Home Blog Page 5505

Adriana Matoshi: Ende nuk jam duke e besuar që jam kandidate për deputete

0

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, është kandidate për deputete në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Matoshi në Edicionin e Analizës në Klan Kosova, ka thënë që më herët nuk e kishte menduar që mund të ishte politikane e ardhshme.

“Në asnjë moment më përpara, nuk e kam menduar dhe as nuk e kam pasë synim që të jem politikane. As nuk e kam menduar dhe ende nuk mund ta besoj që jam këtu ku jam”.

“Angazhimi im në këtë rrugëtim, që është shumë i vështirë dhe me plot sfida ka ardhë si rezultat i një zhgënjimi që e kam pasë shumë më përpara gjatë rrugëtimit tim si person, si qytetar i thjeshtë, si nënë dhe artiste. Kam hasur në shumë probleme dhe vështirësi”.

Matoshi ka theksuar që sipas saj, është një zë që ka njerëz rreth vetes të cilët i besojnë shumë.

“Partia ime [Vetëvendosje] ka njerëz që mund të japin shumë dhe të tillë që mund të më përkrahin në idetë që i kam për rininë, fëmijët dhe komunitetin tim artistik”.

Ky është parashikimi i motit për sot në Prizren

0

Prizreni Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme. Mëngjeset do të jenë të ftohta e në mbrëmje do të ketë mundësi edhe për reshje shiu.
19.01 – Pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime. Në mëngjes shumë ftohtë.20.01 – Mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.

21.01 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes ftohtë. Mbrëmjes në perëndim të vendit mundësi për reshje shiu.
22.01 – Kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu, që më vonë në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit.Temperaturat e ajrit gradualisht në rritje, me minimale që zbresin deri në -12C të martën, e deri të premte rriten edhe në +2C. Maksimalet gradualisht në rritje nga -4C deri në 8C ditën e premte.

Do të fryj erë e lehtë nga krahu verior 1-5m/s, e në pjesën e dytë të javës nga juglindja e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e më pas në rënie

Fjalët prekëse të babait për të birin që humbi jetën sot në Prizren

0

Sot rreth ores 10:10 minuta, në afërsi të shkollave që ndodhen në lagjen “Bajram Curri” në Prizren , ka ndodhur nje incident i rëndë me ç’rast ka humbur jetën një 15 vjeçar si pasojë e plagëve të marrura nga mjete të mprehta.

Babai i tij përmes një postimi në Facebook, ka shkruar edhe disa fjalë shumë prekëse për djalin e tij, raporton TV Prizreni.

Postimi i plotë:

Të Allahut jemi dhe te ai dot kthehemi

Inshalla Biri jem Zoti na takon në xhenet

Se vdiq edhe Zemra jeme paty o shpirti babit

created by dji camera

U ftuan në inaugurimin e presidentit Biden, por Pacolli dhe bashkëshortja e tij nuk do të marrin pjesë

0

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli dhe bashkëshortja e tij, Maria, janë ftuar që të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan, Joe Biden.

Më 20 janar do të bëhet inaugurimi i presidentit amerikan, Joe Biden, e në këtë ceremoni i ftuar është edhe kryetari i Aleancës Kosovës e Re (AKR), Behgjet Pacolli së bashku me bashkëshorten e tij, Marian.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, i cili e ka publikuar edhe ftesën në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Mirëpo pavarësisht ftesës që i është bërë, Murseli ka thënë për lajmi.net, se Pacolli dhe bashkëshortja e tij nuk do të marrin pjesë në këtë inaugurim.

“Jo kësaj radhe nuk do të marrë pjesë, për dallim nga inaugurimi i presidentit Trump”, ka thënë shkurt Murseli për lajmi.net.

”Javën e kaluar kam pranuar ftesën e z. Behgjet Pacolli dhe zonjës Pacolli për inaugurimin e Presidentit Joe Biden, në të cilin ishin të ftuar si mysafirë nga miqtë tonë demokrat. Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është një dhuratë nga Zoti!”, ka shkruar Murseli në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

Partitë përmbushin minimalisht kuotën elektorale gjinore

0

Saktësisht 33.5 për qind e 1081 kandidatëve për deputetë, që janë prezantuar nga 28 lista garuese për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë gra, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Me 362 gratë që do të garojnë në këto zgjedhje, partitë politike kanë përmbushur minimalisht kuotën elektorale gjinore prej 30 për qind, që sipas Ligjit për zgjedhje është obligative për secilin subjekt për t’u certifikuar.

Nga partitë e mëdha parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ka numrin më të madh të grave në listën e kandidatëve. Me 41 garuese ajo prin në këtë “garë”. Pos saj, vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kaluar kuotën prej 33 kandidateve, për një. Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate do të garojnë me nga 33, aq sa thotë kuota.

Në përqindje, më së miri qëndron Ujedinjenja Zajednica – Adriana Hoxhiq. Me gjashtë gra në mesin e 14 kandidatëve, përqindja e kandidateve në këtë listë është 42.9 për qind.

Të hënën gjatë ditës, Qendra Kosovare për Studime Gjinore u shpreh se e sheh shqetësuese trendin e ulët të përfaqësimit të grave në listat partiake.

“Mosofrimi i mundësive të barabarta për kandidim për gratë sikur për burrat është tregues që partitë politike ende nuk kanë vullnet politik për avancimin e barazisë gjinore. Kjo përqindje e ulët e grave në lista zgjedhore e cila do të reflektojë edhe në përbërjen e legjislaturës, përveç që e mirëmban mendësinë dhe praktikat përjashtuese ndaj grave në politikë, ka ndikim negativ edhe në procesin e politikëbërjes duke qenë se nuk garanton gjith përfshirjen e të interesave të të gjitha grupeve identitare dhe ekonomike, ndër dhe brenda gjinore”, thuhet në reagim.

Gjermani: Kush nuk e pranon karantinën do të mbahet në qendra paraburgimi

0

Gjermanët që refuzojnë të karantinohen pasi rezultojnë pozitiv ndaj Covid do të mbahen në qendrat e paraburgimit sipas rregullave të reja të përgatitura nga autoritetet rajonale. Shteti lindor i Saksonisë ka konfirmuar planet për të ndërtuar një kamp refugjatësh i cili do të shërbejë si vend izolimi.

Shteti rajonal pretendoi se struktura do të përdoret vetëm për njerëzit që kanë shkelur vazhdimisht rregullat e mbylljes rreth vetë-izolimit. Baden-Württemberg në Gjermaninë jug-perëndimore do të përdorë dy dhoma spitali për të ndaluar shkelësit e tjerë, të cilët do të ruhen nga policia. Sipas DailyMail, në Brandenburg, autoritetet do të përdorin një pjesë të një qendre refugjatësh, ndërsa Schleswig-Holstein do të përdorë një zonë brenda një qendre ndalimi për të mitur.

Ekspertët ligjorë thanë se qeveritë e shtetit kanë kompetenca për të ndaluar njerëzit për shkeljen e rregullave të karantinës sipas Aktit të Mbrojtjes së Sëmundjeve, i miratuar nga Bundestagu Gjerman Marsin e kaluar dhe rinovuar në Nëntor. Plani është kritikuar gjerësisht, me deputeten e AfD Joana Cotar akuzuar qeverinë e Saksonisë për ‘eximin e shumë Orwellian.

Autoritetet gjermane janë vënë nën kritika për menaxhimin e tyre të pandemisë, me propozime për të imponuar mandatet kombëtare të vaksinave në një përpjekje për të kontrolluar virusin. Kjo vjen ndërsa Kancelarja Angela Merkel konsideron vendosjen e një mega-bllokimi dhe pezullimin e transportit publik pasi shkaktoi një reagim publik në Mbretërinë e Bashkuar duke e quajtur variantin e ri të Covid, virusin Britanik.

Vendet në Evropë po përgatiten për ndikimin e variantit të ri të Covid-19, i cili ka bërë që rastet e përditshme të rriten në mënyrë drastike në MB, duke rritur numrin e shtrimeve në spital dhe përfundimisht vdekjet.

DPMS në Prizren, thirrje për aplikim për familjet që kanë nevojë për meremetim të kulmeve dhe shtëpive dhe me material ndërtimor

0

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale fton qytetarët e komunës së Prizrenit që të aplikojnë në thirrjen e kësaj drejtorie për të përfituar nga projekti për furnizim me material ndërtimor për meremetimin e kulmeve.

Nga ky projekt do të mbështeten familjet skamnore pa strehim dhe ato me shtëpi të dëmtuara nga vjetërsia.

Pyetësori i plotësuar dhe dokumentet (dëshmitë) për vërtetimin e gjendjes së banimit, duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale, nga sot 18.01.2021, deri më 19.02.2021.

Pyetësorin për aplikim e gjeni KËTU

Gjithashtu, Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale fton qytetarët e komunës së Prizrenit që të aplikojnë në thirrjen e kësaj drejtorie për të përfituar nga projekti për renovimin dhe meremetimin e shtëpive apo banesave.

Nga ky projekt do të mbështeten familjet skamnore pa strehim dhe ato me shtëpi të dëmtuara nga vjetërsia.

Pyetësori i plotësuar dhe dokumentet (dëshmitë) për vërtetimin e gjendjes së banimit, duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale, nga sot 18.01.2021, deri më 19.02.2021.

Pyetësorin për aplikim e gjeni KËTU

Verifikimi i listave, KQZ: Do të veprojmë sipas aktgjykimit të Kushtetueses

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të tregojë nëse në listat me kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës, ka emra të cilët nuk kanë të drejtë kandidimi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se përveç KGjK-së, sot u janë drejtuar edhe pesë institucioneve të tjera me kërkesën për verifikim të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt. Nga të njëjtat KQZ kërkuar që deri më 20 janar të përgjigjen rreth verifikimit.

“Germat ‘a’, ‘p’ dhe ‘q’ në nenin 29 theksojnë se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: a) gjykatës apo prokuror në Kosovë ose gjetkë; p) me anë të vendimit të gjykatës i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe q) i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit. Prandaj, kemi kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të na dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë gjykatës; nëse janë subjekt i vendimit të gjykatës me të cilin i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe nëse janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit”, tha ai.

Në fund të vitit të kaluar, kur gjykata kushtetuese konstatoi se Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime, deklaroi gjithashtu se çdo person që në tre vitet e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë nuk mund të kandidojë për deputetët të Kuvendit të Kosovës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme”, tha zëdhënësi i KQZ-së.Institucionet nga të cilët po kërkohet të verifikohen emrat që janë në listat me kandidatë deputetë, kanë afat deri më 20 janar që t’i përgjigjen KQZ-së.

“Në frymën e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për bashkëpunim ndërinstitucional ne kemi kërkuar nga këto institucione që në afatin më të shkurtër të mundshëm, por jo më vonë se më 20 janar 2021, në orën 12:00, të na përgjigjen në kërkesat tona për verifikim”, tha Elezi.

Këshilli Gjyqësor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes janë institucionet që do të bëjnë verifikimin e personave që janë në listat për kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Hapet afati i aplikimit për ndërtimin e 20 shtëpive në Prizren

0

Komuna e Prizrenit përmes faqes së saj zyrtare, njofton se, Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka hapur afatin e aplikimit për ndërtimin e 20 shtëpive me çelësa në dorë. Projekti do të realizohet bazuar në marrëveshjen me shoqatën Jetimat e Ballkanit për vitin 2021.

Nga ky projekt do të mbështeten familjet skamnore pa strehim dhe ato me shtëpi të dëmtuara nga vjetërsia.

Njoftohen të gjithë aplikuesit që kriteret e përzgjedhjes së përfituesve do të zbatohen sipas ligjit nr.03/L-164 për financimin e programeve të veçanta të banimit dhe udhëzimet administrative si dhe kriteret nga shoqata Jetimat e Ballkanit.

Pyetësori i plotësuar dhe dokumentet (dëshmitë) për vërtetimin e gjendjes së banimit, duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale, nga sot 18.01.2021, deri më 19.02.2021.

Pyetësorin për aplikim e gjeni KËTU

Hoti: Jam i bindur se do të dalim shumë mirë në këto zgjedhje

0

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Avdullah Hoti, tha qeverisja lokale në Viti është ndër më të mirat.

“Vetëm Lidhja Demokratike ka mundur të prijë me këto procese, siç është menaxhimi me pandeminë, duke u renditur në mesin e vendeve që kanë menaxhuar më së miri me pandeminë, përkundër shumë sfidave me infrastrukturën shëndetësore”.

Njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës theksoi se vendi është gjetur i mbyllur dhe i lënduar, por kemi hapur dyert me Brukselin, Washingtonin dhe të gjitha kryeqendrat botërore.

“Vetëm me vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës kemi arritur të përmbushim ëndrrën e presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova, që orientimi ynë të mbetet perëndimi dhe miqësia e përhershme me SHBA-të dhe BE-në”.

Ai bëri thirrje për mobilizim të fuqishëm të strukturave, anëtarësisë dhe gjithë qytetarëve për të mos e ndërruar kursin pro-perëndimor.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort