thotë se fotoja është e bukur vetëm se s’duket si ai/ajo?

3. Sa bukur i ke prerë flokët! Fytyra të duket më e hollë me këtë prerje.”

Për disa njerëz ky mund të jetë një kompliment sepse besojë se një fytyrë më e hollë është më tërheqëse, ndërsa të tjerë mund të ndihen keq. Mund ta lini komplimentin vetëm me pjesën e parë të fjalisë. S’ka nevojë për shtesa të tjera.

4. Urime për diplomën, s’ma merrte mendja që do t’ia dilje?

Absolutisht ky nuk është një kompliment!

5. Kjo bluzë duket më bukur tek ty se mua më rri shumë e madhe

Ndoshta ky është një fakt, por duke qenë se krahasimi i përmasave shpesh merr konotacion negativ, mund personi mund të mendojë se është i qëllimshëm. Mos e bëni!

6. Sikur të isha dhe unë kaq i pasur sa ty do ta kisha më të thjeshtë!

Jeni duke fyer nëse flisni në këtë mënyrë pasi po nënvlerësoni vlerat e dikujt duke i përmendur vetëm statusin ekonomik, këshillon Anabel.

7. Sa i bukur është bebi yt! S’të ngjaka fare!

Se i bere qejfin për bebushen, s’do të thotë ta mërzisësh duke i thënë të tilla gjëra të panevojshme. Aq më tepër një nëne të re!

8. Sa king është i dashuri jot! Si ja dole moj që e bëre për vete?

Nëse tregohen kaq pa takt dhe ju thonë diçka si kjo, buzëqeshni dhe lëreni të mendojë se vërtet ke metodat e tua, që i sheh vetëm ai!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort