Home Blog Page 5520

Komisioni Europjan mbi krizën e Ballkanit: Në Shqipëri u prekën më shumë të rinjtë

0

Shpërthimi i COVID-19 dhe masat për të kontrolluar përhapjen e tij kanë ndikuar rëndë në ecurinë ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2020 në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, për tremujorin e tretë.

Mali i Zi regjistroi rënien më të fortë të prodhimit. PBB-ja u zhyt me 20.2% në terma vjetorë e nxitur nga një kolaps i eksporteve (përkatësisht turizmit), si dhe nga rënia e konsumit të familjeve dhe formimi i kapitalit fiks bruto.

Gjithashtu, Maqedonia e Veriut regjistroi një rënie dyshifrore të PBB-së reale me 12.7 % me bazë vjetore, pas pothuajse stanjacionit në janar-mars, për shkak të tkurrjes së konsumit privat, investimeve dhe eksporteve.

Në Shqipëri, recesioni u thellua në një tkurrje ekonomike prej 10.2% pas një rënie vjetore të prodhimit me 2.3% në terma vjetorë në tremujorin e parë, kryesisht e ndikuar nga një rënie e madhe e eksporteve si dhe një tkurrje e investimeve, konsumit privat dhe publik.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, PBB ra me 9.3% krahasuar me një vit më parë për shkak të kontraktimit të konsumit privat, investimeve dhe eksporteve. Në mënyrë të ngjashme, prodhimi ekonomik i Kosovës u tkurr me 9.3% në terma vjetorë si pasojë e reduktimit të eksporteve të shërbimeve dhe investimeve ndërsa konsumi privat dhe publik regjistruan rritje pozitive vjetore.

Në Serbi, humbja vjetore e prodhimit në tremujorin e dytë ishte më e butë krahasuar me kolegët e saj në rajon. PBB reale ra me 6.4% në terma vjetorë nga rritja akoma e fortë prej 5.1% në tremujorin e parë. Shkaktarët kryesorë të kësaj tkurrje ishin konsumi privat dhe formimi i kapitalit fiks bruto, të cilat u zbutën pjesërisht nga zgjerimi i konsumit qeveritar dhe një kontribut paksa pozitiv i tregtisë së jashtme.

Në përgjithësi, në tremujorin e dytë të vitit 2020, PBB-ja reale e rajonit të Ballkanit Perëndimor u tkurr me 9.1% në terma vjetorë.

Për Shqipërinë, raporti analizon se recesioni përkeqësoi tregun e punës në tremujorin e dytë, teksa punësimi u tkurr me 3.9% me bazë vjetore, duke reflektuar humbjen e 34 mijë vendeve pune.

Shkalla e papunësisë (15-64 vjet) u rrit me 0.6 pikë përqindjeje me bazë vjetore në 12.5%, i njëjti nivel si në fillim të vitit 2019. Goditja më e keqe ishte tek të rinjtë, grupmosha 15 deri në 29 vjeç për të cilët shkalla e papunësisë u rrit 1.4 pp në 21.4% . Pavarësisht rritjes së dobët prej 0.4% të pagave publike dhe një rënie të mprehtë të të gjithë indekseve të pagave përveç ndërtimit, pagat mesatare nominale regjistruan 1.7% rritje tremujore në TM2 dhe 2.9% rritje vjetore.

Ashtu si në tremujorin e parë, prodhimi ekonomik u tkurr në të gjithë sektorët në të dytin, përveç aktiviteteve të pasurive të patundshme dhe bujqësisë, kjo e fundit regjistroi në dy tremujorët e parë të vitit 2020 normat më të larta të rritjes së tre viteve të fundit.

Shërbimet, të cilat përbëjnë rreth 50% të PBB-së, e pësuan më së shumti, të udhëhequra nga një rënie e prodhimit prej 27% në kategoritë e tregtisë, transportit dhe shërbimeve të mikpritjes. Prodhimi industrial ra gjithashtu, me 13.1%, i udhëhequr nga rënia e përpunimit (-19.1% me bazë vjetore).

Sipas raportit, për shkak të rënies së të ardhurave dhe rritjes së shpenzimeve, borxhi publik në vend kërceu nga 66.3% në fund të 2019-s, në një nivel të vlerësuar prej 81.5% në tremujorin e dytë. Ky nivel është më i lartë sesa ai i deklaruar nga financat, që në fund të 6 mujorit e vlerësuan borxhin në 80% të PBB-së (shënim i Monitor).

Gjendet mjet i pashpërthyer në Goruzhup të Hasit

0

Është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer në fshatin Goruzhup të Hasit. EOD i FSK-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka dal njësiti policor për deminim dhe EOD i FSK-së.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë kishte hasur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti EOD i FSK-së në mënyrë të sigurt e ka bërë shpërthimin mjetit”, njofton Policia e Kosovës./

Luajti 90 minuta në Ligën e Kampionëve, kjo është nota e Shaqirit pas ndeshjes

0

Liverpooli shënoi fitore me rezultat 2-0 ndaj Midjylland në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Për 90 minuta në këtë sfidë luajti edhe Xherdan Shaqiri që ndihmoi në golin e parë.

Kështu, shqiptari u vlerësua me notën 6.7 derisa më i miri në fushë ishte Jota me notën 7.9.

Gjermania bën gati mbylljen e butë, mbeten hapur vetëm azilet dhe shkollat

0

Gjermania ka regjistruar gati 15,000 raste të reja të Covid-19 gjate diteve të fundit.

Pamja e shifrave të fundit është më e larta që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave të raportuara nga Robert Koch-Institut, 14,964 infeksione dhe 85 vdekje janë konfirmuar në vend në 24 orët e fundit, për një numër total prej 449,275 rastesh dhe 10,098 viktima.
Këto të dhëna po e cojnë kancelaren Merkel gjithnjë e më shumë drejt një izolimi të butë .

Masat mund të hyjnë në fuqi që nga 4 nëntori dhe do të jenë të vlefshme për të gjithë muajin.

Vendimi do të merret këtë të mërkurë pas takimit të Merkel me guvernatoret e landeve.

Gazeta Bild bën të ditur se kancelarja pritet të vendose mbylljen e mundshme të bareve, restoranteve, qëndra sportive, teatre, kinemave etj.

Ndërkohë do të vazhdojë të mbeten hapur shkollat.

Dy palestinezë hyjnë për të vjedhur në një shtëpi në Prishtinë, sulmojnë një polic me skalper

0

Dy të dyshuar palestinezë janë arrestuar pasi që janë kapur duke kryer vjedhje në një shtëpi në rrugën “Misine Kokollari” në Prishtinë, dy ditë më parë.

Policia ka intervenuar për të parandaluar vjedhjen, por një nga të dyshuarit ka sulmuar policin me një mjet të mprehtë, skalper, shkruan Reporteri.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Palestinës, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar. Gjatë legjitimit, njëri nga të dyshuarit, ka sulmuar zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë-skalper. Të lënduar nuk ka, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thekson raporti 24 orësh i policisë.

Kështu u prit Messi në Torino!

0

Leo Messi me shokë ka zbritur në Itali.

Rreth 100 tifozë, të cilët nuk kishin vendosur maska, e priten Barcelonën dhe Lionel Messin në hotelin e tyre në Torino të martën, para ndeshjes së sotme kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Juventusi është nikoqir i Barçës sonte në Allianz Stadium, në një ndeshje të Grupit G që nis në orën 21:00.
Kampioni italian do të jetë pa Cristiano Ronaldon, i cili ende nuk është shëruar nga koronavirusi, si dhe pa Giorgio Chiellinin e lënduar, ndërkohë Leonardo Bonucci është në dyshim.

Ndërkohë, ekipi i Barcelonës mbërriti në qendër të Torinos të martën në mbrëmje.
Messi dhe Barcelona u mirëpritën nga rreth 100 tifozë të moshës mes 16 dhe 18 vjeçe, por vetëm pak prej tyre bartnin maska mbrojtëse të virusit.

Vetëm dje, në Itali u shënuan 21.994 raste të reja me Covid-19.

Turma e të rinjve u mbikëqyr nga vetëm dy policë, por askush nuk u lejua të ketë kontakt fizik me Messin apo bashkëlojtarët e tij.

Njeriu që shndërroi ëndrrën e tij fëmijërore në realitet, fluturon përmes balonave!

0

Xhonathan Trep, një menaxher projektesh teknike, ka një hobi të pazakontë. Ai që në fëmijëri ishte intriguar nga fluturimi i balonave me helium dhe si i rritur deshi të fluturojë vetë me to. Këtë, ai e shndërroi në realitet.

Qindra balona lodra të mbledhura së bashku, të lidhura për ndonjë karrigeje, shtëpie lodrash ose platforme më të madhe, ndihmojnë Xhonathanin të ngrihet dhjetëra mijëra metra në qiell.

Gjatë udhëtimeve të tij ai ka fluturuar edhe për 14 orë duke mos e ditur asnjëherë se ku do të aterojë. Për këto Aventura, Xhonathan ka bërë 1 vit shkollë për pilot dhe ka marrë licencë për fluturime ajrore.

Trump në fushatë: E ndalëm konfliktin 400-vjeçar Kosovë-Serbi

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka vazhduar tubimet zgjedhore para zgjedhjeve presidenciale. Mbrëmjen e kaluar, ai ishte në Nebraska dhe gjatë fjalimit nuk harroi që përsëri të mburrej me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington në shtator mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se i kanë ndaluar 400 vjet vrasje mes tyre.

“A e dini se jam nominuar për tri Çmime Nobel për Paqe, a mund ta besoni këtë? A mund ta besoni këtë”, tha ai para përkrahësve, para se ata të shpërthenin në brohoritje.

“…dhe për rajone të ndryshme, si mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje, e dini, marrëveshje tregtare. Unë thashë: Pritni një minutë, a nuk e luftojnë ata njëra-tjetrën gjithmonë? Po. Për shumë dekada. Si e dite? Unë thashë: E di, ata e luftojnë njëri-tjetrin tërë kohën”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Më pas, ai tha: “Tregojuni se ne nuk do të bëjmë kurrfarë biznesi me ta – ata e duan biznesin tonë, apo jo – nuk do të bëjmë kurrfarë biznesi pa bërë marrëveshje që ata të ndalen së vrari njëri-tjetrin dhe e dini çka? Zgjati rreth 20 minuta”, tha presidenti amerikan.

“Ata kanë luftuar për 40 vjet. Unë mendoj se ata kanë luftuar për 400 vjet, a doni ta dini, por ata kanë qenë duke luftuar për një kohë të gjatë. Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Krejt papritmas, dy muaj më parë, ata ishin në Zyrën Ovale, duke u përqafuar e duke u puthur, ishte e lehte”, deklaroi në fund Trumpi.

Merkel do që t`i mbyll baret, palestrat dhe restoranet për të ndaluar përhapjen e COVID-19

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dëshiron që kryeministrat e shtetit sot të bien dakord që të mbyllin të gjitha restorantet dhe baret nga 4 nëntori – gjithë kjo në përpjekje për të frenuar infeksionet me COVID-19

Por nga këto masa do të mbesin të hapura shkollat dhe çerdhet, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova

Sipas kufizimeve të reja, njerëzit do të dalin në publik vetëm me anëtarët e familjes së tyre, thuhet në draft-rezolutën.

Kancelarja tha se një rritje shumë e lartë e infeksioneve në pothuajse të gjitha rajonet e Gjermanisë do të thotë që shumë autoritete lokale shëndetësore nuk mund të gjurmonin të gjitha infeksionet, kështu që ishte e nevojshme të zvogëlohej ndjeshëm kontakti midis njerëzve.

Nëse 16 liderët shtetëror të Gjermanisë bien dakord për draftin gjatë një konference virtuale sot gjatë ditës, fitneset, diskotekat dhe kinematë do të mbyllen së bashku me teatrot dhe vendet e koncerteve.

Dyqanet do të lejohen të qëndrojnë të hapura nëse zbatojnë masa higjienike dhe kufizojnë numrin e klientëve, ndërsa restorantet do të lejohen vetëm shërbimet take away.

Gjermania po përballet me një rritje më të shpejtë të rasteve pozitive me COVID-19, me të dhënat e fundit nga e marta që tregojnë rastet e rritura me 11,409 në 449,275.

Qeveria deri më tani ka shmangur një bllokim të dytë kombëtar pasi një mbyllje në fillim të këtij viti goditi ashpër rritjen ekonomike.

Por Merkel paralajmëroi të martën se sistemi shëndetësor i Gjermanisë mund të arrijë pikën e thyerjes nëse infeksionet e koronavirusit vazhdojnë të rriten.

Teksa ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier tha se Gjermania mund të arrijë 20,000 infeksione të reja në ditë deri në fund të javës.

“Ne jemi në një situatë shumë të vështirë në pandemi – numrat e infeksionit po shpërthejnë dhe kjo po kërcënon kapacitetin e sistemit shëndetësor dhe për këtë arsye jetën e njerëzve kështu që politikanët duhet të veprojnë”, tha Altmaier

Drafti thotë që qeveria federale dëshironte të siguron ndihmë financiare për firmat e prekura nga mbylljet.

Nëse bihen dakord, masat do të zbatohen në të gjithë vendin deri në fund të nëntorit, me udhëheqësit që takohen dy javë pas zbatimit për t’u këshilluar nëse rregullimet janë të nevojshme.

Mbi 1 mijë gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

0

Policia e Kosovës vazhdon të ndëshkojë personat që nuk respektojnë Ligjin COVID-19.

Edhe pse rastet me koronavirus në Kosovë kanë shënuar rritje, banorët nuk po e respektojnë Ligjin për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë së martës në tërë vendin janë ndëshkuar 1 mijë e 72 persona të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj.

Theksojmë se Ligji për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 ka hyrë në fuqi në muajin gusht të këtij viti.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort