Home Blog Page 5506

Dosja voluminoze e Speciales për ish krerët e UÇK-së: Datat dhe lokacionet ku pretendohet se janë kryer krime

0

Një dosje prej 235 faqesh, është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Kjo dosje përmban vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte, shkruan Reporteri.

Në pikat e aktakuzës, për të cilat ish-krerët e UÇK-së i dërguan në fillim të muajit nëntor në Hagë, janë për vrasje, tortura e krime në lokacione të ndryshme. Aty janë përmendur në detaje data, emra dhe torturat që thuhet se janë bërë.

Në Prill të vitit 1998 dhe Janar të vitit 1999, ish-ushtarët e UÇK-së akuzohen se u shkaktuan serioze fizike dhe psikologjike disa personave të cilët thuhet se janë kapur në një ish-stacion policie dhe lokacione të tjera afër Likocit në Komunën e Skenderajt.

Akuza thotë se ish-ushtarët UÇK-së mbajtën në kushte çnjerëzore të paraburgimit disa persona në në vendet e lartpërmendura.

Në Prill dhe në fund të Korrikut 1998, ish ushtarët e UÇK-së akuzohen se u kanë shkaktuar dëme fizike dhe psiqike të paktën 11 personave të ndaluar në dalje të Jabllanicës. Këta persona thuhet se janë mbajtur në kushte çnjerëzore në kazermat e UÇK-së.

Në periudhën maj dhe korrik 1998, ish ushtarët e UÇK-së akuzohen se mbajtën në kushte çnjerëzore disa personave të ndaluar në ish shkollë ndërtesë dhe një zyrë regjistrimi në Drenoc. Të njëjtit thuhet se u rrahën rëndë me shkopa druri dhe shkopa bejsbolli.

Ish ushtarët e UÇK-së po ashtu akuzohen se përafërsisht në mes të 17 dhe 26 ose 27 korrikut 1998, trajtuan në kushte çnjerëzore disa persona të kapur dhe të ndaluar në lokacione të ndryshme në ose afër Malishevës.

Trembëdhjetë të paraburgosur thuhet se u mbajtën në 16 metra katrorë
dhomë, me vetëm vrima të vogla në dritare.

Trajtim çnjerëzor të disa personave, ish ushtarët e UÇK-së akuzohen se bënë edhe Bare, Llapashticë, Zllash ku thuhet se 8 persona ishin rrahur e trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Në mesin e emrave këtu përmendet edhe Sali Mustafa.

Në mesin e lokacioneve tjera përmendet edhe Kleçka, Rahoveci, Prizreni, Gjilani Novo Bërda.

Mes datave 25 dhe 26 korrik të vitit 1998, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzohen se pas një sulmi në Llapushnik, kishin arrestuar 30 persona dhe më pas i kishin dërguar në burgun e Llapushnikut.

Të njëjtit thuhet se kanë liruar 20 persona nga ky grup, kurse 10 të tjerë thuhet se janë liruar.

Në këtë aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latifi Gashi dhe Sabit Geci.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë arrestuar dhe dërguar në Hagë në fillim të muajit nëntor. /Reporteri.net

Balaj-Halimi: VV-ja duhet t’ua kthejë Prizrenin qytetarëve, për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne?!

0

Zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimaj, me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se që nga 2017 kur në Prizren është në pushtet VV-ja, migrimi është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016.

Balaj-Halimaj thotë se nëse për largimin e qytetarëve nga komunat e tjera përgjegjëse janë partitë që janë në pushtet, atëherë po aq përgjegjëse për migrimin e qytetarëve nga Prizreni është Vetëvendosja.“Para se të flas për komunat tjera VV duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne” shkruan Balaj-Halimaj në facebook.

Postimi i plotë:Nga 2017 që nga koha kur mori pushtetin Vetvëndosje në Prizren, e deri më 2019 (pa të dhëna për 2020) sipas Agjensisë së Statistikave të Kosovës, migrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016!

Nëse për largimin e qytetarëve nga komuant tjera përgjegjëse janë partitë tjera që janë në pushtet, atëherë poaq përgjegjëse për migrimin e qytetarëve nga Prizreni është Vetëvendosja! Prandaj para se VV të kritikoj të tjerët duhet dhënë llogari për qeverisjen e keqe dhe të dëmshme që ka pasur në Prizren!

Para se të flas për komunat tjera VV duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne.

Kushtetuesja të mërkurën me seancë për votën e Etem Arifit, për Qeverinë Hoti

0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2 dhjetor (e mërkurë) do të mbajë një seancë publike (online) për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, që qeveria Hoti të shpallet anti-kushtetuese, për shkak të votës së deputetit të partisë së Ashkalinjëve, Etem Arifit, i cili është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

Sipas një përgjigje dërguar Telegrafit nga drejtori i zyrës për komunikim dhe informim të Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula seanca dëgjimore do të të mbahet nëpërmjet video-konferencës (online) për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19.

“Seanca dëgjimore publike në këtë rast do të mbahet të mërkurën, më 2 dhjetor 2020. Për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19, seanca dëgjimore publike do të mbahet nëpërmjet video-konferencës (online)”, ka thënë ai për Telegrafin.

Siç merr vesh Telegrafi, seanca do të filloj nga ora 10:00, ku do të marrin pjesë të gjitha palët.

Ndryshe, Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti.

Ndërsa, për LVV-në, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jo-valide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

Arifi është i dënuar me një vjet e tre muaj burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Përkundër dënimit të formës së prerë të vitit 2019, deputeti Arifi arriti që të merrte pjesë në dy seanca të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar shtyrje të ekzekutimit të dënimit për, siç pretendonte, shkaqe shëndetësore. Kjo kërkesë iu miratua nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Në seancën e parë të rëndësishme, më 25 mars, Arifi votoi për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Në të dytën, më 3 qershor, vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në fund të këtij muaji, deputeti Arifi ishtë i obliguar që të paraqitet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të filluar vuajtjen e dënimit me burg.

Votimi i deputetit Arifi nxiti debate të shumta për ligjshmërinë e votës së tij dhe për këtë arsye LVV-ja ishte drejtuar për interpretim në Kushtetuese. /Telegrafi/

​MPJD thotë se janë në fazën finale të konsultimeve për emërimin e ambasadorëve të rinj

0

E pakuptueshme po konsiderohet vonesa e Qeverisë së Kosovës në emërimin e ambasadorëve të rinj në Uashington, Londër e Bruksel, qendra këto ku aktualisht Kosova përfaqësohet vetëm me të ngarkuar me punë. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se janë në fazën finale të konsultimeve për përzgjedhjen e ambasadorëve të rinj, derisa theksojnë se secili vendim i ministres do të jetë në konsultim të plotë me kryeministrin Avdullah Hoti.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, thonë për KosovaPress, se deri në emërimin e ambasadorëve të rinj, Kosova në këto vende po përfaqësohet me të ngarkuar në punë të cilët po kryejnë të gjitha detyrat e parapara.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në fazën finale të konsultimeve për përzgjedhjen e ambasadorëve të rinj. I gjithë procesi po zhvillohet konform procedurave të parapara ligjore, por nuk ka asnjë boshllëk në përfaqësimin e Kosovë në këto shtete. Ambasadori Frymëzim Isufaj, pas dekretimit dhe kryerjes së të gjitha procedurave të akreditimit, ka nisur punën në përfaqësimin e Kosovës në Nju Jork. Në Uashington, ndërkaq, është ende në detyrë ambasadorja Vlora Çitaku, e cila do ta përfaqësojë Kosovën deri në emërimin e ambasadorit të ri, siç është përcaktuar në dekretin e tërheqjes së saj të nënshkruar nga Presidenti. Në Bruksel dhe Londër janë diplomatët tanë të ngarkuarit me punë, të cilët po kryejnë të gjitha detyrat e parapara”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Tutje theksohet se ministrja Meliza Haradinaj-Stublla garanton një proces të drejtë e transparent dhe se secilin vendim do ta marrë në konsultim të plotë me kryeministrin e vendit.

Kurse, deputetja Ariana Musliu-Shoshi, thotë se në komisionin parlamentar për punë të jashtme ende nuk kanë ndonjë informacion lidhur me emrat dhe procesin e përzgjedhjes së diplomatëve të rinj.

“Mendoj që problemi kyç është mosmarrëveshje politike mes veti, jo-koordinimi dhe mungesa e planit të veprimit, mungesa e një strategjie e përbashkët… Kjo e dëmton Kosovën shumë kur ti nuk e ke zërin tënd diplomatik të fuqishëm në vendet ku janë vendimmarrëse siç janë Uashingtoni, Londra, Tokio, Bruksel, pikat kryesore dhe kyçe që janë të vendimmarrjes politike botërore ti i ke pa ambasadorë, dhe kjo është një mungesë e planit, mungesë e veprimit, strategjisë dhe të gjitha bëhen bashkë dhe atëherë nuk ke sukses”, thotë ajo.

Ndërsa sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, ky fenomen ka përcjellë Qeveritë e Kosovës në vazhdimësi.

“Nuk ka si të shihet kjo përpos si diçka negative në veçanti për faktin që qendrat kryesore të vendosjes dhe ato që kanë aktivitete të përditshme të ngjeshura diplomatike Kosova nuk është e përfaqësuara. Kjo mbase mund të provohet të justifikohet se vonesa të tilla kanë ardhur si rezultat i zhvillimeve të brendshme dhe mosmarrëveshjeve në mes të qeverisë dhe opozitës, dhe në veçanti tash me zhvillimet e fundit të dorëheqjes së presidentit, sido që të jetë në bazë të kushtetutës ne kemi autoritetet tona të cilat funksionojnë vërtetë përtej vonesave, lënia e këtyre vendeve pa mbulueshmëri me ambasadorë është e pakuptueshme”, thotë Hoti.

Ai thekson se në shërimin e jashtëm të Kosovës duhet të vendosen njerëzit e merituar.

Kosovën në Uashington është duke e përfaqësuar Vlora Çitaku si ambasadore në detyrë.

Përveç në Uashington, nuk dihet ende se kush do të vendoset ambasador në Bruksel, ku Kosova përfaqësohej nga Bernard Nikaj, e as në Londër ku ambasador ishte Lirim Grajçevci./KP/

Fushë Kosovë, gruaja godet me kabëll bashkëshortin

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e hënë në Fushë Kosovë.

Policia bën të ditur se një grua ka sulmuar burrin e saj duke e goditur me kabllo, transmeton Telegrafi.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një kabllo. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Arrestohet një person në Prizren, ushtronte në vazhdimësi dhunë ndaj bashkëshortes së tij

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 18:48, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

A do t’i marrin paratë e Trustit diaspora dhe ata që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare?

0

Faton Morina, një qytetar, të cilit i punon vëllai në Gjermani nga viti i kaluar, por që ka të grumbulluara mjete në Trust në kohën kur ka punuar në Kosovë, ka shprehur interesim që të tërheqë disa mjete të vëllait të tij, pasi ai vetë nuk është kontributdhënës.

“Rreth 20 vjet më ka punuar vëllai bashkë me gruan me letra të rregullta. Tash ka shku në Gjermani, nuk e dimë nëse mund të tërheqim pak para nga kontributet e tij. Në Trust kanë thënë se duhet pritur të miratohet ligji në tërësi për t’u informuar me të gjitha detajet. Unë jam i papunë qe një kohë”, tha ai.

Jeton Demi, zëdhënës në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, tha për Lajmi.net, se çdo person, i cili ka kontribute, mund të tërheqë ato në bazë të legjislacionit që do të miratohet, transmeton Albinfo.ch.

“Çështja e tërheqjes së 10%-shit, sipas projektligjit të miratuar në Kuvend në leximin e parë, nuk ndërlidhet me të qenit ose jo aktivë si kontribuues. Çdo person që ka mjete të kursyera në Trust do të mundë të aplikojë, nëse hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore, për tërheqjen e 10%-shit.

Meqë aplikimi është menduar të jetë online, pra përmes internetit, kjo nuk paraqet asnjë problem për të aplikuar edhe kontribuuesit që nuk mund të mos jenë në momentin e aplikimit në Kosovë”, tha Demi.

Por, në gjithë këtë ka një problem të vogël për ata qytetarë që nuk kanë llogari bankare të hapur në Kosovë.

“Mjafton që të njëjtit të kenë numër personal të Kosovës dhe llogari aktive në një bankë po në Kosovë dhe i tërheqin pa problem”, shtoi tutje Demi.

Në Trust nuk kanë shifra se sa është vlera monetare e personave që aktualisht llogaria e tyre është jo aktive.

“Në vlerë monetare nuk e kemi nxjerrë, por ndërsa llogari të papensionuara janë rreth 639 mijë llogari aktive janë rreth 350 mijë. Diferenca i bie të jenë llogari joaktive në periudhën shtator 2020. Këto shifra ndryshojnë çdo muaj”, shtoi tutje Demi.

Qytetarët që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës kanë kërkuar vazhdimisht që të marrin kursimet e tyre në Trust. Por, ky institucion nuk e ka të rregulluar me ligj këtë gjë, andaj me miratimin e ligjit do të mundë të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës, nëse ata kanë llogari bankare në Kosovë.

Deri më datë 12 tetor 2020, Trusti ka pasur nën menaxhim 2, 093, 590, 648 euro.

Kamberi kërkon memorial në vendin ku u gjetën varreza masive të shqiptarëve në Batajnicë

0

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, ka nisur një peticion me anë të së cilës kërkon ndërtimin e Qendres Memoriale në Batajnicë.

Kamberi ka deklaruar se e ka nënshkruar edhe vetë këtë peticion.

Ai iu ka bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë t’i bashkangjiten inciativës së tij.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa.
Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë.
Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë.
Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.
Peticionin mund ta firmosni në këtë vegëz:

Dy alpinistë shqiptarë, ngritën flamurin në majen më të lartë të Alpeve Stubai, Austri

0

Dy alpinistët shqiptarë në majën më të lartë të Sulzkogel në alpet Shtubai të Austrisë
Florian Haçkaj, është shqiptari që mban titullin ‘Ambasador i Kombit’, si një ndër profesionistët shqiptarë e mirëintegruar jashtë vendit. Ai jeton në Zvicër dhe është menaxher komercial në fushën e Kibernetikës, shkruan albinfo.ch.

Përveç anës profesionale, Floriani ka edhe anën tjetër të medaljes që është po aq e rëndësishme për të, ai është i pasionuar pas alpinizmit.

Së fundmi, për nder të festës kombëtare, 28 Nëntorit, ai, së bashku me mikun e tij, Abdurahim Abdushi u ngjitën në majën më të lartë të Sulzkogel në Alpet Shtubai të Austrisë dhe valvitën flumrin “Kuq e Zi të Shqipërisë.

Nga ana tjetër edhe Abdurahim Abdush është një alpinist i shquar, shqiptar, i cili jeton në Munchen të Gjermanisë dhe asnjëherë nuk i reklamon arritjet e tij, por që ka një përvoj të gjatë dhe është profesionist në këtë fushë. Duhet theksuar se së fundmi ai ka shqipëruar librin “Aftësitë Bjeshkatare: Shkolla Verore”, bashkë me profesoreshën, Teuta Bicaj. Libri është vepër e krijuar nga Federata Ndërkombëtare e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit (UIAA).

Më poshtë mund të shikoni disa nga fotot në majën më të lartë të Sulzkogel në Alpet Shtubai të Austrisë:

Tipi zero i gjakut më pak i rrezikuar nga COVID-19, vitamina D nuk ndihmon

0

Një studim i gjerë shton provat se njerëzit me gjak të tipit O ose Rh − negativ mund të jenë në rrezik pak më të ulët nga koronavirusi i ri, raporton Reutersi.

Midis 225,556 kanadezëve që u testuan për virusin, rreziku për një diagnozë COVID-19 ishte 12 për qind më i ulët dhe rreziku për COVID-19 me simptoma të rënda ose vdekja ishte 13 për qind më i ulët te njerëzit me grupin e gjakut “O” (Zero) në raport me ata që kanë A, AB ose B, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine.Njerëzit në çdo grup gjaku që ishin Rh-negativë ishin gjithashtu disi të mbrojtur, veçanërisht nëse kishin gjak O-negativ.

Njerëzit në këto grupe të gjakut mund të kenë zhvilluar antitrupa që mund të njohin disa aspekte të virusit të ri, i tha Reutersit, bashkautori Joel Ray nga spitali St. Michael në Toronto.“Studimi ynë i ardhshëm do të shikojë në mënyrë specifike antitrupa të tillë dhe nëse ato shpjegojnë efektin mbrojtës,” tha Ray.Nëse apo si ky informacion mund të ndikojë në parandalimin ose trajtimin e COVID-19 është ende e paqartë.

Vitamina D dështon të ndihmojë në raste të rënda me COVID-19
Nivelet e ulëta të vitaminës D janë lidhur me rrezik më të lartë për sëmurje më të rëndë nga COVID-19 por nivelet e larta të vitaminës D nuk e rregullojnë problemin.

Rritja e niveleve të vitaminës D në pacientët e sëmurë kritikë nuk e shkurtoi qëndrimin e tyre në spital si dhe nuk uli shanset që ata të mos shtriheshin në kujdesin intensiv.Sipas ta dhënave, pacientët patën nevojë për ventilim mekanik si dhe nuk u ulën gjasat për t’i mbijetuar sëmundjes, zbuluan mjekët në Brazil.Ata u dhanë 240 pacientëve të sëmurë rëndë dhe të shtruar në spital me COVID-19, qoftë një dozë të vetme të lartë të vitaminës D3 ose një placebo.
Vetëm 6.7 për qind e pacientëve në grupin e vitaminës D kishin nivele “të mangëta” të lëndës ushqyese, krahasuar me 51.5 për qind të pacientëve në grupin placebo, por nuk kishte ndryshim në rezultate, bazuar në një studim të publikuar në “medRxiv”.E njëjta gjë ishte vërtetuar kur studiuesit u përqendruan në 116 pacientë me mungesë të vitaminës D para trajtimit.

Autorët thonë se gjetjet e tyre janë prova e parë e këtij lloji për të treguar se plotësimi i vitaminës D “është joefektiv për të përmirësuar kohëzgjatjen e qëndrimit në spital ose ndonjë rezultat tjetër klinik midis pacientëve të shtruar në spital të sëmurë rëndë nga COVID-19”.Të mbijetuarit nga COVID-19 përfitojnë nga kujdesi shëndetësor në shtëpi
Të dhënat e reja thonë se të mbijetuarit nga COVID-19 që u lëshuan nga spitali përfituan nga kujdesi shëndetësor në shtëpi.Studiuesit nga Shërbimi i Infermierisë Vizituese të Nju Jorkut, Universiteti i Pensilvanisë dhe Universiteti Villanova, studiuan 1,409 pacientë që morën kujdes shëndetësor në shtëpi, gati gjysma e të cilëve ishin nën moshën 65 vjeç.

Kur u lëshuan, 80 për qind kishin ende probleme në frymëmarrje, shumica raportuan ankth ose konfuzion dhe më shumë se 80 për qind kishin nevojë për ndihmë për të ecur, veshur dhe larje.Pas një mesatareje prej 32 ditësh të kujdesit shëndetësor në shtëpi, 94 për qind e pacientëve nuk kishin më nevojë për ndihmë.Shumica dërrmuese nuk u rikuperuan plotësisht por shumica e simptomave u përmirësuan ndjeshëm, ashtu si aftësia e pacientëve për të kryer aktivitetet e përditshme.

“Vetëm 10 për qind është dashur që të rispitalizohen, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine.“Vetëm 11 për qind e të mbijetuarve nga COVID-19 në të gjithë vendin u lëshuan nga ambientet e spitalit me shërbime shëndetësore të kualifikuara në shtëpi”, tha bashkautorja Margaret McDonald, pjesë e Shërbimit të Infermierisë Vizituese të Nju Jorkut./rel

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort