Home Blog Page 5498

Gjermania shtyn bllokimin deri më 15 shkurt

0

Shteti dhe Landet gjermane kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e bllokimit në vend.

Sipas mediave të huaja, është vendosur që izolimi do të qëndrojë në fuqi deri më 15 shkurt.

Dyqanet jo thelbësore do të mbeten të mbyllura, po ashtu edhe aktivitetet kulturore dhe të kohës së lirë do të ndalohen. Ndërkohë, do të jenë të kufizuar edhe udhëtimet. /Gsh/

COVID-19 ka sfiduar familjet dhe bizneset në Kosovë në shumë mënyra

0

UNDP-ja, së bashku me UN Women-in dhe UNFPA-në, zhvilluan vlerësimin e dytë të Ndikimit Social-Ekonomik (SEIA) në nëntor 2020, si vazhdim të vlerësimit te parë që u zhvillua në maj 2020, për të kuptuar se si pandemia ka ndikuar në ekonominë familjare dhe bizneset në Kosovë, .

SEIA 2 edhe më shumë përforcon gjetjet mbi implikimet socio-ekonomike të COVIDIt-19 krahasuar me vlerësimin e parë, duke përfshirë rritjen e papunësisë, përkeqësim të varfërisë, humbje të vazhdueshme të të ardhurave, pasiguri në punë, vonesën në arsim, rritjen e dhunës në familje, vështirësi në qasje në shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhuese dhe ngecje rreth progresit drejt barazisë gjinore. Ky vlerësim zbuloi se COVIDI-19 ka efekte gjinore, me ndikime të mëdha te gratë sesa te burrat.

“Në mes të kësaj pandemie, e cila ka prekur kaq shumë popullin e Kosovës dhe në të vërtetë të gjithë botën, unë jam krenare, që ne si familje e Kombeve të Bashkuara po bashkohemi për të ofruar mjete që na lejojnë të gjithëve të kuptojmë më mirë ndikimin e gjerë të kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe çfarë lloj hapash mund të kërkohen për ta adresuar atë. Duke sjell së bashku kompetencat e përbashkëta të familjes së sonë, ky vlerësim na lejon të bëjmë krahasime të rëndësishme se si sfidat kanë ndryshuar gjatë gjashtë muajve të fundit, duke mundësuar institucionet që të zhvillojnë përgjigje të përshtatshme të politikave të integruara dhe asistencë që targeton ata që janë ndikuar veçanërisht nga kriza”, theksoi Ulrika Richardson, koordinatore e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim për Kosovën.

“Rezultatet e SEIA-s 2 na lejojnë të shohim se si kanë evoluar kriza e COVIDIT gjatë një periudhe tetë muajshe. Për derisa pandemia filloi si një krizë shëndetësore, ajo shpejt u shndërrua në një krizë shumëdimensionale me implikime të mëdha socio-ekonomike, duke goditur më shumë ata që tashmë janë në situata të rënduara ekonomike. Kuptimi më i mirë i ndikimeve të krizës lejon të krijohen masa më të mira të rikuperimit. Të dhënat vihen në dispozicion përmes platformës ndërvepruese për analiza të mëtejshme dhe si një bazë për planifikimin”, tha Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme për UNDP në Kosovë.

Humbjet e vendeve të punës janë rritur. Në nëntor 2020, 11% e të anketuarve raportuan se kishin humbur vendet e tyre të punës, krahasuar me 8% në maj. Shumica e atyre që kishin humbur punën e tyre nuk morën mbështetje financiare ose ndonjë lloj përfitimi nga institucionet ose komunat. Duhet të theksohet gjithashtu se 89% e atyre që kërkonin punë para COVIDIT-19 mbetën ende të papunë në nëntor 2020. Në nëntor 2020, 89% e të anketuarve ishin kthyer në punë në ambientet e tyre të punës.

Për deri sa gratë tashmë ishin duke bërë pjesën më të madhe të punës-kujdesit të papaguar para fillimit të pandemisë COVID-19, rezultatet e këtij vlerësimi kanë treguar se kriza dhe masat kufizuese kanë rezultuar në një rritje dramatike të kësaj barre. Të dhënat zbuluan se përqindja e punës së papaguar u rrit për gratë, pasi ato kishin më shumë gjasa të kishin kaluar më shumë kohë në pastrim (24%) dhe gatim (18%) krahasuar me burrat (përkatësisht 13% dhe 6%).

“Eshtë e mundshme që ndikimet negative pandemisë COVID-19 për gratë dhe familjet të zgjasin me vite. Ndërsa barra e kujdesi të papaguar vazhdon të rritet te gratë, është koha të njohim kontributin e tyre në ekonomi. Puna e kujdesit të papaguar është e domosdoshme për zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërive, dhe është thelbësore për mirëqenien e njeriut. Rezultatet e siguruara nga SEIA do të ndihmojnë në hartimin e ndërhyrjeve që mbështesin shpërndarjen e barabartë të punës së papaguar të kujdesit dhe sigurojnë qëndrueshmëri ekonomike të grave”, deklaroi Vlora Tuzi-Nushi, kryetarw e Zyrës së UN Women-it.

Rezultatet mes vlerësimeve SEIA 1 dhe SEIA 2 tregojnë se efektet psikologjike të shkaktuara nga COVIDI-19 janë rritur. 36% e të anketuarve në nëntor deklaruan se shëndeti i tyre mendor- emocional ishte ndikuar, krahasuar me 28% në maj. Ngjashëm me rezultatet e valës SEIA 1, gratë duket se janë më të prekura në këtë drejtim (40%) sesa burrat (32%). Rastet e sëmundjes fizike dhe sëmundjes së një anëtari të familjes janë rritur gjithashtu me përkatësisht 11% dhe 9%. Të anketuarit mbi moshën 65 vjeç më shpesh raportojnë sëmundje fizike (15%) sesa të anketuarit që i përkasin me grupmoshat më të reja. Rreth 4% raportuan vështirësi të qasjes në shërbime gjinekologjike, ndërsa 2% raportuan vështirësi të qasjes në shërbimet amënore.

Visare Mujko-Nimani – shefe e Zyrës së UNFPA-së tha: “SEIA 2 ka vazhduar të na jap një pasqyrë të qartë të vështirësive dhe mangësive që COVIDI-19 ka shkaktuar në sistemin tonë shëndetësor, veçanërisht kur bëhet fjalë për shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues. Ky vlerësim vazhdon për të na ofruar neve si edhe institucioneve lokale dhe qendrore, njohuri rreth identifikimit të grupeve të cenueshme dhe atyre që kanë mbetur mbrapa, jeta e të cilëve ka më shumë mundësi të ndikohet nga pandemia. Gjetjet do të jenë gjithashtu të dobishme për të ofruar shërbime më të fokusuara, për të lehtësuar efektet e krizë dhe për të rritur qëndrueshmërinë e komunitetit. ”

Të dyja vlerësimet, e muajit maj dhe e muajit nëntor kanë raportuar rritjen e dhunës në familje. Rreth 59% e të anketuarve që morën pjesë në SEIA 2 menduan se dhuna në familje ishte rritur që nga fillimi i pandemisë një rritje të lehtë nga vlerësimi i muajit maj. Ndërsa është shqetësuese që 63% e grave besonin se dhuna në familje ishte rritur, vetëm një e treta e tyre deklaroi se nuk kane informata se ku të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje në raste të dhunës në familje (32%).

COVIDI-19 ka rezultuar me ndikime të konsiderueshme gjithashtu edhe në bizneset në Kosovë të cilat udheheqen pothuajse ekskluzivisht nga burrat (82%), ndërsa vetëm 11% e bizneseve ishin nën udheheqje të grave. Ndryshimet në masat kufizueset dhe rihapja graduale duke filluar prej muajit qershor 2020, ndikuan në funksionimin normal të bizneseve. Në maj, 56% raportuan se aktivitetet e tyre ishin ndalur plotësisht për shkak të COVIDIT-19, ndërsa në nëntor, vetëm 13% raportuan të njëjtën gjë. Në maj të vitit 2020 rreth 23% e bizneseve deklaruan se ndikimi i pandemisë ishte shumë negativ. Ky numër u rrit në 55% në nëntor 2020.

Mungesa e klientëve (89%), vështirësitë në pagesat e pagave (39%) dhe aftësia për të përmbushur detyrimet tatimore (33%) raportohen si tre sfidat kryesore për bizneset në vlerësimin e muajit nëntor 2020. 88% e bizneseve raportuan ulje në të shitje të produkteve dhe shërbimeve, si dhe në të ardhura.

36% biznese të anketuara nuk kishin një përgjigje kur u pyetën se edhe sa më gjatë biznesi i tyre mund të përballoj situatën pandemike. Në maj, kjo përqindje arriti në vetëm 13%. 35% e bizneseve – si në maj edhe në nëntor – parashikuan që bizneset e tyre të mund të përballonin situatën vetëm edhe një deri në dy muaj më shumë.

Këto gjetje të këtij studimi do të ndihmojnë për të analizuar më shumë ndikimin e pandemisë COVID-19 mbi familjet dhe bizneset në Kosovë dhe për të kuptuar se në cilat zona (individë, familje ose biznese) të përqendrohet ndihma.

(Vlerësimi i Ndikimit Socio-Ekonomik (SEIA), u realizua nga UNDP, së bashku me UN Woman dhe UNFPA)

Hoti në Prizren: Ne do t‘u sigurojmë të rinjve tanë arsimim cilësor

0

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me disa të rinj nga rajoni i Prizrenit.

Pas këtij takimi, Hoti ka thënë se do të sigurojë për të rinjtë arsim cilësor.

“Ne do t‘u sigurojmë të rinjve tanë arsimim cilësor, të bazuar në dijen e kohës, si dhe orientim profilesh mbi bazat e nevojave të tregut të punës”.

KQZ ndanë 700 mijë euro për financimin e partive politike

0

KQZ ka vendosur që të ndajë rreth 700 mijë euro për financimin e partive politike.

Ndarja e mjeteve është bërë bazuar në numrin e ulëseve që partitë kanë fituar në zgjedhjet paraprake.

Gjithësej KQZ ka pranuar 28 aplikacione të partive politike.

“Kemi 28 aplikacione të partive politike. Në aspektin gjinor s’kemi përmirësim. Kemi shtatë parti politike shqiptare me 780 kandidatë. Është koha që KQZ-ja ta ndaj fondit për financimin e partive politike që për këta dy muaj është 700 mijë euro bazuar në ulëset e fituara më zgjedhjet paraprake”, kanë thënë në KQZ.

I njëjti më pas është miratuar nga anëtarët e KQZ-së.

AAK-ja dhe Nisma dënohen me nga 2.000 euro për shkelje të masave anti-Covid

0

Komuna e Prishtinës, respektivisht inspektorati ka gjobitur me nga dy mijë euro subjektet politike AAK dhe Nisma.

Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, ka njoftuar se të dyja palëve u është shqiptuar gjobë për shkak të shkeljes së rregullave kundër koronavirusit.

“Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi”, është shprehur Tahiri.

“Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit. Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, vlen për të gjithë!”.

Shtylla elektrike rrezikon nxënësit dhe banorët e Petrovës

0
Disa banorë të Petrovës, kanë raportuar në adresë të Televizionit të Prizrenit,se një shtyllë elektrike është gati duke u rrëzuar në një nga rrugët e kësaj lagje.
Sipas tyre, të cilët kanë dërguar dhe fotografi , shihet një shtyllë elektrikë që po e rrezikon jetën e kalimtarëve dhe të banorëve.
Nga rrezikshmëria e kësaj shtylle elektrike nuk kursehen as nxënësit të cilët çdo ditë kalojnë në këtë pjesë për të shkuar në shkollë, ankohen ata.
Banorët e këtij lokaliteti kërkojnë nga institucionet përgjegjëse sidomos nga KEDS-i të intervenoj sa më shpejtë që është e mundur, ndryshe përgjegjësia bie mbi ta.

Kurti me kandidatë për deputetë rregullohen te frizeri (FOTO)

0

Krehja e flokëve, veshja dhe pak make-up, na bën të dukemi bukur gjithmonë, sidomos në raste të veçanta.

Një i tillë duket se po ndodhë edhe me Kandidatin për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit dhe kandidatëve për deputetë në listën e Vetëvendosjes, Arben Vitia, Glauk Konjufca, Albuena Haxhiu dhe Saranda Bogujevci.

Ata janë përgatitur për t’i realizuar fotografitë e reja të cilat do të përdoren në kohë fushate.

Kurti me kandidatët për deputetë, i kanë besuar Armend Gashit nga Vogue Hair, për t’u rregulluar për imazhet të cilat do të dalin së shpejti.

294 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 35 në Prizren

0

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.729 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Prizren 35 raste, Ferizaj 19 raste, Gjilan 15 raste, Podujevë 15 raste, Suharekë 13 raste, Klinë 11 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 9 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Shtime 6 raste, Dragash 5 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Vushtrri.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Rrustem Mustafa: Njerëzit e angazhuar së fundi në PDK kanë lidhje të afërta me ish pushtuesin

0

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka thotë sot se kjo parti ka sistemuar në këtë parti njerëz që kanë lidhje me Serbinë.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se “me njerëz që janë angazhuar rishtazi (doktoranta, mastera të internetit e lloj-lloj kualifikimesh) në PDK, kemi arritur deri aty sa dikush që vjen nga lidhje të afërta me ish pushtuesin, të jap ‘certifikata’ për individë brenda PDK-së, që përcaktojnë shkallën e lojalitetit të tyre ndaj vlerave të UÇK-së, madje, këtë ‘çertifikatë’ ja akordojnë̈ edhe vet eprorëve të UÇK-së.

PDK është parti e themeluar nga njerëz që kanë demonstruar kredenciale të larta morale e kombëtare në kohët e arritjeve të mëdha kombëtare.

Me kalimin e viteve, ajo ka akomoduar edhe oportunistë e njerëz që kanë qenë të afërt me ish pushtetin e para vitit 1999. Sot, me njerëz që janë angazhuar rishtazi (Doktoranta, mastera të internetit e lloj-lloj kualifikimesh)në PDK, kemi arritur deri aty sa dikush që vjen nga lidhje të afërta me ish pushtuesin, të jap ‘certifikata’ për individë brenda PDK-së, që përcaktojnë shkallën e lojalitetit të tyre ndaj vlerave të UÇK-së, madje, këtë ‘çertifikatë’ ja akordzojnë̈ edhe vet eprorëve të UÇK-së.

Të tillët nuk i duhen gjë PDK-së dhe ata, është koha të largohen nga ky diskurs krejtësisht cinik.

Ka një kohë që e kam pushuar aktivitetin tim në strukturat e PDK-së, por nuk mund të rrija neutral e të mos reagoj ndaj personazheve që njihen për afërsinë e tyre me ish pushtetin e që sot, kinse në emër të reprezentimit të PDK-së, aktrojnë superioritet e lidership ndaj personaliteteve më meritore të hierarkisë së UÇK-së.

Kjo nuk duhet të tolerohet nga PDK.

Është e tepërt”. /Telegrafi/

Zhduket një vajzë në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë është largua nga shtëpia e saj dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti ka ndodhur më 9 janar.

“Prizren 09.01.2021 – 11:00. Më datë 18.01.2021 ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort