Home Blog Page 5496

Trump e mban fjalimin lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë (Video)

0

Në ditën e tij të fundit si president i SHBA-së, Donald Trump e ka mbajtur fjalimin lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë.

Me llogaritë e tij të mbyllura në rrjetet sociale, Trump kishte një ton, por megjithatë sfidues, në një video të postuar në llogaritë zyrtare të qeverisë në rrjete sociale.

“Ne bëmë atë për çfarë kemi ardhur – dhe shumë më shumë. Unë i mora përsipër betejat e vështira, luftërat e ashpra dhe bëra zgjedhjet më të vështira – sepse ju më keni zgjedhur që të bëj një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Trump ka paralajmëruar se “rreziku më i madh” me të cilin po përballet vendi është “humbja e besimit në madhështinë tonë kombëtare”.

“Unë jam veçanërisht krenar që jam presidenti i parë në disa dekada që nuk e kam nisur asnjë luftë të re”, ka shtuar ai.

Ai e pranoi se një administratë e re do të marrë detyrën, por tha “Unë dua që ta dini se lëvizja që e kemi filluar sapo ka nisur”.

Fatmir Limaj: Do të jemi befasi e zgjedhjeve, ua prishim matematikat të gjithëve

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur për fuqinë elektorale të partisë që e drejton, duke thënë se “matematikat që bëhen në Prishtinë” për ata do t’ua prish populli me votë.

“Artificialisht po tentohet të prishet vota e Nismës, por kjo nuk do t’ju del ashtu siç mendojnë disa për neve”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse ai nuk ndjehet i sfiduar, nuk i hyn fare garës. “Nëse s’ka sfidë, mua nuk më kënaq”.

Ai tha se po përdorën metoda të ulëta për ta prishur votën e Nismës.

“Janë matematika që bëhen në Prishtinë për t’ia ndalur votën Nismës. Porosia ime për atë është se ju vetëm sa me keni ndihmuar, vetëm sa e keni rritur votuesin e Nismës. Janë plot familje që po na bashkohën çdo ditë, prandaj ne do të jemi zëri i fuqishëm i qytetarëve në këto zgjedhje”, ka thënë Limaj.

“Ne jemi vend i lirë dhe secili voton lirshëm dhe secila forcë politike dërgon mesazhe dhe kërkon besimin gjithandej Kosovës. Por i papranueshëm është tentimi për deformimin e votës nga Prishtina. Ne jemi në terren dhe e shohim çka po ndodh. Njerëzit e kanë kuptuar mesazhin tonë, dhe çdo ditë kemi forcim dhe bashkim rreth projektit tonë”, ka shtuar kryetari i Nismës.

Ai tha se Kosova gjendet në situatë të jashtëzakonshme, por Nisma si parti nuk është në atë pozitë.

“Lojën artificial që po bëhet në Prishtinë tregon se Nisma po fuqizohet çdo ditë. Do të jemi befasi e këtyre zgjedhjeve, sepse ato matematika po ua prishin qytetarët. Ky është realiteti”, theksoi ai.

Sipas tij, ata që flasin për votat e Nismës dhe pragun zgjedhor, nuk e kanë idenë as ku janë ato zona për të cilat po flet ai.

“Prandaj, ju do ta shihni reaksionin e qytetarëve, sepse besimi nuk ndërtohet në studio, por ai ndërtohet çdo ditë dhe në terren. Qytetarët me njohin qe 20 vjet. Jam njeri i luftës dhe pjesëmarrës në projektet e pasluftës për ndërtimin e shtetit. Kam qenë pjesë e vendimeve që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve”, theksoi ai. /RTKLive/

Zafir Berisha: Jeshkova e vogël por e shumë betejave për liri, u dakorduam për mobilizim si dikur  

0

Kryetari i Nisma Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka vazhduar me aktivitete partiake edhe në fshatin Jeshkovë, ku nga atje kë bë thirrje për mobilizim në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Berisha të panishmëve iu tha se dje ishim bashkë në betejat për lirinë dhe shtetin e Kosovës, sot është mëse e nevojshme që të jemi bashkë për ruajtjen e shtetit.

Shkrimi i plotë:

Në Jeshkovën e shumë betejave pēr liri!
Sot bashkë me miq e bashkëluftetar dhe familjar të dëshmorëve të UÇK-së në fshatin e vegël por të shumë betejave për liri u dakorduam për mobilizim si dikur, për betejën politike të 14 shkurtit.

Dje ishim bashkë në betejat për lirin dhe shtetin e Kosovës, sot është mëse e nevojshme që të jemi bashkë për ruajtjen e shtetit dhe liris e cila po kërcënohet nga mbeturinat e regjimit të Serbis të cilat kan gjetur streh në sektin e LVV dhe te “azilanti” i PDK!

Kosova që nga paslufta asnjëher nuk ka pasur nevoj më shumë se në këto zgjedhje të mbeshteten njerzit që jan të dëshmuar për arsye të sfidave të mëdha që ka para vetit, dhe këta njerz të dëshmuar e keni ne listën e Nisma Socialdemokrate!
Zafa

Nezir Çoçaj ftohet nga Gjykata Speciale

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Has, sot ka bërë të ditur se Nezir Çoçaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Në një postim në Facebook thuhet se Çoçaj ka pranuar ftesën nga Dhomat e Specializuara që gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për intervistim.

 

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

OVL e UÇK-së, HAS

Njofton se:

NEZIR ÇOÇAJ është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Ai ka pranuar Ftesë për intervistim nga Dhomat e Specializuara që gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për Intervistim.

OVL e UÇK-së, Dega në HAS, mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste.

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS, DEGA NË HAS i mbështetë të gjithë çlirimtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët luftuan për Lirinë e Vendit të tyre nga regjimi jugosllav, serb.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Drejtësi për Luftëtarët e UÇK-së!

OVL e UÇK- Dega në HAS

19.01.2021

Kryetar: Xhevdet Thaqi

Mali i Zi merr vaksinën anti Covid në fund të janarit

0

Mali i Zi do të marrë sasi të mjaftueshme të vaksinës Sinofarm kundër koronavirusit në fund të janarit, u ra dakord në një takim midis përfaqësuesve të lartë të asaj kompanie kineze dhe ministres së Shëndetësisë të Malit të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq.

Ministria e Shëndetësisë shton se është në fazën e fundit të negociatave bilaterale me prodhuesit e tjerë të vaksinave kundër koronavirusit dhe se vaksina e parë që do të fillojë imunizimin në Malin e Zi do të jetë me një certifikatë evropiane, dhe kjo është vaksina Pfizer.

Mali i Zi po vazhdon gjithashtu dialogun brenda iniciativës Covax, në mënyrë që qytetarët të kenë në dispozicion vaksina të mjaftueshme në mënyrë që imunizimi kundër COVID-19 të jetë në një nivel të lartë, përfundon deklarata.

Hoti nga Prizreni: Sektori privat do të jetë fokusi i qeverisjes tonë

0

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Prizren.

“Sektori privat është gjenerator i rritjes ekonomike dhe punësimit, prandaj qeveria jonë do të vlerësojë kornizën ligjore dhe do të ndryshojë atë në përputhje me zhvillimet në treg. Eliminimi i barrierave ligjore dhe zvogëlimi i burokracisë, do të jetë fokus i qeverisjes tonë” shkruan Hoti në Facebook.

Postimi i plotë:

Prizreni është shpirti i kulturës dhe punës!
Sektori privat është gjenerator i rritjes ekonomike dhe punësimit, prandaj qeveria jonë do të vlerësojë kornizën ligjore dhe do të ndryshojë atë në përputhje me zhvillimet në treg. Eliminimi i barrierave ligjore dhe zvogëlimi i burokracisë, do të jetë fokus i qeverisjes tonë.

 

Kështu e parkon prishtinasi makinën në mes të trotuarit

0

Një qytetar i Prishtinës nuk ka respektuar rregullat e qarkullit duke parkuar makinën e tij në mes të trotuarit në lagjen “Emshir” .

Fotografia është publikuar nga faqja ” Vrojtuesit e lagjes” ku mjeti i tipit BMW shihet i parkuar në mes të trotuarit.

Më poshtë iu sjellim fotografinë:

Haradinaj: Referendum për bashkimin me Shqipërinë nëse nuk ndodh integrimi euroatlantik

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nga Drenasi ka dhënë disa argumenta pse duhet të votohet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 14 shkurt.Haradinaj në shkrimin e tij në Facebook ka thënë se në këto zgjedhje kandidon për President të vendit dhe se qëllimi kryesor është të përmbyll detyrat e rëndësishme që i ka vendi përpara.Ai tutje ka theksuar se nëse nuk realizohet orientimi euroatlantik opsion mbetet bashkimi me Shqipërinë.

“Me 14 shkurt do të votojnë të gjithë. Si shtetas të Kosovës, nuk duhet të mendojmë ngushtë dhe të votojmë ngushtë. Ne duhet ta zgjerojmë vizionin, andaj, bëj thirrje që të votohet Aleanca” shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:
Pse duhet të votohet Aleanca me 14 shkurt? Çka ndodh me Kosovën pas kësaj ditë? Çfarë na pret në pesë vitet më pas? Këto ishin temat për të cilat iu drejtova sonte strukturave të Aleancës në Drenas.Gjatë mandatit tim si kryetar i qeverisë, kam parë rrezikun se Kosova mundohej të paraqitet si e pazonja për të zgjedhur punët e saj, pa Brukselin e pa negociatat me Serbinë. Ndërtova asokohe strategjinë time, që të pengoja qëllimin kryesor të këtij rreziku, që ishte ndarja e Kosovës. Ndërtuam murin kinez për Serbinë, respektivisht vendosëm taksën. Evituam pra, rrezikun e ndarjes së vendit dhe Kosovën e forcuam si partner serioz në rrafshin ndërkombëtar.
Në këto zgjedhje, unë kandidoj për President të vendit. Qëllimi im është të përmbylli detyrat e rëndësishme që i kemi në rrugën tonë: forcimin e sektorit të sigurisë, garantimin e funksionimit të Intelegjencës, Gjyqësorit, Politikës së Jashtme e detyra të tjera, në funksion të fuqizimit të Atdheut tonë.

Me 14 shkurt do të votojnë të gjithë. Si shtetas të Kosovës, nuk duhet të mendojmë ngushtë dhe të votojmë ngushtë. Ne duhet ta zgjerojmë vizionin, andaj, bëj thirrje që të votohet Aleanca.Duke uruar suksese për kandidatët e Drenasit, kam shpalosur pikat kryesore të programit qeverisës të Aleancës, për vitet 2021 – 2025, me theks të veçantë të fondit një miliardësh, që përfshihet në kuadër të planit ekonomik, e që dita ditës po përkrahet dhe promovohet si ide edhe nga partitë e tjera.Gjithashtu shpjegova për rrezikun që Kosova të mbetet në pozita të njëjta për shumë vite në vijim, e rrethuar dhe e izoluar. Edhe pse ne kemi orientimin tonë euroatlantik, nuk jemi pa opsion, nëse kjo gjendje e Kosovës do të vazhdojë me tendenca që të zgjatet deri në pafundësi. Opsioni tjetër, do të jetë Referendumi i organizuar për bashkimin tonë më Shqipërinë, sepse ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Ky nuk është kërcënim për askënd, por thjesht Kosova e ka të domosdoshme antarësimin në NATO, qoftë si shtet i pavarur, qoftë si e bashkuar me Shqipërinë.
Pas takimit me struktura, kam vizituar familjen e mikut tim, rapsodit të ndjerë Tahir Qorri (Drenica), atdhetarit të madh, që i këndoi lirisë dhe heronjve gjatë tërë jetës së tij. Me këtë rast, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” (post mortem), për kontributin e tij për çështjen kombëtare. Falënderoj përzemërsisht familjen Qorri për mikpritjen.

Donika Gërvalla flet për herë pas përfshirjes në listën e VV’së

0

Kandidatja për deputete nga radhët e Vv’së, Donika Gërvalla, ka folur për herë të parë pasi u bë e ditur se do të kandidojë në zgjedhje. Ajo thotë se e sheh si kontribut të vetin për çlirim të Kosovës nga krimi dhe korrupsioni.

“Ka pak ditë që jam kthyer përsëri në Kosovë. Këtë herë për një kohë më të gjatë. Për herë të parë kandidoj që si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të jem pjesë e drejtpërdrejtë e politikës së vendit. E shoh këtë si kontribut timin për çlirimin e Kosovës nga krimi dhe korrupsioni i instaluar prei vitesh dhe hapjen e një perspektive më të mirë për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar ajo.

Ajo thotë se do t’i ruaj mendimet e saja të pavarura përkundër futjes në parti politike.

“Unë në politikë mbetem ajo Donikë që kam qenë gjithmonë, me të gjithë personalitetin dhe bindjet e mia. Askush nuk do të mund të ma ndalojë mendimin e pavarur, të mësuar dhe ushtruar që në vegjëlinë më të hershme në Prishtinë dhe Dubovik. As respektin ndaj qytetarit në çdo cep të vendit. Kosova nuk është vetëm Prishtinë por është çdo qytet e fshat nga Dukagjini në Drenicë, nga Llapi në Anamoravë dhe sigurisht edhe në Mitrovicë”

Ajo thotë se gjatë javës së ardhshme do të bëhet e ditur se si ajo, dhe njerëz tjerë brenda listës së VV’së, mund të japin kontribut për vendin.

“Gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme në këtë platformë, por edhe tjetërkund do të mund të lexohet konkretisht se si, së bashku me një grup të vogël, płot njerëz të guximshëm dhe të mençur, kemi menduar të japim kontributin tonë”, shtoi ajo.

Ka pak ditë që jam kthyer përsëri në Kosovë. Këtë herë për një kohë më të gjatë.
Për herë të parë kandidoj që si…

Posted by Donika Gërvalla-Schwarz on E martë, 19 Janar 2021

 

“Mërgata i prin ndryshimit”- Kurti me video-mesazh për diasporën!

0

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, përmes një videomesazhi i është drejtuar diasporës duke ua bërë me dije procedurat aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit.

Ai ndër të tjera ka thënë se “Mërgata i prin ndryshimit”.

“Kanë mbetur edhe dy ditë për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit. Kësaj radhe kemi interesim të jashtëzakonshëm. Andaj iu bëjnë thirrje ta ushtroni të drejtën themelore për të votuar”

Na ndanë pak kohë nga ndryshimi i shumëpritur, ju lutemi t’i ndjekeni udhëzimet nga KQZ”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar edhe mënyrën se si duhet të votohet nga mërgata.

“Është vendimtare t’i ndjekni hapat, prandaj të mobilizohemi. Bashkë jemi më të fortë dhe më afër referendumit, bashkë ia kemi dalë. Tash ju bëj thirrje të jemi të bashkuar, që zëri juaj të dëgjohet regjistrohuni”, ka shtuar në fund lideri i VV-së.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort