Donald Trump sapo doli nga Shtëpia e Bardhë.
Ai është nisur për në Bazën e Përbashkët Andrews, ku pritet të ketë një ceremoni të shkurtër lamtumire, para një fluturimi tjetër të tij të fundit presidencial për në Palm Beach.
Donald Trump sapo doli nga Shtëpia e Bardhë.
Ai është nisur për në Bazën e Përbashkët Andrews, ku pritet të ketë një ceremoni të shkurtër lamtumire, para një fluturimi tjetër të tij të fundit presidencial për në Palm Beach.
Vaksina e coronavirusit e zhvilluar nga Pfizer-BioNTech ka të ngjarë të jetë po aq efektive kundër një varianti shumë të transmetueshëm të virusit.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë rezultatet në raport me variantin që u zbulua për herë të parë në Britani të Madhe.
Po sipas mediave, studimi nga dy kompanitë, është botuar të mërkurën në serverin paraprak bioRxiv por ende nuk është rishikuar nga kolegët.
Aty, siç thuhet më tej nuk u tregua “asnjë ndryshim i rëndësishëm biologjikisht në aktivitetin e neutralizimit” midis testeve laboratorike në llojin origjinal të coronavirusit dhe variantit të njohur si B.1.1.7.
Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk do t’i lejohet t’i prijë listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.Kështu kanë thënë burime të Gazeta Blic brenda KGJK-së.”Jo vetëm Kurtit, por edhe të tjerëve që janë të dënuar në tri vitet e fundit, u ndalohet kandidimi për deputet”, thonë burime të Gazeta Blic.
Kurti dhe kandidatët tjerë që u është ndaluar garimi në këto zgjedhje, mund të ankohet në PZAP dhe në Gjykatë Supreme.
Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj në çështjen Etem Arifi, ka konstatur se kush është i dënuar në tri vitet e fundit me vendim të plotfuqishëm, s’ka të drejtë të kandidoj.Ndryshe, 47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit.Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Elezi ka treguar se 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë problemme me ligjin. Për emrin e këtyre kandidatëve, Elezi ka thënë se u mbetet partive që t’i bëjnë publik emrat.“Nga përgjigjja që kemi marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, rezulton se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për çertifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit. Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, ka thënë Elezi.
Bordi i Shërbimit Spitalor të Kosovës ka “përjashtuar” nga kandidimi për drejtor të këtij institucioni ushtruesin e detyrës së SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, raporton GazetaBlic.Në dokumentin, të cilin e ka siguruar GazetaBlic, shihet se Krasniqi është vendosur tek kandidatët që s’i kanë plotësuar kriteret e nevojshme në krye të SHSKUK-së.
“I mungon përvoja menaxheriale, sipas kritereve të konkursit”, thuhet në arsyetimin e Bordit drejtuar Krasniqit.
Përvec tij, aty shihet edhe Gloria Staka që s’i ka plotësuar kriteret për drejtor të SHSKUK-së.Ndërkaq, Saudin Maliqi, Gani Halilaj, Driton Ukmata dhe Basri Lenjani, janë emrat e vendosur që i kanë plotësuar kriteret dhe kushtet e konkursit.
“Kandidatët që nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret e konkursit, kanë të drejtë të paraqesin ankesë ose të paraqiten në Sektorin e Burimeve Njerëzore në SSHKUK për t’u njohur me arsyet e detajuara për mos kualifikim për konkursin e mëtejmë”, thuhet në dokument./GazetaBlic
47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit.Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.Elezi ka treguar se 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin.
Për emrin e këtyre kandidatëve, Elezi ka thënë se u mbetet partive që t’i bëjnë publik emrat.
Një muaj paraburgim është shqiptuar ndaj personit që vrau 15-vjeçarin, në Prizren.
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të mitur nëpërmjet një komunikatë shtypi ka treguar se masa e paraburgimit prej një muaji do t’i llogaritet prej datës 18 janar deri më 17 shkurt.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën, ku pas një përleshjeje 15-vjeçari është therur me thikë ku edhe humbi jetën.
“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturit J.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: Vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.1 të KPRK. Gjyqtarja e procedurës – Kymete Kicaj, kërkesën e Prokurorisë së shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të miturit do t’i llogaritet prej 18.01.2021 deri më 17.02.2021”, thuhet në komunikatën e shtypi.
Po ashtu nga Gjykata thonë se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.
“Gjyqtarja e procedurës për të mitur, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i mituri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë. Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturit J.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, pasi që nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: – Në ditën kritike, i mituri J.K., e privon nga jeta të dëmtuarin L.B., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën pasi që dalin nga shkolla dhe në afërsi të internetit kafes fillon përleshja në mes tyre, me ç’rast i mituri e nxjerr thikën dhe e godet në regjionin e gjirit të majtë dhe si pasojë e cilës fëmija L.B., ndërron jetë. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në komiunikatë.
Tutje thuhet edhe se “Gjyqtarja për të mitur ka shqyrtuar edhe masat tjera alternative për sigurimin e prezencës së të miturit, mirëpo ka ardhur në përfundim se të njëjtat nuk janë të mjaftueshme dhe të sigurta për sigurimin e prezencës të miturit në procedurë gjer në sqarimin e rrethanave për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë e posaçërisht kur procedura përgatitore në këtë çështje penale është në fazën fillestare, si dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasojat të cilat i kanë këto veprime antiligjore, rrezikshmërinë dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, sjelljet e tij, shqetësimi tek qytetarët që janë duke shkaktuar këto vepra penale në mjediset publike, e veçanërisht në ambientet e shkollës apo në afërsi të saj, ku në vend të edukimit dhe shkollimit të mirëfilltë, këto veprime të nxënësve të shkollës po i japin shembull të keq shoqërisë se si nuk duhet të veprojë një nxënës, e të cilat po krijojnë një pasiguri të madhe në komunitetin dhe në mesin e qytetarëve për jetën e fëmijëve të tyre, andaj sipas konstatimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i bazuar me ligj dhe i arsyeshëm dhe se do të siguroi zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës përgatitore dhe sigurimin e prezencës së të miturit.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.
Nga UNICEF është bërë e ditur se në partneritet me Ambasadën Britanike në Kosovë dhe Qeverinë e Luksemburgut kanë dhuruar një donacion prej 1 mijë e 344 transportuesish të vaksinave për imunizim të rregullt.
Në saje të këtyre transportuesve, ekipet mobile të punonjësve shëndetësorë do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime të imunizimit për komunitetet dhe fëmijët që janë vështirë për t’u arritur.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 19 janar 2021– Sot, UNICEF-i në partneritet me Ambasadën Britanike në Kosovë dhe Qeverinë e Luksemburgut dhuruan një donacion prej 1,344 transportuesish të vaksinave për imunizim të rregullt që do të kontribuojnë në forcimin e programit të vaksinimit në Kosovë. Transportuesit e vaksinave janë pjesë e mbështetjes së UNICEF-it për ta forcuar infrastrukturën që ka të bëjë me zinxhirin e ftohtë[1] në Kosovë. Në saje të këtyre transportuesve, ekipet mobile të punonjësve shëndetësorë do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime të imunizimit për komunitetet dhe fëmijët që janë vështirë për t’u arritur, si p.sh.: fëmijët nga zonat rurale, fëmijët nga komunitetet jo-shumicë dhe ata fëmijë që jetojnë me aftësi të kufizuara ose larg qendrave shëndetësore .
Këta transportues do të përdoren gjithashtu nga mjekët dhe infermierët e vijës së frontit për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 në Kosovë, ku është planifikuar që të vaksinohen rreth 4500 persona gjatë fazës së parë dhe 360,000 persona gjatë fazës së dytë. Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe 191 institucioneve shëndetësore në nivel rajonal dhe lokal do t’u dhurohen transportuesit e vaksinave.
Çfarë janë transportuesit e vaksinave?
Transportuesit e vaksinave përdoren për transportimin e vaksinave në vendin ku do të administrohen ato. Transportuesit e vaksinave janë kuti të izoluara që përdoren për transportimin e një numri të kufizuar të ampulave dhe holluesve të vaksinës nga depoja më e afërt në vendin e vaksinimit, për ruajtjen e ampulave në vendin ku do të bëhet vaksinimi dhe kthimin e ampulave të papërdorura, ampulave që janë përdorur pjesërisht apo plotësisht, në pikën e zinxhirit të ftohtë po atë ditë. Transportuesit janë të mbushur me katër pako akulli dhe mund ta mbajnë temperaturën e ruajtjes nga -2OC deri në -8OC për 41 orë e 29 minuta.
Ndikimi i pandemisë dhe i masave parandaluese në shërbimet e kujdesit akut, përfshirë shërbimet e imunizimit ka qenë esencial për shkak të ridestinimit të burimeve dhe imponimit të masave parandaluese. Ky çrregullim në shërbime themelore ka qenë veçanërisht i vështirë për njerëzit nga komunitetet në nevojë, ku mbulimi i imunizimit për disa komunitete ka qenë i ulët edhe para shfaqjes së pandemisë COVID-19 (për fëmijët nga Komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian një ulje prej 38 përqind për vaksinat rutinë të fëmijëve).
Kjo ndërprerje në programin e imunizimit mund të rrisë rrezikshmërinë për shpërthimin e sëmundjeve infektive që parandalohen me vaksina, të cilat duhet të trajtohen në mënyrë specifike.
Për shembull, programi rutinor i imunizimit u ndërpre plotësisht për dy muaj. Programi aktualisht mbulon më shumë se 210,747 fëmijë të grupmoshës 0-12 si pjesë e planit esencial të imunizimit të tyre rutinor. Në të njëjtën mënyrë, edhe pezullimi i programit të vizitave në shtëpi i la më shumë se 48,418 fëmijë të grupmoshës 0-3 pa mbështetjen e programit që përmes infermierëve siguron shëndet, ushqim dhe mbështetje prindërore.
Murat Sahin, Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë theksoi se “së bashku me partnerët kombëtar dhe ndërkombëtarë, do të vazhdojmë t’i mbështesim institucionet, ta forcojmë sistemin e zinxhirit të ftohtë, infrastrukturën e imunizimit dhe vaksinimin në terren në Kosovë”.
Me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë u dhuruan 1,206 transportues të vaksinave ndërsa Qeveria e Luksemburgut dhuroi 138 të tjerë të cilët do ta forcojnë edhe më tej programi e rregullt të imunizimit në Kosovë. ”Ambasada Britanike është e kënaqur që po mbështetë forcimin e programit të imunizimit në Kosovë, i cili u ndërpre gjatë COVID-19, për komunitetet dhe fëmijët janë të vështirë për t’u arritur. Maksimizimi i mbrojtjes për popullatën nga sëmundjet e parandalueshme është jetik në këtë kohë të vështirë. E gjithë kjo është pjesë e programit tonë me një buxhet prej 2 milion Euro në partneritet me KB-në për të forcuar qëndrueshmërinë në shëndet dhe arsim gjatë pandemisë COVID-19″ – tha Zëvendës Ambasadori Britanik, Jacob Ëebber.
UNICEF me mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut dhe partnerëve të vet do të vazhdojë të punojë me profesionistë shëndetësorë për të riplanifikuar imunizimin dhe për të ndërtuar edhe më mirë sistemin duke:Mbështetur sistemin shëndetësor në mënyrë që Kosova të vazhdojë të ofrojë shërbime rutinore të imunizimit gjatë pandemisë COVID-19, duke iu përmbajtur rekomandimeve të higjienës dhe distancës fizike dhe duke ofruar pajisje mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë;
Komunikuar në mënyrë aktive me kujdestarët përmes vizitave në shtëpi për t’ua shpjeguar se si imunizimi i plotë i fëmijës nuk duhet të ndërprehet për shkak të pandemisë;
Rritur shtrirjen e shërbimeve për të arritur tek komunitetet ku jetojnë disa nga fëmijët më të cenuar.
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, ka refuzuar propozimin e Kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, për kryeshef të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Latif Merovcin, i cili më herët ka qenë zëvendësdrejtor në këtë institutcionLajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda Zyrës së Presidendës, derisa kanë bërë të ditur se u.d Osmani ka propozuar një emër tjetër për kryeshef të AKI-së.Megjithë, Kryeministri në detyrë ende nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë vendim të Osmanit, raporton Gazeta Blic.
“Ende nuk ka ndonjë lëvizje, ne nuk kemi pranuar ndonjë informacion se është refuzuar apo jo propozimi i Kryeministrit Hoti“, tha përmes linjes telefonike zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës Antigona Baxhaku, për “Gazeta Blic”.
Drejtori i fundit i shkarkuar i AKI-së, Kreshnik Gashi ishte emëruar në këtë pozitë, më 25 nëntor të vitit 2019, nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-presidenti Hashim Thaçi.Paraprakisht, Kreshnik Gashi ka mbajtur pozitën e kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës. Ai është emëruar në krye të AKI-së, pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit më 2019.
Më 2017 edhe Agron Selimaj kishte dhënë dorëheqje nga udhëheqja e AKI-së. Ndërkaq, më 2015, dorëheqje nga kreu i AKI-së pati dhënë edhe Bashkim Smakaj.Ndryshe, AKI-ja është agjenci për siguri dhe inteligjencë, e cila sipas ligjit, “analizon dhe shpërndan produkte inteligjente në mënyrë të shpejtë, të ligjshme dhe të përgjegjshme te presidenti, kryeministri dhe institucionet tjera kompetente”.Drejtori i AKI-së, i cili emërohet për një mandat pesëvjeçar me mundësi vazhdimi, i përgjigjet drejtpërdrejt Kryeministrit./Gazeta Blic/
Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO, është deklaruar se do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.
Ky proces, siç tha një zyrtar i lartë ushtarak amerikan i saj, çon në një zgjidhje të mirë për raportet mes Prishtinës e Beogradit. Po ashtu, sipas admiralit Robert P. Burke, që është edhe komandant i ri i Shtabit Qendror të Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, një Kosovë stabile është thelbësore për stabilitetin e rajonit të Ballkanit dhe jo vetëm.
“Aleanca vazhdon, po ashtu, ta mbështesë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga BE-ja si rruga e vetme për një zgjidhje afatgjatë të çështjes”, ka thënë ai, në një intervistë për Klan Kosova.
“Një Kosovë stabile është thelbësore për stabilitetin në rajon dhe për sigurinë tonë”. Burke, që mori detyrën e komandantit të Shtabit Qendror të Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, më 17 korrik 2020, ka qëndruar të martën, për herë të parë në Prishtinë, por edhe në Sarajevë e Beograd. Ai ka bërë të ditur se erdhi këndejpari për ta prezantuar veten dhe ekipin e tij por edhe për të takuar komandantë e zyrtarë të NATO-s dhe për të eksploruar mundësitë e avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit.
Hoti: Kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj e përgëzova për punën e palodhshme dhe sfiduese të arsimtarëve në kushte të pandemisë, si dhe e sigurova që pagesa shtesë për punëtorët e arsimit do të kryhet në dy këste. Këstin e parë do ta marrin me pagën e muajit shkurt, ndërsa këstin e dytë me pagën e muajit maj.
Për shumën e pagës shtesë, Ministria e Arsimit, SBASHK_u dhe Ministria e Financave do të dakordohën në përputhje me mundësitë buxhetore. Ndërsa të premten do të finalizojmë edhe Kontratën e re Kolektive.
