Home Blog Page 5507

Dy alpinistë shqiptarë, ngritën flamurin në majen më të lartë të Alpeve Stubai, Austri

0

Dy alpinistët shqiptarë në majën më të lartë të Sulzkogel në alpet Shtubai të Austrisë
Florian Haçkaj, është shqiptari që mban titullin ‘Ambasador i Kombit’, si një ndër profesionistët shqiptarë e mirëintegruar jashtë vendit. Ai jeton në Zvicër dhe është menaxher komercial në fushën e Kibernetikës, shkruan albinfo.ch.

Përveç anës profesionale, Floriani ka edhe anën tjetër të medaljes që është po aq e rëndësishme për të, ai është i pasionuar pas alpinizmit.

Së fundmi, për nder të festës kombëtare, 28 Nëntorit, ai, së bashku me mikun e tij, Abdurahim Abdushi u ngjitën në majën më të lartë të Sulzkogel në Alpet Shtubai të Austrisë dhe valvitën flumrin “Kuq e Zi të Shqipërisë.

Nga ana tjetër edhe Abdurahim Abdush është një alpinist i shquar, shqiptar, i cili jeton në Munchen të Gjermanisë dhe asnjëherë nuk i reklamon arritjet e tij, por që ka një përvoj të gjatë dhe është profesionist në këtë fushë. Duhet theksuar se së fundmi ai ka shqipëruar librin “Aftësitë Bjeshkatare: Shkolla Verore”, bashkë me profesoreshën, Teuta Bicaj. Libri është vepër e krijuar nga Federata Ndërkombëtare e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit (UIAA).

Më poshtë mund të shikoni disa nga fotot në majën më të lartë të Sulzkogel në Alpet Shtubai të Austrisë:

Tipi zero i gjakut më pak i rrezikuar nga COVID-19, vitamina D nuk ndihmon

0

Një studim i gjerë shton provat se njerëzit me gjak të tipit O ose Rh − negativ mund të jenë në rrezik pak më të ulët nga koronavirusi i ri, raporton Reutersi.

Midis 225,556 kanadezëve që u testuan për virusin, rreziku për një diagnozë COVID-19 ishte 12 për qind më i ulët dhe rreziku për COVID-19 me simptoma të rënda ose vdekja ishte 13 për qind më i ulët te njerëzit me grupin e gjakut “O” (Zero) në raport me ata që kanë A, AB ose B, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine.Njerëzit në çdo grup gjaku që ishin Rh-negativë ishin gjithashtu disi të mbrojtur, veçanërisht nëse kishin gjak O-negativ.

Njerëzit në këto grupe të gjakut mund të kenë zhvilluar antitrupa që mund të njohin disa aspekte të virusit të ri, i tha Reutersit, bashkautori Joel Ray nga spitali St. Michael në Toronto.“Studimi ynë i ardhshëm do të shikojë në mënyrë specifike antitrupa të tillë dhe nëse ato shpjegojnë efektin mbrojtës,” tha Ray.Nëse apo si ky informacion mund të ndikojë në parandalimin ose trajtimin e COVID-19 është ende e paqartë.

Vitamina D dështon të ndihmojë në raste të rënda me COVID-19
Nivelet e ulëta të vitaminës D janë lidhur me rrezik më të lartë për sëmurje më të rëndë nga COVID-19 por nivelet e larta të vitaminës D nuk e rregullojnë problemin.

Rritja e niveleve të vitaminës D në pacientët e sëmurë kritikë nuk e shkurtoi qëndrimin e tyre në spital si dhe nuk uli shanset që ata të mos shtriheshin në kujdesin intensiv.Sipas ta dhënave, pacientët patën nevojë për ventilim mekanik si dhe nuk u ulën gjasat për t’i mbijetuar sëmundjes, zbuluan mjekët në Brazil.Ata u dhanë 240 pacientëve të sëmurë rëndë dhe të shtruar në spital me COVID-19, qoftë një dozë të vetme të lartë të vitaminës D3 ose një placebo.
Vetëm 6.7 për qind e pacientëve në grupin e vitaminës D kishin nivele “të mangëta” të lëndës ushqyese, krahasuar me 51.5 për qind të pacientëve në grupin placebo, por nuk kishte ndryshim në rezultate, bazuar në një studim të publikuar në “medRxiv”.E njëjta gjë ishte vërtetuar kur studiuesit u përqendruan në 116 pacientë me mungesë të vitaminës D para trajtimit.

Autorët thonë se gjetjet e tyre janë prova e parë e këtij lloji për të treguar se plotësimi i vitaminës D “është joefektiv për të përmirësuar kohëzgjatjen e qëndrimit në spital ose ndonjë rezultat tjetër klinik midis pacientëve të shtruar në spital të sëmurë rëndë nga COVID-19”.Të mbijetuarit nga COVID-19 përfitojnë nga kujdesi shëndetësor në shtëpi
Të dhënat e reja thonë se të mbijetuarit nga COVID-19 që u lëshuan nga spitali përfituan nga kujdesi shëndetësor në shtëpi.Studiuesit nga Shërbimi i Infermierisë Vizituese të Nju Jorkut, Universiteti i Pensilvanisë dhe Universiteti Villanova, studiuan 1,409 pacientë që morën kujdes shëndetësor në shtëpi, gati gjysma e të cilëve ishin nën moshën 65 vjeç.

Kur u lëshuan, 80 për qind kishin ende probleme në frymëmarrje, shumica raportuan ankth ose konfuzion dhe më shumë se 80 për qind kishin nevojë për ndihmë për të ecur, veshur dhe larje.Pas një mesatareje prej 32 ditësh të kujdesit shëndetësor në shtëpi, 94 për qind e pacientëve nuk kishin më nevojë për ndihmë.Shumica dërrmuese nuk u rikuperuan plotësisht por shumica e simptomave u përmirësuan ndjeshëm, ashtu si aftësia e pacientëve për të kryer aktivitetet e përditshme.

“Vetëm 10 për qind është dashur që të rispitalizohen, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine.“Vetëm 11 për qind e të mbijetuarve nga COVID-19 në të gjithë vendin u lëshuan nga ambientet e spitalit me shërbime shëndetësore të kualifikuara në shtëpi”, tha bashkautorja Margaret McDonald, pjesë e Shërbimit të Infermierisë Vizituese të Nju Jorkut./rel

Shoqata “Trojet e Arbrit”, i reagon zv. ministrit, Halil Matoshi, rreth shtatores së Skënderbeut

0

Reagim i Shoqatës “Trojet e Arbrit” lidhur me deklaratat skandaloze të zv.ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Halil Matoshi ku e denigron heroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun

Shoqata “Trojet e Arbrit” si financuese e projektit kombëtar të Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ne Prizren, njofton opinionin e gjerë shqiptar se ne kemi vepruar karshi çdo rregullore dhe vendimi është marrë nga Asambleja Komunale e Prizrenit për vendosjen e monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren.

Deklarata skandaloze e zv.ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit se duhet të hiqet Monumenti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren qon në një përplasje fizike në mes të shqiptarëve që nuk dihet se ku do ti vjen fundi.

Kjo nuk është hera e parë që ky zv.minister i Kultursë, Rinisë dhe Sportit është duke e denigruar figurën e heroit më të madh shqiptar të të gjithë shekujve Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.Ai para disa vitesh po njashtu ka bërë thirrje qe të hiqet edhe Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë.Shoqata”Trojet e Arbrit” fton Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin si dhe Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajn si propozues i këtij zv.ministri që vjen nga AAK-ja që urgjentisht mbrenda një jave të shkarkohet zv.ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Halil Matoshi.

Matoshi me deklaratën e tij luftënxitëse dhe përqarëse ka fyer dinjitetin moral dhe atdhetar të 10 milion shqiptarëve(10.000.000) që kanë për heroin tonë.Të krahasosh një projekt gjithëkombtar që është kryer me të gjitha procedurat ligjore, me një punë të një firme private është e turpshme për një zv.minister.Shoqata “Trojet e Arbrit” do të pret një javë që ky propozim i yni të realizohet.Pas një jave do të fillojmë me procedurat ndërkombëtare dhe do të njoftojmë Qeverinë Gjermane në Berlin si dhe Qeverinë e Bashkimit Evropian për veprimet skandaloze që është duke i bërë ky zv.ministëri lidhur me figurën me të madhe kombëtare Gjergj Kastriotin -Skënderbeun.

Nëse zoti Matoshi nuk e don figurën e Gjergj Kastriotit dhe e don atë të sulltan Muratit është çështje e tij, dhe mund ta mbaj në zemrën dhe në shpirtin e tij, por asesi ai nuk mund të bëj një thirrje të tillë në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës.Personat e tillë i sjellin hije të keqe Kosovës në aspektin ndërkombëtar dhe mbledhin frikë e panik deri në një konfrontim fizik në mes të rrymave perëndimore dhe atyre lindore në Kosovë.Është e drejtë e tij të mendoj për një orientim lindor por tani Kosova dhe tërë shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën e tyre drejt perëndimit.

Monumenti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren do të qëndroj gjatë gjithë shekujve deri sa te ekzistoj shqiptaria dhe nuk ka djalë nane që do ta ketë mundësinë që ta tërheq nga Prizreni.

Ne emër të shoqatës “Trojet e Arbrit” reagon, Mr.sc.Nue Oroshi kryetar.

13 mijë e 579 raste aktive me COVID-19

0

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, ky virus ka infektuar 39 mijë e 596 persona në Kosovë. Derisa 25 mijë e një u shëruan nga infektimi me COVID-19, janë 1 mijë e 16 persona që kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Ndërkohë që nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) 13 mijë e 579 janë raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.219 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 539 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 574 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.001 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.579”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 179 raste, Gjilan 63 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjakovë 40 raste, Viti 26 raste, Pejë 24 raste, Ferizaj 22 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 10 raste, Prizren 9 raste, Klinë 7 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Podujevë.

“A je i fortë, a do me m’rreh a çka?”, debat i ashpër mes Gjinovcit e Haraqisë

0

Debat i ashpër është zhvilluar në mes të anëtarit të LDK’së Astrit Haraqija dhe aktivistit Rron Gjinovci në emisionin ‘Pressing’ në T7.Haraqija dhe Gjinovci nuk janë pajtuar për shumë çështje.“Ti as s’je në LDK. Ke hy ke dalë, Lista Rugova diçka.. poshtë e përpjetë’, tha Gjinovci.

“Unë jam Lista Serbska”, ia ktheu Haraqija me ironi.“Unë jam LDK prej vitit 1994. Unë me 27 vjet e kam udhëheq Gjakovën, me 30 vjet jam bo ministër”, shtoi anëtari i LDK’së.“A je i fortë, a trim, a do mem rreh a çka”, pyeti Haraqija- Gjinovcin gjatë debatit.

“Kallxom çka ke prodhu ti përveç aktakuzave që tu kanë ngrit”, e pyeti Gjinovci të cilit Haraqija ju përgjigj me “deri sot asnjëherë s’jam i dënuar”.

Sot shënohet Dita Botërore e AIDS-it

0

 

Sot shënohet Dita Botërore e AIDS-it, ditë e cila kujtohet çdo 1 dhjetor që prej vitit 1988.

Kjo ditë sikurse në gjithë botën shënohet edhe në Kosovë e që gjatë kësaj dite, personelit dhe vendimmarrëseve shëndetësor. Liderëve të komunitetit, menaxherëve të programeve të HIV-it dhe partnerëve tjerë iu bëhet thirrje që me kontributin e tyre të përkrahin masat e parandalimit dhe kontrollit.Deri në fund të vitit 2019, rreth 38 milionë njerëz ishin me HIV.

Ndërsa gjatë vitit 2019 kanë vdekur 690.000 njerëz me HIV për shkak të mungesës së shërbimeve për HIV, ndërsa 1.7 milionë të tjerë janë infektuar.

E sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që nga viti 1986 deri me 1 dhjetor të vitit 2020, në Kosovë janë raportuar 132 raste me HIV.Deri më tani 51 kanë vdekur si pasojë e AIDS-it.Kurse gjatë këtij viti janë raportuar 2 raste me HIV infeksion.

“Që nga viti 1986 deri me 1 dhjetor të vitit 2020, në Kosovë janë raportuar 132 raste me HIV. Deri më tani 51 kanë vdekur si pasojë e AIDS-it. Në vitin 2020, janë raportuar 2 raste me HIV infeksion. Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS ekzistojnë që nga viti 2003 në Kosovë dhe veprojnë në kuadër të Klinikës Infektive në QKUK, në IKSHPK gjithashtu edhe në në Ferizaj, Prizren dhe Pejë. Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS ekzistojnë që nga viti 2003 në Kosovë dhe veprojnë në kuadër të Klinikës Infektive në QKUK, në IKSHPK gjithashtu edhe në në Ferizaj, Prizren dhe Pejë”, bëhet e ditur nga IKSHPK.Llogaritet se rreth 62% të infeksioneve të reja në mbarë botën i takojnë grup moshave 15-49 vjeç dhe grupacioneve të veçanta (narkomanët, punëtorët e seksit, transgjinorët, të burgosurit, meshkujt që kanë seks me meshkuj).Njoftimi nga IKSHPK:DITA BOTËRORE E AIDS-itMe 1 Dhjetor shënohet Dita Botërore e AIDS-it, ditë e cila në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe informuar popullatën lidhur me këtë sëmundje dhe njëkohësisht vazhdon të jet një çështje me rëndësi globale e shëndetit publik.Arsyeja e shënimit të kësaj dite në tërë Botën si dhe në Kosovë është:Thirrje për AKSION për të gjithë personelin dhe vendimmarrësit shëndetësor, liderët në komunitet, menaxherët e programeve të HIV-it dhe partnerët tjerë që me kontributin e tyre të përkrahin masat e parandalimit dhe kontrollit të HIV/AIDS-itNë mbarë botën:• Në fund të vitit 2019 rreth 38 milion njerëz ishin me HIV.• Llogaritet se 1 në 5 njerëz që jetojnë me HIV nuk e dijnë se janë të infektuar.• Deri tani nga HIV-i kanë ndërruar jetë 33 milion njerëz.• Gjatë vitit 2019 kanë vdekur 690.000 njerëz me HIV për shkak të mungesës së shërbimeve për HIV, ndërsa 1.7 milion tjerë janë infektuar.• Llogaritet se rreth 62% të infeksioneve të reja në mbarë botën i takojnë grup moshave 15-49 vjeç dhe grupacioneve të veçanta (narkomanët, punëtorët e seksit, transgjinorët, të burgosurit, meshkujt që kanë seks me meshkuj).• Infeksioni me HIV është i pashërueshëm. Megjithatë, terapia efikase antiretrovirale mund ta kontrollojë virusin dhe të ndihmojë parandalimin e bartjes së infeksionit tek njerëzit tjerë.Ndikimi i infeksionit me COVID-19 tek personat me HIV është ende duke u hulumtuar. Personat me HIV janë të rrezikuar nga sëmundjet serioze nëse kanë vlera të ulta të qelizave imunitare CD4 dhe nëse nuk marrin terapi efektive antiretrovirale.
Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë por me potencial të rritjes, posaçërisht në mesin e popullatës MSM.Të dhënat ekzistuese dëshmojnë se ne nuk kemi epidemi të gjeneralizuar apo të përqendruar të infeksionit HIV.Që nga viti 1986 deri me 1 dhjetor të vitit 2020, në Kosovë janë raportuar 132 raste me HIV. Deri më tani 51 kanë vdekur si pasojë e AIDS-it. Në vitin 2020, janë raportuar 2 raste me HIV infeksion.Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS ekzistojnë që nga viti 2003 në Kosovë dhe veprojnë në kuadër të Klinikës Infektive në QKUK, në IKSHPK gjithashtu edhe në në Ferizaj, Prizren dhe Pejë.Kampanja për vitin 2020 është me moton:“Ta përfundojmë epideminë e HIV/AIDS-it: Qëndrueshmëri dhe Ndikim”Mesazhet kryesore dhe thirrja për veprim:• Përtëritja e luftës për t’i dhënë fund AIDS-it; është koha për të investuar, përtërirë dhe integruar shërbimet e HIV me kujdesin e gjerë shëndetësor.• Përdorimi i shërbimeve inovative të HIV-it, për të siguruar kujdes të vazhdueshëm për personat me HIV gjatë pandemisë, p.sh. përshkrimi i terapisë për disa muaj.• Angazhimi, përkrahja dhe mbrojtja e punëtorëve shëndetësor dhe atyre në komunitet gjatë ofrimit të shërbimeve për HIV dhe COVID-19.• Dhënia e përparësisë grupeve vulnerabile. Ofrimi i vazhdueshëm i shërbimeve të HIV-it gjatë COVID-19 për fëmijët, adoleshentët dhe grupacionet e veçanta.COVID-19 dhe HIVPersonat me HIV duhet të jenë shumë të kujdesshëm në respektimin e masave të përgjithshme për të shmangur infeksionin me COVID-19:• Bartja e maskës,• Mbajtja e distancës fizike,• Mbajtja e higjienës personale dhe ambientit,• Evitimi i udhëtimeve dhe tubimeve të panevojshme.Në veçanti, duhet parapregaditur për infeksion të mundshëm, duke:• Siguruar furnizim të mjaftueshëm (30-90 ditë) me barna për HIV.• Vazhduar të merrni barnat për HIV, me që ato ndihmojnë që ta ruani sistemin imunitar.• Mirëmbajtur stilin e shëndoshë të jetës (të ushqyerit e shëndetshëm, gjumë të mjaftueshëm së paku 8 orë në ditë dhe largimi nga stresi).Solidariteti dhe ndarja e përgjegjësisë ndihmojnë ta luftojmë coronavirusin, përfundojmë epideminë e AIDS-it dhe garantojmë të drejtën për shëndet për të gjithë.

‘Godet’ Eqrem Kryeziu: Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët

0

Ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka kritikuar kryetarin Isa Mustafa për humbjen e zgjedhjeve lokale në Podujevë.

“Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët, kurse njeriu fisnik fajëson veten. E ka thënë Konfuci, jo unë.”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.LDK humbi zgjedhjet e parakohshme lokale në Podujevë pa balotazh. Ishte hera e parë në 20 vite që LDK humbi këtë komunë që tradicionalisht ka qenë bastion i këtij subjekti.

Fitues i zgjedhjeve ishte një ish-anëtar i LDK’së, Shpejtim Bulliqi, por që tani garoi me subjektin VV.

Siguria në vend, drejtori i AKI-së raporton sot në Kuvend

0

 

Drejtori i AKI-së do të raportojë sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.Raportimi i tij do të jetë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.
Ky raportim i tij në Kuvendin e Kosovës do fillojë në ora 9:30.

Drejtor i AKI-së është Kreshnik Gashi.

Këto janë temperaturat për ditën e sotme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tregon se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë deri ditën e premte.Reshjet e shiut parashihen që në disa pjesë të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të ditës së hënë (30.11.2020).

Nga dita e martë sërish parashihet të ketë stabilizim të motit deri ditën e premte, kur parashihen riga të shiut të cilat mund të vazhdojnë edhe ditën e dytë të vikendit.

Në fushat termike pritet të ketë luhatje, duke bërë që mëngjeset të regjistrojnë vlera negative të temperaturave dhe ngrica të lehta, ndërsa si pasojë e rrezeve të diellit të cilat gjatë ditës do të jenë prezent, kushtet për mjegull të radiacionit (rrezatimit diellor) mbeten të njëjta si javën paraprake.

Sa i përket motit në Shqipëri, atje parashihet të ketë ndryshime më të theksuara nga java paraprake. Në viset e ulëta parashihen reshje të intensitetit të ulët, ndërsa në viset malore mbi 800m parashihen reshje bore, kryesisht në zonat e veriut dhe verilindjes.Do të ketë erë me shpejtësi maksimale deri 22m/s.

Temperaturat minimale atje do të ulën deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ditës parashihen të arrijnë maksimumet deri 17 gradë Celsius në jug të Shqipërisë, ndërsa në veri të vendit, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë deri në 15 gradë Celsius. Mbi territorin tonë parashihet të fryjë erë nga veriu dhe juglindja me shpejtësi deri 9m/s.

Kërcënimet nga Serbia, KFOR-i i gatshëm të intervenojë nëse cenohet siguria në Kosovë

0

Forca që i ruan kufijtë e Kosovës aktualisht nuk ka ndonjë indikacion të brendshëm apo të jashtëm që mund ta cenojnë situatën e sigurisë.

Komandanti i ri i KFOR-it, Franco Federici, gjatë një konference online ka folur për rrethanën pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale.

Ai pret sjellje të moderuar, por edhe janë të gatshëm për intervenim si reagues i tretë.

“Nuk kemi asnjë indikacion që tregon se situata do të ndryshojë. Jemi të bindur që secili do të sillet në mënyrë të moderuar. Më lejoni të theksoj se KFOR-i nuk është i përfshirë në Gjykatën Speciale. Kjo është temë tërësisht jashtë mandatit tonë. KFOR-i nuk bën hetime. Megjithëkëtë, ne e përcjellim situatën dhe jemi të vëmendshëm. Ne jemi të gatshëm të intervenojmë nëse ka tensione e protesta pas ngritjes së aktakuzave…”, ka pohuar Federici, shkruan Koha.

Ai ka thënë se KFOR-i nuk është i shqetësuar as me armatosjen e Serbisë dhe deklaratat e zyrtarëve nga Beogradi për mundësinë e një konflikti nëse nuk ka zgjidhje politike.

Sipas Federicit, deri tani nuk kanë hetuar ndonjë rrezik që mund ta prishë qetësinë as në veriun e populluar me shumicë serbe.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

“Sikurse ka thënë sekretari gjeneral, NATO e mbështet dialogun. Ne mirëpresim çdo hap që forcon bashkëjetesën mes komuniteteve dhe do ta luajmë rolin tonë si ndihmues në këtë drejtim”, ka shtuar ai.

Gjeneral-majori italian ka përsëritur se bashkëpunimi me FSK-në po vazhdon sipas mandatit të kaluar, përderisa nuk vendos ndryshe selia e NATO-s në Bruksel.

KFOR-i aktualisht ka 3 mijë e 500 ushtarë në Kosovë dhe siç ka thënë Federici, për momentin nuk planifikojnë reduktim të trupave.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort