Home Blog Page 5501

“Shkoi në shkollë e më s’u kthye”, babai kërkon ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni

0

Emona Gjibegji, 15-vjeçarja nga fshati Lugizhdë i Prizrenit, është zhdukur dje në mesditë.

Zhdukjen e saj në polici e ka raportuar babai i saj, i cili ka thënë se 15-vjeçarja ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha se rasti për zhdukjen e 15-vjeçares është raportuar në polici rreth orës 16:10.

Një familjar i saj tha për Gazetën Sinjali se herën e fundit kur ajo ka dalë nga shtëpia ka pasur të veshur një xhup ngjyrë hiri, xhinse dhe kapele, si dhe flokët i ka pasur të lidhura.

Të gjithë ata që kanë informacion për vendndodhjen e Emonës, mund të kontaktojnë me familjen e saj në numrin: 045837555.

Stuhia e borës shkakton kaos në një autostradë në Japoni, 134 aksidente e një i vdekur

0

Së paku 134 vetura janë përfshirë në një seri të aksidenteve në Japoni sot, kur një stuhi e dëborës goditi një pjesë të autostradës, ndërsa ka vdekur një person dhe janë lënduar disa tjerë në kaosin, raporton Reuters.

Aksidentetet kanë ndodhur sot në autostradën “Tohoku Expressway” në veri të prefekturës Miyagi, përgjatë një rruge rreth 1 kilometra, ka njoftuar qeveria.

Autoritetet kishin vendosur kufizim të shpejtësisë në 50 kilometra në orë kur bora e madhe pengoi dukshmërinë, por nuk mjaftoi kjo për të parandaluar kaosin.

Rreth 200 persona janë përfshirë në aksidente, ku 12 prej tyre janë dërguar në spital.

Aktualisht asnjë foshnje e infektuar me coronavirus në Kosovë

0

Nga virusi COVID-19 nuk shpëtuan as bebet e posalindura.Disa bebe u infektuan me virusin, e u trajtuan në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, në një hapësirë të veçantë në repartin intensiv, transeton Klan Kosova.Edhe foshnjat ishin me simptoma e terapi, derisa u trajtuan nga stafi mjekësor, i cili ishte i përgatitur për këtë sfidë.

Që nga fillimi i pandemisë janë 4 foshnjë të prekura me COVID-19, derisa të dyshuara ishin 60 sosh.Për fat të mirë asnjë nga këto bebe nuk ka vdekur, dhe të gjitha janë shëruar.Aktualisht në Klinkën e Neonatologjisë nuk ka asnjë foshnjë të infektuar, derisa foshnja e fundit u shërua dhe u lirua për në shtëpi para 3 ditësh.

Rrëfimi i nënës kosovare që solli në jetë trenjakët Roanin, Kianin dhe Troin në Zvicër

0

Ajo flet për shtatzëninë, lindjen dhe gjithashtu edhe për gëzimin që kanë dy fëmijët e saj më të mëdhenj me tre të posalindurit.Ardiana Alijaj është nëna e cila lindi trinjakë në orët e para të vitit 2021, duke u bërë kështu një ndër gratë e para me fëmijë të lindur në këtë vit, në gjithë Zvicrën.

Shqiptarja 31 vjeçe e cila jeton në Bad Zurzach të Kantonit Aargau, në një prezantim në gazetën “Aargauer Zeitung” flet për shtatzëninë, lindjen dhe gjithashtu edhe për gëzimin që kanë dy fëmijët e saj më të mëdhenj me tre të posalindurit.

Në orën 7:52 të mëngjesit të 1 janarit, jeta e 31-vjeçares Ardiana Aliaj përsoi ndryshim rrënjësor. Me “një goditje”, nëna e dy fëmijëve nga Bad Zurzach-u u bë përnjëherë nënë e pesë fëmijëve. Trinjakët e saj Roani, Kiani dhe Troi kanë lindur me operacion cezarian në Spitalin Kantonal në Baden (KSB), tranmseton albinfo.ch.

Treshet e tilla rrallë lindin, zakonisht jo më shumë se një herë në vit në KSB.Trinjakët kanë lindur në javën e 33-të të shtatzënisë, gati dy muaj më herët se rregulli. Roani peshonte 2 kilogramë e 10 gramë, Kiani 1955 gram dhe Troi 2 kilogramë e 70 gramë. Deri më tani të tre djemtë kanë shtuar një peshë.“Ata po ia dalin aq mirë, unë jam shumë krenare për të tre”, thotë e lumtur, Ardiana.

Pas gjashtë ditësh ajo ishte në gjendje të lëshonte spitalin, ndërsa trinjakët duhet të qëndrojnë atje edhe për një kohë.Tani që nuk i ka më në trup dhe po ashtu as në shtëpi, Ardiana sigurisht ndien njëfarë boshllëku.
Por ekipi i neonatologjisë kujdeset aq mirë për vogëlushët e saj, saqë pas dhimbjes fillestare të ndarjes, ajo e dinte se ishin në duar të mira e të sigurta.

“Më impresionon mënyra se si i trajtojnë ata fëmijët. Unë nuk mund ta bëja më mirë vetë këtë”.Për menaxheren e spitalit Bettina Schober, e cila ka punuar në KSB për 21 vjet, lindja e trinjakëve është diçka e veçantë: “Një lidhje e veçantë zhvillohet si me prindërit ashtu edhe me fëmijët.

Ata shpesh janë me ne me javë të tëra dhe ne i njohim shumë mirë ”.Ndonjëherë ndodh që ata të vijnë për të na vizituar më vonë ose të dërgojnë një foto të ditëlindjes së tyre të parë”, në mënyrë që të dimë se si janë zhvilluar”, përcjell albinfo.ch. Trinjakët janë zhvilluar shumë mirë që nga lindja, thotë Schober: “Në fillim ata kishin nevojë për mbështetje për të marrë frymë, por kjo është krejt normale në këtë moshë. Të tre marrin vetëm qumështin e pasuruar të gjirit të nënës së tyre. “Nëna jep një kontribut të madh duke dhënë qumështin”.Prindërit mund të vizitojnë trinjakët në çdo kohë të ditës. Roan, Kian dhe Troi mund të shkojnë në shtëpi më shpejt kur të kenë përfunduar 35 javët, shpjegon menaxherja e stacionit.

Kjo i bie se duhet të qëndrojnë edhe dy javë.Ardiana Aliaj e pret me padurim ditën e ardhjes së trinjakëve në shtëpi, megjithëse ka respekt për qëndrimin e mjekëve. Në javën e 28-të të shtatzënisë, ajo ishte zhvendosur me burrin dhe dy fëmijët e saj të mëdhenj, 7 dhe 5 vjeç, nga St. Galleni ku jetonin përsëri në Bad Zurzach, ku ajo është rritur, transmeton albinfo.chPa ndihmën e familjarëve të saj, ata nuk do t’ia dilnin mbanë. Familja e saj jeton këtu dhe do ta mbështesë në jetën e përditshme.31-vjeçarja dhe burri i saj, Xhemë Alijaj, me të cilin është martuar që nga viti 2013, kishin menduar gjatë nëse dëshironin një fëmijë të tretë.

Ata vendosën ta bënin atë dhe përjetuan befasinë e jetës kur u konstatua shtatzënia e trefishtë.“Unë kam dy vëllezër që janë binjakë dhe djali im i parë ishte gjithashtu binjak. Por zemra e fëmijës së dytë pushoi së rrahuri në muajin e gjashtë të shtatzënisë” shprehet nëna e fëmijëve.Ajo rrëfen momentet e saj të para kur kuptoi për fëmijët, se kurrë nuk priste që prapë do të ishte shtatëzanë me binjakë, e lëre më trinjakë. Ajo kujton vizitën te mjeku:“Mjeku shikonte diçka. Dhe pastaj ai heshti.

Pyeta nëse gjithçka ishte në rregull, ai tha se duhej të shikonte. Ai gjithashtu sheh diçka të tretë. Nuk mund ta besoja. Thjesht mendova: Si mund të ndodhë që janë tre? ” Nëna e re qeshet. Shtatzënina ime ishte një shtatzëni si në ëndërr.

Behgjet Pacolli, vizitoi Shoqatën e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren

0

Behgjet Pacolli së bashku me një delegacionin të tij mbrëmë ka vizituar Shoqatën e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren, ku është pritur nga kryetari i shoqatës, Varis Xhejlani, me bashkëpuntorët e tij, raporton TV Prizreni.

Në këtë takim anëtarët kishin mundësi t’i përcjellin kërkesat dhe pyetjet e tyre drejtuar Behgjet Pacollit, me të cilin u shkëmbyen ide për çështje që kanë të bëjnë me botën e biznesit, siç janë mundësitë e investimeve në Kosovë dhe tek zona industriale në Prizren.

Postimi i Plotë:

“Sonte në zyret e shoqatës pritëm Liderin e AKR-së z.Behgjet Pacollin së bashku me delegacionin e tij, i cili gjithashtu shërbeu si President i Republikës së Kosovës për një kohë.
Në takim anëtarët patën mundësi ti përcjellin kërkesat dhe pyetjet e tyre, u shkëmbyen ide për çështje që kanë të bëjnë me botën e biznesit, siç janë mundësitë e investimeve në Kosovë dhe zona industriale në Prizren.
Falënderojmë z. Pacollin për vizitën duke uruar suksese në punë”

Arrestohet 50 vjeçari në Prishtinë, iu gjet në veturë një revole dhe municion

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një 50-vjeçar në Prishtinë, pasi që në veturën e tij është gjetur një revole dhe municion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Mark Isaku”, në Prishtinë ka arrestuar një 50-vjeçar.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në veturën me të cilën po udhëtonte i janë gjetur një revole e tipit “EKOL”, si dhe tre fishekë.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Sekuestrohet një revole dhe municion në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivish zyrtatët e stacionit policor Qendra, sot rreth orës 03:00, në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit Smart, në të cilën gjendeshin dy persona. Pas një kontrolli të detajuar që u është bërë personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:

-një (1) revole të tipit EKOL , si dhe

-3 fishekë.

I dyshuari ( pasagjer në veturën e sipërshënuar)

-F. O. mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Në provincën lindore të Turqisë, bora arrin deri në 5 metra

0

Një provincë lindore në Turqi është përfshirë nga reshje të dendura bore ku trashësia e borës deri më tani ka arritur në 4-5 metra.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për provincën Mus të Turqisë, ku trashësia e borës ka arritur deri në 3 metra, kishte vende edhe ku trashësia ka arritur edhe në 5 metra.

Ndërkohë, Şeyhmus Yentür, zyrtar lokal, ka thënë për mediat se bora tashmë 4 ditë që vijon dhe ka shkaktuar mbyllje të rrugëve në lartësi të mëdha, duke shtuar se rrugët janë bllokuar sërish pas pastrimit për shkak të stuhisë.

Siç thuhet më tej, ekipet e pastrimit të borës po përjetojnë vështirësi për shkak të stuhisë, tha ai, duke shtuar se punët janë përshpejtuar me uljen e intensitetit të furtunës. “Për shkak të furtunës, në disa zona ka borë deri në 5 metra”, tha Yentür. Ndërkaq, Nazım Diner, shefi i ekipet të intervenimit, tha se rrugët mbyllen sërish përkundër pastrimit për shkak të kushteve atmosferike.

Dhuna seksuale në rritje, viktima kryesisht të miturat

0

Në gjashtë vjetët e fundit, në Kosovë kanë ndodhur 225 raste të dhunimeve seksuale, të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës. Vitin e kaluar është raportuar numri më i madh, përkatësisht 58 raste, kurse në vitin 2016 dhe 2017 kanë qenë nga 28 raste. Këto raste në Policinë e Kosovës janë të raportuar si vepra penale në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të kapitullit “Veprat penale kundër integritetit seksual”.

Në bazë të këtij kapitulli, thuhet se personi, me fjalë ose sjellje shpreh mungesë të pajtimit për të kryer aktin seksual ose për të vazhduar atë apo kur pajtimi i viktimës është marrë me mashtrim, frikësim ose me kërcënim.

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës kryhen deri në 120 ekzaminime të rasteve të dyshuara për dhunime seksuale brenda një viti, thotë Arsim Gërxhaliu, drejtor i këtij instituti.

“Mosha e tyre zakonisht është rinore, ndërsa ajo minore e tejkalon 50 përqindëshin brenda vitit, për shkak të abuzimit të fëmijëve apo mashtrimit të tyre”, thotë Gërxhaliu.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, dyshon se numri mund të jetë më i madh, pasi jo të gjitha viktimat e dhunës seksuale raportojnë rastet tek autoritetet kompetente.

Megjithatë, ajo thotë se numri më i madh i viktimave të dhunës seksuale janë vajzat nga mosha 13 deri në 16-vjeçare.

“Mendoj se ky është një nga problemet kryesore, sfida e raportimit, ajo stigma që lidhet me të qenurit viktimë e dhunës seksual, presioni social që mund t’i bëhet një vajze të mitur e cila ka mundur të jetë e dhunuar seksualisht. Të gjitha këto mund të ndikojnë që një grua, veçanërisht kur kemi të bëjmë me të miturat, që ato të heshtin dhe mos të raportojnë rastin”, thekson Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Pikërisht për shkak të stigmatizimit të viktimave nga shoqëria, Gërxhaliu thekson se edhe rastet për ekzaminim në Institut nuk vijnë me kohë.

“Për këtë çështje duhet një edukim, duke filluar nga shkollor e deri tek institucionet, që rastet e dyshuara për dhunime të dërgohen menjëherë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, që të mund të merren provat biologjike. Pra, thjesht nuk duhet të vonohen sepse ne kemi kohën e shkurtër, brenda 24 orëve të para duhet të nxirren provat biologjike”, thotë Gërxhaliu.

Adelina Berisha thotë se dhuna seksuale në Kosovë vazhdon të mbetet temë tabu dhe në raste të caktuara viktima riviktimizohet. Për këtë çështje ajo konsideron se nevojiten trajnime shtesë edhe për zyrtarët në institucione që merren me këtë çështje, për të kuptuar ndjeshmërinë e kësaj forme të dhunës.

“Mirëpo, fatkeqësisht këto normat apo vlerat, mendësia me të cilën janë rritur zyrtarët në institucione, shpesh mund të pengojnë këtë punë. Ne kemi pasur raste të incesteve, kur punëtorët socialë kanë rekomanduar nënën që mos të raportojë burrin, babanë e vajzës që ka ushtruar dhunë seksuale ndaj vajzës sepse i kanë thënë ‘nesër askush nuk ta marton vajzën nëse e kupton ngjarjen’”, thotë Berisha.

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për situatat e mundshme që i ekspozojnë kategoritë e ndjeshme në rrezikun e të qenurit viktimë e dhunës seksuale, Instituti i Mjekësisë Ligjore, thotë Gërxhaliu, vitin e kaluar ka filluar një fushatë, “Ma thuaj me kohë”. Kjo fushatë përveç vetëdijesimit për parandalim, thotë ai, ndër të tjera ka të bëjë edhe me provat biologjike sepse nëse nuk ka prova biologjike, është vështirë të dëshmohet edhe dhunuesi.

“Kjo fushatë nuk duhet të ndalet, duhet të vazhdohet edhe me fushata të llojit të tillë. Edukimi seksual duhet të fillojë nga mosha rinore. Njerëzit duhet ta dinë që mund t’i ekspozohen kësaj lloj dhune. Por, gjithashtu është e nevojshme që të gjitha strukturat tjera institucionale ta dinë rolin e shpejtësisë së sjelljes së rastit për ekzaminim”, tha Gërxhaliu.

Në vitin 2019, për veprën penale “dhunime dhe sulme seksuale” janë zgjidhur gjithsej 58 lëndë, nga to 12 dënime me burg dhe tri me gjobë, të tjerat me aktgjykim lirues dhe aktgjykim refuzues, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Për 2020 ende nuk ka të dhëna.

Në Kodin Penal të Kosovës, thuhet se “kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit tjetër, dënohet me burgim prej dy deri në dhjet vjet”.

Ndërsa deri në 15 vjet burg, dënohen personat nëse akti është shoqëruar ose përcjellë nga tortura apo trajtimi çnjerëzor, me armë apo mjete të rrezikshëm; dhe kur kryesi i veprës e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësive të kufizuara mendore apo fizike, çrregullimit ose shtatzënisë.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ndërkaq shpreson se institucionet e Kosovës do ta marrin më seriozisht këtë çështje, sidomos pasi shtatorin e vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës miratoi Konventën e Stambollit, duke u bërë atë pjesë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Çka përmban Konventa e Stambollit?

Kjo konventë njihet në botë si instrument ligjor për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe të dhunës në familje, si dhe për mbrojtjen e viktimave.

Ndjekja penale e dhunuesve cilësohet si bazament i konventës.

Sipas konventës, është detyrim i shtetit që ta adresojë plotësisht dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrë masa për të parandaluar dhunën ndaj grave, për t’i mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit.

Ndërron jetë gazetari Muharrem Ramabaja

0

Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare veterani i gazetarisë Muharrem Ramabaja (1956-2021) pas një sëmundje të rëndë disavjeçare.Muharrem Ramabaja filloi punën në “Zëri” në vitin 1977.

Nga viti 1990 deri më 1993 ishte drejtor i “Zërit”, drejtori i parë i një ndërmarrjeje në Kosovë i zgjedhur në mënyrë demokratike nga punëtorët pa pëlqimin e pushtetit të asaj kohe.

Po ashtu ishte ndër themeluesit e LDK-së. Emigroi në Gjermani në vitin 1993, ndërsa në vitet e fundit të jetës u kthye prapë në Prishtinë.Për shkak të pandemisë varrimi do të bëhet në rrethin e ngushtë familjar në Zllatar dhe nuk do të ketë të pame.

50 përqind më pak turistë në Brezovicë

0

Shpatet e qendrës më të popullarizuar të skijimit në Kosovë kanë qenë të qeta derisa së fundmi kanë mirëpritur skiatorët në mes të pandemisë së koronavirusit.

Zona e skijimit në Brezovicë është duke pasur 50 përqind më pak turistë, sipas Ljubisa Stojanoviq, kryetar i qendrës së skijimit.Stojanoviq ka thënë se kjo qendër ka qenë e mbyllur që nga marsi i vitit të kaluar kur pandemia goditi Evropës, por që është rihapur janarin e këtij viti.

“Nëse vazhdon kështu do të jetë shumë e vështirë”, është shprehur ai, raporton AP.E vendosur në Bjeshkët e Sharrit, rreth 80 kilometra nga jugu u Prishtinës, Brezovica është e populluar me turistë nga Kosova, por edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Stefana Stankoviq ishte njëra prej atyre që po shijonin shtigjet gjatë së dielës e cila ka thënë se njerëzit duhet “të jenë më të relaksuar” sa i përket pandemisë.

“Duhet t’i respektojmë masat, por kjo nuk duhet të ndikojë në jetën tonë, pushimet, kohën për skijim”, ka thënë Stankoviq.Bizneset e vogla në këtë resort po ashtu kanë hasur në vështirësi për pasur qarkullim.Dyqanet me pakicë dhe restorantet janë duke mbijetuar me vështirësi për shkak të rënies së turistëve.“Nuk mund të vazhdojmë kështu, jo.

Pa një asistencë sociale nga shteti nuk mund të vazhdojmë tutje”, është shprehur Ridvan Ademi, pronar i Che-Fox i cili ndodhet vetëm pak larg shtigjeve.Kosova ka raportuar një mijë e 410 vdekje si pasojë e koronavirusit dhe mbi 55 mijë raste të të infektuarve që nga marsi i 2020-ës.Të dhënat ditore në Kosovë janë përmirësuar dukshëm në javën e fundit, ku qeveria është ende duke zbatuar masa strikte gjatë natës dhe masa të tjera për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ky vend ende nuk ka filluar me programin e vaksinimit për çfarë vendi fqinj Shqipëria është zotuar për ta ndihmuar me një numër të vogël dozash për punëtorët shëndetësorë të cilët janë duke u përballur me raste serioze.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort