Home Blog Page 5508

Kërcënimet nga Serbia, KFOR-i i gatshëm të intervenojë nëse cenohet siguria në Kosovë

0

Forca që i ruan kufijtë e Kosovës aktualisht nuk ka ndonjë indikacion të brendshëm apo të jashtëm që mund ta cenojnë situatën e sigurisë.

Komandanti i ri i KFOR-it, Franco Federici, gjatë një konference online ka folur për rrethanën pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale.

Ai pret sjellje të moderuar, por edhe janë të gatshëm për intervenim si reagues i tretë.

“Nuk kemi asnjë indikacion që tregon se situata do të ndryshojë. Jemi të bindur që secili do të sillet në mënyrë të moderuar. Më lejoni të theksoj se KFOR-i nuk është i përfshirë në Gjykatën Speciale. Kjo është temë tërësisht jashtë mandatit tonë. KFOR-i nuk bën hetime. Megjithëkëtë, ne e përcjellim situatën dhe jemi të vëmendshëm. Ne jemi të gatshëm të intervenojmë nëse ka tensione e protesta pas ngritjes së aktakuzave…”, ka pohuar Federici, shkruan Koha.

Ai ka thënë se KFOR-i nuk është i shqetësuar as me armatosjen e Serbisë dhe deklaratat e zyrtarëve nga Beogradi për mundësinë e një konflikti nëse nuk ka zgjidhje politike.

Sipas Federicit, deri tani nuk kanë hetuar ndonjë rrezik që mund ta prishë qetësinë as në veriun e populluar me shumicë serbe.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

“Sikurse ka thënë sekretari gjeneral, NATO e mbështet dialogun. Ne mirëpresim çdo hap që forcon bashkëjetesën mes komuniteteve dhe do ta luajmë rolin tonë si ndihmues në këtë drejtim”, ka shtuar ai.

Gjeneral-majori italian ka përsëritur se bashkëpunimi me FSK-në po vazhdon sipas mandatit të kaluar, përderisa nuk vendos ndryshe selia e NATO-s në Bruksel.

KFOR-i aktualisht ka 3 mijë e 500 ushtarë në Kosovë dhe siç ka thënë Federici, për momentin nuk planifikojnë reduktim të trupave.

Ministri Zemaj: Janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësorë në Kosovë

0

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, njofton se sot janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore.

“Për mjekët shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj”, njofton Zemaj.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar mjekë, infermierë dhe staf mbështetës,

Kam kënaqësinë t’ju informoj se janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet e kujdesit shëndetësor: primar, sekondar dhe terciar, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas obligimeve nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Për mjekët shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor.

Shpreh falënderimin ndaj Kryeministrit Hoti dhe Qeverisë për trajtimin me prioritet të kësaj çështjeje, njëherësh shpreh respektin e thellë për punën tuaj në shërbim pacientëve dhe do të vazhdoj t’ju mbështes dhe krijojë mundësi për punë sa më efektive!

Isa Mustafa: Jemi gati që nesër për zgjedhje të reja

0

Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, siç duket nuk e ka trembur debakli që pësoi partia e tij në Podujevë, ku fitoi VV-ja e Albin Kurtit.

Mustafa thotë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, qoftë komunale apo të përgjithshme.

“Sa u përket zgjedhjeve komunale apo të përgjithshme, që nesër jemi të gatshëm. Pa fije hezitimi”, ka deklaruar Mustafa për Express.

Por kjo humbje, për Mustafën, nuk është përmbysje e partisë së tij.

“Ata që mendojnë se do ta kthejmë përmbys LDK-në, pasi që në Podujevë ka fituar VV për një mbetje të mandatit prej 10 muajsh, e kanë gabim. Kur e kemi tërhequr z. Veliu nga Kryetari i Komunës për ministër, kemi llogaritur se mbetjen e mandatit edhe mund ta merr tjetërkush”, ka deklaruar Mutafa

Ndërkohë, me 51.64 për qind të votave, Shpejtim Bulliqi i VV-së arriti të fitojë në Podujevë, pa pasur nevojë të shkohet në balotazh.

Kryetari i ri i Podujevës ka qenë për shumë vjet pjesë e pushtetit të vjetër, Megjithatë VV-ja si subjekt po e provon për herë të parë qeverisjen aty.

Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti.

Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LVV’së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Naim Fetahu i PDK-së.

Arrihet 100% efekti i vaksinës kundër koronavirusit

0

Vaksina e kompanisë “Moderna”, ka rezultuar të jetë 100 për qind efektive.

Kështu është bërë e ditur në bazë të një lajmi të publikuar pak më parë.

Ndryshe ka kohë që po synohet gjetja e një vaksine, dhe ajo e kompanisë “Moderna”, deri më tani ka rezultuar në bazë të hulumtimeve dhe analizave të bëra si vaksina më efektive.

 

Njoftim nga Kujdesi Parësor Shëndetësor në Prizren, për vaksinat kundër gripit sezonal

0

Me qëllim të parandalimit të gripit sezonal, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, nga data 1 dhjetor 2020 (e martë), do të fillojë imunizimin e kategorive më të rrezikuara të popullatës nga gripi sezonal.

Imunizimit nga kjo sëmundje do t’i nënshtrohen personat me sëmundje kronike, personat në moshë të shtyer dhe personat e tjerë me rrezikshmëri të lartë për infeksion.

Tanimë janë shpërndarë gjithsej 6500 vaksina në të gjitha njësitë e vaksinimit të QMF-ve, për t’i ofruar këtë shërbim çdo personi që ka nevojë.

Vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi sezonal, thuhet në njoftimin e drejtuesve të Kujdesit Parësor Shëndetësor në Prizren.

Kryetari Haskuka, sqarohet rreth çështjeve të shtatoreve

0

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, pas vendosjes së shtatoreve në Prizren me rastin e shënimit të festave të 28 nëntorit, ai është sqaruar për opinionin.
Postimi i plotë
Të dashur qytetarë të Prizrenit, të dashur bashkëkombas shqiptarë kudo që jeni,

I kam lexuar me kujdes shqetësimet që keni ngritur në rrjetet sociale për statujat e vendosura në Prizren.

Më vjen mirë që shqiptarët e duan Prizrenin dhe i duan heronjtë tanë kombëtarë, sepse shqetësimet tuaja janë shenjë e dashurisë. Është më mirë kritika për shkak të dashurisë, se sa heshtja për shkak të moskokëçarjes.

Së pari më lejoni të pohoj: Skënderbeu dhe Adem Jashari tashmë kanë zënë vend në Prizren, dhe ata do të jenë aty përgjithmonë, pavarësisht nëse forma e paraqitjes do të mund t’ i nënshtrohet përmirësimeve, për të arritur nivelin e duhur artistik dhe historik. Është fakt dhe arritje, që në kryeqytetin historik e shpirtëror të projektit kombëtar shqiptar, të shkelin Gjergj Kastrioti dhe Baca Adem.

Së dyti, dëshiroj të sqaroj diçka, sepse kam parë që qarkullojnë informata të gabuara. Sa i përket shtatores së Gjergj Kastriotit, ajo nuk është realizuar me tender e as me para të komunës, prandaj nuk ka asnjë të vërtetë te insinuatat për vjedhje apo për përzgjedhje të artistit realizues. Ajo shtatore është bërë prej shoqatës së diasporës “Trojet e Arbrit”, të cilët kanë përzgjedhur artistin dhe kanë realizuar me mjetet e tyre monumentin dhe të cilët i falënderoj shumë për kontributin e madh. Komuna, sipas marrëveshjes, ka ofruar vendin dhe realizimin e piedestalit, dhe në projekt kemi realizimin e një sheshi, përreth monumentit.

Unë si kryetar i Komunës nuk jam autoriteti që vendos për vlerat artistike e as për ato historike. Por, dëshiroj t’ ju tregoj qytetarëve se ne do të themelojmë një komision për këtë çështje, të përbërë nga profesorë të artit, urbanistikës dhe të historisë, nga Kosova apo nga trojet shqiptare, i cili komision do të ketë për detyrë të sjellë një raport këshillues, se si duhet vepruar me shtatoren, dhe çka duhet të bëjmë me të. Në bazë të atij raporti këshillimor, do të diskutojmë në asamblenë komunale, dhe do të marrim vendim për të vepruar, me transparencë të plotë dhe në përputhje me interesin e treguar prej gjithë publikut mbarëkombëtar. Gjithsesi, po e përsëris, Skënderbeu është në Prizren, dhe do të jetë gjithmonë.

Sa i përket shtatores së Adem Jasharit, ajo nuk është vendosur në pronë publike e as nuk është realizuar si projekt publik. Ajo është vendosur brenda një qendre tregtare dhe është realizuar prej asaj qendre, me miratimin e disa përfaqësuesve të familjes Jashari. Ne jemi njoftuar me veprën vetëm pasi që ajo është vendosur aty, njësoj si gjithë publiku tjetër. Është e vërtetë se në pronë private nuk i takon Komunës që të ndërhyjë, megjithatë, simbolet kombëtare, siç është edhe Adem Jashari, duhet të mbrohen nga shteti edhe për mënyrën e përdorimit në mjediset private. Siç kemi marrë vesh më vonë, ajo statujë do të tërhiqet, me vendim të vetë operatorit privat, dhe shpresojmë që do të zëvendësohet me një statujë më të mirë. Megjithatë, pavarësisht kësaj, më lejoni të lajmëroj publikun e gjerë se Komuna e Prizrenit tashmë i ka ndarë fondet dhe e ka filluar projektin, për të ndërtuar një monument publik, në një hapësirë publike, për komandantin legjendar Adem Jasharin.

Kjo është e vërteta. I falënderoj shumë kritikët, sepse pa kritika nuk ecet përpara. Shpresoj që me këto informacione, të kem kontribuar sadopak në sqarimin e opinionit publik në lidhje me këtë çështje të rëndësishme.

Serbi që e pranoi se ka kryer krime me uniformën e UÇK-së, i bie pishman

0

Para disa ditësh deklarata e tij u përfol shumë. Por si duket ai i ra pishman për krejt çka ka thënë nëpër mediet serbe.

Slavko Nikic, është kolonel i MUP-it serb dhe pjesëtar i shërbimeve sekrete serbe. Njihet edhe si mik i mirë i kriminelit Ratko Mladic. Ka jetuar në Prishtinë, kurse sot është një nga kozakët e rusëve në Ballkan.

Para pak kohësh ai vet në një emision në Serbi, e pranoi se ka qenë i maskuar me uniformën e UÇK-së në disa raste, raporton Syri.net.

Por duket se koloneli i MUP-it është bërë pishman për krejt cka ka thënë.
Pak ditë pas publikimit të asaj videoje, Nikic në një tjetër emision është munduar që veprimet e tij kriminale tija hedh shqiptarëve.

Kozaku i rusëve në Bakllan po pretendon se shqiptarët kanë përdorur uniforma me simbole të shteteve tjera për te kryer siç pretendon ai “punë” në kohë lufte

“Unë në territorin tim në uniformë kurrë nuk kam vendosur simbole tjera, shqiptarët po”.

Por ishte ky momenti kur Nikic zihet ngushtë nga gazetari, i cili ia kujton deklaratën që ai dha kohë më parë.

“Për çka je duke folë kur ti e ke vesh uniformën e UÇK-së”, ishte pyetja e gazetarit që si duket e nervozoi pak Nikicin.

“Jo, jo ajo ishte…ajo quhet puna operative në terren, nëse nuk e ke ditur pyete dikë që ta sqaron”.

Kështu u mundua ish-pjesëtari i MUP-it ta nxjerrë veten për deklaratën që e tha e që tash po mundohet ta kamuflojë.


Ish- pjesëtari i MUP-it serb, tregon se si gjatë luftës në Kosovë, ka përdorur uniformën e UÇK-së për të kryer operacione

Kohë më parë në një emision në Serbi, ai ka pranuar se ka qenë i maskuar me uniformën e UÇK-së në disa raste. Ky emision u transmetua në Serbi derisa Nikic po e publikonte librin e tij me rrëfimet për luftën.

“Kanë menduar se kjo foto është montazh, por ua siguroj unë se uniforma është e vërtetë”, ka thënë ai. Ndiqeni deklaratën e tij shokuese të thënë publikisht.

A ishte ky ish-pjesëtar i MUP-it i veshur në uniformën e UÇK-së, i përfshirë në rastin “Panda” në Pejë?

22 vjet më parë Serbia ishte ngritur në këmbë për një krim që kishte ndodhur në qytetin e Pejës, ku gjashtë të rinj serbë ishin vrarë në një kafene. Siç ndodhte zakonisht asokohe, shteti serb ishte munduar që fajin t’ua hidhte shqiptarëve, duke rrahur e burgosur dhjetëra pejanë për krimin që nuk e kishin kryer.

Atëkohë u tha se disa persona nën uniformën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës kanë hyrë në lokal dhe kanë vrarë të rinjtë serbë, shkruan Syri.net

Mirëpo, në vitin 2015, 17 vjet më pas, shteti serb e pati pranuar se rasti i ashtuquajtur “Panda” ishte organizuar dhe shkaktuar nga vetë ata.

Tek vonë presidenti i Serbisë ka dalë publikisht duke thënë se Serbia nuk ka fakte se ky krim u krye nga shqiptarët, siç pretendohej atëkohë.

Derisa tash, po dalin fakte të reja.

Videoja e siguruar nga Syri.net tregon se si ish-pjesëtar të MUP-it serb, në uniformën e UÇK-së ka marrë pjesë në disa raste në Kosovë.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë e tij, lidhet direkt me rastin “Panda”. Por dëshmitarët e rastit kanë zbardhur gjithçka.

Në një dokument të publikuar kohë më parë, është publikuar dosja komplete e këtij rasti të tmerrshëm, pas së cilit u fajësua Kosova dhe ushtarët e saj.

“Gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Pejë bashkë me prokurorin publik të Qarkut kanë qëndruar në vendin e ngjarjes në prani të anëtarëve të misionit verifikues të OSBE-së, Kaufman Volfang, Gjorgjo Pikirila dhe …, me ç’rast është konstatuar si në vijim: Para kafenesë ‘Panda’ në tarracë janë gjetur 42 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm AP, të prodhimit kinez. Në brendësi të lokalit në dysheme janë gjetur katër trupa të mbuluar me gjak. Nga ana e majtë, shikuar nga dera hyrëse pas anës së pasme, shihen 17 të shtëna nga projektilët dhe 8 goditje në banak nga ana e pasme. Në dysheme afër banakut janë gjetur tri gëzhoja të kalibrit 7.62 mm AP të prodhimit kinez, kurse pas banakut 7 vrima të projektilit nga ana e dyerve të kuzhinës të cilat gjenden menjëherë afër banakut. Po ashtu, aty shihen edhe projektilë të tjerë. Sipas udhëzimit të gjyqtarit hetues, trupat janë dërguar në spitalin e Pejës…”, thuhet në raport.

Pjesa tjetër e dokumentit është e dëmtuar dhe vështirë të lexohet, derisa në fund të raportit të faqes dy shkruan se sipas deklaratave të dëshmitarëve, dy terroristë me “fantomka” (maska) në kokë dhe të armatosur, me të hyrë në kafene kanë hapur zjarr në drejtim të mysafirëve, ku me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Në kafene, sipas raportit, në ato momente qëndronin rreth 20 mysafirë.

Gjatë bisedës së mëtejshme, dëshmitari Nikola Rajeviq, thotë se i shtrirë në dysheme i ka parë dy terroristë sesi hapnin zjarr. Rajeviq njërin prej tyre e përshkruan të gjatë 185 cm, të hollë dhe të veshur me të zeza, derisa tjetrin si më të shkurtër, rreth 175 cm dhe të veshur po ashtu me të zeza.

Vrasja e 6 të rinjve serbë në kafeterinë “Panda” në Pejë, në vitin 1998, është krim, faktet e zbardhjes dhe autorët e të cilit janë fshehur rreth 15 vjet nga shteti i Serbisë, vlerësojnë përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në Serbi.

Krimin, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Rreth tri javë më parë, autoritetet e tanishme të larta të Serbisë kanë paralajmëruar se lidhur me krimin në Pejë, nuk ka argumente se e kanë bërë shqiptarët dhe se opinioni në Serbi do të ballafaqohet me lajme të tmerrshme lidhur me këtë rast.

Më shumë të shëruar se të infektuar

0

Në njoftimin e fundit të IKSHPK’së rreth situatës me koronavirus në Kosovës, është bërë e ditur se brenda 24 orëve, numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve me COVID-19.

IKSHPK njoftoi sot se brenda 24 orëve janë shëruar 574 persona, derisa raste pozitive me koronavirus janë 539.

“1.219 testime, 574 Të Shëruar dhe 539 Raste me Covid-19!”, bëhet e ditur në raportin 24 otësh të IKSHPK’së.

Numri total i të shëruarve nga koronavirusi është 25 mijë e 1, derisa raste aktive janë 13 mijë e 579.

Merret vendimi për largimin e shtatores së Adem Jasharit në Prizren

0

Është vendosur për heqjen e shtatores së Adem Jasharit në Prizren.

Menaxhmenti i “Abi Çarshisë” ia ka konfirmuar ekipit të Kohavisionit që shtatorja e Adem Jasharit, që u inaugurua më 28 nëntor, e që u përcoll me shumë kritika për dizajnin, pasi nuk i përngjan aspak figurës së heroit, do të hiqet.

Shtatorja do të largohet nesër. Berrina Sharri, zëvendësmenaxhere e qendrës tregtare ka thënë se vendimi është marrë së bashku me familjen Jashari, pas kritikave të shumta që i kanë vlerësuar si konstruktive. Sipas tyre shtatorja do të dërgohet për tu rimodeluar, dhe do të kthehet sërish në qendrën tregtare në Prizren.

Britani: 3-vjeçari shqiptar, hit në internet, pozon për markat më të njohura

0

Së fundmi, mediat britanike kanë shkruar historinë e një voglushi shqiptar që është kthyer në një fenomen në internet për shkak të veshjeve të shtrenjta që ekspozon, transmeton albinfo.ch.

3-vjeçari Elension Sulaj jeton në Waltham Cross në Hertfordshire. Ai ka rreth 26 mijë ndjekës në rrjetet sociale, pasi nëna e tij i bën postime për firmat si Burberry, Versaçe, Gucci, Givenchy, Moschino and Ralph Lauren.

Nëna e Elensionit e ka pasion veshjen e djalit të saj, ajo i ka hapur llogari në rrjetet sociale që kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Që nga ajo kohë, i ka mësuar vogëlushit të bëjë selfie dhe të lidhë marrëveshje me kompanitë e veshjeve, duke bërë marrëveshje me markat e kompanive të veshjeve më të mëdha.

Nuk është e pazakontë për një influencer me mijëra ndjekës të ketë një gardërobë të mbushur me rroba firmato, por është jashtë të zakonshmes kur ai është ende i mitur, transmeton tutje albinfo.ch.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort