Home Blog Page 5500

Ec ma ndryshe: Odisejada e projektit për teleferikun e Kalasë së Prizrenit vazhdon me paqartësi

0

Organizata “Ec ma ndryshe” ka reaguar sot gjatë ditës, përmes një njoftimi publik lidhur me projektin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit, i nisur nga Komuna e Prizrenit dhe që ngjan se ka mjaft paqartësi, duke qenë se edhe menaxhmenti i këtij projekti, Drejtoria e Turizmit, prej muajsh ka lënë disa pyetje pa përgjigje.

Lidhur me projektin për teleferikun për në Kalanë e Prizrenit, në raportin e punës së Komunës së Prizrenit për vitin 2019, te projektet me rëndësi thuhet se është hartuar projekti për teleferikun për në Kalanë e Prizrenit. “Është hartuar projekti nga ana e kompanisë zvicerane Geode, sipas Ligjit për Qendrën Historike, Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe kritereve të tjera të domosdoshme”. (burimi: https://kk.rks-gov.net/…/Raporti-i-punes-se-Kryetarit…)

EC Ma Ndryshe në fillim të vitit të shkuar përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, ka kërkuar sqarime nga Komuna e Prizrenit, e cila përmes Zyrës së Informimit ka shpjeguar se “projekti për teleferikun është hartuar nga kompania Geode, e cila është ndërmjetësuar nga Sëisscontact-i”, dhe se “Komuna e Prizrenit në mars të vitit 2019 ka organizuar debatin publik me qytetarë për të prezentuar strategjinë 5 vjeçare të zhvillimit të turizmit, ku ndër tjerash është prezentuar edhe idea për projektin e teleferikut, si projekt i nevojshëm për zhvillimin e mëtejmë të turizmit në komunën tonë (https://kk.rks-gov.net/…/debatohet-strategjia-e…/)”.

Gjithashtu është bërë e ditur se: “Kompania Geode paraprakisht është njoftuar për arsyet e anulimit të projektit të mëparshëm për teleferikun për shkak se nuk ishte në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi dhe u janë dorëzuar rekomandimet e grupit punues për ndërtimin e teleferikut të themeluar nga Komuna në mandatin e kaluar. Duke u bazuar në këto, kompania ka hartuar planin ideor të këtij projekti”, derisa është shtuar se: “Për shkak të hartave të vjetra gjeodezike që i posedon Komuna për terrenin në fjalë, gjatë muajit tetor të vitit të kaluar (2019 v.j.) një kompani tjetër zvicerane ka bërë matjet gjeodezike të sakta në mënyrë që të kompletohet projekti i detajuar i teleferikut në kala, i cili pritet t’i dorëzohet Komunës së shpejti. Pasi të pranohet projekti final, i njëjti do t’i prezentohet sërish qytetarëve”.

Mirëpo, më 29 tetor 2020 është publikuar njoftimi për kontratë me titull “Studimi i fizibilitetit të teleferikut në Komunën e Prizrenit”. (burimi: https://e-prokurimi.rks-gov.net/…/DokumentPodaciFrm…).
EC Ma Ndryshe në nëntor të vitit 2020 përmes kërkesës për qasje në informata dhe dokumente publike, ka kërkuar sqarime nga Zyra për Informim, se:
“-Përse është hartuar fillimisht projekti ideor për Kalanë e Prizrenit dhe tani kërkohet hartimi i studimit të fizibilitetit?
-Pse Komuna e Prizrenit është duke e përdorur këtë qasje “të përmbysur” në projektin e planifikimit të teleferikut?
-Komuna e Prizrenit a ka paguar mjete financiare për hartimin e projektit ideor? Komuna e Prizrenit a do ta financoj hartimin e studimit të fizibilitetit?
-Paraprakisht, Komuna e Prizrenit ka njoftuar se në mars të vitit 2019 ka organizuar debatin publik me qytetarë për të prezantuar strategjinë 5 vjeçare të zhvillimit të turizmit, ku ndër tjerash është prezantuar edhe ideja për projektin e teleferikut. A janë zhvilluar diskutime publike tjera me qytetarët e OJQ-të e Prizrenit lidhur me projektin e teleferikut?”.
Komuna e Prizrenit sot e kësaj dite nuk ka ofruar përgjigje rreth këtyre pyetjeve.
Por më 15 dhjetor 2020 në ueb faqen e Komunës së Prizrenit është publikuar kontrata e aktivitetit të prokurimit “Studimi i fizibilitetit të teleferikut në Komunën e Prizrenit”, ku figuron çmimi total 14.475 euro, dhe me plan dinamik prej 40 ditë pune thuhet në fund të kësaj komunikate (burimi: https://kk.rks-gov.net/…/12/622-20-186-211-Kontrata.pdf).

Shkelzen Maliqi thotë se zgjedhjet mund të dështojnë, paralajmëron tensione nëse s’certifikohet Kurti

0

Filozofi dhe publicisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se zgjedhjet në Kosovë mund të dështohen qëllimisht që të përsëriten pas 3 muajve. Kjo, sipas tij, do të ndodhte për shkak se KQZ mund të mos e certifikojë kandidaturën e Albin Kurtit, lider i Vetëvendosjes. Maliqi nuk përjashton as tensionet që do të shkaktonin përkrahësit e Kurtit nëse vendimi përfundimtar i KQZ nuk do të lejonte atë të kandidojë shkaku i vendimit gjyqësor për vuajtjen e dënimit prej mbi 3 vite burg.

Faktin se që nga pavarësia asnjë qeveri në Kosovë nuk ka arritur të përfundojë mandatin Maliqi e arsyeton me sistemin zgjedhor dhe vijat e kuqe të partive, që gjithnjë e më shumë mbajnë llogari për interesat partiake duke lënë anash ato shtetërore.“Shteti i pavarur i Kosovës ekziston vetëm 13 vjet, kohë kjo e shkurtër, madje edhe adoloshente, për të arritur pjekuri dhe stabilitet të plotë”, ka thënë Maliqi për KDP.

KDP: Si prisni të shkojnë zgjedhjet e 14 shkurtit?Ka gjasa që Albin Kurti dhe një grup i kandidatëve të LVV nuk do të çertifikohen për garën zgjedhore, çka mundem me sjellë tensione gjatë fushatës dhe pas zgjedhjeve.Shkëlzen Maliqi: Zgjedhjet në Kosovë zakonisht janë zhvilluar pa probleme të mëdha. Asnjëherë nuk është kontestuar rezultati i tyre, por ka pasur në disa prej zgjedhjeve të fundit stërzgjatje të procesit të numërimit dhe çertifikimit e më pastaj edhe të krijimit të koalicioneve dhe qeverive stabile. E vërteta është se asnjë qeveri e Kosoves, nga shpallja e pavarësisë, nuk e ka përfunduar mandatin e plotë.

Me 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e radhës të jashëzakonshme, ku pritet se do të fitojë Lëvizja Vetëvendosje e bashkuar me Listën e Vjosa Osmanit. Binomi Kurti – Osmani, që në vitin 2019 pat arritur një momentum premtues përmbysës që e quanin “koalicion i shpresës” LVV – LDK, por që pastaj dështojë dhe prodhojë dy qeveri afatshkurta, tani garon me listë të përbashkët e cila shihet si favorite absolute jo vetëm për fitore, por edhe për realizimin e ndryshimeve substanciale dhe një qeverisjeje ndryshe nga “politika e vjetër”, që e dominonin LDK dhe PDK, dy forcat kryesore që kanë arritur internacionalizmin dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por që akuzohen se kanë dështuar në sigurimin e zhvillimin e qëndrueshëm të shtetit.

Brezi i ri i politikanëve po shpreson se me rritjen e numrit të votuesve, që quhen brezi i republikës që nuk i ka përjetuar vitet e ’90 dhe që ndiehet se i ka borxh as LDK-së e as partive të dala nga lufta dhe UÇK-ja, kërkon vetëm llogaridhënie për kapjen dhe zhvatjen e shtetit nga politika e vjetër që nuk arriti ta zhvillojë Kosovën në drejtimin e duhur.Por, ka një gjë që aktualisht turbullon vizionin triumfalist të ngadhënjimit të “koalicionit të shpresës”. Ka gjasa që Albin Kurti dhe një grup i kandidatëve të LVV nuk do të çertifikohen për garën zgjedhore, çka mundem me sjellë tensione gjatë fushatës dhe pas zgjedhjeve. Çështja është se verdikti i Gjykatës Kushtetuese, që e rrëzoi qeverinë Hoti në bazë të kërkesës së Kurtit, mund t’i kthehet si boomerang.

Konstatimi i Gjykatës Kushtetuese se Qeveria Hoti nuk është zgjedhur në mënyrë legjitime sepse vota vendimtare e 61 e një deputeti nuk ka qenë valide për shkak se ai ka qenë i dënuar për vepër penale, e detyron KQZ-në që të mos ua çertifikojë kandidimin për deputet Albin Kurtit, si bartës së listës së LVV, dhe disa bashkëpartiakëve që po ashtu janë dënuar penalisht në tre vitet e fundit!Nëse KQZ-ja vepron kështu dhe kërkon heqjen e Kurtit nga lista zgjedhore, kjo mund të shkaktojë tensione dhe regime të përkrahësëve fanatikë të LVV që edhe në të kaluarën nuk hezitonin që të organizonin protesta dhe presione jodemokratike dhe të dhunshme.

 

Përndryshe, vepra penale për të cilën janë dënuar Kurti dhe bashkëpartiakët lidhet me përdorimin e gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës.KDP: A do ta pranojë Albin Kurti menjanimin nga gara elektorale?Shkëlzen Maliqi: Do të duhej të pajtohej, sepse askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Nëse KQZ-ja kishte gabuar me çertfikimin e kandidimit të deputetit të partive të ashkalive, dhe kjo e pat rrëzuar Qeverinë Hoti, s’di si mund ta lejojë kandidimin e Kurtit, sepse sërish dikush do ta çojë çështjen në Gjykatë Kushtatuese, dhe ajo nuk mund të merr vendim të ndrysëm. Kurtit aktualisht ende nuk i ka skaduar afati prej 3 vitesh që do t’ia lejonin kandidimin, ai afat skadon në shtator.

 

Sipas disa interpretimeve, Kurtit mund t’i ndalohet kandidimi për deputet, por jo edhe kandidimi për kryeministër, sepse në Kushtetutë nuk ka ndalesë decidive të këtillë si për deputetët. Është një çështje për të cilën Kushtetuta mbetet e heshtur dhe pa qartësi ndonëse, sipas logjikës, ndalesa do të duhej të vlente për çdo kandidim në poste të larta shtetërore (presidenti, kryeministri, ministrat etj.) nëse kandidati konkret është i dënuar penalisht nga gjykatat, madje edhe me afate më të gjata se 3 vjet.

KDP:

Mendoni se Kurti, megjithatë, nëse tejkalohet kjo pengesë ligjore i ka gjasat më të mëdha që të formojë qeverinë?Arritja e një shumice mbi 50 % nuk është aq e lehtë, sepse nënkupton një fitore bindëse që Albinit ia siguron të paktën 61 mandate në Kuvendin e ardhshëm, që do të ishte dështim total për partitë tjera që e kanë dominuar Kosovën në periudhën e pasluftës.Shkëlzen Maliqi: Po, gjithësesi, të gjitha anketat dhe prognozat e favorizojnë Albin Kurtin. Madje ka mendime se heqja e tij nga lista zgjedhore do të bëhet një faktor shtesë për fitore edhe më të bindshme të tij. Besohet se, edhe pse nuk ka rregulla të strikte rreth kritereve për kandidimin e Kryemistrit, heqja nga lista për deputet nuk e detyron LVV që mos ta kandidojë për kryeministër. Rreth kësaj me gjasa do të zhvillohet një betejë e ashpër ligjore. Disa parashikojnë që zgjedhjet e 14 shkutrit do të mund të dështohen qëllimisht, në mënyrë që ato të përsëritën në vjeshtë, kur Albinit i skadon afati i ndalesës për kandidim.

KDP: Në ndërkohë Kurti me Osmanin e kanë dakordësuar bashkëpunim. A do të fitojnë mbi 51 përqind të mandateve?Shkëlzen Maliqi: Ky është synimi i Kurtit dhe Osmanit. Ata duan një mazhorancë të pastër që siguron pushtet të plotë të domosdoshëm për realizimin e ndryshimeve rrënjësore në shtetin dhe shopqërinë kosovare.Mirëpo, arritja e një shumice mbi 50 % nuk është aq e lehtë, sepse nënkupton një fitore bindëse që Albinit ia siguron të paktën 61 mandate në Kuvendin e ardhshëm, që do të ishte dështim total për partitë tjera që e kanë dominuar Kosovën në periudhën e pasluftës. Duhet të kihet parasysh se nëse ndodh një triumph i tillë i Kurtit, LDK, PDK, AAK dhe Nisma së bashku nuk do të kanë më së bashku as 40 mandate! Teorikisht kjo mund të ndodh nëse 14 shkurti vërtetë tregohet si një referendum, siç po e quan Kurti.

Por, kjo realizohet vështirë.Mendoj se më realiste është që binomi Kurti – Osmani dhe fryma populliste e koalicionit të shpresës e vitit 2019, ka gjasa reale të marrë shumicën e votave të elektoratit shqiptarë, pra mbi 50 mandate nga 100 për të cilat garojnë partitë shqiptare.Vetëm dështimi i madh i LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Nismës, nëse nuk do të arrinin që së bashku të marrin as 1/3 e votave të shqiptarëve, do të sjellte “referendumin” e përmbysjes që e duan Kurti dhe Osmani, kur ata do të kishin 2/3 e votave të shqiptarëve dhe, përkthyer në numër të mandateve, që të kishin të paktën 67 deputetë, krahas 33 për partitë tjera shqiptare.Një rezultat i tillë nuk duket i mundshëm kur e kemi parasysh mobilizimin e pritshëm të partive të krahut luftës në rrethanat e fillimit të procesit në Gjykatën speciale ku aktualisht ndodhen krerët e UÇK-së, dhe kur edhe LDK-ja, sado e goditur me largimin e Vjosa Osmanit, nuk do të duhej të jetë e lënduar aq shumë sa ta humb gjysmën e elektoratit!KDP: Pse Kosova nuk arrin të ketë qeveri më stabile?

Shkëlzen Maliqi:

Mu për shkak se kemi shumë parti që e përmirësojnë votën dhe se një faktor shtesë është ai i garës reale elektorale që zhvillohet vetëm për 100 vende. Sistemi jonë favorizon partitë e minoriteteve, sidomos Listën serbe, pasi që ato nuk i kanë vetëm 20 vende të rezervuara në Kuvend, por edhe Qeveritë duhet t’i lënë të rezervuara të paktën 2 poste ministrore.Para shpalljes së pavarësissë, kur Kosova detyrohej të merrte pjesë në procesin e Vjenës LDK-ja, që atëherë ishte parti më e votuar, bashkëpunoi me partitë e opozitës që përbëhej nga PDK-ja dhe partitë e krahur të luftës sepse Hashim Thaçi, si lider i opozitës, kishte qëndrim përkrahës në procesin e negociatave pasi që bëhej fjalë për një çështje të interesit madhor që tejkalon interesat e ngushta partiake dhe ideologjike. Kjo logjikë e shëndoshë e veçimit të interesit madhor mungon në vitet e fundit.

Faktori kryesor i jostabilitetit të qeverive është rivaliteti tejet i ashpërt i partive kryesore shqiptare pasi që ato, që nga viti 2014, filluan të vendosin vija të kuqe për koalicionet ndërmjet tyre, gjë që ngushton deri në ekstrem krijimin e qeverive stabile edhe në rrethanat kur është kërkuar uniteti karshi proceseve të rëndësishme për interesin e përgjithshëm. Para shpalljes së pavarësissë, kur Kosova detyrohej të merrte pjesë në procesin e Vjenës LDK-ja, që atëherë ishte parti më e votuar, bashkëpunoi me partitë e opozitës që përbëhej nga PDK-ja dhe partitë e krahur të luftës sepse Hashim Thaçi, si lider i opozitës, kishte qëndrim përkrahës në procesin e negociatave pasi që bëhej fjalë për një çështje të interesit madhor që tejkalon interesat e ngushta partiake dhe ideologjike. Kjo logjikë e shëndoshë e veçimit të interesit madhor mungon në vitet e fundit. Madje inatet lokale po transferohen edhe në raportet me aleatët ndërkombëtarë. Kemi qenë dëshmitarë të dominimit të interesave të ngushta partiake që Kosovës i patën sjellë probleme serioze edhe në raport me SHBA-të, si aleatin kryesor të Kosovës, sikundër edhe me Gjermaninë, Francën etj. që shpërfaqeshin si kryeneqësi dhe arogancë provinciale të mbështjella në diskursin populist që shitej si krenari kombëtare dhe angazhim për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës.KDP: Çfarë sfidash e presin qeverinë e ardhshme?

Shkëlzen Maliqi:

Sfidat janë të shumta. Por kryesorja është sfida e stabilizimit dhe rifuqizimit të marrëdhëniet me fuqitë botërore aleate lidhur me procesin e dialogut dhe partneritein strategjik në procesin e avancimit të shtetësisë së Kosovës në anëtare të barabartë të organizatave ndërkombëtare. Deri sa shteti ynë është i brishtë dhe nën mbikëqyrjen efektive ushtarake të NATO-s, nuk duhet të prishim në asnjë aspekt raportet me SHBA-të dhe vendet më të fuqishme perëndimore, Britanin e Madhe, Francën dhe Gjermaninë edhe nëse sfdiohemi më përmbushjen e disa “detyrave të shtëpisë” dhe obligimeve që shteti i Kosovës i ka marrë më parë në procesin e dialogut me Serbinë. Më sa mund të kuptohet, njëri prej obligimeve është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku kemi mundësi që atë ta paketojmë në përputhje me vërejtjet që i ka thënë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që ky asociacion të mos ketë kompetenca ekzekutive të një niveli të tretë të pushtetit autonom.

 

Assesi nuk do të duhej të largohemi nga korrnizat e projektit të Ahtisarit, si kompromis thelbësor që e ka bërë Kosova, dhe nëse preket ky kompromis sadopak, duhet të kompensohet proporcionalisht në mënyrën që Kosova të bëhet shtet funksional dhe jo peng i interferimeve të Beogradit.Sovraniteti real i Kosovës do të lëndohet seriozisht nëse nga krekosjet populliste në cilndo formë e provokojmë vazhdimin e misionit të NATO-s në Kosovë. Edhe nëse nuk na jepet shansi që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së për shkak të vetos së Rusisë, Kosovës i mbetet aletarnativa e anëtarësimit në NATO si një shkallë më e lartë e cementimit të pavarësisë brenda strukturës së sigurisë euro-atlantike ku mbase edhe disa vende të BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do ta pengojnë anëtarësimin në NATO.

Detyrat e qeverisë së re, por edhe disa qeverive tjera që do të pasojnë, është fuqizimi i shtetit, përshpejtimi i zhvillimit ekonomik, avancimi i demokracisë dhe korrigjimi i proceve devijante në funksionimin dhe kontrollin e ndërsjellë të pushteteve të ndara, përfundimi i dialogut me Serbinë dhe participimi aktiv në projektet që synojnë avancimin e rritjen e sigurisë dhe të stabilitetit të rajonal…Këto nuk janë punët që mund t’i bëjë një qeveri, sado ambicioze që është, por kërkon kohë dhe emancipim të përgjithshëm. E kemi parë në shembullin e Shqipërisë që atje tash gati pesë vite është zhvilluar një process i komplikuar i krijimit të një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të pastër (vetingu i ndihmuar nga aletaët perendimor i ka larguar rreth 80 % të gjykatësve dhe të prokurorëve të korruptuar!) dhe ende kjo betejë e madhe nuk ka përfunduar, sepse në çdo hap procesi has në rrezistenca të forcave konservatore ose të atyre që i mbrojnë monopolet dhe privilegjet të etabluar më herët dhe shërbejnë si shtylla të sistemit hibrid ekzistues.Shteti i pavarur i Kosovës ekziston vetëm 13 vjet, kohë kjo e shkurtër, madje edhe adoloshente, për të arritur pjekuri dhe stabilitet të plotë.

Franca i dhuron Kosovës pajisje për luftimin e Covidit, Zemaj: Do ta lehtësojnë punën e personelit shëndetësor

0

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka pranuar një donacion me pajisje mjekësore nga Franca të cilat do të ndihmojnë përballjen me Coronavirusin.Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ishte i pranishëm në pranimin e këtij donacioni, ka falënderuar shtetin e Francës dhe ambasadoren e këtij shteti në Kosovë, Marie-Christine Butel, për ndihmën e vazhdueshme.Ai tha se ky donacion do ta lehtësojë punën e personelit shëndetësor në përballje me pandeminë.

“Ky donacion në vlerë të konsiderueshme është shumë domethënës për neve dhe qytetarët. Është shumë i mirëseardhur. Ky donacion do ta lehtësojë punën e punëtorëve shëndetësorë në përballje me pandeminë. Donacionet janë stimulim për neve për përballje me Coronavirusin në këtë periudhë, kur kemi një situatë më të qetë”, tha Zemaj.Zemaj tutje tregoi se çfarë pajisjesh përmban donacioni.“Ne emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Qeverisë i falënderoj shumë dhe shpresoj që këto pajisje dhe mjete mbrojtëse, si oksigjen-gjenerator, oksigjen-formues, termometra të ndryshëm dhe maska për oksigjen, do ta lehtësojnë punën e profesionistëve shëndetësorë në trajtimin e pacientëve qoftë ata COVID apo pacientëve të tjerë të cilët kanë nevojë për këso lloj trajtimi që nevojitet oksigjeni”.

“Ditët edhe kaluara edhe këto ditë të vitit 2021 po marrim donacione të ndryshme që janë stimulim për ne dhe punën tonë të përbashkët dhe vazhdimin me betejën me Coronavirusin deri në eliminimin e plotë të tij”, tha Zemaj.

IKShPK-ja vazhdon testimin për Covid-19, qytetarët të kënaqur me shërbimin

0

Në tendën e vendosur në oborrin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK) po vazhdon testimi i qytetarëve për Covid-19.Qytetarët janë shprehur të kënaqur me mënyrën e sjelljes nga stafi që i kryen testimet si dhe me rezultatin e shpejtë që po u jepet.Naim Bytyçi ka thënë se me rekomandim të mjekut familjar ka ardhur për tu testuar pasi që në testin e shpejt ka dal negativ.

“Mirë sepse unë jam përgatit me prit në rend dhe ishte efikase për tre minuta përfundoi. Unë kam qenë te doktoresha ime dhe ajo më ka udhëzuar se te testi i shpejtë kam dal negativ ndërsa në fotografim të mushkërive kam dal pozitiv dhe më udhëzoi që të vi këtu sepse është efikas. Brenda 24 orëve del rezultati”.
Edhe Fatmir Bunjkau është shprehur se testimi ka shkuar mirë dhe se nuk ka pritur në radhë.“Metoda e testimit është në rregull, kallabllai nuk ka dhe nuk po ka nevojë me prit. Kërkesë nuk kam bërë sepse punojë në KEK, komplet me familjen kemi ardhur”.

Kurse Agim Alia, i cili nuk jeton në Kosovë ka thënë se është i mahnitur me sjelljen e stafit testues.Madje ai la thënë se në kohë të saktë është testuar për Covid-19 dhe që nuk ka pritur aspak në radhë.Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private, janë testuar gjithsej 1 377 mostra prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive.Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv./EO

Agim Çeku pas shpalljes së aktgjykimit lirues në rastin “Veteranët”: “Ishte një vendim i drejtë dhe i pritur”

0

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Agim Çeku, i akuzuar në rastin e njohur si “Veteranët”, ka deklaruar se aktgjykimi lirues ndaj tij dhe të akuzuarve tjerë është i drejtë dhe i pritur.“Aktgjykimi lirues për mua dhe anëtarët e tjerë të komisionit për verifikimin e veteranëve është aktgjykim i drejtë, i pritur.

Gjatë tërë kohës që nga fillimi e kam ndjerë vetën të pafajshëm, këtë e dëshmuam gjatë këtij procesi dhe ishte një vendim i drejtë dhe i pritur”, tha Çeku, pas shpalljes së aktgjykimit të martën.Ai së bashku me ish-ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputetin Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtakun, Sadik Halitjahan, Qelë Gashin, Shukri Bujën, Ahmet Dakun, Faik Fazliun, Smajl Elezajn, Fadil Shurdhajn dhe Xhavit Jasharin janë liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Aktgjykimi është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj.Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gushtin të vitit 2019.Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, që të urdhërohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19.500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë, raporton “Betimi për Drejtësi”.Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë akuzohen se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.Në këtë aktakuzë janë të përfshirë 12 persona të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.Siç kishte raportuar “Betimi për Drejtësi”, listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar kësaj gjykate që ta lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale..Tutje, sipas PSRK-së, nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.Ndërsa, me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro.

Dyshime për variantin e ri të koronavirusit – IKShPK nis 30 mostra për në Gjermani

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka nisur 30 mostra për analiza më të thella në Gjermani, për shkak të dyshimit të variantit të ri të coronavirusit.Lajmin e ka konfirmuar Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK.“30 monstrat janë nisur ditën e hënë”, konfirmoi ai për telegrafin.

Mostrat do të dërgohen në Universitetin “Charite” në Berlin, i cili është një nga laboratorët referent të OBSH-së.Ndërkohë, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 267 raste të reja me coronavirus. Numri i viktimave nga virusi ka arritur në 1 mijë e 411, derisa raste aktive janë 5 mijë e 275.Vlen të ceket, që varianti i ri i coronavirusit është konfirmuar në dhjetor të vitit 2020 në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se varianti i ri po përhapet më një shpejtësi të madhe.

IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë kanë kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj coronavirusit.

Dega e PDK-së në Prizren kërkon shkarkimin e Drejtoreshës së DKA-së

0

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, në një konferencë për media  ka kritikuar dhe  akuzuar ekzekutivin e Prizrenit për shkak të dështimeve të shumta duke filluar nga rasti i djeshëm tragjiikë pikërisht në ditën e parë të fillimit të mësimit për gjysmëvjetorin e dytë ku humbi jetën 15- vjeçari nga Prizreni dhe ka kërkuar nga Kryetari Haskuka shkarkimin urgjent të drejtoreshës së DKA-së.

Komunikata e plotë :

Në fillim, duam t’i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe të PDK-së, për familjen Buduri në Prizren, që humbi djalin e tyre 15-vjeçar, të cilin e kishte nisur për në shkollë. Poashtu i shprehim ngushëllime edhe stafit të shkollës së mjekësisë për humbjen e nxënësit. Derisa familja humbi më të dashurin e saj, Prizreni dhe Kosova humbën një kuadro të së ardhmes.

Ky rast tronditës bëhet edhe më i rëndë, pasi ndodhi pikërisht në ditën e parë të fillimit të mësimit për gjysmëvjetorin e dytë, në një qytet që deri tash është vlerësuar për tolerancën dhe kulturën.

Ky rast, duhet jetë sinjal për të gjitha institucionet e sigurisë, posaçërisht për Kryetarin e Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka dhe LVV, për rritjen e nivelit të përgjegjshmërisë së institucioneve edukativo-arsimore.

 

Rasti i djeshëm, është dëshmi për dështimet e tij në sektorin e arsimit, të dëshmuar tashmë jo vetëm në ngecjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, por edhe në shpërfaqjen e vazhdueshme të problemeve të tilla me pasoja tragjike për nxënësit e komunës sonë.

PDK shpreh shqetësimin e thellë për situatën në të cilën është katandisur arsimi prizrenas, gjatë  qeverisjes komunale të drejtuar nga një kryetar turist dhe i papërgjegjshëm, i instaluar nga LVV.

Për më keq ngjarja e djeshme ka ndodhur derisa Haskuka dhe drejtoresha e Arsimit, po vizitonin shkollat e preferuara: “Lekë Dukagjini” dhe gjimnazin “Remzi Ademaj”, ku prej 5 muajsh, vazhdojnë të jenë me ushtrues detyre të drejtorit, njerëzit e preferuar politik e servilë, të emëruar pa konkurse e në kundërshtim me ligjin.

Haskuka nuk ka arritur të krijojë mekanizma për menaxhim të këtij sektori, për të cilat vazhdimisht e ka ngritur zërin PDK në Prizren. Ai nuk ka mbajtur asnjë takim paraprak me drejtorët e shkollave, policinë apo akterët tjerë të sigurisë, në prag të fillimit të gjysmëvjetorit, kur dihet se për shkak të pandemisë, shumë nxënës janë në depresion, derisa dita e parë e shkollës mund të jetë rast për konflikte dhe qerim hesapesh, pasi në këtë ditë ata takohen fizikisht në shkolla.

Axhami qeverisja e Haskukës, për 3 vjet ka emëruar 3 drejtorë të Arsimit, duke emëruar së fundmi Xhemile Thaqi-Vezgishi, që nuk ka punuar asnjëherë në arsim.

Për me keq, rasti tragjik ka ndodhur mes nxënësve të shkollës së mjekësisë “Luciano Motroni” që nuk ka drejtor të rregullt, por ku drejtori e zëvendësi janë vetëm ushtrues detyre. Haskuka në këtë shkollë ka thyer rekord që do të mbahet mend gjatë, pasi në dy vitet e fundit janë emëruar katër ushtrues detyre të drejtorit.

Shkolla e mjekësisë, që ka qenë një shembull i mirë në vend, tashmë është kthyer në të kundërtën. Kujtojmë se qysh në vitin e parë të mandatit qeverisës të Haskukës, në maj të vitit 2018 kësaj shkolle i’u shkëputën edhe dy vajza, të cilat brenda një jave bënë vetëvrasje, duke u hedhur nga katet e larta.

Një rast tjetër i therjes me thikë ka ndodhur edhe në dhjetor, në afërsi të shkollës fillore “Fadil Hisari”, por që është mbajtur i heshtur nga DKA.

PDK i’a bën me dije opinionit se çasja qëllimkeqe e Haskukës ndaj shkollave dhe synimi për politizim të skajshëm, është dëshmuar me largimin e disa drejtorëve me përvojë dhe performancë, të cilët ishin dëshmuar edhe në krijimin e sigurisë përreth shkollave.

Për këtë kujtojmë se shumica e shkollave të Prizrenit tashmë funksionojnë me ushtrues detyre të drejtorit dhe zv/drejtorit, disa prej të cilëve janë në shkelje ligjore, pasi kanë tejkaluar për disa fish limitet e parapara ligjore.

Për shkak të dështimeve të shumta, PDK kërkon nga Kryetari Haskuka shkarkimin urgjent të drejtoreshës së DKA-së.

Ndërkaq, si kompetencë ekskluzive e Komunës, Kryetari i Komunës do të duhej të udhëzoj drejtorët e shkollave apo mekanizmat e tjerë brenda shkollës, pos tjerash edhe në rastet kur në shkollë, siguria është e brishtë apo mund të dëmtohet në një të ardhme të afërt nga veprimet e nxënësve apo prindërve. Problemet e vazhdueshme të natyrës së tillë në shkollat e komunës sonë, nuk e kanë alarmuar të parin e komunës për të ndërmarrë hapat konkret për të rritur nivelin e sigurisë së nxënësve në objektet e shkollave dhe rreth këtyre objekteve.

 

Në anën tjetër, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, si mekanizëm i themeluar nga Kuvendi i Komunës për të trajtuar çështjet e sigurisë dhe me përbërjen e shumë akterëve institucional dhe jashtë institucional, i përfshirë edhe përfaqësuesi i Këshillit të Prindërve, nuk është në nivel të detyrës, si pasojë e neglizhencës së Kryetarit Haskuka si udhëheqës i këtij mekanizmi.

 

Me qëllim të evitimit të problemeve të tilla, që për pasojë kanë humbjen tragjike të jetës së nxënësve tanë, kërkojmë nga Kryetari i Komunës të ndërmarrë masa të menjëhershme në funksionalizmin e gjitha mekanizmave brenda institucioneve arsimore si dhe në rritjen e bashkëpunimit ndër institucional, që kontribuojnë në rritjen e sigurisë së nxënësve jo vetëm brenda institucioneve arsimore por edhe përreth objekteve të këtyre institucioneve, thuhet në fund të kësaj komunikate/tvprizreni.net/

Të akuzuarit në rastin “Veteranët” shpallen të pafajshëm

0

Gjykata e Prishtinës ka shpallur vendimin në rastin e njohur si “Veteranët”, duke i liruar nga akuza 12 persona të akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuar në këtë rast janë Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari

Në shtator të vitit 2018, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë kundër 12 personave për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët”, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria pretendon se nga provat e siguruara është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej 88,769,217.04 euro.

508 tiketa për mosrespektim të masave anti-covid

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 508 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.Gjithashtu, policia ka shqiptuar edhe 1004 tiketa trafiku.

Ndërkohë, njofton se kanë ndodhur 13 aksidente trafiku me të lënduar dhe 40 aksidente me dëme materiale.

 

​Vuçiq: Haradinaj njeri i rrezikshëm, “Shqipëria e Madhe” kërcënim për të gjithë

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili dje gjatë prezantimit të programit në parafushatë, tha se nëse Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë të varur Kosovën, atëherë ai do ta hapte rrugën për referendum për bashkimin me Shqipërinë.

Në pyetjen e gazetarëve se si do ta komentonte deklaratën e Haradinajt, Vuçiq, ka thënë se Serbia do ta ketë një përgjigje adekuate nëse ndodh kjo.

“Përgjigja ime është – ju bëni punën e jua, çfarë të doni, a ne do të kemi përgjigje të mirë dhe adekuate, e qytetarët nuk kanë se pse të shqetësohen”, ka deklaruar Vuçiq, raporton B92.

Ai ka shtuar se do të dëshironte të dëgjonte më tepër reagime nga Washingtoni e Brukseli. Ai ka shtuar se në rast se Serbia do të fliste me bashkimin me dikë tjetër në Ballkan, do të sanskionin atë.

Presidenti i Serbisë ka shtuar se Haradinaj është njeri i rrezikshëm dhe politikan serioz që po synon të bëhet president dhe në rast se zgjidhet me mbështetjen e Albin Kurtit, atëherë do të kishin edhe Qeverinë e Kosovës e edhe presidentin që do të pajtoheshin me bashkimin me Shqipërinë.

Ai ka shtuar se “Shqipëria e Madhe” do të ishte kërcënim për të gjithë.

Vuçiq ka thënë se ky është një fakt politik dhe kjo është arsyeja pse ai nuk e kuptoi entuziazmin e disa njerëzve në Beograd me një përbërje të tillë të forcave në Prishtinë.

“Ne e pranojmë atë si një fakt politik dhe gjithmonë do të reagojmë ndaj kësaj”, ka shtuar Vuçiq.

Ai thotë se përkundër gjithë kësaj, e kanë akuzuar në Kosovë për kërcënim kur ai tha se do të befasohen mne reagim të Serbisë nëse shkelin marrëveshjen e Washingtonit dhe të krëkonin pranimin në organizata ndërkombëtare.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort