Home Blog Page 5499

Rrustem Mustafa: Njerëzit e angazhuar së fundi në PDK kanë lidhje të afërta me ish pushtuesin

0

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka thotë sot se kjo parti ka sistemuar në këtë parti njerëz që kanë lidhje me Serbinë.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se “me njerëz që janë angazhuar rishtazi (doktoranta, mastera të internetit e lloj-lloj kualifikimesh) në PDK, kemi arritur deri aty sa dikush që vjen nga lidhje të afërta me ish pushtuesin, të jap ‘certifikata’ për individë brenda PDK-së, që përcaktojnë shkallën e lojalitetit të tyre ndaj vlerave të UÇK-së, madje, këtë ‘çertifikatë’ ja akordojnë̈ edhe vet eprorëve të UÇK-së.

PDK është parti e themeluar nga njerëz që kanë demonstruar kredenciale të larta morale e kombëtare në kohët e arritjeve të mëdha kombëtare.

Me kalimin e viteve, ajo ka akomoduar edhe oportunistë e njerëz që kanë qenë të afërt me ish pushtetin e para vitit 1999. Sot, me njerëz që janë angazhuar rishtazi (Doktoranta, mastera të internetit e lloj-lloj kualifikimesh)në PDK, kemi arritur deri aty sa dikush që vjen nga lidhje të afërta me ish pushtuesin, të jap ‘certifikata’ për individë brenda PDK-së, që përcaktojnë shkallën e lojalitetit të tyre ndaj vlerave të UÇK-së, madje, këtë ‘çertifikatë’ ja akordzojnë̈ edhe vet eprorëve të UÇK-së.

Të tillët nuk i duhen gjë PDK-së dhe ata, është koha të largohen nga ky diskurs krejtësisht cinik.

Ka një kohë që e kam pushuar aktivitetin tim në strukturat e PDK-së, por nuk mund të rrija neutral e të mos reagoj ndaj personazheve që njihen për afërsinë e tyre me ish pushtetin e që sot, kinse në emër të reprezentimit të PDK-së, aktrojnë superioritet e lidership ndaj personaliteteve më meritore të hierarkisë së UÇK-së.

Kjo nuk duhet të tolerohet nga PDK.

Është e tepërt”. /Telegrafi/

Zhduket një vajzë në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë është largua nga shtëpia e saj dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti ka ndodhur më 9 janar.

“Prizren 09.01.2021 – 11:00. Më datë 18.01.2021 ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/

KQZ deri tani ka telefonuar mbi 8 mijë votues në diasporë

0

Kryeshefi Ezekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka thënë se nuk kanë ndonjë ngecja sa i përket verifikimit të votuesve nga diaspora.

Ahmetaj në mbledhjen e KQZ-së, bëri të ditur se deri tani kanë telefonuar mbi 8 mijë votues.

“Mbi 8 mijë votues janë telefonuar. Nuk kemi ndonjë problem teknik. Do të thërrasim disa herë, derisa të marrim verifikimin”, theksoi ai.

Ahmetaj theksoi që në mbledhjen e radhës të KQZ-së, do të dalë me një raport të detajuar rreth verifikimit të votuesve.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 14 shkurt./Telegrafi/

Stuhia e dëborës godet autostradën japoneze, përplasen 134 automjete

0

Një stuhi gjigante dëbore është bërë shkas për aksidentin e rëndë rrugor në veri të Japonisë, ku 130 makina janë përplasur me njëra tjetrën.Një person humbi jetën e 10 të tjerë mbetën të plagosur nga episodi i rëndë në autostradën e Tohokut në prefekturën Miyagi, në të cilin u përfshinë rreth 200 vete.Ekipet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë.

Japonia është përfshirë këto javët e fundit nga një i ftohtë i acartë dhe stuhitë e dëborës kanë goditur disa pjesë të vendit, ku reshjet e saj kanë qenë thuajse dy herë më të larta sesa mesatarja e pritshme.Për shkak të dukshmërisë së ulët në rrugë, autoritetet japoneze kishin vendosur një kufi shpejtësie në rrugë prej 50 km në orë.Në kohën kur ndodhi aksidenti, erërat në zonë raportonin të mbërrinin një shpejtësi prej rreth 100km/h.

Njerëzit janë bllokuar nëpër makina, dhe punonjësit e ndihmës u kanë ofruar ushqime, pije të ngrohta dhe batanije. Gjatë 24 orëve të ardhshme, në rajonin e Tohokut pritet të bjerë gati gjysmë metri borë. /tch

Vazhdon trendi i uljes së infeksioneve me Covid-19 në Zvicër

0
A health worker collects a nose swab sample for a polymerase chain reaction (PCR) test at a drive-in coronavirus testing facility in front of the eHnv hospital (Etablissements Hospitaliers du Nord Vaudois) during the coronavirus disease (COVID-19) outbreak, in Yverdon-les-Bains, Switzerland, Wednesday, November 4, 2020. Switzerland as many countries in Europe impose more coronavirus restrictions as cases of Covid-19 patients spike in a second wave of pandemic. (KEYSTONE/Laurent Gillieron)

Mesatarja e 7 ditëve është kështu 2163 ose 31 për qind më pak se në javën e kaluar, shkruan srf.ch
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar këtë pasdite 2,260 raste të reja që kishin rezultuar pozitive për virusin corona në 24 orët e fundit. Mesatarja e 7 ditëve është kështu 2163 ose 31 për qind më pak se në javën e kaluar, shkruan srf.ch

Trendi aktualisht është në rënie.

Shkalla mesatare e rasteve të rezultuara pozitive në 7 ditët e fundit është 11.8 për qind, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur për 3 pikë përqindje.

Mesatarja 7-ditore e numrit të testimeve të kryera është 21,248 teste në ditë, duke rënë për 13 për qind krahasuar me javën e mëparshme.

BAG raporton 75 raste vdekjesh brenda ditës së fundit. Mesatarja 7 ditore është 43 të vdekur që është 17 për qind më pak se në javën e kaluar.

Aktualisht BAG raporton 1982 persona që janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 18 për qind më pak se në javën e kaluar.

Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht 84.0 përqind të zëna, përcjell albinfo.ch. Ndërsa nëse llogariten edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 73.0 për qind.

Policia arreston vëllanë e të dënuarit për terrorizëm në SHBA

0

Policia e Kosovës ka arrestuar vëllanë e Ardit Ferizit nga Gjakova, i cili tashmë është i dënuar me 20 vjet burgim në Shtetet e Bashkuara për vepra terroriste, ka thënë Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë, pa dhënë detaje se kur ka ndodhur arrestimi.Derisa ishte në burg, Ardit Ferizi ka bashkëpunuar më vëllanë e tij ku kanë kryer vepra penale, siç janë hyrje në informacione personale të qytetarëve të SHBA-së me qëllim të përftimit material, thuhet në një aktakuzë të ngritur në fillim të këtij muaji nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.“Policia e Kosovës ka trajtuar disa raste ku personi në fjalë ka qenë i dyshuar, kryesisht raste me element të sulmeve kibernetike”, thuhet në një përgjigje të Policisë së Kosovës dërguar REL-it.

“I njëjti është arrestuar si i dyshuar për këto raste, për të cilat në kohën e kryerjes së veprës ka qenë i mitur. Të gjitha rastet janë proceduar me kallëzim penal në prokuroritë përkatëse”, thuhet tutje në përgjigje.Policia nuk ka treguar se cili është roli i autoriteteve amerikane në rastin e arrestimit të kosovarit, mirëpo ka thënë se “ka pasur bashkëpunim edhe me institucione dhe autoritete tjera kompetente”.Vjedhja e llogarive Bitcoin dhe Etherium

Sipas aktakuzës, të dhënat janë vjedhur mes viteve 2017-2019. Ardit Ferizi, edhe pse i burgosur në një burg federal, kishte qasje në internet. Sipas aktakuzës, vëllai i Ferizit po menaxhonte edhe llogaritë e tij pasi Ferizi i shkruante atij të “mbajë e-mail-at aktivë dhe mos i lë të mbyllen”.
Në aktakuzë thuhet se vëllai i tij në Kosovë po menaxhonte disa llogari të kriptovalutave Bitcoin dhe Etherium, për të cilat llogari, autoritet amerikane thonë se janë të vjedhura.Përveç llogarive të kriptovalutave, të dy vëllezërit dyshohet se kanë vjedhur edhe të dhëna personale të identifikueshme, lista të shumta të llogarive të vjedhura të postës elektronike, numra të pjesshëm të kartave të kreditit, fjalëkalime dhe informacione të tjera konfidenciale.Sipas prokurorit, vjedhja e informatave ishin frytet e veprimtarisë kriminale të hakimit të Ferizit. Bazuar në një adresë IP që rezultoi se ishte nga Kosova, u përcaktua se vëllai i tij shkarkoi bazat e të dhënave të informacionit që ishin vjedhur.Nga burgu në burgArdit Ferizi, 25 vjeç është një shtetas i Kosovës, i cili u deportua nga Malajzia në SHBA në vitin 2016 për t’u përballur me akuza për terrorizëm. Ai u deklarua fajtor për qasje të paautorizuar në informacionet kompjuterike, të dhëna që ua kishte dërguar një grupi terrorist. Këto të dhëna, kryesisht të ushtarëve dhe punonjëseve qeveritarë amerikanë, ua ka kaluar pjesëtarëve të të ashtuquajturit, Shteti Islamik (IS).Në vitin 2016, Ferizi u dënua me 20 vjet burgim për vjedhje të të dhënave të afërsisht 1,300 personave që përdornin adresa me .mil dhe .gov.Pas një ankese, dënimi i tij u zvogëlua në dhjetor të vitit 2020 dhe atij do t’i njihej koha e shërbyer në burg në SHBA. Për dhjetë vjet të tjera do të lirohej në Kosovë, por nën mbikëqyrje. Gjakovari po priste deportimin në Kosovë, kur Byroja Federale e Hetimeve (FBI), tha se ai kishte kryer krime tjera edhe gjatë kohës sa ishte në burg.Më 6 janar të këtij viti, Ferizi ishte dërguar në një qendër paraburgimi në Pensilvani duke pritur të kthehej Kosovë. Nëse shpallet fajtor për akuzat e reja, Ardit Ferizi mund dënohet deri në 22 vjet burgim dhe një gjobë prej 250,000 dollarë amerikanë./REL

PSD-ja e Dardan Molliqajt vendos fytyrën e Kurtit në kontejnerë

0

Ka filluar aksioni i Partisë Socialdemokrate para objektit të Katedrales në kryeqytet.Pjesëtarë të kësaj partie, përfshirë edhe kreun e saj, Dardan Molliqaj, janë parë një parullë me fytyrën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku shkruhet ‘shporta e riciklimit’, e të cilat i vendosën në disa kontejnerë.Por në vendin ku po zhvillohet aksioni janë parë edhe forca të shumta të Policisë, të cilët kanë rrethuar objektin e Katedrales.

Drilon Pireva, aktivistë i kësaj partie, tha se ardhja e Albin Kurtit në pushtet është e rrezikshme.“Ata që kanë aderuar në parti politike janë me akuza dhe mjaftonte një foto me liderin dhe janë të falur. Konsiderojmë si rrezik ardhjen e Albinin në pushtet”, tha ai.Ky aktivitet vjen fiks një javë pas arrestimit të 15 aktivistëve të këtij subjekti politik në krye me Dardan Molliqajn.

Ec ma ndryshe: Odisejada e projektit për teleferikun e Kalasë së Prizrenit vazhdon me paqartësi

0

Organizata “Ec ma ndryshe” ka reaguar sot gjatë ditës, përmes një njoftimi publik lidhur me projektin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit, i nisur nga Komuna e Prizrenit dhe që ngjan se ka mjaft paqartësi, duke qenë se edhe menaxhmenti i këtij projekti, Drejtoria e Turizmit, prej muajsh ka lënë disa pyetje pa përgjigje.

Lidhur me projektin për teleferikun për në Kalanë e Prizrenit, në raportin e punës së Komunës së Prizrenit për vitin 2019, te projektet me rëndësi thuhet se është hartuar projekti për teleferikun për në Kalanë e Prizrenit. “Është hartuar projekti nga ana e kompanisë zvicerane Geode, sipas Ligjit për Qendrën Historike, Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe kritereve të tjera të domosdoshme”. (burimi: https://kk.rks-gov.net/…/Raporti-i-punes-se-Kryetarit…)

EC Ma Ndryshe në fillim të vitit të shkuar përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, ka kërkuar sqarime nga Komuna e Prizrenit, e cila përmes Zyrës së Informimit ka shpjeguar se “projekti për teleferikun është hartuar nga kompania Geode, e cila është ndërmjetësuar nga Sëisscontact-i”, dhe se “Komuna e Prizrenit në mars të vitit 2019 ka organizuar debatin publik me qytetarë për të prezentuar strategjinë 5 vjeçare të zhvillimit të turizmit, ku ndër tjerash është prezentuar edhe idea për projektin e teleferikut, si projekt i nevojshëm për zhvillimin e mëtejmë të turizmit në komunën tonë (https://kk.rks-gov.net/…/debatohet-strategjia-e…/)”.

Gjithashtu është bërë e ditur se: “Kompania Geode paraprakisht është njoftuar për arsyet e anulimit të projektit të mëparshëm për teleferikun për shkak se nuk ishte në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi dhe u janë dorëzuar rekomandimet e grupit punues për ndërtimin e teleferikut të themeluar nga Komuna në mandatin e kaluar. Duke u bazuar në këto, kompania ka hartuar planin ideor të këtij projekti”, derisa është shtuar se: “Për shkak të hartave të vjetra gjeodezike që i posedon Komuna për terrenin në fjalë, gjatë muajit tetor të vitit të kaluar (2019 v.j.) një kompani tjetër zvicerane ka bërë matjet gjeodezike të sakta në mënyrë që të kompletohet projekti i detajuar i teleferikut në kala, i cili pritet t’i dorëzohet Komunës së shpejti. Pasi të pranohet projekti final, i njëjti do t’i prezentohet sërish qytetarëve”.

Mirëpo, më 29 tetor 2020 është publikuar njoftimi për kontratë me titull “Studimi i fizibilitetit të teleferikut në Komunën e Prizrenit”. (burimi: https://e-prokurimi.rks-gov.net/…/DokumentPodaciFrm…).
EC Ma Ndryshe në nëntor të vitit 2020 përmes kërkesës për qasje në informata dhe dokumente publike, ka kërkuar sqarime nga Zyra për Informim, se:
“-Përse është hartuar fillimisht projekti ideor për Kalanë e Prizrenit dhe tani kërkohet hartimi i studimit të fizibilitetit?
-Pse Komuna e Prizrenit është duke e përdorur këtë qasje “të përmbysur” në projektin e planifikimit të teleferikut?
-Komuna e Prizrenit a ka paguar mjete financiare për hartimin e projektit ideor? Komuna e Prizrenit a do ta financoj hartimin e studimit të fizibilitetit?
-Paraprakisht, Komuna e Prizrenit ka njoftuar se në mars të vitit 2019 ka organizuar debatin publik me qytetarë për të prezantuar strategjinë 5 vjeçare të zhvillimit të turizmit, ku ndër tjerash është prezantuar edhe ideja për projektin e teleferikut. A janë zhvilluar diskutime publike tjera me qytetarët e OJQ-të e Prizrenit lidhur me projektin e teleferikut?”.
Komuna e Prizrenit sot e kësaj dite nuk ka ofruar përgjigje rreth këtyre pyetjeve.
Por më 15 dhjetor 2020 në ueb faqen e Komunës së Prizrenit është publikuar kontrata e aktivitetit të prokurimit “Studimi i fizibilitetit të teleferikut në Komunën e Prizrenit”, ku figuron çmimi total 14.475 euro, dhe me plan dinamik prej 40 ditë pune thuhet në fund të kësaj komunikate (burimi: https://kk.rks-gov.net/…/12/622-20-186-211-Kontrata.pdf).

Shkelzen Maliqi thotë se zgjedhjet mund të dështojnë, paralajmëron tensione nëse s’certifikohet Kurti

0

Filozofi dhe publicisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se zgjedhjet në Kosovë mund të dështohen qëllimisht që të përsëriten pas 3 muajve. Kjo, sipas tij, do të ndodhte për shkak se KQZ mund të mos e certifikojë kandidaturën e Albin Kurtit, lider i Vetëvendosjes. Maliqi nuk përjashton as tensionet që do të shkaktonin përkrahësit e Kurtit nëse vendimi përfundimtar i KQZ nuk do të lejonte atë të kandidojë shkaku i vendimit gjyqësor për vuajtjen e dënimit prej mbi 3 vite burg.

Faktin se që nga pavarësia asnjë qeveri në Kosovë nuk ka arritur të përfundojë mandatin Maliqi e arsyeton me sistemin zgjedhor dhe vijat e kuqe të partive, që gjithnjë e më shumë mbajnë llogari për interesat partiake duke lënë anash ato shtetërore.“Shteti i pavarur i Kosovës ekziston vetëm 13 vjet, kohë kjo e shkurtër, madje edhe adoloshente, për të arritur pjekuri dhe stabilitet të plotë”, ka thënë Maliqi për KDP.

KDP: Si prisni të shkojnë zgjedhjet e 14 shkurtit?Ka gjasa që Albin Kurti dhe një grup i kandidatëve të LVV nuk do të çertifikohen për garën zgjedhore, çka mundem me sjellë tensione gjatë fushatës dhe pas zgjedhjeve.Shkëlzen Maliqi: Zgjedhjet në Kosovë zakonisht janë zhvilluar pa probleme të mëdha. Asnjëherë nuk është kontestuar rezultati i tyre, por ka pasur në disa prej zgjedhjeve të fundit stërzgjatje të procesit të numërimit dhe çertifikimit e më pastaj edhe të krijimit të koalicioneve dhe qeverive stabile. E vërteta është se asnjë qeveri e Kosoves, nga shpallja e pavarësisë, nuk e ka përfunduar mandatin e plotë.

Me 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e radhës të jashëzakonshme, ku pritet se do të fitojë Lëvizja Vetëvendosje e bashkuar me Listën e Vjosa Osmanit. Binomi Kurti – Osmani, që në vitin 2019 pat arritur një momentum premtues përmbysës që e quanin “koalicion i shpresës” LVV – LDK, por që pastaj dështojë dhe prodhojë dy qeveri afatshkurta, tani garon me listë të përbashkët e cila shihet si favorite absolute jo vetëm për fitore, por edhe për realizimin e ndryshimeve substanciale dhe një qeverisjeje ndryshe nga “politika e vjetër”, që e dominonin LDK dhe PDK, dy forcat kryesore që kanë arritur internacionalizmin dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por që akuzohen se kanë dështuar në sigurimin e zhvillimin e qëndrueshëm të shtetit.

Brezi i ri i politikanëve po shpreson se me rritjen e numrit të votuesve, që quhen brezi i republikës që nuk i ka përjetuar vitet e ’90 dhe që ndiehet se i ka borxh as LDK-së e as partive të dala nga lufta dhe UÇK-ja, kërkon vetëm llogaridhënie për kapjen dhe zhvatjen e shtetit nga politika e vjetër që nuk arriti ta zhvillojë Kosovën në drejtimin e duhur.Por, ka një gjë që aktualisht turbullon vizionin triumfalist të ngadhënjimit të “koalicionit të shpresës”. Ka gjasa që Albin Kurti dhe një grup i kandidatëve të LVV nuk do të çertifikohen për garën zgjedhore, çka mundem me sjellë tensione gjatë fushatës dhe pas zgjedhjeve. Çështja është se verdikti i Gjykatës Kushtetuese, që e rrëzoi qeverinë Hoti në bazë të kërkesës së Kurtit, mund t’i kthehet si boomerang.

Konstatimi i Gjykatës Kushtetuese se Qeveria Hoti nuk është zgjedhur në mënyrë legjitime sepse vota vendimtare e 61 e një deputeti nuk ka qenë valide për shkak se ai ka qenë i dënuar për vepër penale, e detyron KQZ-në që të mos ua çertifikojë kandidimin për deputet Albin Kurtit, si bartës së listës së LVV, dhe disa bashkëpartiakëve që po ashtu janë dënuar penalisht në tre vitet e fundit!Nëse KQZ-ja vepron kështu dhe kërkon heqjen e Kurtit nga lista zgjedhore, kjo mund të shkaktojë tensione dhe regime të përkrahësëve fanatikë të LVV që edhe në të kaluarën nuk hezitonin që të organizonin protesta dhe presione jodemokratike dhe të dhunshme.

 

Përndryshe, vepra penale për të cilën janë dënuar Kurti dhe bashkëpartiakët lidhet me përdorimin e gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës.KDP: A do ta pranojë Albin Kurti menjanimin nga gara elektorale?Shkëlzen Maliqi: Do të duhej të pajtohej, sepse askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Nëse KQZ-ja kishte gabuar me çertfikimin e kandidimit të deputetit të partive të ashkalive, dhe kjo e pat rrëzuar Qeverinë Hoti, s’di si mund ta lejojë kandidimin e Kurtit, sepse sërish dikush do ta çojë çështjen në Gjykatë Kushtatuese, dhe ajo nuk mund të merr vendim të ndrysëm. Kurtit aktualisht ende nuk i ka skaduar afati prej 3 vitesh që do t’ia lejonin kandidimin, ai afat skadon në shtator.

 

Sipas disa interpretimeve, Kurtit mund t’i ndalohet kandidimi për deputet, por jo edhe kandidimi për kryeministër, sepse në Kushtetutë nuk ka ndalesë decidive të këtillë si për deputetët. Është një çështje për të cilën Kushtetuta mbetet e heshtur dhe pa qartësi ndonëse, sipas logjikës, ndalesa do të duhej të vlente për çdo kandidim në poste të larta shtetërore (presidenti, kryeministri, ministrat etj.) nëse kandidati konkret është i dënuar penalisht nga gjykatat, madje edhe me afate më të gjata se 3 vjet.

KDP:

Mendoni se Kurti, megjithatë, nëse tejkalohet kjo pengesë ligjore i ka gjasat më të mëdha që të formojë qeverinë?Arritja e një shumice mbi 50 % nuk është aq e lehtë, sepse nënkupton një fitore bindëse që Albinit ia siguron të paktën 61 mandate në Kuvendin e ardhshëm, që do të ishte dështim total për partitë tjera që e kanë dominuar Kosovën në periudhën e pasluftës.Shkëlzen Maliqi: Po, gjithësesi, të gjitha anketat dhe prognozat e favorizojnë Albin Kurtin. Madje ka mendime se heqja e tij nga lista zgjedhore do të bëhet një faktor shtesë për fitore edhe më të bindshme të tij. Besohet se, edhe pse nuk ka rregulla të strikte rreth kritereve për kandidimin e Kryemistrit, heqja nga lista për deputet nuk e detyron LVV që mos ta kandidojë për kryeministër. Rreth kësaj me gjasa do të zhvillohet një betejë e ashpër ligjore. Disa parashikojnë që zgjedhjet e 14 shkutrit do të mund të dështohen qëllimisht, në mënyrë që ato të përsëritën në vjeshtë, kur Albinit i skadon afati i ndalesës për kandidim.

KDP: Në ndërkohë Kurti me Osmanin e kanë dakordësuar bashkëpunim. A do të fitojnë mbi 51 përqind të mandateve?Shkëlzen Maliqi: Ky është synimi i Kurtit dhe Osmanit. Ata duan një mazhorancë të pastër që siguron pushtet të plotë të domosdoshëm për realizimin e ndryshimeve rrënjësore në shtetin dhe shopqërinë kosovare.Mirëpo, arritja e një shumice mbi 50 % nuk është aq e lehtë, sepse nënkupton një fitore bindëse që Albinit ia siguron të paktën 61 mandate në Kuvendin e ardhshëm, që do të ishte dështim total për partitë tjera që e kanë dominuar Kosovën në periudhën e pasluftës. Duhet të kihet parasysh se nëse ndodh një triumph i tillë i Kurtit, LDK, PDK, AAK dhe Nisma së bashku nuk do të kanë më së bashku as 40 mandate! Teorikisht kjo mund të ndodh nëse 14 shkurti vërtetë tregohet si një referendum, siç po e quan Kurti.

Por, kjo realizohet vështirë.Mendoj se më realiste është që binomi Kurti – Osmani dhe fryma populliste e koalicionit të shpresës e vitit 2019, ka gjasa reale të marrë shumicën e votave të elektoratit shqiptarë, pra mbi 50 mandate nga 100 për të cilat garojnë partitë shqiptare.Vetëm dështimi i madh i LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Nismës, nëse nuk do të arrinin që së bashku të marrin as 1/3 e votave të shqiptarëve, do të sjellte “referendumin” e përmbysjes që e duan Kurti dhe Osmani, kur ata do të kishin 2/3 e votave të shqiptarëve dhe, përkthyer në numër të mandateve, që të kishin të paktën 67 deputetë, krahas 33 për partitë tjera shqiptare.Një rezultat i tillë nuk duket i mundshëm kur e kemi parasysh mobilizimin e pritshëm të partive të krahut luftës në rrethanat e fillimit të procesit në Gjykatën speciale ku aktualisht ndodhen krerët e UÇK-së, dhe kur edhe LDK-ja, sado e goditur me largimin e Vjosa Osmanit, nuk do të duhej të jetë e lënduar aq shumë sa ta humb gjysmën e elektoratit!KDP: Pse Kosova nuk arrin të ketë qeveri më stabile?

Shkëlzen Maliqi:

Mu për shkak se kemi shumë parti që e përmirësojnë votën dhe se një faktor shtesë është ai i garës reale elektorale që zhvillohet vetëm për 100 vende. Sistemi jonë favorizon partitë e minoriteteve, sidomos Listën serbe, pasi që ato nuk i kanë vetëm 20 vende të rezervuara në Kuvend, por edhe Qeveritë duhet t’i lënë të rezervuara të paktën 2 poste ministrore.Para shpalljes së pavarësissë, kur Kosova detyrohej të merrte pjesë në procesin e Vjenës LDK-ja, që atëherë ishte parti më e votuar, bashkëpunoi me partitë e opozitës që përbëhej nga PDK-ja dhe partitë e krahur të luftës sepse Hashim Thaçi, si lider i opozitës, kishte qëndrim përkrahës në procesin e negociatave pasi që bëhej fjalë për një çështje të interesit madhor që tejkalon interesat e ngushta partiake dhe ideologjike. Kjo logjikë e shëndoshë e veçimit të interesit madhor mungon në vitet e fundit.

Faktori kryesor i jostabilitetit të qeverive është rivaliteti tejet i ashpërt i partive kryesore shqiptare pasi që ato, që nga viti 2014, filluan të vendosin vija të kuqe për koalicionet ndërmjet tyre, gjë që ngushton deri në ekstrem krijimin e qeverive stabile edhe në rrethanat kur është kërkuar uniteti karshi proceseve të rëndësishme për interesin e përgjithshëm. Para shpalljes së pavarësissë, kur Kosova detyrohej të merrte pjesë në procesin e Vjenës LDK-ja, që atëherë ishte parti më e votuar, bashkëpunoi me partitë e opozitës që përbëhej nga PDK-ja dhe partitë e krahur të luftës sepse Hashim Thaçi, si lider i opozitës, kishte qëndrim përkrahës në procesin e negociatave pasi që bëhej fjalë për një çështje të interesit madhor që tejkalon interesat e ngushta partiake dhe ideologjike. Kjo logjikë e shëndoshë e veçimit të interesit madhor mungon në vitet e fundit. Madje inatet lokale po transferohen edhe në raportet me aleatët ndërkombëtarë. Kemi qenë dëshmitarë të dominimit të interesave të ngushta partiake që Kosovës i patën sjellë probleme serioze edhe në raport me SHBA-të, si aleatin kryesor të Kosovës, sikundër edhe me Gjermaninë, Francën etj. që shpërfaqeshin si kryeneqësi dhe arogancë provinciale të mbështjella në diskursin populist që shitej si krenari kombëtare dhe angazhim për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës.KDP: Çfarë sfidash e presin qeverinë e ardhshme?

Shkëlzen Maliqi:

Sfidat janë të shumta. Por kryesorja është sfida e stabilizimit dhe rifuqizimit të marrëdhëniet me fuqitë botërore aleate lidhur me procesin e dialogut dhe partneritein strategjik në procesin e avancimit të shtetësisë së Kosovës në anëtare të barabartë të organizatave ndërkombëtare. Deri sa shteti ynë është i brishtë dhe nën mbikëqyrjen efektive ushtarake të NATO-s, nuk duhet të prishim në asnjë aspekt raportet me SHBA-të dhe vendet më të fuqishme perëndimore, Britanin e Madhe, Francën dhe Gjermaninë edhe nëse sfdiohemi më përmbushjen e disa “detyrave të shtëpisë” dhe obligimeve që shteti i Kosovës i ka marrë më parë në procesin e dialogut me Serbinë. Më sa mund të kuptohet, njëri prej obligimeve është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku kemi mundësi që atë ta paketojmë në përputhje me vërejtjet që i ka thënë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që ky asociacion të mos ketë kompetenca ekzekutive të një niveli të tretë të pushtetit autonom.

 

Assesi nuk do të duhej të largohemi nga korrnizat e projektit të Ahtisarit, si kompromis thelbësor që e ka bërë Kosova, dhe nëse preket ky kompromis sadopak, duhet të kompensohet proporcionalisht në mënyrën që Kosova të bëhet shtet funksional dhe jo peng i interferimeve të Beogradit.Sovraniteti real i Kosovës do të lëndohet seriozisht nëse nga krekosjet populliste në cilndo formë e provokojmë vazhdimin e misionit të NATO-s në Kosovë. Edhe nëse nuk na jepet shansi që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së për shkak të vetos së Rusisë, Kosovës i mbetet aletarnativa e anëtarësimit në NATO si një shkallë më e lartë e cementimit të pavarësisë brenda strukturës së sigurisë euro-atlantike ku mbase edhe disa vende të BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do ta pengojnë anëtarësimin në NATO.

Detyrat e qeverisë së re, por edhe disa qeverive tjera që do të pasojnë, është fuqizimi i shtetit, përshpejtimi i zhvillimit ekonomik, avancimi i demokracisë dhe korrigjimi i proceve devijante në funksionimin dhe kontrollin e ndërsjellë të pushteteve të ndara, përfundimi i dialogut me Serbinë dhe participimi aktiv në projektet që synojnë avancimin e rritjen e sigurisë dhe të stabilitetit të rajonal…Këto nuk janë punët që mund t’i bëjë një qeveri, sado ambicioze që është, por kërkon kohë dhe emancipim të përgjithshëm. E kemi parë në shembullin e Shqipërisë që atje tash gati pesë vite është zhvilluar një process i komplikuar i krijimit të një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të pastër (vetingu i ndihmuar nga aletaët perendimor i ka larguar rreth 80 % të gjykatësve dhe të prokurorëve të korruptuar!) dhe ende kjo betejë e madhe nuk ka përfunduar, sepse në çdo hap procesi has në rrezistenca të forcave konservatore ose të atyre që i mbrojnë monopolet dhe privilegjet të etabluar më herët dhe shërbejnë si shtylla të sistemit hibrid ekzistues.Shteti i pavarur i Kosovës ekziston vetëm 13 vjet, kohë kjo e shkurtër, madje edhe adoloshente, për të arritur pjekuri dhe stabilitet të plotë.

Franca i dhuron Kosovës pajisje për luftimin e Covidit, Zemaj: Do ta lehtësojnë punën e personelit shëndetësor

0

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka pranuar një donacion me pajisje mjekësore nga Franca të cilat do të ndihmojnë përballjen me Coronavirusin.Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ishte i pranishëm në pranimin e këtij donacioni, ka falënderuar shtetin e Francës dhe ambasadoren e këtij shteti në Kosovë, Marie-Christine Butel, për ndihmën e vazhdueshme.Ai tha se ky donacion do ta lehtësojë punën e personelit shëndetësor në përballje me pandeminë.

“Ky donacion në vlerë të konsiderueshme është shumë domethënës për neve dhe qytetarët. Është shumë i mirëseardhur. Ky donacion do ta lehtësojë punën e punëtorëve shëndetësorë në përballje me pandeminë. Donacionet janë stimulim për neve për përballje me Coronavirusin në këtë periudhë, kur kemi një situatë më të qetë”, tha Zemaj.Zemaj tutje tregoi se çfarë pajisjesh përmban donacioni.“Ne emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Qeverisë i falënderoj shumë dhe shpresoj që këto pajisje dhe mjete mbrojtëse, si oksigjen-gjenerator, oksigjen-formues, termometra të ndryshëm dhe maska për oksigjen, do ta lehtësojnë punën e profesionistëve shëndetësorë në trajtimin e pacientëve qoftë ata COVID apo pacientëve të tjerë të cilët kanë nevojë për këso lloj trajtimi që nevojitet oksigjeni”.

“Ditët edhe kaluara edhe këto ditë të vitit 2021 po marrim donacione të ndryshme që janë stimulim për ne dhe punën tonë të përbashkët dhe vazhdimin me betejën me Coronavirusin deri në eliminimin e plotë të tij”, tha Zemaj.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort