Home Blog Page 5504

50 përqind më pak turistë në Brezovicë

0

Shpatet e qendrës më të popullarizuar të skijimit në Kosovë kanë qenë të qeta derisa së fundmi kanë mirëpritur skiatorët në mes të pandemisë së koronavirusit.

Zona e skijimit në Brezovicë është duke pasur 50 përqind më pak turistë, sipas Ljubisa Stojanoviq, kryetar i qendrës së skijimit.Stojanoviq ka thënë se kjo qendër ka qenë e mbyllur që nga marsi i vitit të kaluar kur pandemia goditi Evropës, por që është rihapur janarin e këtij viti.

“Nëse vazhdon kështu do të jetë shumë e vështirë”, është shprehur ai, raporton AP.E vendosur në Bjeshkët e Sharrit, rreth 80 kilometra nga jugu u Prishtinës, Brezovica është e populluar me turistë nga Kosova, por edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Stefana Stankoviq ishte njëra prej atyre që po shijonin shtigjet gjatë së dielës e cila ka thënë se njerëzit duhet “të jenë më të relaksuar” sa i përket pandemisë.

“Duhet t’i respektojmë masat, por kjo nuk duhet të ndikojë në jetën tonë, pushimet, kohën për skijim”, ka thënë Stankoviq.Bizneset e vogla në këtë resort po ashtu kanë hasur në vështirësi për pasur qarkullim.Dyqanet me pakicë dhe restorantet janë duke mbijetuar me vështirësi për shkak të rënies së turistëve.“Nuk mund të vazhdojmë kështu, jo.

Pa një asistencë sociale nga shteti nuk mund të vazhdojmë tutje”, është shprehur Ridvan Ademi, pronar i Che-Fox i cili ndodhet vetëm pak larg shtigjeve.Kosova ka raportuar një mijë e 410 vdekje si pasojë e koronavirusit dhe mbi 55 mijë raste të të infektuarve që nga marsi i 2020-ës.Të dhënat ditore në Kosovë janë përmirësuar dukshëm në javën e fundit, ku qeveria është ende duke zbatuar masa strikte gjatë natës dhe masa të tjera për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ky vend ende nuk ka filluar me programin e vaksinimit për çfarë vendi fqinj Shqipëria është zotuar për ta ndihmuar me një numër të vogël dozash për punëtorët shëndetësorë të cilët janë duke u përballur me raste serioze.

Zvicra dëbon kosovarin problematik, jetonte qe 20 vjet atje

0

Megjithëse, sipas “katalogut” që përcakton dëbimin nga vendi, deliktet e tij nuk mjaftonin për ta dëbuar në mënyrë të detyrueshme, Gjykata e Aargaut kishte vendosur ta dëbojë kosovarin rreth të tridhjetave, me tre vjet ndalim të hyrjes në Zvicër.

Pas saj, edhe Gjykata Federale kishte hedhor poshtë ankesën e personit në fjalë nga qarku Kulm i Kantonit Aargau, shkruan Aargauer Zeitung.Një raport psikiatrik konstaton për të se “ai tregon një shkallë shumë të lartë indiference ndaj sistemit ligjor të vendit”.

I përmenduri kishte ardhur në Zvicër para rrezh 20 vitesh, kur ishte njëmbëdhjetë vjeç.Megjithëse nuk kishte përfunduar ndonjë praktikë mësimi këtu (zanat), ai gjithmonë kishte punuar në punë të përkohshme dhe kurrë nuk kishte marrë ndihma sociale. Regjistrimet e fundit në regjistrin e tij “të ngjeshur” penal janë nga një seri veprash penale që nisin natën e 11 majit të vitit 2019.

Autori i delikteve ishte duke vozitur një makinë në Aarau kur hasi në një kontroll policor. Testi i alkoolit në frymëmarrje kishte treguar rreth 1,1 promila dhe për këtë arsye atij i qe marrë në vend patentshoferi. Por kjo nuk e pengoi atë që edhe pas kësaj, të voziste nga vendbanimi i tij në Aarau për të shkuar në punë disa herë në javë, nga maji deri në korrik. Kjo gjë mundi të përcaktohej më vonë pasi parku i makinave të kompanisë ishte i siguruar.

Më 17 korrik, ai u kap sërish nga një kontroll policor. Kësaj radhe ishte në makinën e nënës së tij, në Schlossrued, përcjell albinfo.ch. Policia përveç që zbuloi se ai voziste pa leje – konstatoi se ai ishte gjithashtu sërish i dehur, me me pak më pak se 1 promil alkool në gjakVetëm tri ditë më vonë personi u kap përsëri, pothuajse në të njëjtin vend dhe përsëri me mbi 1 promil alkool në gjak.

Pesë ditë më vonë, më 25 korrik 2019, situata u përshkallëzua: Ai u ndesh me një pikë kontrolli policie me makinën e tij në Aarau në Bahnhofstrasse dhe nuk ndoqi sinjalin e ndalimit. Për më tepër ai i rriti shpejtësinë makinës, siç e kishte përshkruar më vonë policia në një njoftim për shtyp.Pas disa makinacioneve në rrugë, Audi i tij goditi një Mercedes nga pas, u rrotullua dhe goditi një mur, transmeton albinfo.ch. Ashtu si dy personat që ndodhesin në Mercedes, edhe shoferi i Audi-t pësoi lëndime të lehta.Kësaj radhe, i u arrestua në vend. Sasia e alkoolit në gjak kësaj radhe ju mat në spital dhe doli 1.75 promila.

Gjykata e Qarkut e Aarau-t e dënoi atë me 18 muaj burgim dhe një gjobë prej 200 frangash. Ajo kishte revokuar një vendim nga zyra e prokurorit publik Baden nga 2017, e cila e kishte dënuar atë me një gjobë prej 60 njësish ditore prej 130 frangash për disa shkelje të trafikut rrugor. Dhe, veç kësaj ajo i shqiptoi vendimin për dëbim nga Zvicra për tre vjet.I akuzuari tashmë e njeh realitetin e burgut. Ai kishte pasur një dënim me burg prej 2.5 vjetësh në vitin 2010, ndër të tjera, për grabitje banditeske. Me atë rast ai, para gjykatës më të lartë kishte arritur me sukses të kundërshtonte dëbimin nga vendi, transmeton albinfo.ch .

Gjykata kishte konstatuar se i akuzuari kishte “manifestuar energji të konsiderueshme kriminale me rastin e ikjes së tij nga një patrullë policie”. Ishte “vetëm çështje fati” që nuk kishte pasur lëndime serioze ose vdekje në atë aksident.Fakti që kosovari ka një djalë jashtëmartesor, gjë për të cilën gruaja e tij e mori vesh vetëm në seancën gjyqësore, nuk është i mjaftueshëm për të justifikuar qëndrimin e tij në Zvicër. Përkundrazi: për shkak të ndarjes së tij me gruan – edhe nëse kjo ndarje është e përkohshme – nuk mund të bëhet fjalë për marrëdhënie familjare të qëndrueshme në Zvicër, argumenton gjykata.Gjykata Federale e sheh njësoj problemin e tij. Ajo nuk mund të flasë për vepra të lehta, me rastin e tij. “Megjithë faktin se ishte brenda dënimit me kusht, i cili pra vazhdonte, ai bëri edhe më tutje delikte edhe më të rënda se më parë”.Kështu, ai përfundimisht duhet të largohet nga vendi për tre vjet pasi të vuajë dënimin.

Fruta agrumesh dimri që djegin dhjamin, rregullojnë gjendjen shpirtërore dhe më shumë

0

Mbrojtja e sistemit tuaj imunitar gjatë muajve të dimrit është shumë e rëndësishme.

Tani, me praninë e coronavirusit kjo vetëm se është bërë edhe më e rëndësishme.

Më poshtë ua sjellim tri fruta agrumesh që do t’ju ndjejnë më të mirën gjatë gjithë muajve të dimrit:

Portokalli i kuq
Përbërja bimore shëruese e protokolleve të kuq, lidhet me viruset (përfshirë atë që shkakton coronavirusin), duke bllokuar rritjen e tyre po aq efektive sa bëjnë ilaçet anti-virale, raportojnë shkencëtarët italianë. Plus, vitamina C rrit prodhimin e antitrupave që luftojnë mikrobet me sa 35 për qind. Hani dy nga këto fruta çdo ditë, dhe do të shëroheni tre ditë më shpejt nga çdo infeksion viral.

Grejpfruti
Të vendosur për të humbur peshë? Shkencëtarët australianë thonë se shijimi i gjysmës së grejpfrutit para ngrënies trefishon humbjen e peshës, duke ju ndihmuar të bini deri në nëntë kilogram në 13 javë. Kjo për shkak të bioflavonoideve të grejpfrutit të cilat ulin oreksin dhe shpejtojnë djegien e dhjamit.

Lime
Shtimi i vetëm një lime të vogël në dietën tuaj ditore mund të rrisë lumturinë tuaj me sa 40 për qind në dy ditë, thonë studiuesit në Universitetin e Bridgeport të Connecticut. Faleminderit shkon për përbërjen e lime që rrisin aftësinë e qelizave të trurit për të thithur glukozën në gjak dhe për ta përdorur atë për të prodhuar serotoninën e humorit. /Telegrafi/

Si do të votojnë personat me COVID-19 në zgjedhjet e 14 shkurtit?

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për të mundësuar që edhe personat të cilët janë në izolim, pasi janë të infektuar me COVID-19, të kryejnë obligimin e tyre qytetarë e të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese, pra të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Në intervistë për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ekipet mobile do të kujdesen që ditën e zgjedhjeve tu mundësohet votimi edhe qytetarëve të infektuar me coronavirus.

“KQZ-ja është munduar që të gjej një zgjidhje edhe për qytetarët që fatkeqësisht janë të infektuar me COVID-19, dhe nuk mund të shkojnë në vendvotimet. Në zgjedhjet që u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, KQZ-ja ka përgatitur një udhëzim ku bëhet mënyra e regjistrimit, verifikimit dhe votimin e personave që janë të infektuar me COVID-19”, tha Elezi.

Elezi tha se do të komunikojnë me personat që gjenden në izolim dhe do të shkojnë nëpër adresa për tu mundësuar atyre votimin.

“Ne do të komunikojmë me institucionet përkatëse që i kanë listat e personave që janë të infektuar me COVID-19 dhe e kanë të drejtën e votës. KQZ-ja do t’i kontaktojë këta qytetarë për t’i informuar për shërbimin e KQZ-së, pastaj është në vullnetin e tyre të marrë pjesë ose jo. KQZ-ja do të dërgojë ekipe mobile te personat të cilët shprehin vullnetin për të votuar nëpër adresat e tyre, për tu mundësuar votimin”, tregoi Elezi për Telegrafin.

Zëdhënësi i KQZ-së u shpreh se procesi i verifikimit të aplikuesve jashtë Kosovës po shkon mjaft mirë dhe sqaroi se i kanë bërë publik numrat e telefonit, për të shmangur ndonjë keqpërdorim.

“Këta numra nuk janë që qytetarët të thërrasin në ta, janë thjesht numra me të cilët i përdorin zyrtarët për të komunikuar me aplikuesit. Si lutje, është që qytetarët apo aplikuesit të mos provojnë të thërrasin numrat, sepse vetëm do të vështirësojnë punën, pasi të gjithë ata që e kanë shkruar numrin e tyre të telefonit në aplikacion, do të telefonohen për verifikim”, tha Elezi. /Telegrafi/

Aeroporti i Frankfurtit: Numri i udhëtarëve në nivelin më të ulët që nga 1984

0

Operatori i Aeroportit të Frankfurtit Fraport njoftoi sot se numri i pasagjerëve në vitin 2020 ra në nivelin më të ulët që nga vitet 1980, pasi pandemia e koronavirusit shkatërroi sektorin e udhëtimeve.

Aeroporti më i madh gjerman shërbeu 18.8 milionë pasagjerë vitin e kaluar, 73 për qind më pak se në vitin 2019, i cili është niveli më i ulët që nga viti 1984, sipas një deklarate nga Fraport, dhe transmetuar nga portali tećxplore.com.

Trafiku ajror erdhi në një bllokim të plotë midis prillit dhe qershorit 2020, gjatë bllokimit të parë të koronavirusit në Gjermani, “me numrin javor të pasagjerëve që bie në 98 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, shtoi Fraport.
Aeroporti më i madh i Gjermanisë regjistroi një rikuperim në trafikun e pasagjerëve në tremujorin e tretë 2020, i cili më pas ra përsëri pasi masat kufizuese u respektuan për shkak të një vale të re të COVID-19 në fundvit.
Vetëm në dhjetor, numri i udhëtarëve shënoi rënie me 82 për qind krahasuar me 2029, në pak më shumë se 890.000 njerëz.
Fraport njoftoi një reduktim prej 3.000 deri në 4.000 vende pune këtë verë ose rreth 15 për qind e fuqisë punëtore të kompanisë.

Kosovë: Rrjetet sociale mbushen me profile të kandidatëve për zgjedhje

0

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 14 shkurt, është parë një trend i ri i hapjes së llogarive apo profileve të reja në rrjetet sociale apo të ngjashme me ato ekzistuese të kandidatëve në garën për kryeministër nga subjektet e ndryshme politike në Kosovë, vlerësojnë njohësit e rrjeteve sociale Dardan Hasku dhe Shkëlzen Osmani, shkruan Rel, përckell Albinfo.ch.

“Albin Kurti kryeministër”, “Enver Hoxhaj Kryeministër”, “Vjosa Osmani Presidente”, “Ramush Haradinaj President” dhe të ngjashme, janë disa nga llogaritë që rishtazi janë shfaqur në rrjetin social Facebook.

Llogari të ngjashme janë hapur edhe në emër të partive të caktuara apo grupeve që thirren se janë pasuese të partive të caktuara politike. Qasja në shumicën prej tyre është publike, ndërkaq ka edhe grupe private, në të cilat për të pasur qasje kërkohet bashkimi në grup.

Hasku: Llogaritë për fushat jozyrtare

Dardan Hasku, menaxher i rrjeteve sociale, thotë për Radion Evropa e Lirë se hapja e profileve, llogarive në rrjetet sociale dhe e faqeve të internetit, përgjithësisht, është normale.

Megjithatë, siç thotë ai, krijimi i llogarive jozyrtare dhe e grupeve të caktuara brenda rrjeteve sociale, mund të jetë edhe pjesë e fushatës së partive politike, për t’iu adresuar publikut, si dhe për të depërtuar te masa.

Llogaritë e tilla, sipas tij, përdoren në dy mënyra. Së pari, ato mund të hapen spontanisht nga njerëz të caktuar, kur krijohen tematika për individë apo parti të caktuara dhe përpiqen që t’i shfrytëzojnë ato që të përftojnë numër të madh të pëlqimeve. Më pas, siç thotë Hasku, provojnë që t’i shesin ato faqe dhe t’ua ndryshojnë emrin. Së dyti, llogaritë e tilla shfrytëzohen si mjet propagande, por në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe nuk bëhet asnjëherë e ditur se ato eventualisht mund të jenë të menaxhuara nga struktura të ndryshme të partisë apo të kandidatit të tyre për kryministër apo deputet.

“Por, përtej kësaj, faqet e ndryshme jozyrtare që hapen e kanë shumë më të lehtë aty që të bëjnë sulme ndaj të tjerëve ose propagandë dhe të tjera. Në momentin e parë që një media apo kushdo qoftë, një qytetar i zakonshëm, mund të ndjehet i irrituar prej atij sulmi apo atij postimi, që është diçka që nuk preferohet të bëhet ose të jetë pjesë zyrtare e fushatës, ata thjesht mund të distancohen dhe të thonë ‘kjo nuk është faqe zyrtare, nuk e dimë kush e ka hapur’. Pra, ende nuk ka një transparencë të plotë që të tregohet se kush qëndron prapa faqeve të ndryshme. E vetmja informatë që na ofron Facebooku është që i tregon sa admistratorë janë dhe shtete prej nga janë, por nuk i tregon emrat”, theksoi Hasku.

Osmani: Mediat “e dyshimta” me lajme të rreme

Shkëlzen Osmani, drejtues i platformës për luftën kundër dezinformatës “Hibrid.info”, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë shpjegon që shumica e llogarive të reja të hapura në emrat e kandidatëve për kryeministër apo grupeve që pasojnë partitë politike, jo rrallë shpërndajnë lajme të njëjta me ato që janë zyrtare. Mirëpo, në raste të caktuara, sipas tij, shpërndajnë edhe lajme të rreme.

Ndikimi i këtyre llogarive dhe profileve në rrjetet sociale, sipas tij, është i madh, për shkak se ato publikojnë edhe sensacione dhe tituj tendenciozë, si karrem për të tërhequr numër të madh lexuesish.

Osmani thotë se problem tjetër shtesë është krijimi i llogarive në rrjete sociale të mediave të ashtuquajtura “të dyshimta”, në formë platformash apo siç njihen në publik, si portale.

“Pra, këto media të dyshimta krijojnë llogari, shpërndajnë lajme të rreme, me tendencë apo pa tendencë, për ta dëmtuar palën e caktuar. Pra, shumica prej tyre kanë qëllim vetëm përfitimet përmes këtyre shpërndarjeve. Mirëpo janë edhe disa media tjera që përcjellin agjendë politike, qoftë të zhvillimeve të brendshme politike apo edhe ato të jashtme. Mund të themi që një pjesë e tyre përcjellin edhe agjenda diplomatike të faktorëve të jashtëm politikë të Kosovës. Por, një pjesë e tyre janë ato që përcjellin agjenda politike të faktorëve të brendshëm, kryesisht në periudhën parazgjedhore”, tha Osmani.

Gjuha e urrejtjes dhe pasojat përtej rrjeteve sociale

Të dy këta njohës të rrjeteve sociale, vlerësojnë se publikimet që bëhen përmes llogarive të hapura në emër të kandidatëve për kryeministër të vendit, të partive politike dhe grupeve që pasojnë ato, por edhe në mediat e ashtuquajtura të dyshimta, shpeshherë pëmbajnë gjuhë të urrejtjes.

Kjo, sipas Dardan Haskut, mund të jetë mollë sherri e përplasjeve edhe jashtë rrjeteve sociale.

“Pikërisht një posim që i nxitë njerzit që të komentojnë ose që të kenë përplasje, mund të ngjallë komente të ndryshme ku njerëzit edhe përplasen. Pastaj, prej komenteve, po aludoj që mund të ketë raste që e gjithë kjo të kalojë edhe përtej rrjeteve sociale, në jetë reale, me rrahje apo kërcënime. Tashmë kërcënimet në rrjetet sociale janë bërë shumë normale. Për çdo ditë ka raste të shumta që raportohen dhe që ndodhin. Nuk është se kam informatë për ndonjë statistikë, por jam shumë i sigurt që shumë prej këtyre rasteve kalojnë edhe ne rrahje dhe të ngjashme”, u shpreh Hasku për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, duke pasur parasysh anonimitetin përballë publikut të atyre që menaxhojnë llogaritë e caktuara dhe mediat e dyshimta në rrjetet sociale, sipas Osmanit, publiku vetëm mund të aludojë se kush mund të jenë nxitësit e debateve me gjuhë të urrejtjes.

“Nuk e di nëse mund të jenë politikanë apo dikush që avokon në atë drejtim, qoftë persona që janë të ndërlidhur me politikën apo dikush tjetër që e bën kryekëput vetëm për përfitime materiale. Mirëpo, është fenomen shumë i rëndësishëm përdorimi i gjuhës së urrejtjes në mes të palëve, në mes të përkrahësve të partive të ndryshme. Organet kompetente duhet të merren seriozisht me këtë fenomen sepse është fenomen shoqëror që po ndodh, jo vetëm në vendin tonë, por kryesisht në vendin tonë, me qëllim të dallimeve në mes të partive politike”, vlerësoi Osmani.

Zyrtarët qeveritarë për siguri kibernetike nuk kanë të qasshëm për të marrë përgjigje nëse kanë inicuar adresimin e shqetësimeve lidhur me gjuhën e urrejtjes nëpër rrjetet sociale dhe mediat e ashtuquajtura të dyshimta.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

Siç ka thënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partitë politike do të kenë dhjetë ditë në dispozicion për të bërë fushatë, nga data 3 deri më 12 shkurt.

Megjithatë, partitë politike tashmë kanë nisur jozyrtarisht fushatat e tyre me tubime me aktivistët dhe pasuesit e tyre, ndërkohë që edhe në mediat vendore debatet parazgjedhore ndërmjet përfaqësuesve të partive politike, tashmë kanë nisur.

Kontrabandë me para të falsifikuara nga Maqedonia në Kosovë

0

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ka njoftuar se ka pranuar informacione se një person i dyshuar me iniciale (A.L.) është duke u marr me veprime kriminale, me falsifikim të parave të metalta të cilat dyshohet se i transporton nga Maqedonia e Veriut me veturën e tij (tipi i veturës i njohur për Policinë) dhe i sjell paratë në Kosovë.

“Me datë 17.01.2021 rreth orës 11:00, Policia ka marr informata se personi i dyshuar, i apostrofuar më lart me iniciale (A.L.) e ka kaluar pikën kufitare Hani Elezit dhe hetuesit rajonal kundër krimeve ekonomike në Ferizaj kanë vepruar menjëherë në teren, kanë bashkërenduar veprimet operacionale me Policinë kufitare të Hanit të Elezit dhe në Glloboqicë është ndaluar personi i apostrofuar (A.L), së bashku me një person tjetër (SH.B.) që në këtë rast ishte vozitës i veturës ( tipi dhe targat e njohura për Policinë) pronë e A.L.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tutje bëhet e ditur se Policia ka lokalizuar vozitësin dhe pronarin e veturës, dhe gjatë kontrollit është arrit të gjendet vendi i fshehur (pjesa e llamarinës ku e mban ulësen e prapme të pasagjerëve-ana djathtë, e cila ishte prerë fillimisht) shumën e parave të metalta të mbështjella në letër dhe të izoluara, ku një mbështjellës përmbante gjithsej 100 monedha metali, të gjitha nga 2€, ku gjithsej ishin 40 paketime dhe shuma e përgjithshme e tyre ishte tetë mijë euro.

“Po ashtu gjatë kontrollimit të veturës, në hapësirën që gjendet mes dy karrigeve të shoferit dhe pasagjerit janë gjetur edhe kartëmonedha të letrës, po ashtu të fshehura me pjesë të tepihut dhe disa gjërave tjera, ku aty ishin: 1X500€; 11X100€ dhe 28X50€- gjithsej tre mijë (3000)Euro, ndërsa në portofolin e të dyshuarit (A.L.) janë gjetur: 12X50€; 1X20€ dhe 1X5€. (Kontrolle edhe më të detajuara të veturës do të kryhen në proces)”, thuhet në njoftim.

Pas kryerjes së procedurave në pikën kufitare Glloboqicë, në bashkëpunim me Prokurorin kujdestar, të dyshuarit në fjalë janë sjellë në stacionin Policor në Ferizaj për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, në praninë e avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dy të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore

Mbi pesë mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

0

IKSHPK ka bërë të ditur dje se ka regjistruar 267 raste të reja me Covid-19 dhe 163 të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, aktualisht në Kosovë janë edhe 5 mijë e 275 raste aktive, ndërkohë që numri i atyre me fatalitet ka arritur në 1.411.“Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:163 TË SHËRUAR DHE 267 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Ferizaj 1 rast (74 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.411 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275.

Adriana Matoshi: Ende nuk jam duke e besuar që jam kandidate për deputete

0

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, është kandidate për deputete në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Matoshi në Edicionin e Analizës në Klan Kosova, ka thënë që më herët nuk e kishte menduar që mund të ishte politikane e ardhshme.

“Në asnjë moment më përpara, nuk e kam menduar dhe as nuk e kam pasë synim që të jem politikane. As nuk e kam menduar dhe ende nuk mund ta besoj që jam këtu ku jam”.

“Angazhimi im në këtë rrugëtim, që është shumë i vështirë dhe me plot sfida ka ardhë si rezultat i një zhgënjimi që e kam pasë shumë më përpara gjatë rrugëtimit tim si person, si qytetar i thjeshtë, si nënë dhe artiste. Kam hasur në shumë probleme dhe vështirësi”.

Matoshi ka theksuar që sipas saj, është një zë që ka njerëz rreth vetes të cilët i besojnë shumë.

“Partia ime [Vetëvendosje] ka njerëz që mund të japin shumë dhe të tillë që mund të më përkrahin në idetë që i kam për rininë, fëmijët dhe komunitetin tim artistik”.

Ky është parashikimi i motit për sot në Prizren

0

Prizreni Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme. Mëngjeset do të jenë të ftohta e në mbrëmje do të ketë mundësi edhe për reshje shiu.
19.01 – Pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime. Në mëngjes shumë ftohtë.20.01 – Mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.

21.01 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes ftohtë. Mbrëmjes në perëndim të vendit mundësi për reshje shiu.
22.01 – Kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu, që më vonë në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit.Temperaturat e ajrit gradualisht në rritje, me minimale që zbresin deri në -12C të martën, e deri të premte rriten edhe në +2C. Maksimalet gradualisht në rritje nga -4C deri në 8C ditën e premte.

Do të fryj erë e lehtë nga krahu verior 1-5m/s, e në pjesën e dytë të javës nga juglindja e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e më pas në rënie

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort