Home Blog Page 5511

Daka-Kurteshit: Të lutna mos bërtit

0

Me ‘bërtitma’ e përplasje mes anëtarëve është përcjellë mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Shkak i këtij debati mes anëtarëve të komisionit, ishte reagimi në lidhje me publikimin e një aplikacioni online që mbledh informacionet dhe donacionet e qytetarëve jashtë Kosovës.

Anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi tha se nuk është konsultuar në lidhje me reagimin që ka bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E që sipas tij, është e rrezikshme dhe e dëmshme, pengimi që është duke iu bërë bashkatdhetarëve për aplikim për të votuar në Kosovë.

“Ai reagim nuk është i KQZ-së, unë kurrë s’jam pyet, nuk jam konsultuar, nuk jam këshilluar, nuk jam njoftuar që ka një reagim të tillë nga KQZ-ja. Është fjala për një aplikacion që e paskan hapur në vendet perëndimore për ndihmë mërgimtarëve që aplikojnë për të votuar. Unë e kam hapur edhe vet atë aplikacion edhe e kam parë për çfarë është fjala dhe pikërisht ky aplikacion është ai që është dashur të bëj shteti i Kosovës, KQZ-ja. Ka pasur si investim kapital 60 mijë euro, meqenëse nuk i ka bërë atëherë e kanë bërë vajza dhe djemtë të ri që po studiuakan jashtë. Më vonë pastaj dëgjova se vërtetë puna ka shkuar edhe më larg, ku janë thirr policia dhe është bërë e madhe”, ka deklaruar Kurteshi.

Sipas tij, KQZ dhe shteti i Kosovës do të duhej të gëzohej për këtë organizim, në vend të kriminalizonte individët që janë të përfshirë.

Për këtë ka reaguar kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka e cila tha se askush nuk mund të mbledh të dhënat e qytetarëve përveç KQZ-së.

“Në momentin kur dikush i paautorizuar në emër të vet apo kujtdo qoftë apo çfarë do OJQ-je apo Zoti e din se çka mbledh shënimet personale të qytetarëve të Kosovës, si dhe xhirollogaritë dhe kërkon donacione për regjistrime, natyrisht që ne do të reagojmë. I vetmi institucion i cili është i autorizuar t’i ketë shënimet personale është KQZ-ja. Pra, askush dhe askund nuk mund të mbledhë shënimet personale të askujt, aq më pak të qytetarëve dhe të votuesve duke i pasur në dispozicion numrat personal, shënimet personale, numrat e telefonave dhe gjithë ato që ne jemi këtu me ditë të tëra për të diskutuar”, deklaroi ajo.

Daka shtoi se çdo ndërhyrje që ka të bëjë me sigurinë nacionale duhet të ndalohet. Por, me këtë nuk është pajtuar Kurteshi, i cili ka kundërshtuar se ka të bëjë me sigurinë dhe keqpërdorimin e të dhënave personale. Në këtë aplikacion, siç tha ai, nuk kërkohet numri personal, ditëlindja apo të dhëna të tjera.

“Nuk je ti ai që vlerëson, as unë nuk jam…. ‘Do të thotë po merrka dikush kështu vlerësime, pa e ditur ne. Në emër të fshehtë, kjo nuk shkon më tutje’. A duamë me mbajtë mbledhjen, a jo. Sa herë që të rrezikohen shënimet e KQZ-së.. Të lutna mos e ngrit zërin edhe mos bërtit. Mos bërtit, të lutna mos bërtit. Nëse dëshironi me fillu me bërtit dalim jashtë e bërtasim. ‘Ne e bëjmë publikisht jo fshehtas nëpër zyre’. Zotëri Sami Kurteshi. ‘Zonja Valdete Daka’. Të lutem lejomë të flas deri në fund. ‘Po ma ndal mikrofonin edhe po thua mos bërtit dhe kjo është pafytyrësia tjetër”, i tha Daka Kurteshit.

Përplasja ka vazhduar edhe më tej, derisa Daka ka thënë se do e ndërpres këtë mbledhje.

“Mirë zotëri ekspert a mundemi me vazhdu mbledhjen. ‘Po zonja gjyqtare që nuk e njihni ligjin edhe nuk keni lidhje’. Unë a e njoh ligjin a jo është çështje tjetër, nuk je ti ai që vlerëson ligjshmërinë tem”, u tha më tej.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Hamiti e ka quajtur gënjeshtar Hajdarin.

“Gënjeshtari më i madh je ti i pari, ti i pari. Ti i pari je rrenc edhe gënjeshtar, se je mësua me i qu zërin palidhje një gruaje. ‘Kriminalizimi zotëri Hamiti, lene këtë fjalor, keni marrë vet vendim në KQZ pa u konsultuar anëtarët e KQZ-së”, tha Hamiti.

KQZ dje ka reaguar duke shprehur se ky aplikacion nuk është i autorizuar dhe është në kundërshtim me ligjin dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Mbledhja e Komisionit ka vazhduar me pikat tjera të rendit të ditës, por që përsëri ka vazhduar diskutimi i anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ani pse kryetarja e KQZ-së dhe anëtarët e tjerë kanë liruar sallën.

Në po këtë mbledhje është njoftuar se janë gjashtë subjekte politike që deri më tani kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që kërkojnë të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje deri më tani është 104.

•Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (33 kandidatë);

•Jedinstvena Goranska Partija (16 kandidatë);

•Srpska Lista (20 kandidatë);

•Romani Iniciyativa (12 kandidatë);

•Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodzic (13 kandidatë);

•Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (10 kandidatë).

Këta janë 9-të kandidatët për deputetë nga dega e LDK-së në Prizren

0

Partitë politike kanë filluar përgatitjet e tyre për përpilimin e listave të kandidatëve për deputetë. Dita e shtunë është data e fundit kur partitë politike, duhet t’i dorëzojnë listat përfundimtare në KQZ.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila e ka kandiduar Avdullah Hotin për kryeministër të vendit, tashmë ka filluar përgatitjet për listën përfundimtare. Dega e saj në Prizren tashmë e ka vendosur se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në listë, tregojnë burime brenda këtij subjekti politik.

Në krye të kësaj liste, është kryetari i degës së partisë në këtë komunë, Anton Quni, raporton TV Prizreni.

Pjesë e kësaj liste që janë propozuar qendrës së LDK-së në nivel qendror janë edhe 8 kandidatë të tjerë.

Hatim Baxhaku

Sylë Hoxha

Driton Selmanaj

Xhavit Ukaj

Salajdin Fanaj

Mybere Mustafa

Aferdita Morina

Valdet Hoxha./tvprizreni.net/

Walker për herë të parë mungon në përkujtimin e Masakrës së Reçakut, Hoxhaj e telefonon

0

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka telefonuar ambasadorin William Walker në 22 vjetorin e shënimit të Masakrës së Reçakut, i cili për herë të parë nuk ishte i pranishëm në Reçak për shkak të pandemisë.

Ai tha se Walker iu dërgoi mesazhe kosovarëve dhe se tha që është me zemër në Kosovë.

“Për herë të parë në 22 vjetorin e shënimit të masakrës së Reçakut, nuk ishte mes nesh ambasadori William Walker. Për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së udhëtimit, ai na dërgoi mesazhet nga zemra se është me ne sot dhe përherë, që kur alarmoi botën për krimet serbe. Sot, zhvillova një bisedë telefonike me të, për t’i shprehur respektin tim, të PDK-së dhe popullit të Kosovës për ndihmën përcaktuese që ai ka dhënë për Kosovën. Reçaku është dhimbja dhe kujtesa e jonë kolektive. Lavdi martirëve! Mirënjohje ambasadorit Walker”.

OJQ-të i dalin kundër SBASHK-ut për greva

0

Organizatat joqeveritare, ETEA, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) dhe Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) i kanë dalë kundër Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës pasi këta të fundit paralajmëruan grevë nëse mësimdhënësit nuk paguhen 100 euro shtesë në muaj.

Sipas tyre, ndonëse kërkesa që mësimdhënësit të paguhen dinjitetshëm është legjitime, ata duhet ta kenë parasysh rrezikimin që iu bëhet fëmijëve të cilët bëjnë pjesë në grupet shoqërore më të goditura nga masat kundër COVID-19.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të këtyre organizatave:

Organizata ETEA, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) dhe Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) shprehin indinjatën e thellë mbi leximin e gabuar të situatës në arsim nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), veçanërisht në raport me kërcenimet për hyrje në grevë në rast se nuk bëhen pagesa shtesë prej 100 EUR në muaj për mësimdhënësit.

ETEA, ORCA dhe QHPSM qëndrojnë prapa kërkesave legjitime për paga më të dinjitetshme në të gjithë sektorët, përfshirë këtu edhe në sektorin e arsimit. Në këtë linjë, SBASHK, sikurse çdo organizim tjetër sindikal që mbronë të drejtat e punëtorëve dhe synon të avancojë interesat përkatëse, ka të gjitha të drejtat për kërkimin e plotësimit të kushteve materiale, kërkimin e mundësive për avancimin e tyre dhe për trajtimin e barabartë të sektorit të arsimit me sektorët e tjerë të prekur nga pandemia. Por, kjo nuk mund të bëhet duke e rrezikuar edhe më tej mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe është krejtësisht e papranueshme që të bëhet në dhe mbi kurriz të nxënësve dhe studentëve.

ETEA, ORCA dhe QHPSM vlerësojnë që SBASHK-u duhet t’i prioritizojë interesat e nxënësve dhe studentëve dhe në asnjë rrethanë të mos i përdorë si mjet për plotësimin e kërkesave, e sidomos në rrethanat aktuale ku nxënësit dhe studentët janë një ndër grupet shoqërore më të goditura nga masat e ndërmarra për frenimin e pandemisë COVID-19.

Është e vërtetë dhe tërësisht zhgënjyese që të gjitha Qeveritë e pasluftës në Kosovë e kanë lënë arsimin në situatë të mjerueshme, ku si rrjedhojë, pothuajse në secilin vlerësim ndërkombëtar nxënësit kosovarë performojnë dukshëm më dobët krahasuar me nxënësit e shteteve tjera. Por pavarësisht kësaj, mësimdhënësit kosovarë janë më të kënaqurit në botë me punën e tyre, përkatësisht 94% e mësimdhënësve shprehen shumë të kënaqur me profesionin e tyre (TIMSS, 2019), gjë që është kontradiktore me kërkesat për rritje të vazhdueshme të pagave nga SBASHK. Për më tepër, kërkesa për rritje pagash para se gjithash duhet të korrespodojnë me performancën e nxënësve dhe cilësinë në arsim.

Në këtë drejtim dhe në këto rrethana pandemike, paralamjërimet për grevë në kushte të pandemisë dhe situatës politike në të cilën ndodhet vendi, e dëmtojnë edhe më tej sistemin arsimor në Kosovë. Prandaj, para se të merret ndonjë vendim nga SBASHK, bëjmë thirrje që të gjendet kompromisi dhe të shqyrtohen forma e mundësi të tjera për t’i shtyer përpara kërkesat e sindikatës, pa dëmtuar procesin mësimor dhe instrumentalizuar nxënësit që edhe ashtu pothaujse në çdo vit bëhen viktimë e betejave mes SBASHK dhe institucioneve vendimmarrëse.

Banorët e veriut po marrin dozën e dytë të vaksinës në Rashkë

0

Një grup i qytetarëve nga katër komunat në veri të Kosovës, të cilët u imunizuan më 25 dhe 26 dhjetor të vitit 2020, me vaksinën kundër koronavirusit Pfizer/BioNtech, kanë marrë dozën e dytë të vaksinës më 14 janar në objektet shëndetësore në komunën e Rashkës në Serbi, pranë vendkalimit kufitar me Kosovën, në Jarinje.

Ata janë kryesisht njerëz të moshuar mbi 65 vjeç nga Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, ku jeton popullata shumicë serbe.

Radio Evropa e Lirë mëson se punëtorët shëndetësorë nga Qendra Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, e cila funksionon në kuadër të sistemit shëndetësor të Serbisë, gjithashtu po vaksinohen në Rashkë.

Drejtori i Qendrës, Zlatan Elek, i tha Radios Evropa e Lirë se ai nuk kishte informacione në lidhje me vaksinimin për së dyti të këtyre qytetarëve.

Në fund të dhjetorit, Serbia shpërndau në veri të Kosovës rreth 200 vaksina kundër koronavirusit.

Në atë kohë, Qeveria e Kosovës tha se nuk kishte informacione se vaksinat kishin hyrë nëpër rrugë zyrtare. Prokuroria Themelore në Mitrovicë autorizoi një hetim për këtë çështje.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, tha në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, se Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për të mbledhur informata për këtë çështje, në lidhje me veprat penale të “kontrabandës me mallra” dhe “aktivitete të paligjshme mjekësore dhe farmaceutike”.

Ai tha se nuk mund të siguronte më shumë informacion në këtë moment.

Qeveria e Kosovës në detyrë njoftoi se ka siguruar rreth 500 mijë vaksina nga kompania Pfizer/BioNtech, dhe se vaksinimi në Kosovë do të fillojë në muajin shkurt.

Sidoqoftë, kompania Pfizer/BioNtech nuk ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje, por që negociatat ishin duke u zhvilluar dhe se ato ishin sekrete.

Gjendet i vdekur në afërsi të Liqenit të Badovcit një ish polic i Kosovës

0

Në Liqenin e Badovcit gjatë ditës së sotme është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Viktima dyshohet se është Fadil Syleviqi i cili punonte në Policinë e Kosovës.

PSHDK-ja e ndarë, kryetari zyrtar me AAK-në e tjetri me VV-në

0

Përplasja në Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës ka përfshirë edhe dy parti të mëdha politike në Kosovë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Teksa kryetari zyrtar i PSHDK-së të enjten zyrtarizoi marrëveshjen për përfshirje në listën e AAK-së, “kryetari” që nuk njihet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten u takua me liderin e VV-së, Albin Kurti.

Dy palët kishin pasur kontest në tetor të vitit të shkuar. Të dy kishin mbajtur kuvendet zgjedhore, ndërsa në zgjidhjen që bëri KQZ-ja për këtë çështje kryetar u zyrtarizua Zef Morina, bazuar në një dokument që ka siguruar KOHA.

Të enjten, Morina nënshkroi marrëveshjen me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, për zgjedhjet e 14 shkurtit. Pala tjetër e PSHDK-së e cilësoi këtë si veprim të ndërmarrë nga “një i përjashtuar nga PSHDK-ja”.

Një ditë më pas, Ukë Berisha, që u zgjodh kryetar nga kuvendi të cilin nuk e njeh KQZ-ja, është takuar me kryetarin e VV-së, Albin Kurti. Nga takimi që patën, Kurti njoftoi se anëtari i Demokristianëve, Arion Thaçi, do të jetë pjesë e listës garuese të VV-së në garën e shkurtit.

“Arion Thaqi është i lindur në Prishtinë në vitin 1982, dhe, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Më pas vijoi studimet në Romë të Italisë në Sapienza Universita Di Roma duke specializuar në degën planifikim, menaxhim e projektim të objekteve spitalore dhe shëndetësore. Që nga viti 2007, Aroni punon si arkitekt në projekte e bashkëpunime me kompani të ndryshme. Arioni është kryetar i demokristianëve të rinj të Kosovës. U takuam bashkë edhe me kryetarin e subjektit, Dr. Ukë Berisha. Arion Thaqi do të jetë në listën garuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputet të ardhshëm në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Hoti: Kurti e shndërroi Kosovën në Kore të Veriut, atij e Osmanit duhet t’ua tregojmë vendin

0

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, tha të premten, gjatë takimi me strukturat e partisë në Podujeve, se qeveria Kurti e kishte dërguar vendin buzë shkatërrimit duke e shndërruan Kosovën në Kore të Veriut, me sanksione të ashpra ndërkombëtare.

“ Është momenti me e ditë qytetarët që qeveria paraprake e ka izolu vendin dhe ka qenë duke e dërguar vendin në shkatërrim total duke e kthy Kosovën në Kore të Veriut, duke i prishë marrëdhëniet edhe me Tiranën diçka që askush se ka paramenduar. Kjo ka qenë arsyeja pse ne është dashtë të marrim vendimin me u tërheq prej qeverisë paraprake. Falë qeverisjes tonë shumë prej këtyre dëmeve janë sanuar dhe Kosova është kthyer në kursin perëndimor”, tha Hoti.

Ai foli edhe për zyrtarizmin e bashkëpunimit të djeshëm ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

“Ajo që ndodhi dje e ka vërtetuar atë shprehjen e kamotshme popullore që secili e merr atë që e meriton. Në fund sillesh e pështillesh edhe e merr atë që meriton. Me atë marrëveshje që dje e kanë arritë e kanë marrë atë që ë meritojnë, të dytë së bashku në pako. Besoj që Podujeva dhe Llapi duhet me u ba gati që të dyve bashkë, me ua tregu vendin”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

Sipas tij në këto zgjedhje LDK nuk ka vetëm kundërshtar politik por ka kundërshtar të shtetit të Kosovës që synim kanë rrënimin e demokracisë.

“E kemi pa ditë me parë se çka ndodhi në Uashington dhe kjo është me rëndësi me e kuptu se ne duhet të angazhohemi për të ruajtur demokracinë sepse demokracia rrezikohet në çdo vend e edhe në SHBA. E këta kundërshtarët tanë që i kemi përballë në këto zgjedhje janë duke e rreziku demokracinë tonë. Por LDK do të mobilizohet dhe do t’u dalë përballë përpjekjeve të tilla”, tha Hoti.

Ai kërkoi mobilizim të llapjanëve për zgjedhjet e 14 shkurtit, në mënyrë që LDK të arrijë të ndalë shkatërrimin e Kosovës.

Autoritetet shëndetësore e konsiderojnë të qetë situatën me COVID në Kosovë

0

Të qetë e kanë konsideruar situatën me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë, autoritetet shëndetësore në vend.

Në një konferencë për media, teksa ka prezantuar masat e reja anti-COVID, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se “me situatën aktuale Kosova rangohet me numrin më të vogël të vendeve për numrin e të infektuarve, por edhe të vdekjeve”.

Në anën tjetër, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka thënë se situata është e qetë ditëve të fundit, me rritje të rasteve të të shëruarve e rënie të rasteve të reja pozitive.

Teksa ka kërkuar nga partitë politike të zbatojnë masat, në kohë fushate, Zemaj ka paralajmëruar se nëse do të ketë keqësim të situatës, do të kthehen masat rigoroze.

Vëllau i Jakup Krasniqit kandidat për deputet nga Nisma

0

Abdyl Krasniqi, vëllau i kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMËS Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, do të kandidoj për deputet më 14 shkurt nga radhët e Nisma-s.

Kështu ka bërë të ditur i pari i kësaj partie, Fatmir Limaj.

Ai tha se Jakup Krasniqi aq sa i mungon familjes, po aq sa edhe skenës politike dhe publicistike të Kosovës.

Kurse për kandidatin për deputet, Abdyl Krasniqi tha se “angazhimi i tij në vijë të parë të luftës sonë politike është një mesazh i qartë se do t’i mobilizojmë të gjitha energjitë tona atdhetare dhe profesionale me qëllim që fryma atdhetare që ka mbjellë Jakup Krasniqi të dalë sa më e fuqishme në këto zgjedhje!”.

Postimi i plotë:

Arrestimi i paradokohshëm i kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMËS Socialdemokrate, z. Jakup Krasniqi ishte një goditje e madhe jo vetëm për partinë tonë, por për tërë kombin shqiptar.

Ai i mungon familjes, po aq sa edhe skenës politike dhe publicistike të Kosovës. Megjithatë, vizioni i tij politik, i mishëruar në NISMËN Socialdemokrate, jeton thellësisht në zemrat tona.

Sot kur jemi në prag të përgatitjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit, strukturat tona janë mobilizuar si asnjëherë më parë që ky vizion të dalë sa më i fortë.

Më lejoni t’ju njoftoj se në këto zgjedhje, në listën e kandidatëve për deputet të NISMËS Socialdemokrate është Abdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit dhe bashkëveprimtar i palodhur në rrugëtimin e deritashëm.

Angazhimi i tij në vijë të parë të luftës sonë politike është një mesazh i qartë se do t’i mobilizojmë të gjitha energjitë tona atdhetare dhe profesionale me qëllim që fryma atdhetare që ka mbjellë Jakup Krasniqi të dalë sa më e fuqishme në këto zgjedhje!

Mbështetja që sot i jepet NISMËS Socialdemokrate është mbështetje për frymën e liderit të saj që padrejtësisht mbahet në Hagë!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort