Home Blog Page 5494

Flet mërgimtari që e bëri tatuazh fytyrën e Albin Kurtit, tregon pse e zgjodhi atë

0

Kosovari Naim Tërbunja, i cili jeton në Suedi, ka folur për emisionin #Gjesi në T7, për tatuazhin që ka bërë në dorën e tij.

Ai ka bërë tatuazh portretin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Tërbunja ka treguar edhe arsyen pse e ka bërë tatuazh pikërisht fytyrën e Albin Kurtit në dorën e tij.

“E kam bërë sepse është i vetmi që mendoj se mund ta realizojë tatuazhin tim të mëparshëm, atë që është Shqipëria natyrale. Na duhet një politikan që e Lufton krimin dhe korrupsionin, e ai është z.Kurti”, deklaroi ai në #Gjesi.

Ai e ka krahasuar liderin e VV’së me Hasan Prishtinën.

“Si Hasan Prishtina dhe zoti Kurti kanë luftuar çdo herë kundër padrejtësive shqiptare”, ka deklaruar Tërbunja.

Ai ka treguar se në trupin e tij ka gjithsej 13 tatuazhe.

Politikat e Bidenit në ditët e para

0

Në Uashington të Shteteve të Bashkuara të mëkurën (20 janar) do të bëhet inaugurimi i presidentit të 46-të të vendit, demokratit, Joe Biden. Ai së bashku me zëvëndëspresidenten e zgjedhur, Kamala Harris, do të fillojnë udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara në kohën kur vendi dhe bota po përballen me pandeminë e koronavirusit dhe një sërë sfidash të përçarjeve të brendshme dhe të politikës së jashtme.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka në plan të nënshkruajë dhjetëra urdhra ekzekutivë për të përmbysur disa nga vendimet e presidentit, Donald Trump mbi migracionin, ndryshimin e klimës si dhe për të shtuar përgjigjen e qeverisë ndaj krizës së koronavirusit.

Menjëherë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit 2020, ndërsa rrjetet kryesore të lajmeve në SHBA parashikuan një fitore të Bidenit, ai iu drejtua mbështetësve dhe u premtoi se do të përpiqet ta bashkojë një vend të ndarë.“Unë zotohem se do të jem një president që nuk kërkon të ndajë, por të bashkojë. Që nuk i sheh shtetet e kuqe (republikane) dhe shtetet e kaltra (demokrate), por i sheh vetëm Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Biden.

Kriza e COVID-19Biden do të synojë një plan shpenzimesh prej 1.9 trilion dollarësh në mënyrë që të përshpejtohet shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe të mbështesë një lehtësim ekonomik për miliona amerikanë të dëmtuar nga pandemia.

Shanset që ky plan të fitojë mbështetjen në Kongres, janë të paqarta. Shumë republikanë kanë kundërshtuar përdorimin e parave të huazuara për të paguar stimulin.Administrata e tij pritet të vendosë masën e mbajtjes së obliguar të maskës në të gjitha pronat federale, aeroplanë dhe autobusë.

Një vendim tjetër i pritshëm, sipas agjencisë Reuters, është zgjatja e lehtësimeve për pagesat e kredive studentore federale si dhe zgjatja e një moratoriumi dëbimi.Ai pritet të nënshkruajë një urdhër që ndihmon shkollat dhe bizneset të rihapen në mënyrë të sigurt, zgjerimin e fushatës së testimit kundër koronavirusit dhe vendosjen e standardeve më të qarta të shëndetit publik.Biden ka thënë se do të kthejë Shtetet e Bashkuara si anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Presidenti në largim, Donald Trump u tërhoq nga kjo organizatë, duke thënë se ajo nuk arriti të mbikëqyrë siç duhet pandeminë e COVID-19.KlimaPresidenti në largim, Donald Trump vazhdimisht ka hedhur poshtë konsensusin shkencor se prodhimi industrial po shkaktonte ngrohjen globale. Ai gjithashtu është mburrur me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja globale e Parisit për ndryshimin e klimës.Në javët e tij të para në detyrë, Biden pritet të përmbysë disa nga vendimet e Trumpit, të bashkojë përsëri Shtetet e Bashkuara me Marrëveshjen e Parisit dhe të urdhërojë çdo agjensi federale për të identifikuar se kush është përgjegjës për luftimin e ndryshimit të klimës. Biden pritet të rivendosë kufijtë e ndotjes me metan për operacionet e reja dhe ekzistuese të naftës dhe gazit, të shfuqizuara nga Trumpi.Ai do të përdorë sistemin e prokurimit të qeverisë federale – i cili shpenzon 500 miliardë dollarë çdo vit – për t’i bërë objektet më të varura nga energjia e pastër dhe për të blerë automjete që nuk emetojnë gazra.

Një masë tjetër do të jetë ajo e anulimit të lejes për tubacionin Keystone XL, i cili do të transportonte naftë nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara.MigrimiBiden pritet të shfuqizojë ndalimin e pothuajse të gjitha udhëtimeve nga disa vende me shumicë myslimane.Ai do të dërgojë në Kongres një projektligj gjithëpërfshirës të imigracionit që mund të legalizojë miliona emigrantë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara – pa leje ligjore. Biden synon të rivendosë programin “Ëndërrimtarët” që u mundëson qëndrimin në SHBA personave që kanë hyrë ilegalisht kur kanë qenë fëmijë.Biden pritet të përmbysë politikën e Trumpit që ndau prindërit emigrantë nga fëmijët e tyre në kufi, duke përfshirë përfundimin e ndjekjes penale të prindërve për shkelje të vogla të imigracionit dhe vendosjen e përparësive të ribashkimit të fëmijëve të ndarë nga familjet e tyre.
Administrata e re pritet të ndryshojë edhe politikat kufizuese të azilit, të tilla si vendosja e kufizimeve shtesë për këdo që udhëton përmes Meksikës ose Guatemalës dhe përpjekjen për të parandaluar që viktimat e bandave dhe dhunës në familje të marrin azil. Biden do t’i japë fund edhe masës së Emergjencës Kombëtare të Trumpit, që e lejoi atë të zhvendoste fondet federale nga Departamenti i Mbrojtjes, për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit të SHBA-së me Meksikën.Politika e jashtmeNë çështjet ndërkombëtare, Biden ka thënë se ai synon t’i vendosë Shtetet e Bashkuara “përsëri në krye të tryezës”. Disa nga pozicionet e tij të politikës së jashtme të së kaluarës i kanë kushtuar me më pak mbështetje brenda Partisë Demokratike – si vota e tij në favor të pushtimit të vitit 2003 në Irak. Gjatë fushatës së tij, Biden sinjalizoi se ai do të dëshironte të rinovonte marrëveshjen e vitit 2015 me Iranin, e cila kufizoi programin e tij bërthamor, ndërsa ofroi lehtësime sanksionesh. Trump u tërhoq nga ajo marrëveshje në vitin 2018, duke thënë se ajo ishte e keqe dhe lejonte Iranin të posedojë armë bërthamore.Biden, gjithashtu, ka marrë një pozicion të fortë kundër Rusisë, duke dënuar rolin e saj në konfliktin në Ukrainë dhe pretendimin e ndërhyrjes së saj në zgjedhjet e SHBA-së në vitin 2016. Ai pritet të përpiqet të rindërtojë marrëdhëniet me aleatët e SHBA-së, që kritikët thonë se u thyen nën qasjen e Trumpit, “Së pari Amerika” (America First).Administrata e presidentit, Donald Trump e vendosi Kinën në qendër të vëmendjes dhe arriti krijimin e një mbështetjeje dypartiake dhe gjithnjë e më kundërshtare të SHBA-së për ekonominë e dytë më të madhe në botë.Trump vendosi tarifa miliarda dollarëshe ndaj importeve të Kinës dhe sanksione kundër zyrtarëve të lartë. Po ashtu, administrata e tij ndërmori masa edhe ndaj kompanive të mëdha teknologjike kineze si Huawei, ZTE, SMIC dhe TikTok.Disa aleatë, megjithatë, kanë ngritur pyetje në lidhje me efektivitetin e këtyre masave dhe shpresojnë që presidenti i zgjedhur, Joe Biden, i cili ka premtuar të jetë po aq i ashpër me Kinën, do të koordinohet më mirë me ta për të frenuar Pekinin, shkruan Reuters.Të dyja fuqitë globale janë gjithnjë në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh të tjera, duke përfshirë Hong Kongun, Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore.Biden ka qenë i paqartë në lidhje me planet e tij për disa nga masat e Trumpit dhe do të jetë e vështirë për të që të zhbëjë në mënyrë dramatike shumë prej tyre, duke pasur parasysh ndjenjën anti-kineze dypartiake në Kongresin e SHBA-së.Trump ka përmbysur disa parime të politikës së jashtme të SHBA-së të pas Luftës së Dytë Botërore, përfshirë edhe vënien nën dyshim të aleancës së NATO-s.Presidenti i zgjedhur, Joe Biden ka thënë se një nga përparësitë e tij të para do të jetë që të kontaktojë me aleatët e NATO-s për të rregulluar marrëdhëniet.Inaugurimi nën masa të rrepta sigurieMenjeherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor më 3 nëntor 2020, presidenti aktual, Donald Trump filloi me akuza të pabazuara për mashtrim zgjedhor. Një sërë padish në gjykata lokale dhe atë Supreme u hodhën poshtë, si të pabazuara.Më 6 janar, një grup protestuesish hyn dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan derisa ligjëvënësit po certifikonin fitoren e Bidenit. Pesë persona mbetën të vdekur nga trazirat.Pas kësaj ngjarjeje, guvernatorët në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ndihmën e trupave të Gardës Kombëtare dhe kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Kongresi nisi menjëherë një proces hkarkimi ndaj Trumpit.Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka paralajmëruar për dhunë të mundshme në të gjitha kryeqytetet e shteteve amerikane dhe ka thënë se ka gjurmuar “biseda shqetësuese online”, përfshirë edhe biseda ku bëhej thirrje për protesta të armatosura.Masat e mbylljes në Uashington kanë lënë zbraztë rrugët kryesore, që zakonshëm, janë të mbingarkuara. Një gardh i madh me gjemba është vendosur përgjatë ndërtesës së Kongresit. Kryetarja e qytetit të Uashingtonit ka thënë se kushdo që do të gjendet brenda perimetrit të vendit ku do të mbahet inaugurimi i Bidenit, do të ndalohet dhe do të merret në pyetje nga zyrtarët.Trump nuk e ka uruar Bidenin për fitoren. Ai as nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij. Por, nënpresidenti amerikan, Mike Pence e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Ai e ka telefonuar nënpresidenten e zgjedhur, Kamala Harris për ta uruar për fitoren në zgjedhje, kanë konfirmuar më 16 janar dy persona që ishin në dijeni për këtë çështje./REL

Ambasada e Kosovës në Gjermani njofton për masat anti-covid në këtë vend

0

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se Kancelarja Merkel dhe kryeministrat e rajoneve në mbledhjen e mbajtur dje, kanë vendosur t’i vazhdojnë masat anti-Covid që kanë qenë në fuqi deri më tani.Në njoftimin e Ambasadës bëhet e ditur se këto masa do të shtyhen deri më 14 shkurt.

“Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri me 14 shkurt. Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit. Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është bërë e ditur se mbajtja e maskës do të vazhdojë të jetë e detyrueshme dhe se nuk lejohet një mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës.“Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska). Një mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më. Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara. Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime. Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë”, bëhet e ditur në njoftimin e Ambasadës

Kujtim Shala: LDK është e madhe, hyjmë për t’i fituar zgjedhjet

0

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se një parti e madhe si LDK-ja gjithmonë hyn në garë për të fituar vendin e parë.Po ashtu, me bindje ka thënë se LDK-ja do të merr shumë më shumë vota sesa që po thonë sondazhet.“LDK-në do ta votojnë shumë më shumë dhe vota s’është çështje e projeksioneve. Një parti e madhe si LDK hyn për t’i fituar zgjedhjet. Edhe kësaj radhe do të hyjë për këtë. LDK do të jetë parti e madhe gjithmonë”, ka thënë Shala.

Shala tha se LDK-ja nuk do ta votonte asnjë president, qoftë Vjosa Osmani apo Ramush Haradinaj, pa një marrëveshje politike paraprake.“Situata me Ramush Haradinajn para aktgjykimit të Kushtetueses ishte tjetër sepse Kosova s’kishte President dhe ne kemi një afat kushtetues për ta zgjedhur atë. Pretendimi politik i Haradinajt në atë situatë është normale. Por tash po garojmë për parlament. Tash kjo është një çështje e aleancave. LDK s’voton askënd nëse s’ka aleancë”, ka deklaruar Shala në Rubikon.Shala tha se s’mund të kërkohet vota për Osmanin presidente nga deputetët e LDK-së sepse fillimisht duhet marrëveshja.

“Marrëveshja politike para se të bëhet për emra, bëhet për qëllime. Është themelore që subjektet politke ta dinë që pas këtyre zgjedhjeve nuk mjafton një shumicë e thjeshtë parlamentare për krijimin e institucioneve dhe kjo iu jep mundësi aleancave dhe marrëveshje politike. LDK nuk hyn për emra, por pastaj diskuton edhe emrat”, ka thënë ai.

Tërmet në Shqipëri me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter

0

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter lëkundi gjatë natës Shqipërinë.Tërmeti ra në orën 03:39 të së mërkurës dhe e kishte epiqendrën 32 kilometra nga Elbasani dhe 22 kilometra nga Pogradeci.

Lëkundjet kishin një thellësi prej 2 kilometrash.Lëvizjet sizmike shkaktuan frikë tek banorët megjithatë deri më tani nuk raportohet për dëme, shkruan tvklan

Sot bëhen 12 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK

0

Ishte viti 1999 ku nisi çarmatimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u shndërruar më vonë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Nuk shkoi shumë dhe në vitin 2000 përfundon edhe transformimi i UÇK-së në TMK.

Kjo e gjitha kishte nisur pas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë. Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ishin pjesë përbërëse e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nën protektoratin e OKB-së, saktësisht misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut.

Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjeneral-lejtënant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet, raporton KP.

TMK u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendi që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej, por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradit, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TKM-së, dhe krijimi i një force të re.

“Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshje. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pasi e arritën qëllimin e tyre, duke përfshirë këtu lehtësimin e rindërtimit pas lufte të Kosovës. Ato do të shpërndahen 1 vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhej në Planin e Ahtisaarit.

Por më 2009 kjo forcë prapë u shpërbë për tu shndërruar në një forcë tjetër, tash Forca e Sigurisë së Kosovës.

Më 20 janar 2009, TMK-ja zyrtarisht u shpërbë në FSK. Forca e Sigurisë së Kosovës, fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.

Më 4 mars të vitit 2014, Qeveria e Kosovës mori vendimin që të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, si ushtri e Kosovës, e cila parashihet t’i mbërrijë kapacitetet që të mund të sigurojë integritetin e Kosovës. Më 14 dhjetor 2018, Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Ligjet e miratuara ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës nuk morën pjesë në seancë, pasi ata ishin kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.

A është përhapur varianti i ri i koronavirusit edhe në Kosovë?

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.

Sipas IKSHPK gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.

Ndryshe, varianti i ri i coronavirusit i cili është përhapur në disa vende të botës, dyshohet të ketë arritur edhe në vendin tonë, kjo për shkak se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), të hënën i ka nisur 30 mostra për analiza më të thella në Gjermani.

Mirëpo, për infektologun Hamdi Ramadani, varianti i ri i coronavirusit nuk duhet të paraqes shqetësim tek qytetarët e vendit.

Ramadani për Telegrafin ka thënë se masat e ndërmarra deri më sot për coronavirusin duhet të jenë të njëjta edhe për variantin e ri të saj.

“Nuk mendoj që ka ndonjë bazë ose arsye që të bëhet ndonjë shqetësim në opinionin publik, për shkak se masat rigoroze që duhet të merren është mbajtja e maskës, distanca sociale dhe përdorimi i higjienës, janë të ngjashme dhe më këtë formën e re. Mendoj që me fillimin e një vaksine në Kosovë, situata do të jetë më e mirë në 100 ditët e ardhshme. Ende masat rigoroze anti-COVID duhet të jenë shtrënguese dhe jo relaksuese. Brenda 100 ditëshit duhet të përdoren këto masa”, ka thënë infektologu Ramadani.

Ai theksoi se nga aspekti mjekësor kjo formë e re e coronavirusit është prit, pasi siç shpjegoi Ramadani viruset respiratorë me kalimin e kohës marrin ndryshime antigjenike që në mjekësi kjo njihet si mutacion.

“Ditët ose javët e fundit që është paraqit në opinionin publik një formë e re e coronavirusit, mirëpo në aspektin shkencor kjo çështje mendoj është prit pasi që të gjitha llojet e viruseve, sidomos këto viruset respiratorë duke përfshirë edhe coronavirusin, me kalimin e kohës do të paraqiten ndryshime antigjenike që në mjekësi kjo njihet si mutacion. Kjo është edhe për viruset sezonale të gripit. Kjo nuk është shumë për tu shqetësuar”, ka thënë ndër të tjera infektologu, Hamdi Ramadani./FrontOnline/

Besnik Bislimi: Do t’i fitojmë 62 deputetë pa votat e mërgatës

0

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi i ka komentuar rezultatet e sondazhit që e la në gjysmë Armend Muja, pasi aderoi në këtë parti.

Sipas sondazhit të “Rrinvest”, fituese e zgkjedhjeve të 14 shkurtit do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 54, 1 për qind që i bie 62 deputetë.

“54.1% e votave përkthehet ne 62.7 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pa përfshirë votat e mërgatës! A po e kuptoni tani pse gjumi është luks?”, ka shkruar ai menjëherë pas publikimit të sondazhit.

Besnik Bislimi ditë më parë në Kanal 10 tha se rritja e Vetëvendosjes është e frikshme dhe se po e lë pa gjumë.

COVID-19 në Kosovë, 1.420 të vdekur dhe mbi pesë mijë raste aktive

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar të martën edhe 294 raste të reja me virusin korona, raporton GazetaBlic.Sipas të dhënave të fundit, deri më tani, numri i personave që kanë rezultuar pozitivë është 56 mijë e 412, ndërkohë që raste aktive janë edhe 5 mijë e 279.“Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes”, ka njoftuar IKSHPK.

Njoftimi i plotë:281 TË SHËRUAR DHE 294 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.729 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Prizren 35 raste, Ferizaj 19 raste, Gjilan 15 raste, Podujevë 15 raste, Suharekë 13 raste, Klinë 11 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 9 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Shtime 6 raste, Dragash 5 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Vushtrri.

Sot vendoset fati i kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin

0

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë vetëm edhe sot kohë që t’i verifikojnë listat e partive politike, të cilat mund të kenë kandidatë me dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit. Procesi i verifikimit ka filluar që nga e hëna.Listat e partive politike me kandidatët për deputetë do t’u nënshtrohen verifikimit në gjashtë institucione.Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Janë dërguar në 6 institucione shkresa të veçanta për të kërkuar konfirmimin e përshtatshmërisë së kandidatëve me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këtyre shkresave, i janë bashkangjitur edhe lista e kandidatëve për deputetë që janë dorëzuar në KQZ. Neni 29, që flet për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatit, tregon se kush nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet”, ka thënë Elezi.Për procesin e verifikimit të kandidatëve janë deklaruar edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.“Ne si KGjK tashmë e kemi një databazë në të cilën janë të regjistruar të gjithë personat e dënuar me Aktgjykime të formës së prerë. Të dhënat nga ky regjistër mund të verifikohen në një kohë shumë të shkurtër dhe të shpejtë. Dy ditë, për të bërë këtë verifikim janë mëse të mjaftueshme për ne si institucion. Procesi i verifikimit është fare i thjeshtë, meqë thjeshtë verifikohet nëse ndonjë kandidat i subjekteve politike ekziston në këtë databazë apo jo.”

Në rast se KGJK-ja gjen se persona që kanë kandiduar për deputetë kanë dënime të plotfuqishme, Komisioni Qendror Zgjedhor duhet t’ua refuzojë certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.Edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se një person i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të ketë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Kosovës.Në listat e kandidatëve për deputetë të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë përfshirë disa persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tre vjetët e fundit.Lëvizja Vetëvendosje ka 10 kandidatë me aktakuza aktive, dhe dy kandidatë të dënuar në tri vjetët e fundit. Në mesin e tyre janë Albin Kurti e Albulena Haxhiu, të cilët janë dënuar me kusht në shtatorin e vitit 2018 për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.AAK’ja ka tetë kandidatë më aktakuza aktive. PDK’ja ka katër kandidatë me aktakuza aktive dhe një të dënuar në tri vjetët e fundit.
Nisma ka një me aktakuzë aktive dhe dy të dënuar në tri vjetët e fundit. Njëri prej tyre është Besnik Berisha, ish-udhëheqës i Divizionit të Prodhimit të Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht për “zbulim të fshehtësisë zyrtare” në mars të 2018-s.Lista Serbe ka një me aktakuzë aktive dhe një të dënuar. Milan Aritonoviq nga Lista Serbe është i dënuar me 500 euro gjobë nga gjykata për raportim të rremë të pasurisë.Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm një kandidat me aktakuzë aktive.Këto janë të gjitha institucionet nëpër të cilat do të kalojnë listat e deputetëve për verifikim:Germa ‘e’ në nenin 29 thekson se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është e) pjesëtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Prandaj, për t’u siguruar që kandidatët nuk janë pjesëtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, kemi kërkuar nga ky institucion të na dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë pjesëtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.Germa ‘c’ në nenin 29 thekson se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: c) pjesëtar i Policisë së Kosovës. Prandaj, për t’u siguruar që kandidatët nuk janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kemi kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.Germat ‘b’ dhe ‘k’ në nenin 29 theksojnë se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: b) pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës; dhe k) pjesëtar i forcave të armatosura të ndonjë shteti. Prandaj, për t’u siguruar që kandidatët përmbushin edhe këtë kriter, kemi kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë pjesëtarë të forcave të armatosura të Kosovës.Germa ‘g’ në nenin 29 thekson se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: g) përfaqësues diplomatik. Prandaj, për t’u siguruar që kandidatët nuk janë përfaqësues diplomatik, kemi kërkuar nga Ministria e Jashtme të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë përfaqësues diplomatik.Germat ‘a’, ‘p’ dhe ‘q’ në nenin 29 theksojnë se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: a) gjykatës apo prokuror në Kosovë ose gjetkë; p) me anë të vendimit të gjykatës i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe q) i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit. Prandaj, kemi kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të na dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë gjykatës; nëse janë subjekt i vendimit të gjykatës me të cilin i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe nëse janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit;Germat ‘o’, ‘r’, dhe ‘s’ në nenin 29 theksojnë se kandidat nuk mund të jetë një person të cilit o) me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e PZAP-it i është hequr e drejta për të qenë kandidat; r) ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i; dhe s) ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhëri të PZAP-it. Prandaj, kemi kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të na dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë subjekt i vendimit të PZAP-it për t’iu hequr e drejta për të qenë kandidat; nëse kanë dështuar të paguajnë gjobën e vënë nga PZAP-i; dhe nëse kanë dështuar t’i përmbahen ndonjë urdhri të PZAP-it.Në frymën e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për bashkëpunim ndërinstitucional ne kemi kërkuar nga këto institucione që në afatin më të shkurtër të mundshëm, por jo më vonë se më 20 janar 2021, në orën 12:00, të na përgjigjen në kërkesat tona për verifikim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort