Home Blog Page 5490

Xhavit Ukaj tregon arsyet pse nuk iu lejua kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit

0

Në listën e kandidatëve për deputetë të cilëve i’u është ndaluar kandidimi me vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është edhe Xhavit Ukaj nga LDK-ja.

Ukaj në një prononcim për “Gazeta Blic” ka thënë se arsyeja e mos lejimit të kandidmit është fakti se ka patur një dënim me gjobë.

“Kam pas një dënim me gjobë dhe sipas vendimit të Kushtetueses edhe unë jam jashtë listës” tha shkurt Ukaj.

47 kandidatë për deputetë, pjesë e listave zgjedhore sipas vendimit të fundit të KGJK nuk lejohen të kandidojnë për shkak të dënimeve që kanë patur në tri vitet e fundit.

Pjesë e listës së personave që nuk u lejohet kandidimi në zgjedhjete 14 shkurtit është edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti. /Gazeta Blic/

Kurti për vendimin e KGJK-së: Nuk kam informacion zyrtar nga KQZ, do t’i prij listës

0

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka komentuar vendimin e fundit të KGJK-së, ku thuhet se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin, në mesin e të cilëve përfshihet edhe Kurti.

Kurti në një deklaratë për media ka thënë se nuk ka pranuar asnjë njoftim nga KQZ-ja, shkruan Telegrafi.

“Unë nuk jam në dijeni për kurrëfar vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo cka po verejë në Kosovës është një entuzjazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit”, u shpreh Kurti, për RTV Dukagjini.

Tutje Kurti ka thënë se institucionet e vendit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit dhe jo t’i vihen përballë atij.

“Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”, tha ai.

Sipas një vendimi të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, 47 kandidatë për deputetët nga 15 subjekte politike, kanë problem me ligjin për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“ Ata janë verifikuar nga Këshilli Gjyqësor, se janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Vendosen 160 flamuj amerikanë në Ferizaj në ditën e inaugurimit të Bidenit!

0

Mbi 160 flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vendosur në rrugën Sojevë-Bibaj, Ferizaj, në shenjë respekti për presidentin e ri të SHBA-ve, Joe Biden.

Një organizim me flamuj ishte bërë edhe në shkollën fillore Muharrem Shemsedini. Faton Haxhisalihu tregoi se organizimi ishte bërë në respekt të ditës së inaugurimit të Bidenit.

IKD: 10 kandidatë të LVV-së me aktakuza dhe 2 kandidatë me dënime të plotfuqishme gjatë 3 viteve të fundit

0

Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë̈ në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021. Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë̈ se në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nga 110 kandidatë për deputetë, janë 10 kandidatë me aktakuza dhe 2 kandidatë me dënime të plotfuqishme gjatë 3 viteve të fundit.

Duke qenë se IKD është e vetmja organizatë, e cila monitoron sistematikisht trajtimin e rasteve në sistemin e drejtësisë, në vazhdim pasqyron në mënyrë detajuar, të gjitha informacionet për këta kandidatë të LVV-së:

Emri i kandidatit për deputet Data e ngritjes së aktakuzës Vepra penale në aktakuzë Faza procedurale Lloji i aktgjykimit Data e dënimit Dënim i plotfuqishëm
Albin Kurti 16.12.2015 Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar Aktgjykim i formës së prerë Dënues 18.09.2018 Po
Glauk Konjuca 22.02.2016 Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar Në proces në shkallë të parë
Albulena Haxhiu (2 raste) Rasti 1: 16.12.2015
Rasti 2:

08.04.2016

Rasti 1 dhe 2: Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar Rasti 1: Aktgjykim i formës së prerë
Rasti 2: Në proces në shkallë të parë

Rasti 1: Dënues

Rasti 1: 18.09.2018 Rasti 1: Po
Arbërie Nagavci / Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar Në proces në shkallë të parë
Mimoza Kusari – Lila 10.04.2020 Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar Në proces në shkallë të parë
Xhelal Svecla / Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm Në proces në shkallë të parë
Fitore Pacolli / Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar Në proces në shkallë të parë
Valon Ramadani / Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm Në proces në shkallë të parë
Jetmire Vrenezi 20.12.2019 Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar Në proces në shkallë të parë
Drita Millaku / Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm Në proces në shkallë të parë
Ekrem Mustafa 21.03.2017 “Rrezikim i trafikut publik” Në proces në shkallë të parë
Sali Zyba Rasti 3: /
Rasti 4: 23.01.2017

Rasti 1: Përdorim i armës; Rasti 2: “Sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare ” Rasti 1 dhe 2: Në proces
IKD vazhdimisht ka avokuar për dekriminalizimin e skenës politike, duke kërkuar nga partitë politike që të ngrisin integritetin e listave zgjedhore me kandidatë që nuk kanë probleme me ligjin.

IKD thekson se këto të dhëna janë mbledhur nga monitorimi sistematik i seancave gjyqësore publike. Pra, ka mundësi, sikurse ka ndodhur në praktikën gjyqësore, që të ketë aktakuza të ngritura ndaj politikanëve të caktuar, që mund të jenë në këto lista, por të cilat nuk janë bërë publike ende. Gjithsesi, IKD do të hulumtojë edhe ditët në vazhdim, për të kompletuar secilin informacion mbi secilin kandidatë që gjendet në listat zgjedhore.

IKD do të publikojë të dhënat e te gjithë kandidatëve që janë në listat zgjedhore të të gjitha partive politike dhe koalicioneve, duke u bazuar në të dhënat e monitorimit nga sistemi i drejtësisë, thuhet në në hulumtimin e publikuar nga IKD.

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari i cili iu shmang policisë që tri ditë

0

Policia e rajonit të Prishtinës, e ka arrestuar të dyshuarin që iu shmang policisë që tri ditë, pas disa veprimeve hetimore me synim të veçantë arrestimin e personave të kërkuar.

“Në kuadër të punës së shkëlqyer parandaluese që po bën policia e rajonit të Prishtinës, ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me parandalimin e disa akteve të ndryshme kriminale”, ka bërë të ditur Policia e Kosovë

Tutje është bërë e ditur pas një kontrolli të detajuar të ushtruar gjatë bastisjes policia arriti të gjejë dhe sekuestroj një revole e tipit ZORAKI, kalibër 9mm, 22 copë fishek, kalibër 9mm dhe dy karikatorë.

“I dyshuar, i kërkuar edhe për vepra të tjera kriminale, pas arrestimit është dërguar në stacionin policor për tu proceduar më tej në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit”.

Vazhdon tradita: Trump i lë shënim Bidenit në Zyrën Ovale

0
WASHINGTON, DC - AUGUST 28: U.S. President Donald Trump listens during an event in the Oval Office of the White House August 28, 2020 in Washington, DC. President Trump has officially pardoned former federal prisoner Alice Johnson, who was sentenced to life for cocaine trafficking in 1997 and recently received a commutation from the President in 2018. (Photo by Anna Moneymaker/Pool/Getty Images)

Donald Trump ka lënë një shënim për Joe Biden në Zyrën Ovale, sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Judd Deere.

Ka qenë traditë që presidenti në largim të shkruajë dhe të lërë një shënim nisjeje për atë që vjen në Zyrën Ovale.

Ishte e paqartë, megjithatë, nëse Trump do të respektojë atë normë.

Trump kurrë nuk ka pranuar se ai i humbi zgjedhjet ndaj Biden dhe ai kaloi pjesën më të madhe të dy muajve përpara Ditës së Inaugurimit duke u përpjekur të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve.

Trump gjithashtu po thyen traditën duke mos marrë pjesë në inaugurimin e Biden. Shtëpia e Bardhë nuk specifikoi se çfarë tha shënimi i Trump, raporton Washington Post, transmeton Klan Kosova.

320 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 19 në Prizren

0
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.683 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 320 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (80 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Obiliq 1 rast (55 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 56.732 raste nga 213.372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.426 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 269 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.324.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Vushtrri 21 raste, Prizren 19 raste, Lipjan 17 raste, Podujevë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Gjakovë 13 raste, Gjilan 11 raste, Malishevë 11 raste, Pejë 11 raste, Shtime 10 raste, Ferizaj 9 raste, Klinë 8 raste, Suharekë 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Drenas 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Junik 2 raste, Viti 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Mamushë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Thaçi, Veseli dhe të tjerët regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit

0

Ish-krerët dhe luftëtarët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në në Hagë, kanë dorëzuar aplikacionet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Express mëson nga burime brenda KQZ’së se ish-Presidenti Hashim Thaçi, ish-krerët e Kuvendit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ish-eprori i UÇK’së Sali Morina dhe krerët e OVL-UÇK;së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë regjistruar tashmë si votues jashtë Kosovës.

Në një përgjigje për Express, zyra për informim e Dhomave të Specializuara të Hagës pati thënë se se çështja e votimit të Thaçit dhe të tjerëve do të adresohet sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës në lidhje me zgjedhjet dhe kanë thënë se do të ofrojnë përkrahje për t’u mundësuar të akuzuarve që të votojnë.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës do ta adresojnë këtë çështje sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës në lidhje me zgjedhjet. Nëse kërkohet në mënyrë specifike, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Qendra e Ndalimit e Dhomave të Specializuara të Kosovës do të ofrojnë përkrahje për organizimin praktik të realizimit të procedurave të votimit”, kanë deklaruar nga Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, sipas nenit 96 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme votuesi i cili gjendet jashtë Kosovës, mund të votojë nëse ka aplikuar për votim jashtë Kosovës.

Vedat Muriqi huazohet në Fenerbahçe?

0

Vedat Muriqi mund ta bëjë një rikthim sensacional në Fenerbahçe gjatë këtij muaji.

Në fakt, sulmuesi kosovar nuk e ka treguar veten sa duhet në Lazio ku nuk ka arritur ta shijojë ende golin e parë në fanellën “Biancocelesti”.

Dhe, dje presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç ka thënë se, nëse përfaqësuesi kosovar vendos të rikthehet në Turqi, atëherë klubi Verdh e Kaltër do të jetë në “pole-position” për lojtarin.

Mediumi turk “Hurriyet” shkruan se ish-futbollisti i Rizesporit mund të rikthehet në Fenerbahçe në ditët e fundit të janarit dhe se mund të qëndrojë aty për gjashtë muaj në formë huazimi.

Sidoqoftë, Lazio nuk është ende e vendosur për ta lënë të largohet Muriqin.

Trajneri Simone Inzaghi do t’ia japë atij rastin edhe në ndeshjen e nesërme në Kupën e Italisë kundër Parmës, për ta parë nëse 26 vjeçari mund të zhbllokohet dhe t’ia bëjë sefte me gol.

Ideja e Fenerbahçes është që ta marrë atë për një gjysmë sezoni e më pas të rikthehet në kryeqytetin italian.

“Biancocelesti” e kishin blerë lojtarin për 18 milionë euro.

Nismës i “eliminohen” 12 kandidatë për deputet

0

Nisma Socialdemokrate ka numrin më të madh të kandidatëve për deputet, që s’mund të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.Gazeta Blic mëson se KGJK ka verifikuar se 12 kandidatë të Nismës Socialdemokrate kanë aktgjykime dënuese të formës së prerë.
Merret vesh se edhe kandidati për deputet, Endrit Shala nuk mund të kandidoj.

Ndërkohë, nga VV janë 5 kandidatë që s’mund të garojnë më 14 shkurt, nga LDK një, nga PDK një dhe nga AAK tre.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort