Home Blog Page 5495

Sot bëhen 12 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK

0

Ishte viti 1999 ku nisi çarmatimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u shndërruar më vonë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Nuk shkoi shumë dhe në vitin 2000 përfundon edhe transformimi i UÇK-së në TMK.

Kjo e gjitha kishte nisur pas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë. Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ishin pjesë përbërëse e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nën protektoratin e OKB-së, saktësisht misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut.

Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjeneral-lejtënant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet, raporton KP.

TMK u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendi që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej, por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradit, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TKM-së, dhe krijimi i një force të re.

“Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshje. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pasi e arritën qëllimin e tyre, duke përfshirë këtu lehtësimin e rindërtimit pas lufte të Kosovës. Ato do të shpërndahen 1 vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhej në Planin e Ahtisaarit.

Por më 2009 kjo forcë prapë u shpërbë për tu shndërruar në një forcë tjetër, tash Forca e Sigurisë së Kosovës.

Më 20 janar 2009, TMK-ja zyrtarisht u shpërbë në FSK. Forca e Sigurisë së Kosovës, fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.

Më 4 mars të vitit 2014, Qeveria e Kosovës mori vendimin që të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, si ushtri e Kosovës, e cila parashihet t’i mbërrijë kapacitetet që të mund të sigurojë integritetin e Kosovës. Më 14 dhjetor 2018, Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Ligjet e miratuara ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës nuk morën pjesë në seancë, pasi ata ishin kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.

A është përhapur varianti i ri i koronavirusit edhe në Kosovë?

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.

Sipas IKSHPK gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.

Ndryshe, varianti i ri i coronavirusit i cili është përhapur në disa vende të botës, dyshohet të ketë arritur edhe në vendin tonë, kjo për shkak se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), të hënën i ka nisur 30 mostra për analiza më të thella në Gjermani.

Mirëpo, për infektologun Hamdi Ramadani, varianti i ri i coronavirusit nuk duhet të paraqes shqetësim tek qytetarët e vendit.

Ramadani për Telegrafin ka thënë se masat e ndërmarra deri më sot për coronavirusin duhet të jenë të njëjta edhe për variantin e ri të saj.

“Nuk mendoj që ka ndonjë bazë ose arsye që të bëhet ndonjë shqetësim në opinionin publik, për shkak se masat rigoroze që duhet të merren është mbajtja e maskës, distanca sociale dhe përdorimi i higjienës, janë të ngjashme dhe më këtë formën e re. Mendoj që me fillimin e një vaksine në Kosovë, situata do të jetë më e mirë në 100 ditët e ardhshme. Ende masat rigoroze anti-COVID duhet të jenë shtrënguese dhe jo relaksuese. Brenda 100 ditëshit duhet të përdoren këto masa”, ka thënë infektologu Ramadani.

Ai theksoi se nga aspekti mjekësor kjo formë e re e coronavirusit është prit, pasi siç shpjegoi Ramadani viruset respiratorë me kalimin e kohës marrin ndryshime antigjenike që në mjekësi kjo njihet si mutacion.

“Ditët ose javët e fundit që është paraqit në opinionin publik një formë e re e coronavirusit, mirëpo në aspektin shkencor kjo çështje mendoj është prit pasi që të gjitha llojet e viruseve, sidomos këto viruset respiratorë duke përfshirë edhe coronavirusin, me kalimin e kohës do të paraqiten ndryshime antigjenike që në mjekësi kjo njihet si mutacion. Kjo është edhe për viruset sezonale të gripit. Kjo nuk është shumë për tu shqetësuar”, ka thënë ndër të tjera infektologu, Hamdi Ramadani./FrontOnline/

Besnik Bislimi: Do t’i fitojmë 62 deputetë pa votat e mërgatës

0

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi i ka komentuar rezultatet e sondazhit që e la në gjysmë Armend Muja, pasi aderoi në këtë parti.

Sipas sondazhit të “Rrinvest”, fituese e zgkjedhjeve të 14 shkurtit do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 54, 1 për qind që i bie 62 deputetë.

“54.1% e votave përkthehet ne 62.7 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pa përfshirë votat e mërgatës! A po e kuptoni tani pse gjumi është luks?”, ka shkruar ai menjëherë pas publikimit të sondazhit.

Besnik Bislimi ditë më parë në Kanal 10 tha se rritja e Vetëvendosjes është e frikshme dhe se po e lë pa gjumë.

COVID-19 në Kosovë, 1.420 të vdekur dhe mbi pesë mijë raste aktive

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar të martën edhe 294 raste të reja me virusin korona, raporton GazetaBlic.Sipas të dhënave të fundit, deri më tani, numri i personave që kanë rezultuar pozitivë është 56 mijë e 412, ndërkohë që raste aktive janë edhe 5 mijë e 279.“Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes”, ka njoftuar IKSHPK.

Njoftimi i plotë:281 TË SHËRUAR DHE 294 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.729 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Prizren 35 raste, Ferizaj 19 raste, Gjilan 15 raste, Podujevë 15 raste, Suharekë 13 raste, Klinë 11 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 9 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Shtime 6 raste, Dragash 5 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Vushtrri.

Sot vendoset fati i kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin

0

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë vetëm edhe sot kohë që t’i verifikojnë listat e partive politike, të cilat mund të kenë kandidatë me dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit. Procesi i verifikimit ka filluar që nga e hëna.Listat e partive politike me kandidatët për deputetë do t’u nënshtrohen verifikimit në gjashtë institucione.Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Janë dërguar në 6 institucione shkresa të veçanta për të kërkuar konfirmimin e përshtatshmërisë së kandidatëve me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këtyre shkresave, i janë bashkangjitur edhe lista e kandidatëve për deputetë që janë dorëzuar në KQZ. Neni 29, që flet për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatit, tregon se kush nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet”, ka thënë Elezi.Për procesin e verifikimit të kandidatëve janë deklaruar edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.“Ne si KGjK tashmë e kemi një databazë në të cilën janë të regjistruar të gjithë personat e dënuar me Aktgjykime të formës së prerë. Të dhënat nga ky regjistër mund të verifikohen në një kohë shumë të shkurtër dhe të shpejtë. Dy ditë, për të bërë këtë verifikim janë mëse të mjaftueshme për ne si institucion. Procesi i verifikimit është fare i thjeshtë, meqë thjeshtë verifikohet nëse ndonjë kandidat i subjekteve politike ekziston në këtë databazë apo jo.”

Në rast se KGJK-ja gjen se persona që kanë kandiduar për deputetë kanë dënime të plotfuqishme, Komisioni Qendror Zgjedhor duhet t’ua refuzojë certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.Edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se një person i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të ketë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Kosovës.Në listat e kandidatëve për deputetë të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë përfshirë disa persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tre vjetët e fundit.Lëvizja Vetëvendosje ka 10 kandidatë me aktakuza aktive, dhe dy kandidatë të dënuar në tri vjetët e fundit. Në mesin e tyre janë Albin Kurti e Albulena Haxhiu, të cilët janë dënuar me kusht në shtatorin e vitit 2018 për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.AAK’ja ka tetë kandidatë më aktakuza aktive. PDK’ja ka katër kandidatë me aktakuza aktive dhe një të dënuar në tri vjetët e fundit.
Nisma ka një me aktakuzë aktive dhe dy të dënuar në tri vjetët e fundit. Njëri prej tyre është Besnik Berisha, ish-udhëheqës i Divizionit të Prodhimit të Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht për “zbulim të fshehtësisë zyrtare” në mars të 2018-s.Lista Serbe ka një me aktakuzë aktive dhe një të dënuar. Milan Aritonoviq nga Lista Serbe është i dënuar me 500 euro gjobë nga gjykata për raportim të rremë të pasurisë.Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm një kandidat me aktakuzë aktive.Këto janë të gjitha institucionet nëpër të cilat do të kalojnë listat e deputetëve për verifikim:Germa ‘e’ në nenin 29 thekson se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është e) pjesëtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Prandaj, për t’u siguruar që kandidatët nuk janë pjesëtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, kemi kërkuar nga ky institucion të na dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë pjesëtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.Germa ‘c’ në nenin 29 thekson se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: c) pjesëtar i Policisë së Kosovës. Prandaj, për t’u siguruar që kandidatët nuk janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kemi kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.Germat ‘b’ dhe ‘k’ në nenin 29 theksojnë se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: b) pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës; dhe k) pjesëtar i forcave të armatosura të ndonjë shteti. Prandaj, për t’u siguruar që kandidatët përmbushin edhe këtë kriter, kemi kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë pjesëtarë të forcave të armatosura të Kosovës.Germa ‘g’ në nenin 29 thekson se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: g) përfaqësues diplomatik. Prandaj, për t’u siguruar që kandidatët nuk janë përfaqësues diplomatik, kemi kërkuar nga Ministria e Jashtme të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë përfaqësues diplomatik.Germat ‘a’, ‘p’ dhe ‘q’ në nenin 29 theksojnë se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: a) gjykatës apo prokuror në Kosovë ose gjetkë; p) me anë të vendimit të gjykatës i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe q) i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit. Prandaj, kemi kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të na dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë gjykatës; nëse janë subjekt i vendimit të gjykatës me të cilin i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe nëse janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit;Germat ‘o’, ‘r’, dhe ‘s’ në nenin 29 theksojnë se kandidat nuk mund të jetë një person të cilit o) me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e PZAP-it i është hequr e drejta për të qenë kandidat; r) ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i; dhe s) ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhëri të PZAP-it. Prandaj, kemi kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të na dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë subjekt i vendimit të PZAP-it për t’iu hequr e drejta për të qenë kandidat; nëse kanë dështuar të paguajnë gjobën e vënë nga PZAP-i; dhe nëse kanë dështuar t’i përmbahen ndonjë urdhri të PZAP-it.Në frymën e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për bashkëpunim ndërinstitucional ne kemi kërkuar nga këto institucione që në afatin më të shkurtër të mundshëm, por jo më vonë se më 20 janar 2021, në orën 12:00, të na përgjigjen në kërkesat tona për verifikim.

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend.
Sipas IHMK’së, këto dy ditë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në mëngjese do të ketë ngrica në të gjithë territorin, derisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 dhe -5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

Trump e mban fjalimin lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë (Video)

0

Në ditën e tij të fundit si president i SHBA-së, Donald Trump e ka mbajtur fjalimin lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë.

Me llogaritë e tij të mbyllura në rrjetet sociale, Trump kishte një ton, por megjithatë sfidues, në një video të postuar në llogaritë zyrtare të qeverisë në rrjete sociale.

“Ne bëmë atë për çfarë kemi ardhur – dhe shumë më shumë. Unë i mora përsipër betejat e vështira, luftërat e ashpra dhe bëra zgjedhjet më të vështira – sepse ju më keni zgjedhur që të bëj një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Trump ka paralajmëruar se “rreziku më i madh” me të cilin po përballet vendi është “humbja e besimit në madhështinë tonë kombëtare”.

“Unë jam veçanërisht krenar që jam presidenti i parë në disa dekada që nuk e kam nisur asnjë luftë të re”, ka shtuar ai.

Ai e pranoi se një administratë e re do të marrë detyrën, por tha “Unë dua që ta dini se lëvizja që e kemi filluar sapo ka nisur”.

Fatmir Limaj: Do të jemi befasi e zgjedhjeve, ua prishim matematikat të gjithëve

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur për fuqinë elektorale të partisë që e drejton, duke thënë se “matematikat që bëhen në Prishtinë” për ata do t’ua prish populli me votë.

“Artificialisht po tentohet të prishet vota e Nismës, por kjo nuk do t’ju del ashtu siç mendojnë disa për neve”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse ai nuk ndjehet i sfiduar, nuk i hyn fare garës. “Nëse s’ka sfidë, mua nuk më kënaq”.

Ai tha se po përdorën metoda të ulëta për ta prishur votën e Nismës.

“Janë matematika që bëhen në Prishtinë për t’ia ndalur votën Nismës. Porosia ime për atë është se ju vetëm sa me keni ndihmuar, vetëm sa e keni rritur votuesin e Nismës. Janë plot familje që po na bashkohën çdo ditë, prandaj ne do të jemi zëri i fuqishëm i qytetarëve në këto zgjedhje”, ka thënë Limaj.

“Ne jemi vend i lirë dhe secili voton lirshëm dhe secila forcë politike dërgon mesazhe dhe kërkon besimin gjithandej Kosovës. Por i papranueshëm është tentimi për deformimin e votës nga Prishtina. Ne jemi në terren dhe e shohim çka po ndodh. Njerëzit e kanë kuptuar mesazhin tonë, dhe çdo ditë kemi forcim dhe bashkim rreth projektit tonë”, ka shtuar kryetari i Nismës.

Ai tha se Kosova gjendet në situatë të jashtëzakonshme, por Nisma si parti nuk është në atë pozitë.

“Lojën artificial që po bëhet në Prishtinë tregon se Nisma po fuqizohet çdo ditë. Do të jemi befasi e këtyre zgjedhjeve, sepse ato matematika po ua prishin qytetarët. Ky është realiteti”, theksoi ai.

Sipas tij, ata që flasin për votat e Nismës dhe pragun zgjedhor, nuk e kanë idenë as ku janë ato zona për të cilat po flet ai.

“Prandaj, ju do ta shihni reaksionin e qytetarëve, sepse besimi nuk ndërtohet në studio, por ai ndërtohet çdo ditë dhe në terren. Qytetarët me njohin qe 20 vjet. Jam njeri i luftës dhe pjesëmarrës në projektet e pasluftës për ndërtimin e shtetit. Kam qenë pjesë e vendimeve që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve”, theksoi ai. /RTKLive/

Zafir Berisha: Jeshkova e vogël por e shumë betejave për liri, u dakorduam për mobilizim si dikur  

0

Kryetari i Nisma Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka vazhduar me aktivitete partiake edhe në fshatin Jeshkovë, ku nga atje kë bë thirrje për mobilizim në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Berisha të panishmëve iu tha se dje ishim bashkë në betejat për lirinë dhe shtetin e Kosovës, sot është mëse e nevojshme që të jemi bashkë për ruajtjen e shtetit.

Shkrimi i plotë:

Në Jeshkovën e shumë betejave pēr liri!
Sot bashkë me miq e bashkëluftetar dhe familjar të dëshmorëve të UÇK-së në fshatin e vegël por të shumë betejave për liri u dakorduam për mobilizim si dikur, për betejën politike të 14 shkurtit.

Dje ishim bashkë në betejat për lirin dhe shtetin e Kosovës, sot është mëse e nevojshme që të jemi bashkë për ruajtjen e shtetit dhe liris e cila po kërcënohet nga mbeturinat e regjimit të Serbis të cilat kan gjetur streh në sektin e LVV dhe te “azilanti” i PDK!

Kosova që nga paslufta asnjëher nuk ka pasur nevoj më shumë se në këto zgjedhje të mbeshteten njerzit që jan të dëshmuar për arsye të sfidave të mëdha që ka para vetit, dhe këta njerz të dëshmuar e keni ne listën e Nisma Socialdemokrate!
Zafa

Nezir Çoçaj ftohet nga Gjykata Speciale

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Has, sot ka bërë të ditur se Nezir Çoçaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Në një postim në Facebook thuhet se Çoçaj ka pranuar ftesën nga Dhomat e Specializuara që gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për intervistim.

 

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

OVL e UÇK-së, HAS

Njofton se:

NEZIR ÇOÇAJ është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Ai ka pranuar Ftesë për intervistim nga Dhomat e Specializuara që gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për Intervistim.

OVL e UÇK-së, Dega në HAS, mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste.

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS, DEGA NË HAS i mbështetë të gjithë çlirimtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët luftuan për Lirinë e Vendit të tyre nga regjimi jugosllav, serb.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Drejtësi për Luftëtarët e UÇK-së!

OVL e UÇK- Dega në HAS

19.01.2021

Kryetar: Xhevdet Thaqi

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort