Home Blog Page 5503

Dy të vdekur e 15 të lënduar pasi një veturë godet këmbësorët në Trier të Gjermanisë

0

Të paktën dy persona kanë vdekur pasi një veturë ka goditur qëllimisht disa këmbësorë në Trier të Gjermanisë.

Siç raporton Reutersi, policia të martën ka arritur edhe të arrestojë shoferin, dhe kanë njoftuar se ishte me shpejtësi të madhe.

Mediat lokale njoftojnë se 15 persona të tjerë ishin lënduar, duke cituar kryetarin e qytetit të Trierit, Wolfram Leibe.

“Kujdesi për të plagosurit është me përparësi të madhe”, shkroi policia në Twitter, derisa u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin qendrën e qytetit.

Policia dhe shërbimet e emergjencës kanë bllokuar menjëherë qendrën e qytetit.

Festë në familjen Jashari

0

Rifat Jashari sot ka një ditë të veçantë. Jashari feston datëlindjen e 74-të.Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt Bekim Jashari.Njoftimi i plotë:Sot ka ditëlindjen më i dashuri dhe më i respektuari ynë, ai që bashkë me balin Adem e babushin Hamëzen na mësuan e edukuan se si duhet punuar e sakrifikuar për Liri e Pavarësi.

Me mixhën Rifat kemi banuar e punuar bashkë edhe në Gjermani, bashkë ishim edhe kur morëm lajmin për rënien heroike të familjes sonë.Mixha ishte afër meje në ditët më të vështira të jetës sime, ishin ditë plot dhimbje por edhe krenari.

Sikurse shumë vellëzer e motra që na lehtësuan dhimbjen që ne kishim për më të dashurit tonë, që ia falëm lirisë së Kosovës.Atë kohë kishim mbetur pak në numër por që ishim të gatshëm për Lirinë e Kosovës të gjithë ta japim jetën.Bashkë me mixhën Rifat, Muratin, Lulin, Bashkimin, Ilirianen,Shqipen, Besarten,Fazliun e Marigonen përjetuam edhe ditët e para të Lirisë së Kosovës, në Prekazin heroik.

Kanë kaluar 22 vite që nga rënia heroike e familjes Jashari, mixha Rifat ende mbetet udhërrëfyesi ynë, i nipave e mbesave, Jasharajve të ri në rrugën tonë të kontributit për shtet e shoqëri.Urime ditëlindja mixhë, shëndet e mbarësi, të paqim gjatë!

Turqia merr masa të reja anti COVID: Kufizohet lëvizja e qytetarëve gjatë javës dhe ndalohet plotësisht gjatë fundjavës

0

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka paralajmëruar ditën e djeshme marrjen e masave të reja antiCOVID për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus në vend, duke zgjatur orën policore gjatë ditëve të javës dhe duke ndaluar qarkullimin plotësisht gjatë fundjavës.Pas mbledhjes së Qeverisë, Erdogan tha se ora policore nga sot do të zgjasë nga 21:00 deri më 5:00 – gjatë çdo dite punë, kurse në fundjavë ndalimi i lëvizjes do të hyjë në fuqi nga e premtja në ora 21:00 deri në të hënën në ora 5:00.

Do të përjashtohen nga masat e fundjavës dyqanet me artikuj ushqimor dhe depot që furnizojnë dyqanet të cilat do të qëndrojnë të hapura nga ora 10:00-17:00 dhe do të lejohen vetëm personat nga mosha 20-65 vjeç që të dalin për këto arsye.

Udhëtimet ndërqytetëse do të jenë gjithashtu të ndaluara me përjashtim të rasteve shëndetësore, kryerjen e provimeve të shtetit, apo kthimin në vendbanim pas përfundimit të shërbimit ushtarak.

Ditën e djeshme në Turqi janë raportuar 31.219 raste të reja me COVID-19 dhe 188 viktima, pra masat kufizuese dhe ndaluese janë të domosdoshme për mbajtjen e situatës nën kontroll dhe stabilitetin e situatës.

Flet shqiptari që bëri vaksinën e COVID: Pranova pasi më vdiq nëna e babai!

0

Flet shqiptari që bëri vaksinën e COVID: Pranova pasi më vdiq nëna e babai!Imer Shehu është një nga 3 shqiptarët që ka bërë vaksinën e COVID-19.Ai ka komentuar në një lidhje me skype nga Londra në emisionin “Shqipëria Live” se ka pranuar që ta bëjë pasi i ndërroi jetë nëna dhe babai, të cilët u infektuan me COVID-19.
Britania e Madhe nisi testimin e vaksinës kundër koronavirusit dhe ndër 10,000 vullnetarët e përzgjedhur për fazën e tretë të testimit është Imer Shehu nga Kosova, me banim në Londër.

“Ata e dinë nuk e di unë se s’jam ekspert se çfarë përmban vaksina, kam pasur frikë, por kur më vdiq babai dhe nëna thashë pse unë të rri duarkryq, ma kanë bërë në krah. Kjo është vaksina e parë, vaksina e dytë është ajo që do të bëjmë gjithë jetën. Atë vaksinë fillimisht duhet ta marrin ushtria, mjekët. Unë e kam kaluar covidin, por kisha frikë mos infektohesha dy herë. Unë bëj jetë mesatare dhe mbijetoj këtu në Londër, por s’do rrezikoja familjen time”, tha ai.Doktori Edmond Stojku i ftuar në emision tha se vaksina përmban virusin e zbutur dhe futet në trup për të krijuar antitrupat. Sipas tij kush e ka kaluar nuk ka nevojë të vaksinohet sepse trupi i ka krijuar antitrupat. /Top Channel/

521 raste të reja me koronavirus në Kosovë, në Prizren 10 të infektuar

0

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.375 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 raste (83,58 vjeç), Viti 2 raste (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Junik 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 40.117 raste nga 145.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.026 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 585 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.505.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 285 raste, Pejë 36 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Gjilan 25 raste, Gjakovë 21 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Kamenicë 11 raste, Prizren 10 raste, Deçan 8 raste, Istog 8 raste, Drenas 7 raste, Suharekë 7 raste, Viti 7 raste, Klinë 6 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Vushtrri 2 raste, Obiliq 2 raste, Kaçanik 2 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Shtime dhe Novobërdë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Haskuka i reagon Balaj-Halimajt: Është mirë t’i hedhësh diplomat e t’i bësh pyetje vetes se pse po ikin qytetarët

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar pas deklaratës së zv.kryeministres, Albulena Balaj-Halimaj e cila tha se në këtë komunë që nga udhëheqja e LVV-së migrimi është rritur për 400 për qind.

Haskuka përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se sipas raportit të Agjencisë së Statistikave, kanë emigruar 1 mijë e 208 banorë, pra 0.6%.

“Emigrimi nga Kosova është 3 herë më i lartë se nga Prizreni. Prandaj, zëvendës-kryeministrja, partia e së cilës në 3 vitet e fundit gjithmonë ka qenë në qeverisje (pos 100 ditëshit të Albinit), është mirë t’i hedh diplomat, e t’i bëjë pyetje vetes se pse po ikin qytetarët?!”, ka shkruar Haskuka.

Postimi i plotë:

Sipas Agjencisë së Statistikave, gjatë vitit 2019 nga Kosova kanë emigruar 28,845 persona, nga popullsia 1,795,666, pra 1,6% e popullatës. Sipas raportit, Prizreni ka 192,712 banorë, ndërkaq kanë emigruar 1,208 banorë, pra 0,6%.

Pra, emigrimi nga Kosova është 3 herë më i lartë se nga Prizreni. Prandaj, zëvendës-kryeministrja, partia e së cilës në 3 vitet e fundit gjithmonë ka qenë në qeverisje (pos 100 ditëshit të Albinit), është mirë t’i hedh diplomat, e t’i bëjë pyetje vetes se pse po ikin qytetarët?!

Për matematikë e statistikë elementare, ndoshta kjo është arsyeja pse ju duhet rinumërimi për kalkulim të pragut.

Afera 7 milionëshe në Kosovë e oligarkut Samir Mane, Prokuroria Speciale nis hetimet

0

Prokuroria Speciale ka nisur hetime për skandalin e heqjes së mbi 7 milionë euro borxhe tatimore kompanisë “NewCo Feronikeli Complex L.L.C.”, në pronësi të oligarkut nga Shqipëria, Saimir Mane.

Prokuroria tashmë ka autorizuar Policinë e Kosovës të nis punën për hetimin e këtij rasti, raporti Insajderi me burime brenda Prokurorisë së Shtetit.

Por, Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me nisjen e hetimeve për rastin, ende nuk është deklaruar.

Javën e kaluar, në media, u raportua për skandalin e heqjes së shtatë milionë eurove borxhe tatimore “NewCo Ferronikeli”, kompani të cilën e ka në pronësi oligarku shqiptar Samir Mane.

Shkrimi dëshmon se si ATK-ja, përmes një procesi të dyshimtë, ia fshiu borxhet tatimore gjigantit metalurgjik, një muaj pas blerjes së ndërmarrjes nga oligarku Mane.

Një ditë pas publikimit të shkrimit hulumtues, ATK-ja kërkoi nga prokuroria të nisë hetimet për rastin.

“ATK sot ka dorëzuar kërkesën në Prokurorinë e Shtetit me numër protokolli 12-06-3983 përmes së cilës kërkon nga prokuroria që të hetoj pretendimet e gazetës Insajderi, lidhur me shkrimin e publikuar dje me datë 26.11.2020”, thuhet në njoftimin e ATK-së./reporteri.net/

Përgjysmimi i dënimit për kriminelin e luftës irriton krushjanët: Të qajmë edhe për drejtësinë, jo veç për familjarët

0

Për një sërë krimesh të luftës, Darko Tasiq, do të dënohet me 11 vjet burim – përfshirë këtu edhe paraburgimin – sipas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit që përgjysmoi dënimin e tij nga 22 vjet sa i caktoi Gjykata Themelore në Prizren.

Sipas pikës 1 të aktakuzës, Tasiq në Krushë të Vogël mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim të paligjshëm dhe të qëllimshëm të pasurisë (djegien e shtëpive) që nuk justifikohej me nevojat ushtarake. Ndërsa sipas pikës 2 të aktakuzës, ai akuzohej edhe me veprime të tjera si pjesëmarrje në përdhosjen e trupave të pajetë të personave të paidentifikuar, duke i djegur ato dhe duke i hedhur në lumin Drin, njofton Klan Kosova.

Edhe kur u dënua me 22 vjet, krushjanët protestuan duke thënë se ky dënim është qesharak në krahasim me mizoritë që iu kishte shkaktuar Tasiq familjarëve të tyre.

Por, tani kur dënimi u ul përgjysmë, ata ndjehen të irrituar dhe të tradhtuar nga drejtësia kosovare.

Kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, ka thënë për klankosova.tv se gjykatat e Kosovës i bënë të pavlera dëshmitë e familjarëve të viktimave të krimit.

“Kjo është e tmerrshme. Derisa kriminelit i përgjysmohet dënimi s’mund të quhet ndryshe veçse një dështim i drejtësisë kosovare dhe vazhdim i asaj drejtësie ndërkombëtare që e bëjnë qytetarin e Kosovës të mos ndjehet komod me historinë dhe t’i bëjnë dëshmitë e qytetarëve të pavlera krahas propagandës të kujtdo qoftë”.

“Ky dënim e ngre një pikëpyetje të madhe nëse duhet ta marrim drejtësinë në duart tona. S’mund të kërkohet të bëhet pajtim me Serbinë derisa kriminelët s’dënohen ose edhe kur dënohen marrin pak dënim”.

Hoti ka thënë se dështimi i drejtësisë kosovare mund të dëmtojë edhe Kosovën në tentativën e saj që të arrijë të vendosë drejtësi për krimet e luftës.

“Një njeri që i ka bërë gjithë ato krime në dy fshatra, që ka bërë zhvendosjen e trupave, krim të organizuar, nga Krusha e Madhe në Krushë të Vogël, pra një kriminel që ka emër e mbiemër dhe të mos merr dënimin e merituar është dështim i vazhduar edhe nga drejtësia ndërkombëtare”.

Hoti, në emër të familjarëve të viktimave dhe gjithë banorëve të fshatrave Krushë e Vogël dhe Krushë e Madhe, ka bërë apel që Presidenca, Kryeministria dhe Grupet Parlamentare ta trajtojnë seriozisht këtë çështje.

“Masakra e Krushës është Auschwitz i Europës moderne dhe nëse këta kriminelë kalojnë pa u dënuar apo të marrin dënime qesharake, na bën të mendojmë se duhet ta marrim drejtësinë vetë në dorë. Familjarët tonë s’mund të gjejnë kurrë paqe derisa kriminelët serbë jo vetëm që s’e marrin dënimin, por ato zvogëlohen, edhe pse ishin qesharakë në fillim. S’mundet një kriminel që e ka mbushë kamionin viktima bashkë me aparatin shtetëror serb, të kalojë me këtë dënim kaq të lehtë”.

BE-ja mund të miratojë vaksinën e Pfizer “brenda javësh”

0

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të vendosë “brenda javësh” për autorizimin ose jo të vaksinës kundër COVID-19 të kompanive Pfizer dhe BioNTech.“Një mendim mbi autorizimin mund të lëshohet brenda disa javësh varësisht nga të dhënat për cilësinë, sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës”, thotë EMA.Agjencia tha se vlerësimi për vaksinën mund të jetë gati “më së voni” deri më 29 dhjetor.

Edhe kompania Moderna e cila ka përfunduar fazat e testimit të vaksinës së saj kundër COVID-19, kërkon autorizimin për përdorim në vendet evropiane. Vendimi për këtë vaksinë mund të merret jo më vonë se data 12 janar.Në javët e fundit, rezultatet pozitive të vaksinave kanë ngjallur shpresat për t’i dhënë fund pandemisë që ka goditur ekonomitë, dhe ka marrë më shumë se 1.45 milion jetë në të gjithë botën. Të dyja këto kompani synojnë autorizimin edhe për përdorim të vaksinave në Shtetet e Bashkuara.Këshilltarët e pavarur të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave do të takohen më 17 dhjetor për të shqyrtuar të dhënat e provave të Moderna-s. Ata do të takohen më 10 dhjetor për të shqyrtuar të dhënat e kompanisë Pfizer. Menjëherë pasi të fitojë autorizimin e përdorimit emergjent, Moderna pret që vaksina të transportohet në pikat e caktuara të shpërndarjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.

CNN zbulon se çfarë dinte Kina për koronavirusin, por që nuk ia tregoi botës

0

Një rrjedhje e paprecedentë e dokumenteve të brendshme kineze zbulon për herë të parë atë që dinte Kina në javët e para të pandemisë Covid-19, por që nuk ia tregoi botës.

Një informator që thuhet se punon brenda sistemit kinez të shëndetësisë, zbuloi dokumentet për CNN online, të cilat tregojnë një reagim kaotik që prej fillimit.

CNN i ka verifikuar ato, me ekspertë, këshilltarë të sigurisë në Europë, duke përdorur analizat digjitale, transmeton Albinfo.ch.

Dokumentet ofrojnë zbulime të rëndësishme lidhur me rajonin e Hubeit, ku gjendet qyteti i Wuhanit.

Fillimisht, vdekjet jo gjithmonë raportoheshin me saktësi. Në 17 shkurt, 196 persona humbën jetën sipas dokumenteve, por në raportimin zyrtar u fol për 93 viktima. E njëjta gjë duket të ketë ndodhur edhe me numrin e të infektuarve. Informacionet e brendshme sugjerojnë se në një ditë, gjatë shkurtit kishte pasur 6 mijë raste të reja, të gjitha serioze, por publikisht Kina konfirmoi vetëm 2500 të tilla.

“Nëse Kina do të kishte qenë më transparente dhe më agresive në reagimin e saj, kjo do të kishte pasur impakt në përhapjen e virusit, edhe në pjesën tjetër të botës. Gjithashtu, autoriteteve u ishte dashur më shumë se tri javë për diagnostikimin e rasteve në fillimet e pandemisë. Ndoshta zbulimi më i rëndësishëm i përket fillimit të dhjetorit, momenti kur Covid-19 u shfaq fillimisht ne Kinë”, thotë Dali Yang, profesor i Shkencave Politike, Çikago.

Dokumentet zbulojnë se pati një rritje të madhe të rasteve të gripit në Hubei, pikërisht atëherë kur mendohet që personat e parë të jenë prekur me Covid-19. Kishte 20 herë më shumë raste gripi se normalisht.

Ekspertët thonë se spitalet mund të jenë mbushur me pacientë që kishin simptoma të ngjashme me gripin, duke e bërë të vështirë evidentimin e rasteve të para me covid-19.

Dokumentet nuk tregojnë lidhje të rasteve me koronavirusin në mënyrë direkte, por pacientët u nënshtroheshin rregullisht ekzaminimeve imazherike. Dokumentet treguan gjithashtu se epidemia gripit ishte më e përhapur gjatë javës së parë të dhjetorit jo në Wuhan por në dy qytete të tjera të afërta.

Informacionet janë të rëndësishme për të gjurmuar se ku e pati fillimisht origjinën virusi i rrezikshëm. Ministria e Jashtme kineze nuk i është përgjigjur kërkesës së CNN për koment.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort