Home Blog Page 5510

Hoti i rikthehet sërish Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, tregon se ku do të ndahen këto mjete

0

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një postimi ka treguar se Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëbje Ekonomike për vitin 2021 prej 222 milionë e 400 mijë euro.Hoti u shpreh se në këtë program janë të përfshira vazhdimi i shtesave në Shëndetësi, Polici dhe dyfishimi i Asistencës Sociale.

Postimi i plotë:

Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej dyqindtë e njëzetë e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00)

Në kuadër të këtyre masave, midis tjerash përfshihen:
– 6.5 milion euro për të Vetë Punësuarit
– Vazhdimi i Shtesave në Shëndetësi
– Vazhdimi i Shtesave në Polici
– Dyfishimi i Asistencës Sociale
– Rritja e Pensioneve për 30 euro, për të gjithë pensionistë që marrin më pak se 100 euro

Shkoi për të inspektuar masat anti Covid në një lokal, rrahet polici

0

Një polic është sulmuar fizikisht nga dy persona, në një lokal në rrugën “B” në Prishtinë.Kjo pasi që policia dhe inspektorët sanitarë kishin shkuar për të inspektuar masat anti-COVID.Rr. B, Prishtinë 15.01.2021 – 22:15-22:56.

Pas pranimit të informatës për mos respektimi të vendimit të qeverisë për respektimin e masave anti Covid 19 njësitë policore së bashku me inspektorët sanitarë kanë dalë në atë lokacion ku brenda në restorant kanë hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve.

Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

Londër: Arrestohen 4 shqiptarë për trafikim droge

0

Të arrestuarve iu kapën edhe një sasi e madhe parash
Mediat britanike shkruajnë se katër shqiptarë, pjesë e një grupi të trafikut të drogës, janë burgosur nga drejtësia angleze pak ditë pasi ishin arrestuar nga policia, transmeton albinfo.ch.

Sipas mediave të këtij vendi, operaconi i zhvilluar në Londër dhe Essex bëri të mundur sekuestrimin e 340 mijë paund dhe një sasi të madhe kokaine, e cila nëse do të hidhej në treg, do të kapte vlerën 400 mijë paund.

Në raport thuhet se të prangosur janë A.G., 26 vjeç, të cilit iu gjeten 4 kg kokainë dhe 100 mijë paund, R.D. që u kap me 140 mijë paund dhe përzierje kokaine, F.K. që u kap me 100 mijë paund dhe F.M., të cili iu gjeten doza droge dhe dokumente te falsifikuara.

Aktualisht po punohet për të zbuluar pjesën tjetër të grupit. /Albinfo.ch

Këto janë rrugët ligjore që mund të ndjekë Albin Kurti nëse nuk i çertifikohet kandidimi nga KQZ-ja!

0

Sot është data e fundit kur subjektet politike mund të dërgojnë në KQZ emrat e kandidatëve për deputetë, raporton Gazeta Blic.Por një dilemë dhe paqartësi e madhe mbetet me emrin e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, pasi të njëjtit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk i lejohet kandidimi për deputet për shkak të dënimit të tij.E njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, ka thënë për “Gazeta Blic” se duke parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, as KQZ-ja nuk pritet ta çertifikojë emrin e tij .

“Me vetë faktin që Gjykata Kushtetuese ka kufizuar një të drejtë të garantuar me Kushtetutë, si e drejta për tu zgjedhur duke ndërtuar nje standard të ri, KQZ në bazë të interpretimit të vendimit të Kushtetuesës nuk mund të pritet që të çertifikoj kandidaturat e personave të denuar në tre vitet e fundit. Edhe pse një konkludim i tillë nuk mundet të mirret si i mirë kur dihet se 11 anëtarë të KQZ do të vendosin lidhur me këtë çështje”Tutje Miftaraj thekson se Kurti, në rast se nuk çertifkohet nga KQZ-ja, mund të ndjekë rrugët ligjore duke iu drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar vendimin e saj.“Sidoqoftë, e drejta në ankesë ndaj vendimeve të KQZ është e garantuar, që nënkupton se z. Kurti dhe të tjeret duhet që përmes rrugëve ligjore dhe institucionale të sfidojnë KQZ, PZAP dhe Gjykatën Supreme duke shfrytëzuar të drejtën ti drejtohen edhe një herë Gjykatës Kushtetuese per të sqaruar vendimin e saj, kuptohet duke shtjerr të gjitha mjetet juridike në dispozicion. Në anën tjetër, duke marr per bazë kohën e shkurtë kohore deri në ditën e zgjedhjeve me 14 shkurt 2021, duhet pritur që KQZ, PZAP, Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese ti trajtojnë ankesat brenda afateve ligjore” tha Miftaraj për Gazeta Blic.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuse për votën e deputetit Etem Arifi, qeveria Hoti ra nga pushteti.Disa ditë më vonë UD. e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani shpërndau parlamentin duke shpallur 14 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.Tash e sa ditë subjektet politike kanë filluar fushatën elektorale, kanë shpallë disa nga kandidatët për deputetë dhe bërë publike aderimet e reja.Ndërkohë para fillimit zyrtar të fushatës u finalizuar edhe marrëveshje ndërmjet “Iniciativës” së Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit./Gazeta Blic/

Për 24 orë policia dënon 649 qytetarë për mosrespektim të masave të Ligjit për Pandeminë

0

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 649 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Telegrafi/

Italia jep 460 euro ndihmë mujore sociale, përfitojnë edhe emigrantët

0

Emigrantët shqiptarë në Itali mbi moshën 67 vjeç, me të ardhura të ulëta e të pajisur me leje afatgjatë qëndrimi 10 vjeçare kanë të drejtë të marrin një ndihmë mujore sociale prej 460.28 euro në muaj.

Kjo është një nga masat në ndihmë të popullsisë në nevojë ndërmarrë nga qeveria e përtej Adriatikut nga e cila mund të përfitojnë si shtetas italianë ashtu dhe emigrantë.

Veç moshës dhe lejes së qëndrimit kusht është që përfituesi të mos ketë të ardhura vjetore më të larta se 5983 eurosh për person apo 11. 967 eurosh për familje.

Përjashtohen nga kjo ndihmë sociale të gjitha ata emigrantë të cilët edhe pse kanë mbi 10 vite jetesë në Itali nuk janë të pajisur me leje qëndrimi afatgjatë.

Po ashtu është e detyrueshme prania e përhershme e emigrantëve në territorin italian.

Nëse përgjatë një viti ata janë larguar për më shumë se 29 ditë, do të humbasin këtë mundësi.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti Kombëtar Italian i Sigurimeve Shoqërore, janë 343.923 emigrantë shqiptarë që paguajnë sigurime shoqërore në Itali.

Aktualisht janë 27.945 emigrantë shqiptarë që kanë fituar të drejtën e marrjes së pensionit duke u renditur të parët për nga numri mes komuniteteve të huaja.

Pavarësisht numrit të lartë të shqiptarëve në këtë shtet ende nuk ka një marrëveshje mes palëve për të njohur vitet e punës në shtetet respektive duke e bërë të pamundur sigurimin e një pensioni të plotë. /oranews/

Vaksina që aktualisht po aplikohet me sukses në Gjermani

0

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se momentalisht në Gjermani, po aplikohet vaksina nga BionTech/Pfizer, me shumë sukses, e cila duhet të ruhet në një temperaturë prej minus 70 gradë Celsius për të qëndruar e efektshme, transmeton albinfo.ch.

Nga ana tjetër, edhe vaksina “Moderna” po aplikohet masivisht dhe është e ardhmja e vaksinimit, pasi mund të ruhet dhe transportohet në minus 20 gradë Celsius dhe e ka kosto më të ulët. “Moderna” gjithashtu premton se vaksina e saj do të jetë e qëndrueshme deri në 30 ditë pas shkrirjes.

Në BionTech/Pfizer janë vetëm pesë ditë. Sidoqoftë, të dyja vaksinat mund të ruhen dhe të përdoren në Gjermani pa ndonjë problem, transmeton tutje albinfo.ch.

Kina për pesë ditë ndërton spitalin për pacientët me Covid-19

0

Kina të shtunën ka përfunduar ndërtimin e spitalit për COVID-19 me 1,500 dhoma, për pesë ditë, për të luftuar rritjen e numrit të të infektuarve.

Spitali është një nga gjashtë të tjerë me një total prej 6,500 dhoma që po ndërtohen në Nangong në provincën Hebei, ka raportuar agjencia e lajmeve Xinhua, transmeton AP.

Të gjitha ato spitale pritet të kompletohen brenda javës së ardhshme.Kina është përballur me numër në rritje të infeksioneve në Nangong dhe përgjatë Hebeit.Të premten, në Kinë u regjistruar 130 raste të reja dhe 90 prej tyre ishin në Hebei.

Të gjitha masat anti-Covid që aktualisht janë në fuqi dhe gjobat që ju presin nëse s’i respektoni

0

Dje, është bërë edhe rangimi i komunave sipas zonave bazuar në numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Me rangimin e ri, pjesë e zonës së kuqe janë edhe Podujeva dhe Mitrovica e Jugut. Komuna të tjera që janë pjesë e zonës më rrezik të lartë të infektimit janë edhe Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi.

Ndryshime ka pasur edhe në zonën e verdhë. Aktualisht pjesë e kësaj zone janë: Vushtrria, Gjilani, Lipjani, Suhareka, Shtimja dhe Vitia.

Ndërkohë, në zonën e gjelbër janë 23 komuna: Pejë, Kllokot, Ferizaj, Malishevë, Deçan, Kamenicë, Skenderaj, Rahovec, Junik, Gjakovë, Shterpcë, Klinë, Istog, Novobërdë, Prizren, Drenas, Kaçanik, Hani i Elezit, Dragash, Graçanicë, Mamushë, Partesh dhe Ranillugë.

Ndryshe, me masat e reja, operatorëve ekonomik në zonën e kuqe iu lejohet të punojnë deri në orën 21:00, derisa ndalohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:30 deri në orën 05:00.

Për komunat që gjenden në zonën me rrezik të mesëm do të zgjatet orari i punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 05:00 deri në orën 22:00.

E në komunat që janë në zonën e gjelbër, operatorët ekonomik do lejohen të punojnë nga ora 05:00-22:00. Në të njëjtën periudhë lejohen të punojnë edhe qendrat e tregtare.

Por, sa mund të dënohen qytetarët që nuk i përfillin masat e Qeverisë?

Të gjithë ata që s’i respektojnë këto masa, do të gjobiten. Bazuar në Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, qytetarët që nuk e respektojnë vendimin për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, dënohen me gjobë deri në 200 euro. Për persona juridikë, gjoba është 500 euro.

Ndërkohë, gjoba për ata që nuk i vendosin maskat dhe nuk e mbajnë distancën fizike është 35 euro.

Me vendimin e Qeverisë, ndalohen edhe të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë, dasmat dhe ahengjet familjare, ceremonitë dhe veprimtaritë fetare (përveç familjarëve të ngushtë) me mbi 50 persona.

Ata që nuk e respektojnë këtë vendim, mund të dënohen me gjobë prej 200 deri në 2 mijë euro.

Gjoba shqiptohen edhe për ata që nuk e respektojnë masën e izolimit.

Me Ligjin për Luftimin e Pandemisë, personi i cili del nga izolimi ose zona e karantinës e përcaktuar me vendim të organit kompetent, pa leje përkatëse dënohet me gjobë prej 150 eurosh./Gazeta Express

Hamiti: Vjosa Osmani ka hyrë nën sqetullën e Albin Kurtit, s’kishte guxim për të formuar parti

0

Profesori Muhamet Hamiti mendon se Vjosa Osmani s’do të arrijë të marrë as 3 për qind të votave.Mendon se ajo s’kishte guxim për të formuar iniciativë të sajin dhe në këtë mënyrë u fut, siç tha ai, nën sqetullën e Kurtit.
“Vjosa praktikisht ka hy në Vetëvendosje, ajo do të marrë votat e Vetëvendosjes. Ajo s’ka guxu të formojë iniciativë sepse parti s’ka pasur kohë që të formojë”, thotë Hamiti në T7.

“Guxo është slogani më i pakuptimtë për të mos thënë paradoksal në këtë rast. S’ka guxuar të bëjë këtë ka hyrë nën sqetullën e Albin Kurtit dhe ata do t’ia dorëzojnë besoj votën asaj për të tjerët shohim çka bëhet”, shtoi ai.“As 3 për qind s’do t’i ketë’, tha Hamiti.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort