Home Blog Page 5497

Infektologu kosovar kërkon lirimin e masave anti Covid

0

Masat e vendosur nga Qeveria e Kosovës duhet të lirohen më shumë.

Kështu është shprehur, infektologu, Ilir Tolaj.

Tolaj ka theksuar se kjo duhet të ndodhë për arsyen se Kosova nuk është e rrezikuar sa vendet e tjera të botës.

“Për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës një shkallë normale e aktiviteteve duhet të lirohen, meqenëse ne nuk jemi të rrezikuar si vende e tjera të botës që kanë raste shumë, ndërsa institucionet nuk duhet të marrin veprime që janë të prira nga frika dhe paniku, gjegjësisht që janë të prira nga tentativa që të këtë numër sa më të ulet të të infektuarave, në mënyrë që suksesin e menaxhimit të lidhin me numrin e ulët të rasteve”, ka thënë Tolaj për Infokus.

Mungesa e rrymës, KEDS: S’ka reduktime, në disa zona ka probleme teknike

0

Derisa shumë qytete dhe fshatra në Kosovë po ankohen për mungesë të theksuar të energjisë elektrike nga KEDS-i po thonë se nuk ka reduktime.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka deklaruar se përpos që nuk ka mungesë të energjisë elektrike dje është thyer një rekord i konsumit.

“Nuk ka reduktime. Dje është thyer rekordi i konsumit të energjisë elektrike në vend. Janë ofruar 1300 megavat orë energji elektrike në orën 22:00 të mbrëmjes që është rekord absolut i të gjitha kohërave për energjetikën kosovare që është tregues i qartë që nuk ka ndalesa të energjisë elektrike, por po thyhen rekordet e konsumit”.

“Kemi pasë disa probleme aty-këtu me një numër të vogël të konsumatorëve, por ju siguroj se mbi 99 % të konsumatorëve janë duke u furnizuar në baza të rregullta. Është fakt që kemi pasë disa probleme, më shumë të natyrës teknike, në Fushë Kosovë. Dihet që para dy muajsh e kemi funksionalizuar komplet rrjetin e ri të tensionit të mesëm, prandaj kemi pasë disa probleme teknike pjesën më të madhe të të cilave i kemi zgjidhur dhe deri nesër do të zgjidhen edhe problemet e tjera”.

Buzhala, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se në fshatrat e Prishtinës, Prapashticë dhe Dabishec, që kanë pasë telashe të mëdha me rrymën nuk ka reduktime, por prishje.

“Aty ka prishje. Duhet ta dallojmë prishjen nga ndalesa e energjisë elektrike. Janë paraqitur një varg i madh i prishjeve për shkak të terrenit malor. Prishjet ndodhin gjithkund në botë, edhe në vendet më të zhvilluara, gjatë dimrit në kushte të rënduara atmosferike. Të gjitha ekipet e Prishtinës i kemi dërguar me ditë të tëra që t’i sanojnë ato prishje. Në ato zona të thepisura malore ka numër të vogël të konsumatorëve atje, por ne i konsiderojmë të gjithë konsumatorët njëjtë. Nesër pritet që të sanohen përfundimisht të gjitha prishjet”.

Ai ka thënë se në disa zona mund të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike si pasojë e ngrohjes enorme me energji elektrike.

Haziri për Osmanin: S’besoj që do të kalojë lehtë në një listë çfare është VV

0

Duke folur për zgjedhjet e 14 shkurtit, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se çdo proces zgjedhor ka vështirësi dhe sfida, por ajo që e nënkupton vështirësi për LDK-në është të qenit në qeverisje.

“Pas rezultateve të fundit ne kishim koalicion me VV dhe arritëm më pas ta bëjmë një koalicion me pakicat, deri te ajo që Kushtetuesja mori vendim.

Ne s’kishim alternativë tjetër, qeverisja e Hotit erdhi si opsion i vetëm. Ne përkundër Kurtit arritëm ta ndërtojmë qeverinë.

Ne nuk ndërtuam koalicion me PDK-në, por me partitë e vogla që përfshinë minoritet, ky është dallim në substancë.

Tashmë jemi të njohur me qëndrimet e Kurtit, sepse me LDK-në deri më 6 tetor kishte një partner të besueshëm.

Tash jemi në një garë politike, ne vazhdojmë të jemi lidhje politike që ndërtohet mbi bazë të vlerave dhe për ne ka rëndësi shteti. Ne jemi gardianë politikë, do të vazhdojmë të punojmë sepse po e shohim degjenerimin politik, kjo e rrezikon shtyllën e pavarësisë që është demokracia”, ka thënë në Euronews Albania.

Ai foli edhe për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK, e cila garon në zgjedhjet parlamentare me një listë të përbashkët me VV-në.

“Tani, zonja Osmani e humbi besimin në LDK, duke u thirr në një vendim të Këshillit të Përgjithshëm, dhe kjo shkaktoi dhe mosbesim dhe tërheqje nga strukturat, duke e gjet vetën në VV. A s’është kjo thyerje e ideologjikë kjo?

T’i thyesh ideologjitë, atëherë cili është profili politik. Më vjen keq që është largu nga LDK humbja e besimit është edhe në vlerësime, dhe s’besoj që do të kalojë lehtë në një listë çfare është VV.

Edhe të tjerët që kanë dalë nga LDK në procese politike, nuk dëmtohet LDK-ja por dëmtohen vet ata”, ka thënë ndër të tjera Haziri.

Shpend Ahmeti kërkon ndryshime kushtetuese për procesin zgjedhor

0

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se duhet të bëhen ndryshime në Kushtetutë sa i përket procesit zgjedhor duke thënë se ka shumë paqartësi në të.

Ai ka thënë se edhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar pasiguri dhe jostabilitet, prandaj edhe ka propozuar që pas këtyre zgjedhjeve të fillojë ndryshimi i Kushtetutës.

“Sa herë ka vendime të Gjykatës Kushtetuese flasim për mangësitë dhe zbrazëtirat e kushtetutës e mandej deri në vendimin e radhës nuk ka asnjë iniciativë që ta ndryshojmë atë apo të shtojmë qartësi në pjesë të paqarta. Vendimi absurd i Enver Hasanit et co ka mujt me u adresu 100 herë…Edhe më tutje nuk ka Republikë Parlamentare ku kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, edhe në qoftë se ajo parti i ka marr vetëm 10 përqind të votave”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Edhe vendimi i fundit shkakton pasiguri, jostabilitet që vjen nga gjërat e (pa)thëna në Kushtetutë. Do të ishte mirë që pas këtyre zgjedhjeve të fillohet një proces i ndryshimeve kushtetuese për të qartësuar së paku tri gjëra: (i)procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pas zgjedhjeve; (ii) Kur fillon të ec afati 15 ditor nga certifikimi i rezultateve për mandatarin dhe (iii) certifikimi i kandidatëve të dënuar nga gjykata”.

Ai tha se në të kundërtën në zgjedhjet e radhës do të vajtohet prapë për “këto mangësi”.

Hoxhaj në vizitë tek familja e Veselit para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë

0

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka bërë një vizitë tek familja e Kadri Veselit, ish-lider i këtij subjekti.

Kjo vizitë në familjen Veseli, u zhvillua para një takimi të Hoxhajt që pritet ta zhvillojë me strukturat e PDK-së në Mitrovicë.

”Para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, erdha për një çaj në familjen e Kryetarit Veseli.

Mungesa e tij në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patriotik, para, gjatë dhe pas luftës. E kur ka qenë në shtëpi, me të njëjtën dashuri e përkushtim si për atdheun, është përkujdesur edhe për familjen e tij.

Prandaj, sot, të gjithë së bashku e nga çdo anë, shpresojmë ta shohim drejtësinë sa më parë, që Kadriu, së bashku me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, t’iu kthehen familjeve të tyre, të na kthehen neve dhe mbarë Kosovës”.

Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Mund të dënohet me burgim të përjetshëm

0

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka çuar argumentet e saj në Gjykatën Speciale të premten për ta kundërshtuar kërkesën e Ben Emmerson, avokatit të Kadri Veselit, për ta liruar përkohësisht nga paraburgimi ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Në një përgjigjje të gjatë të Prokurorisë Speciale që mban në fund firmën e kryeprokurorit Jack Smith, janë renditur argumentet se pse Veseli, sipas organit të akuzës, duhet të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim. Prokuroria ka përmendur edhe mundësinë e dënimit të Veselit me burgim të përjetshëm, si një prej arsyeve se pse sipas tyre ai nuk duhet të lirohet as përkohësisht, raporton Gazeta Express.

“Veseli është akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në 40 vende të mbajtjes anembanë, përfshirë vrasjet dhe torturat. Krimet e paraqitura në akuza kundër Veselit sjellin një dënim të mundshëm me burgim të përjetshëm. Kjo perspektivë krijon rrezik të vazhdueshëm të arratisjes së tij, që do të rritet vetëm pasi Veseli do të mësojë fushën e plotë të provave kundër tij”, thuhet mes tjerash në përgjigjjen e Prokurorisë.

Organi i akuzës në Hagë pretendon se kriteret për ta mbajtur Veselin në paraburgim janë përmbushur dhe se këto kritere “nënvizojnë seriozitetin e rreziqeve të paraqitura”, duke përmendur më tej rrezikun që Veseli të arratiset dhe rrezikun që të ndikojë në procesin e hetimit ndaj tij, përfshirë ndërhyrjen në dëshmitarë. Sipas Prokurorisë, “asnjë masë alternative nuk adreson sa duhet këto rreziqe”.

Në materialin e Prokurorisë Speciale në Hagë thuhet se gjykatësi Nicolas Guillou duhet t’i ketë parasysh tri gjëra përpara se të vendos për lirimin ose mbajtjen në paraburgim të Kadri Veselit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake duhet të kuptojë se: (i) ekziston një dyshim i bazuar se Veseli ka kryer një krim brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara (‘DHSK’); dhe (ii) ekzistojnë shkaqe të artikulueshme për të besuar se: (1) ekziston rreziku jashtë funksionit; (2) Veseli do ta pengojë mbarëvajtjen e procedurës penale, duke përfshirë deri në ndikimin e dëshmitarëve, viktimave ose bashkëpunëtorëve; ose (3) seriozitetin e krimit, ose mënyrën apo rrethanat në të cilat është kryer dhe karakteristikat personale të Veselit, sjellja e kaluar, mjedisi dhe kushtet në të cilat ai jeton ose rrethana të tjera personale tregojnë një rrezik që ai të përsërisë veprën penale, të përfundojë një krim në tentativë ose të kryejë një krim të cilin ai ka kërcënuar se do ta kryejë”, thuhet tutje në materialin e këtij organi, që e konsideron jo bindës kërkesën e mbrojtjes së Veselit për lirim të përkohshëm.

Kryeprokurori Smith dhe ekipi i tij i japin rëndësi të veçantë të kaluarës së Veselit në inteligjencë, si shkak për të kërkuar mbajtjen e tij në paraburgim. Për ZPS-në, përvoja e një Veselit në inteligjencë është potencialisht të rëndësishme për disa faktorë të rrezikut që ai të arratiset.

“Për më tepër, Veseli është një nga zyrtarët më me përvojë të inteligjencës në Kosovë, shef i mëparshëm i shërbimeve të inteligjencës së UÇK-së dhe Shërbimit Informativ të Kosovës (‘SHIK’). Kur kjo kombinohet me statusin e tij si figurë publike, është përtej diskutimit që Veseli ka njohuri teknike dhe rrjet për të ikur nga drejtësia”, thuhet në përgjigjen e Smith.

Prokuroria i mbështet pretendimet e saj duke theksuar se “Veseli mund të udhëtojë në mbi 180 vende në botë”, ndërsa përmend paraqitjen e tij gjatë intervistimit para hetuesve të Speciales, që sipas tyre, s’e mohojnë rrezikun e arratisjes së tij.

“Paraqitja e Veselit në një intervistë të ZPS-në, sjellja e tij pasi u emërua si një personi i paditur dhe letra që e ofron avokati i tij që Veseli të udhëtojë në Hagë vështirë se mohojnë rrezikun e arratisjes”, thuhet në këtë material.

Tutje Prokuroria pretendon se ekziston një klimë e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë, të cilët thuhet se Veseli ka mjete për t’i heshtur.

“Kur ekziston një klimë frikësimi e dëshmitarëve, i akuzuari do të ketë më shumë mjete në dispozicion të tij për t’i heshtur dëshmitarët dhe do të përballet me më pak rrezik zbulimi ose denoncimi kur ai e bën këtë. Për më tepër, klima e frikësimit e cila ekziston në mënyrë të padiskutueshme në Kosovë, në mënyrë të qartë, nuk është rrethana e vetme e pretenduar në mbështetje të ndalimit të Veselit”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë Speciale.

Po kështu, ZPS vlerëson se “është vërtetuar se ekziston rreziku i pengimit të hetimit” nga ana e Veselit, sepse “Pozicionet e dikurshme dhe aktuale të Veselit lejojnë mobilizimin e një rrjeti mbështetësish të pafundm” dhe “përpjekjeve të Veselit për të ndërhyrë në dëshmitarë”.

Zyra e kryeprokrorit Jack Smith në këtë parashtresë hedh akuza se agjentët e SHIK-ut që e drejtonte Veseli ishin të përfshirë në vrasjen disa personave.

“E gjithë kjo duhet të konsiderohet më tej në dritën e inteligjencës së gjerë të Veselit në sfond. Funksionet e shërbimeve të inteligjencës së Veselit gjatë periudhës kohore për të cilën akuzohet, përfshinte identifikimin dhe hetimin e atyre që ishin përceptuar si kundërshtarë. Më tej, agjentët e SHIK-ut [REDAKTUAR] ishin të përfshirë në vrasjen e të dyshuarve si bashkëpunëtorë gjatë mandatit të Veselit si shef. Mbrojtja e Veselit mund [REDAKTUAR], por [REDAKTUAR]. Shkurtimisht, Veseli ka të gjithë përvojën, aftësitë, dhe rrjeti i nevojshëm për të synuar dëshmitarët kundër tij”, thuhet ndër tjerash në argumentimin e Prokurorisë.

ZPS është ankuar se si organ i akuzës nuk kanë burime për ta monitoruar Veselin nëse ai do të lirohej përkohësisht. Aty përmendet edhe mandati i EULEX-it, ndërsa konsiderohet se “autoritetet e Kosovës janë të kufizuara në aftësinë e tyre për të monitoruar një të akuzuar”.

“DHSK / ZPS nuk ka burime për ta monitoruar në mënyrë adekuate provizorisht një të liruar si i akuzuar në Kosovë. Më tej, mandati i monitorimit të EULEX-it nuk zgjatet për të monitoruar kushtet e lëshimit, dhe as nuk ka burime për ta bërë këtë. ​​Policia e Kosovës ka qenë në ndihmë të ZPS-së kur është thirrur, veçanërisht në arrestimet e fundit të të akuzuarve. Por ka arsye të mira për të besuar se autoritetet e Kosovës janë të kufizuara në aftësinë e tyre për të monitoruar një të akuzuar. […] Ka të shembuj të spikatur që demonstrojnë mungesën e kapacitetit për të monitoruar dhe zbatuar në mënyrë efektive kushtet në lidhje me ish-udhëheqësit e UÇK-së”, thuhet në parashtresë.

Mbrojtja e Veselit për lirimin nga paraburgimi të ish-kryetarit të PDK-së ka paraqitur një listë të kushteve që është zotuar se do të plotësoheshin në rast të lirimit të tij. Ndër tjerash, Ben Emmerson, avokat i Veselit, ka kërkuar edhe një seancë paragjyqësore për ta trajtuar këtë çështje. Por ZPS konsideron se “asnjë kombinim i kushteve të propozuara nuk i afrohet zbutjes së vargut të rreziqeve që paraqet Veseli nëse lirohet”. Prokuroria përshkruan se Veseli “tashmë ka demonstruar se është i motivuar të arratiset”.

Gjermania shtyn bllokimin deri më 15 shkurt

0

Shteti dhe Landet gjermane kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e bllokimit në vend.

Sipas mediave të huaja, është vendosur që izolimi do të qëndrojë në fuqi deri më 15 shkurt.

Dyqanet jo thelbësore do të mbeten të mbyllura, po ashtu edhe aktivitetet kulturore dhe të kohës së lirë do të ndalohen. Ndërkohë, do të jenë të kufizuar edhe udhëtimet. /Gsh/

COVID-19 ka sfiduar familjet dhe bizneset në Kosovë në shumë mënyra

0

UNDP-ja, së bashku me UN Women-in dhe UNFPA-në, zhvilluan vlerësimin e dytë të Ndikimit Social-Ekonomik (SEIA) në nëntor 2020, si vazhdim të vlerësimit te parë që u zhvillua në maj 2020, për të kuptuar se si pandemia ka ndikuar në ekonominë familjare dhe bizneset në Kosovë, .

SEIA 2 edhe më shumë përforcon gjetjet mbi implikimet socio-ekonomike të COVIDIt-19 krahasuar me vlerësimin e parë, duke përfshirë rritjen e papunësisë, përkeqësim të varfërisë, humbje të vazhdueshme të të ardhurave, pasiguri në punë, vonesën në arsim, rritjen e dhunës në familje, vështirësi në qasje në shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhuese dhe ngecje rreth progresit drejt barazisë gjinore. Ky vlerësim zbuloi se COVIDI-19 ka efekte gjinore, me ndikime të mëdha te gratë sesa te burrat.

“Në mes të kësaj pandemie, e cila ka prekur kaq shumë popullin e Kosovës dhe në të vërtetë të gjithë botën, unë jam krenare, që ne si familje e Kombeve të Bashkuara po bashkohemi për të ofruar mjete që na lejojnë të gjithëve të kuptojmë më mirë ndikimin e gjerë të kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe çfarë lloj hapash mund të kërkohen për ta adresuar atë. Duke sjell së bashku kompetencat e përbashkëta të familjes së sonë, ky vlerësim na lejon të bëjmë krahasime të rëndësishme se si sfidat kanë ndryshuar gjatë gjashtë muajve të fundit, duke mundësuar institucionet që të zhvillojnë përgjigje të përshtatshme të politikave të integruara dhe asistencë që targeton ata që janë ndikuar veçanërisht nga kriza”, theksoi Ulrika Richardson, koordinatore e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim për Kosovën.

“Rezultatet e SEIA-s 2 na lejojnë të shohim se si kanë evoluar kriza e COVIDIT gjatë një periudhe tetë muajshe. Për derisa pandemia filloi si një krizë shëndetësore, ajo shpejt u shndërrua në një krizë shumëdimensionale me implikime të mëdha socio-ekonomike, duke goditur më shumë ata që tashmë janë në situata të rënduara ekonomike. Kuptimi më i mirë i ndikimeve të krizës lejon të krijohen masa më të mira të rikuperimit. Të dhënat vihen në dispozicion përmes platformës ndërvepruese për analiza të mëtejshme dhe si një bazë për planifikimin”, tha Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme për UNDP në Kosovë.

Humbjet e vendeve të punës janë rritur. Në nëntor 2020, 11% e të anketuarve raportuan se kishin humbur vendet e tyre të punës, krahasuar me 8% në maj. Shumica e atyre që kishin humbur punën e tyre nuk morën mbështetje financiare ose ndonjë lloj përfitimi nga institucionet ose komunat. Duhet të theksohet gjithashtu se 89% e atyre që kërkonin punë para COVIDIT-19 mbetën ende të papunë në nëntor 2020. Në nëntor 2020, 89% e të anketuarve ishin kthyer në punë në ambientet e tyre të punës.

Për deri sa gratë tashmë ishin duke bërë pjesën më të madhe të punës-kujdesit të papaguar para fillimit të pandemisë COVID-19, rezultatet e këtij vlerësimi kanë treguar se kriza dhe masat kufizuese kanë rezultuar në një rritje dramatike të kësaj barre. Të dhënat zbuluan se përqindja e punës së papaguar u rrit për gratë, pasi ato kishin më shumë gjasa të kishin kaluar më shumë kohë në pastrim (24%) dhe gatim (18%) krahasuar me burrat (përkatësisht 13% dhe 6%).

“Eshtë e mundshme që ndikimet negative pandemisë COVID-19 për gratë dhe familjet të zgjasin me vite. Ndërsa barra e kujdesi të papaguar vazhdon të rritet te gratë, është koha të njohim kontributin e tyre në ekonomi. Puna e kujdesit të papaguar është e domosdoshme për zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërive, dhe është thelbësore për mirëqenien e njeriut. Rezultatet e siguruara nga SEIA do të ndihmojnë në hartimin e ndërhyrjeve që mbështesin shpërndarjen e barabartë të punës së papaguar të kujdesit dhe sigurojnë qëndrueshmëri ekonomike të grave”, deklaroi Vlora Tuzi-Nushi, kryetarw e Zyrës së UN Women-it.

Rezultatet mes vlerësimeve SEIA 1 dhe SEIA 2 tregojnë se efektet psikologjike të shkaktuara nga COVIDI-19 janë rritur. 36% e të anketuarve në nëntor deklaruan se shëndeti i tyre mendor- emocional ishte ndikuar, krahasuar me 28% në maj. Ngjashëm me rezultatet e valës SEIA 1, gratë duket se janë më të prekura në këtë drejtim (40%) sesa burrat (32%). Rastet e sëmundjes fizike dhe sëmundjes së një anëtari të familjes janë rritur gjithashtu me përkatësisht 11% dhe 9%. Të anketuarit mbi moshën 65 vjeç më shpesh raportojnë sëmundje fizike (15%) sesa të anketuarit që i përkasin me grupmoshat më të reja. Rreth 4% raportuan vështirësi të qasjes në shërbime gjinekologjike, ndërsa 2% raportuan vështirësi të qasjes në shërbimet amënore.

Visare Mujko-Nimani – shefe e Zyrës së UNFPA-së tha: “SEIA 2 ka vazhduar të na jap një pasqyrë të qartë të vështirësive dhe mangësive që COVIDI-19 ka shkaktuar në sistemin tonë shëndetësor, veçanërisht kur bëhet fjalë për shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues. Ky vlerësim vazhdon për të na ofruar neve si edhe institucioneve lokale dhe qendrore, njohuri rreth identifikimit të grupeve të cenueshme dhe atyre që kanë mbetur mbrapa, jeta e të cilëve ka më shumë mundësi të ndikohet nga pandemia. Gjetjet do të jenë gjithashtu të dobishme për të ofruar shërbime më të fokusuara, për të lehtësuar efektet e krizë dhe për të rritur qëndrueshmërinë e komunitetit. ”

Të dyja vlerësimet, e muajit maj dhe e muajit nëntor kanë raportuar rritjen e dhunës në familje. Rreth 59% e të anketuarve që morën pjesë në SEIA 2 menduan se dhuna në familje ishte rritur që nga fillimi i pandemisë një rritje të lehtë nga vlerësimi i muajit maj. Ndërsa është shqetësuese që 63% e grave besonin se dhuna në familje ishte rritur, vetëm një e treta e tyre deklaroi se nuk kane informata se ku të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje në raste të dhunës në familje (32%).

COVIDI-19 ka rezultuar me ndikime të konsiderueshme gjithashtu edhe në bizneset në Kosovë të cilat udheheqen pothuajse ekskluzivisht nga burrat (82%), ndërsa vetëm 11% e bizneseve ishin nën udheheqje të grave. Ndryshimet në masat kufizueset dhe rihapja graduale duke filluar prej muajit qershor 2020, ndikuan në funksionimin normal të bizneseve. Në maj, 56% raportuan se aktivitetet e tyre ishin ndalur plotësisht për shkak të COVIDIT-19, ndërsa në nëntor, vetëm 13% raportuan të njëjtën gjë. Në maj të vitit 2020 rreth 23% e bizneseve deklaruan se ndikimi i pandemisë ishte shumë negativ. Ky numër u rrit në 55% në nëntor 2020.

Mungesa e klientëve (89%), vështirësitë në pagesat e pagave (39%) dhe aftësia për të përmbushur detyrimet tatimore (33%) raportohen si tre sfidat kryesore për bizneset në vlerësimin e muajit nëntor 2020. 88% e bizneseve raportuan ulje në të shitje të produkteve dhe shërbimeve, si dhe në të ardhura.

36% biznese të anketuara nuk kishin një përgjigje kur u pyetën se edhe sa më gjatë biznesi i tyre mund të përballoj situatën pandemike. Në maj, kjo përqindje arriti në vetëm 13%. 35% e bizneseve – si në maj edhe në nëntor – parashikuan që bizneset e tyre të mund të përballonin situatën vetëm edhe një deri në dy muaj më shumë.

Këto gjetje të këtij studimi do të ndihmojnë për të analizuar më shumë ndikimin e pandemisë COVID-19 mbi familjet dhe bizneset në Kosovë dhe për të kuptuar se në cilat zona (individë, familje ose biznese) të përqendrohet ndihma.

(Vlerësimi i Ndikimit Socio-Ekonomik (SEIA), u realizua nga UNDP, së bashku me UN Woman dhe UNFPA)

Hoti në Prizren: Ne do t‘u sigurojmë të rinjve tanë arsimim cilësor

0

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me disa të rinj nga rajoni i Prizrenit.

Pas këtij takimi, Hoti ka thënë se do të sigurojë për të rinjtë arsim cilësor.

“Ne do t‘u sigurojmë të rinjve tanë arsimim cilësor, të bazuar në dijen e kohës, si dhe orientim profilesh mbi bazat e nevojave të tregut të punës”.

KQZ ndanë 700 mijë euro për financimin e partive politike

0

KQZ ka vendosur që të ndajë rreth 700 mijë euro për financimin e partive politike.

Ndarja e mjeteve është bërë bazuar në numrin e ulëseve që partitë kanë fituar në zgjedhjet paraprake.

Gjithësej KQZ ka pranuar 28 aplikacione të partive politike.

“Kemi 28 aplikacione të partive politike. Në aspektin gjinor s’kemi përmirësim. Kemi shtatë parti politike shqiptare me 780 kandidatë. Është koha që KQZ-ja ta ndaj fondit për financimin e partive politike që për këta dy muaj është 700 mijë euro bazuar në ulëset e fituara më zgjedhjet paraprake”, kanë thënë në KQZ.

I njëjti më pas është miratuar nga anëtarët e KQZ-së.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort