Home Blog Page 5502

Gjysmëvjetori i parë në shkolla përfundon më 18 dhjetor

0

Kryeministri Hoti ka njoftuar se gjysmëvjetori i parë në shkollat fillore dhe mesme do të përfundojë me 18 dhjetor dhe pushimi do të zgjasë deri më 18 janar.

Ka thënë se vendimi është marrë në dakordim me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj

“Kështu do të kemi mundësi që në pranverë ose në qershor të kompensojmë mësimin”, ka thënë Hoti në konferencën për media.

Kuvendarja e LVV-së, Dafina Alishani, i reagon zyrtarëve të PDK-së që mbajtën konferencë për media sot në Prizren

0

Përmes një postimi në facebook, kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Dafina Alishani, ka reaguar rreth deklaratave dhe ardhjes së deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha në Prizren, ku është kritikuar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot- Skënderbeu.

Postimi i plotë:

Po e shoh qe PDK-ja paska bërë reagim për bustin e Skëndërbeut në Prizren me deputeten Eliza Hoxha.

I kam disa pyetje për këtë reagim:

1. Po na kritikoni që sjellim drejtoresha nga Prishtina, e ju e bëni të njejtën. A nuk keni deputet të Prizrenit për të reaguar për çështjet në Prizren? A nuk paska njerëz të aftë të artit PDK-ja në Prizren?

2. Derisa Eliza flet për rimodelim të busteve në Prizren , ju informoj që dështon mbledhja e Komisionit për hidrocentrale!

Në këtë komision ishte paraparë raportimi i dëshmitarëve lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos”. Prizreni ka edhe lumenjë të cilat duhet të mbrohen njejtë sikur vlerat historike që i ka, Elizë.

3. Na trego Elizë se si po vazhdojnë hidrocentralet të operojnë. Çka solle në pah me komisionin ku je kryetare? A i përfunduat të gjitha punët që erdhi rradha të mireni me Prizren?

4. Na trego Elizë se kush po i jep ato leje për ato hidrocentrale që na e shkatëruan lumenjtë? Pse nuk je prezente në komision ku jo vetëm Prizreni por e gjithë Kosova dëshiron të di se çka po ndodh me hidrocentrale!

5. Pasi që po thirresh për vlerat e historisë e trashëgimisë, a nuk të treguan që opcioni i parë ka qenë në Shatërvan dhe për shkak të Ligjit për Qendrën Historike nuk është lejuar që të bëhet në qendër.

Së fundi po e citoj fjalinë e saj:

“E kaluara duhet të bashkëjetoj me ne dhe si e tillë rë formësoj përditë krenarinë tonë kolektive për veten dhe identitetin tonë”

Mu këtu duhet të përkujtoj diçka Elizë!

Vendi ku ka qenë e planfikuar të bëhet sheshi i Skëndërbeut në Prizren, del në shesh që qe 10 vite qenka në kontest gjyqësor. Për çudi, kur vendoset të bëhet investimi aty vjen edhe njëherë vendimi i gjykatës e cila qenka dërguar para shumë viteve e që ka mbetë tek sirtarët e shërbyesve tuaj që kanë lëshuar rrënjët në administratë të lomunës. Vendimi i gjyqit është pranuar mu në të kaluarën e Prizrenit ku ka qeverisur partia juaj, ku duhet të ” bashkëjetoni dhe të formësoni krenarinë tuaj çdo ditë e më shumë” për pasojat që ja keni sjellur Prizrenit.

Mi jep këto përgjegje, e pastaj flasim për art.

Qeveria vendos: Masat nuk ndryshojnë

0

Qeveria e Kosovës duke u bazuar në rekomandimet e profesionistëve shëndetësor ka vlerësuar se masat aktuale kundër COVID-19, janë treguar efikase dhe kanë ndikuar në uljen e numrit të rasteve, andaj nuk ka nevojë për masa të reja, shkruan Reporteri.net.

Në një konferencë për media kryeministri Avdullah Hoti ka thënë që masat që janë në fuqi do të mbahen dhe do të rritet zbatimi i tyre.

“Gjatë këtyre dy javëve që i kemi vendosur masat është stabilizuar numri i rasteve të reja. Numri i rasteve të reja pozitive është më i vogël se numri i të shëruarve. Ndjehem mirë që masat kanë ndikuar. Në bazë të vlerësimit të IKSHPK-së, sugjerimi i tyre është që masat që janë në fuqi të mbahen dhe të zbatohet me zbatim. Nesër në 8 39 do të kemi takim me inspektoratet dhe policinë për të rritur nivelin e zbatimit të masave”, tha ai.

Ai tha se është bërë një vlerësim i detajuar i situatës dhe gjendja është nën kontrolle.

“Ne sot kemi bërë një vlerësim të detajuar të situatës konstatimin i përbashkët është që gjendja është mjaft serioze dhe është nën kontrollë. Janë rritur kapacitetet e testimeve. Nga java e ardhshme bëhen testime edhe në dy regjione”, tha ai.

Glauk Konjufca infektohet me koronavirus

0

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Ai ka apeluar për kujdes, meqë thotë se koronavirusi është pandemi ndryshe prej të tjerave, njofton Klan Kosova.

”Qytetarë të dashur, miq të çmuar,

Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19.

Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike.

Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm.

Ju ftoj të gjithëve për kujdes dhe respektim të masave ashtu që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë të keqe pandemike në vendin tonë”.

“Njerëzit fluturonin në ajër”, pamje nga aksidenti në Gjermani që dyshohet se ishte terrorist

0

Një veturë goditi një grup njerëzish në zonën për këmbësorë të Trier të Gjermanisë, duke lënë dy të vdekur dhe të paktën 15 të plagosur. Policia arrestoi drejtuesen e veturës menjëherë pas incidentit, e cila është një grua, sipas mediave gjermane.

Një dëshmitar raportoi se pa veturën duke lëvizur me shpejtësi të madhe, duke u futur mes turmës me njerëz dhe duke përplasur këmbësorët në ajër pranë zonës së përdorur tradicionalisht për tregjet e Krishtlindjeve, të cilat do të jenë të mbyllura këtë vit për shkak të pandemisë Covid 19.

Zona është izoluar menjëherë nga policia.

“Ne arrestuam një person dhe automjeti u konfiskua. Sipas hetimeve fillestare, dy persona humbën jetën. Ju lutemi vazhdoni të shmangni qendrën e qytetit”, shkroi policia e Trierit në Twitter.

Sipas Bild, e cila citon gazetën lokale “Trierischer Volksfreund”, vetura që hyri në turmë është një “Range Rover” ngjyrë e errët.

Dëshmitarët tregojnë për njerëzit që “fluturonin në ajër”.

Dyshimet e para janë për një akt terrorist, por policia deri tani nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar.

https://twitter.com/Rayusmu/status/1333773733937500160?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1333773733937500160%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fnjerezit-fluturonin-ne-ajer-pamje-nga-aksidenti-ne-gjermani-qe-dyshohet-se-ishte-terrorist%2F

Punëtorit teknik të shkollës ” Ibrahim Fehmiu” i ka humbur kuleta, kërkon ndihmë për gjetjen e saj

0

Punëtorit teknik të shkollës” Ibrahim Fehmiu” në lagjen Arbana, Nexhat Krasniqit i ka humbur kuleta me të gjitha dokumentet dhe pagën e fundit që e ka marrë!

Me pagën që merr, z. Krasniqi siguron kafshatën e gojës për familjen e tij.

Luten qytetarët nëse rastësisht dikush e ka gjetur atë që të lajmërohen në drejtorinë e shkollës, ose duke na shkruar neve në inbox!

Ministria e Shëndetësisë kishte shpenzuar vetëm 64 për qind të buxhetit në vitin 2019

0

Vetëm 64 për qind e buxhetit të Ministrisë e Shëndetësisë (MSH), ishin shpenzuar gjatë vitit 2019.

Raporti i Auditorit e kishte konsideruar si jo të kënaqshëm realizimin e këtij buxheti, derisa ka nënvizuar se si rezultat i mos pagesave me kohë, të operatorëve ekonomikë, të njëjtit përmes procedurave gjyqësore i kishin realizuar ato në vlerë prej më shumë se 270 mijë euro.

Kështu u tha në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, gjatë shqyrtimit të Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019 të Ministrisë së Shëndetësisë.

Anëtarja e komisionit, Besa Gaxherri ka treguar se në bazë të këtyre të gjeturave, MSh ka paguar shpenzime në vlerë prej më shumë se 299 mijë euro, ndërkohë që ka shfrytëzuar vetëm 64 për qind të buxhetit.

“Ministria e Shëndetësisë kishte shpenzuar 64 për qind të buxhetit final për vitin 2019. Që nënkupton një realizim jo të kënaqshëm në nivel të përgjithshëm. Niveli i ulët i shpenzimit të buxhetit ka pamundësuar arritjen e objektivave të përcaktuara për forcimin e kapaciteteve shëndetësore”, tha Gaxherri.

Ky raport gjen se kjo ministri tek mallrat dhe shërbimet, është identifikuar si rezultat i mos pagesave me kohë të operatorëve ekonomikë, ku të njëjtit përmes procedurave gjyqësore i kishin realizuar ato në vlerë prej 276 mijë euro.

“Ministria e Shëndetësisë në vitin 2019 përmes planifikimit buxhetor dhe vendimeve gjyqësore ka paguar dhe vlerësuar shpenzime në vlerë prej 299 mijë e 894 euro në kategori ekonomike jo adekuate. Pagesa në vlerë prej 189 e 20 euro për fushë realizimin e sistemit informativ shëndetësor, ishte realizuar nga thesari bazuar në vendimin gjyqësor nga kategoria e mallrave dhe shërbime, por që nga natyra ky shpenzim i takon kategorisë së investimeve kapitale”, ka shtuar Gaxherri.

Mbi 24 mijë euro ishin për kompensimin e pagave jubilare, të cilat ishin realizuar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, por që për nga natyra i takojnë pagave dhe mëditjeve. E, pagesat në vlerë prej 55 mijë euro për servisimin e pajisjeve mjekësore, kishin qenë të buxhetuara janë paguar nga kategoria e investimeve kapitale.

Kryetari i komisionit, Bedri Hamza theksoi se thesari e ka të detyruar të ekzekutojë pagesa, qoftë edhe përmes mallrave dhe shërbimeve.

“Kur është ekzekutimi i pagesave përmes përmbaruesve apo vendimeve gjyqësore nga thesari, unë e di që ai del si keq-klasifikim. Por, thesari veç e pyet organizatën buxhetore ku është më së lehti me t’i marrë parat në përjashtim të pagave. Unë më tepër e shoh si shqetësim mos pagesën në kohë të këtyre detyrimeve, se sa këtë pjesën tjetër që në raport të ekzekutimit të buxhetit del si keq klasifikim”, theksoi ai.

Për këtë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se janë duke punuar në adresimin e rekomandimeve, për çka u zotua se puna e tyre do të përcillet në aspektin ligjor dhe administrativ.

“Kemi një mbikëqyrje efikase në zbatimin e rekomandimeve që kanë dalur nga Raporti i Auditorit. Ndoshta, në praktikën e punës e këtij komisioni shpesh herë ndodhë që edhe të ballafaqohen argumentet edhe rekomandimet edhe me Zyrën e Auditimit. Zotohemi që pjesa e përgjegjësisë tonë të përcillet në aspektin ligjor, por mbi të gjitha edhe administrativ, pavarësisht shkeljeve dhe të gjeturave qofshin të lehta apo qofshin të rënda”, tha Zemaj.

E, anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Haliti tha se është shqetësuese se si vetëm 64 për qind e buxhetit është shfrytëzuar, ndërkohë që nuk janë paguar me kohë faturat.

Ai ka pyetur edhe për menaxherin e kontratës të ndërtimit të spitalit të Ferizajt. Mirëpo, ministri Zemaj pas përplasjes që pati me deputetin Eman Rrahmani për zgjedhjet në Podujevë, e ka lën mbledhjen e komisionit, meqë siç tha ai, nuk është aty për “spektakle”.

Haradinaj ia uron ditëlindjen Rifat Jasharit: Uroj të prisni edhe shumë të tjera me shëndet

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar ditëlindjen Rifat Jasharit.

Haradinaj përmes urimit të tij, I ka dëshiruar jetë të gjatë dhe të shëndetëshme pranë nipërve dhe mbesave të tij.

‘I dashur baca Rifat, Me rastin e ditëlindjes suaj, shfrytëzoj rastin t’iu uroj të prisni edhe shumë të tjera me shëndet, pranë nipërve e mbesave tuaja’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Limaj thotë se pas 12 qershorit 1999 asnjë krim i supozuar nuk mund të identifikohet me UÇK

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë apel të gjithë njerëzve që të mos e identifikojnë UÇK-në me vrasje të supozuara politike.

Ai ka thënë se pandershme dhe e padrejtë që të identifikohet UÇ-jaK me vrasje të supozuara politike.

“Pas 12 qershorit asnjë individ në çfarëdo krimi të dyshuar që ka mundur të merrte pjesë nuk mund të identifiokohet me UÇK-në. Është fyerje për mijëra e mijëra luftarëve të UÇK-së më i akuzu pas periudhës që s’ka pas UÇK. S’ka UÇK pas 12 qershorit. Secili jep përgjegjësi për veprimet individuale mas 12 qershorit dhe askush nuk mund të thirret në emër të UÇK-së pas 12 qershorit”, ka thënë Limaj për televizionin publik.

Më tej, lideri i Nismës ka folur edhe për çështjen e të zhdukurve.

Ai ka thënë se në ditën kur njerëzit tanë dalin në gjykatë, në Hagë, po të njëjten ditë hapën varreza masive në Serbi në Rashkë.

“Kanë pushkatuar gra, pleq e fëmijë i kanë varrosur dhe kanë besuar që Kosova s’ka më qenë e lirë dhe kur e kanë pa që Kosova po lirohet në mënyre të organiuzuar janë kthyer në vendin e krimit i kanë zhvarrosë dhe i kanë dërguar në Serbi. I kanë dërguar në kazermë si me i çu në kazermën “Adem Jashari” në institucion shtetëror mbi 700 trupa. Kanë shku në Rashkë i kanë fut njerëzit në varr dhe kanë ndërtuar ndërtesa mbi varreza”, ka theksuar Limaj.

Hoti takohet me Zemaj për të vendosur rreth masave të reja

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar konferencë për media në orën 17:00, në lidhje me gjendjen sa i përket pandemisë Covid-19 në vend, raporton Gazeta Express.

Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur për Express se kryeministri Hoti do të mbajë një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ekspertë të shëndetësisë para konferencës.

Në këtë takim do të diskutohet për masat mbrojtëse ndaj Covid-19.

Nga Qeveria kanë bërë të ditur sot se nuk do të ketë ashpërsim të masave.

Ndërsa, kujtojmë që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se masat e marra para dy javësh nga Qeveria e Kosovës, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Deputetë nga opozita kanë kritikuar Qeverinë Hoti për masat e marra deri tani, duke kërkuar kështu edhe heqjen e orës policore.

Ata kanë kritikuar ministrin Zemaj për keqmenaxhim gjatë pandemisë Covid-19./Express/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort